Tag: shpirtërore

  • “Fjalimi fitues për higjienë shpirtërore”, Gjekmarkaj thumbon PS në Kuvend: Të krijojmë një Miss Oratoria, t’i japim…

    “Fjalimi fitues për higjienë shpirtërore”, Gjekmarkaj thumbon PS në Kuvend: Të krijojmë një Miss Oratoria, t’i japim…

    Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit, në seancën e sotme plenare, ironizoi në fjalën e tij socialistët, duke i quajtur fjalimet e tyre në nivele të larta estetike.
    Ironia e Gjekmarkajt shkoi më tej, duke pohuar se duhet të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria dhe fjalimi i fundit të lexohet në seancën e fundit për higjenë mendore dhe shpirtërore.

     

     
    Duket qartë që ky është një projektligj që e nxjerr Shqipërinë në selamet. Dua të përgëzoj zotin Balla, i cili e ka kuptuar që nuk e justifikon dot rrogën si ministër për Parlamentit dhe ka dy seanca që është bërë yzmeqar pranë Ministrisë së Energjetikës”.
    “Por, thelbi i ndërhyrjes nuk ishte ky në fakt, por dy fjalimet e zotit Balla, fjalimi i zonjës Resuli, fjalimi i zonjës Antoneta dhe fjalimi i Dilo Nasufit, të cilët meritojnë një komision estetik, do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun, sepse janë nivele të larta estetike dhe të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria.
    Ndërhyn Spiropali: Mund t’i bëni me shkrim këto zoti Gjekmarkaj. Jua dhashë fjalën si nënkryetar parlamenti, por kjo nuk është për procedurë.
    Gjekamarkaj: Fjalimi fitues të lexohet në seancën e fundit për higjienë mendore dhe shpirtërore në shenjë respekti për deputetët”.
     
     

  • Një violinë, një harpë e një shpirt që rrëfen, Alda Dizdari në skenën e Londrës

    Një violinë, një harpë e një shpirt që rrëfen, Alda Dizdari në skenën e Londrës

    Jo sepse është e vetmja violiniste dhe as sepse është vajza e të madhit Limoz Dizdari, por sepse di ta mbajë të angazhuar publikun me muzikën e ndërthurur me kujtimet, virtuozitetin dhe një bisedë që eksploron histori shpirtërore.Ky ishte një koncert jashtëzakonisht i bukur nga kjo vajzë zemërmirë dhe me guxim artistik.Të hënën, më 19 maj 2025, në “The Welsh Chapel”, Londër, kumbuan tingujt e violinës së bashku me harmoninë e harpës nga violinistja Alda Dizadari dhe harpistja Camilla Pay.Me mbështetjen e veçantë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, personalisht SH.T. Ambasadori i Shqipërisë Z.Uran Ferizi dhe trupi diplomatik.Alda është si një flutur që përshkon trajektore kujtimesh, ndjenjash, motivesh frymëzimi dhe duke hapur krahët në telat e violinës, të bën si spektator, pjesë të një tabloje jetike që nuk është vetëm pentagram, por edhe muzikë shpirtërore për veshët e tu. Në çdo pushim e parantezë, ajo të tregon me natyrën e saj të gëzueshme se sa shumë ndikon jeta në muzikë dhe anasjelltas.Kur flet për periudhën e izolimit nga Covid, zëri i shtrëngohet në fyt me një kujtesë të fortë që lidhet me të atin, kompozitorin Limoz Dizdari, javët në koma, forcën e jetës me një “Ave Maria” besimi dhe mirënjohjeje.Kjo Ave me idenë e saj, për herë të parë, në vend që të shoqërohej me piano, ajo krijoi këtë rezonancë thellësisht shpirtërore të shoqëruar me harpë. Një kombinim që ishte unik.E kështu me radhë, ajo foli se sa e rëndësishme është miqësia, duke e shoqëruar me muzikën e përzgjedhur.Ajo e kujtoi vendin si tokën e saj të dytë, Parisin, me “Reverie”.Pa harruar Rumaninë me Budapestin, ku e kalonte kohën duke studiuar dhe ishte e rrethuar nga zëra të nivelit kulturor ndërkombëtar!Ecëm me Aldën si mbi një përrua që bashkon zemrën me muzikën.Ajo sheh një element shqiptar edhe kur prezanton harpisten Camilla Pay: “Ajo është gjysmë shqiptare, më duket, sepse ka temperamentin tonë kur bëhet fjalë për të ndërmarrë ide dhe projekte plot sfida, por me entuziazëm të gëzueshëm!”Programi ishte vërtet një prelud i harmonisë dhe kur kemi një përzierje autorësh nga vende të ndryshme, vëmendja bëhet edhe më interesante.Për ta mbyllur me muzikën e të madhit Limoz Dizdari që na vibronte në mendje atë kujtim të një kohe të vështirë ekonomikisht por sublime artistikisht.Muzika e autorëve tanë, e atyre viteve, na bëri edhe se të lindur dhe të rritur në një sistem diktakti, të ushqeheshim në heshtje, pa zhurmë, por me vëmendje ndaj kësaj gjuhe universale që është muzika. E cila na jepte shpresë si ai libri i fshehur në gjoks mes palosjeve të veshjes së tokës mëmë.Këtë magji na e përcolli edhe neve në këtë koncert Alda!

  • Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore, një zë që jep shpresë dhe unitet

    Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore, një zë që jep shpresë dhe unitet

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.
    Kreu i Shtetit pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake.
    Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri.
    Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.
    Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza.
    Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

  • Spiropali mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme

    Spiropali mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Spiropali kujtoi takimin e saj me Atin e Shenjtë në Vatikan, duke e cilësuar një përjetim ku përmasat shtetërore dhe ato shpirtërore ndërthuren natyrshëm.
    Mesazhi i plotë

    Takimi me Atin e Shenjtë në Vatikan ka qenë nga ato ngjarje tek e cila nuk e ndan dot përmasën shtetërore me atë shpirtërore. Sa herë në jetë pamja jonë mbulohet me dyshime nga ato më të thjeshtat, deri tek ato më ekzistencialet, kërkojmë një përgjigje të saktë për dyshimet tona,;për mëdyshjet e udhës sonë njerëzore, politike, profesionale. Dhe përgjigjen shpeshherë e duam përmbyllëse, të plotë, të njëzëshme, që të mos kemi më nevojë për pyetje të tjera, që të mos humbasim më kohë!
    Tek Ungjilli i Gjonit, Pjetri i drejtohet Krishtit: ’’Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme“. Më ka lënë mbresë të jashtëzakonshme Papa Françesku me një përgjigje që na jep gjatë një predikimi të Tij në kremtimin e solemnitetit të ditës së “Gjithë Shenjëtorëve“ më 1 nëntor 2015, ku pohonte: “Fjala e Zotit të ringjallur na tregon udhën e vërtetë për të mbërritur tek lumnija e vërtetë, udha që na shpie drejt Qiellit. Është një ecje e tejet e vështirë e plot sakrifica e që duhet kuptuar pasi është kundër rrymës. Por, Zoti na thotë se kush shkon drejt kësaj udhe do të ketë lumturinë“!
    E ndjej dhe e besoj fort se këto fjalë janë plot vlerë e të besueshme, pasi thuhen nga Papa Françesku që po këto fjalë, i ka jetuar gjatë gjithë jetës së Tij. Ndoshta bash këtu qëndron forca e jashtëzakonshme shpirtërore e këtij njeriu që po përcillet sot, sepse Ai nuk predikoi vetëm me fjalë por e jetoi Ungjillin në një botë të shpërqëndruar shpirtërisht.
    I tha njerëzimit: Shih thelbin e jetës, jo dukjen. Ishte një Bari i jashtëzakonshëm sepse ishte i besueshëm. Ikja e tij është një pikëllim i madh për ne të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit. Bota, ne, njerëzia sot, ka nevojë për dëshmi, e Ati i Shenjtë ishte një ndër dëshmitë unike të kohëve tona. Jepi, o Hyj, pushimin e pasosur! E ndrittë Drita e pambarueme!

  • Neptuni tek Dashi për 14 vitet e ardhshme, ndikimi i fuqishëm në 3 shenja Horoskopi

    Neptuni tek Dashi për 14 vitet e ardhshme, ndikimi i fuqishëm në 3 shenja Horoskopi

    Më 30 mars, vetëm një ditë pas eklipsit të pjesshëm diellor të marsit, Neptuni hyri zyrtarisht në Dashi dhe do të qëndrojë në këtë pozicion deri në vitin 2039. Kjo ngjarje shënon fillimin e një cikli të ri frymëzimi, ku ëndrrat dhe ndjekjet shpirtërore marrin një ton më autonom dhe më të fuqishëm.
    Ndërsa Neptuni kalon në Dashi , fokusi zhvendoset tek vetja jonë – identiteti ynë, dëshirat tona personale dhe evolucioni se kush jemi me të vërtetë në thelbin tonë. Në këtë shenjë, Neptuni sinjalizon një fillim të ri dhe një mundësi për të ecur përpara me një ndjenjë të qartë të vetvetes.
    Lexoni më poshtë sepse nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave të zodiakut , duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë kësaj kohe dhe të reagoni pasi fillimisht të mendoni se çfarë është në interesin tuaj më të mirë.

    DashiPërqafojeni këtë fazë si një moment për të kërkuar fuqinë tuaj personale. Ndërsa Neptuni udhëton nëpër shenjën tuaj, universi po ju thërret të zhyteni më thellë se kush jeni në thelbin tuaj. Kjo është një kohë e transformimit personal, ku mund të ndjeni nevojën për të hequr dorë nga identitetet dhe për të përqafuar një version më autentik dhe intuitiv të vetes. Prisni momente kur instinktivisht futeni në role të reja ose ndërmerrni veprime të guximshme që përputhen me origjinalitetin tuaj të vërtetë. Ndoshta do të filloni një aktivitet që do t’ju mbushë shpirtërisht, ose ndoshta më në fund do të jeni në gjendje të thoni të vërtetën tuaj me besim të palëkundur.
    GaforrjaBesoni intuitës suaj dhe ajo do t’ju udhëheqë drejt në karrierën tuaj. Me kalimin e Neptunit në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës dhe imazhit publik, mund të filloni të vini në dyshim qëllimet tuaja afatgjata dhe mënyrën se si e prezantoni veten para botës. Kjo është një mundësi për të riformuar identitetin tuaj profesional bazuar në dëshirat më të thella, më intuitive. Ju gjithashtu mund të ndiqni fusha krijuese ose punë intelektuale, ose ndoshta të konsideroni një ndryshim karriere që është më në përputhje me thirrjen tuaj të vërtetë. Neptuni do t’ju inkurajojë të lironi perceptimet e vjetra të suksesit dhe të përqafoni një vizion që ju mbush më shumë në një nivel shpirtëror.
    PeshorjaMe Neptunin në Dashi zyrtarisht mbi shtëpinë tuaj të shtatë, shtëpinë e marrëveshjeve, kompromiseve dhe të tjerash të rëndësishme, prisni një ndryshim në mënyrën se si lidheni me të tjerët, veçanërisht në marrëdhëniet tuaja personale. Ky tranzit i ëndrrave mund të sjellë gjithçka, nga lidhjet e thella shpirtërore deri te inkurajimi, kur bëhet fjalë për të hequr dorë nga marrëdhëniet që nuk ju shërbejnë më. Ju gjithashtu mund të ndjeni një tërheqje të fortë ndaj marrëdhënieve të bazuara në intuitë dhe rezonancë emocionale. Nëse tashmë jeni të fejuar, kjo frymëzon lidhje shpirtërore dhe kreativitet.
    /vizionplus.tv

  • 12 shenjat e horoskopit, parashikimi për këtë javë

    12 shenjat e horoskopit, parashikimi për këtë javë

    Dashi-Një epokë e re po nis për ty, Dash! Për shumë vite në vijim, do të kalosh një transformim të thellë. Do të ndihesh më i lidhur me universin në mënyrë intuitive dhe shpirtërore. Ky ndryshim mund të të japë një ndjesi të thellë të vizionit dhe emocioneve të forta. Disa do ta përjetojnë këtë si një periudhë magjike dhe frymëzuese, ndërsa të tjerë mund të ndihen të hutuar mes iluzioneve dhe ëndrrave. E rëndësishme është të mbash këmbët në tokë.
    Demi-Një energji e re po përhapet në jetën tënde, Dem. Në ditët në vijim, do të zhvillosh një ndjeshmëri më të madhe shpirtërore dhe intuitive. Do të kesh një lidhje më të fortë me universin dhe mund të ndihesh sikur ke një aftësi të pabesueshme për të “parë” përtej realitetit të zakonshëm. Kushto vëmendje ndaj mesazheve që të vijnë nga universi dhe përdori për të ndjekur rrugën e duhur.

    Binjakët-Një epokë e re po afron, Binjakë dhe do të jetë shumë interesante për ty. Gjatë viteve në vijim, rrethi yt shoqëror do të ndryshojë. Do të tërheqësh njerëz krijues, shpirtërorë dhe vizionarë, por nga ana tjetër, mund të tërheqësh edhe individë që jetojnë në iluzione apo që nuk janë të sinqertë. Sigurohu që t’i njohësh njerëzit për atë që janë vërtet, jo për atë që duan të tregojnë. Gjithashtu, mund të ndjesh një dëshirë më të madhe për të kontribuar në kauza humanitare ose për të ndjekur qëllime shpirtërore.
    Gaforrja-Një cikël i ri po fillon për ty, Gaforre. Ky ndryshim do të ndikojë në qëllimet e tua profesionale për shumë vite. Mund të ndihesh më i frymëzuar se kurrë për të ndjekur një rrugë të re në karrierë, duke i shtuar asaj kreativitet dhe spiritualitet. Nga ana tjetër, mund të ndihesh sikur ambiciet e tua po ndryshojnë dhe nuk je më i sigurt për drejtimin që dëshiron të marrësh. Mënyra më e mirë për ta përballuar këtë është të ndjekësh intuitën dhe të qëndrosh i hapur ndaj mundësive të reja.
    Luani-Do të përjetosh një periudhë të mbushur me filozofi dhe kërkime shpirtërore, Luan. Në vitet në vijim, do të kesh një dëshirë të madhe për të zgjeruar horizontet, për të mësuar më shumë mbi kulturat dhe jetën në një nivel më të thellë. Ky do të ishte një moment i shkëlqyer për të eksploruar besimet e tua, për të ndjekur udhëtime shpirtërore ose për të kërkuar kuptimin e jetës në një nivel më të lartë.
    Virgjëresha-Në vitet e fundit, marrëdhëniet kanë qenë një fushë e paqartë për ty, Virgjëreshë. Kjo energji do të vazhdojë, por këtë herë do të përqendrohet më shumë në çështjet e besimit, intimitetit dhe sigurisë financiare. Do të mund të përjetosh lidhje më të thella dhe më të ndjera, por gjithashtu mund të përballesh me sfida të mëdha në menaxhimin e financave dhe pasurive. Nëse ke dyshime, kërko këshilla nga ekspertët për të shmangur konfuzionin.
    Peshorja-Një transformim i madh po ndodh në marrëdhëniet e tua, Peshore. Personat e rëndësishëm në jetën tënde do të ndryshojnë ndjeshëm, duke u bërë më të ndjeshëm, krijues dhe shpirtërorë. Megjithatë, disa mund të priren drejt iluzioneve apo keqkuptimeve. Është e rëndësishme të kuptosh se edhe ti do të ndryshosh bashkë me ta. Mëso të përqafosh anët pozitive të këtij ndryshimi dhe shmang keqkuptimet e mundshme.
    Akrepi-Jeta jote e përditshme dhe rutina po ndryshon, Akrep. Do të ndihesh sikur punët, përgjegjësitë dhe kujdesi për shëndetin po lëkunden më shumë se zakonisht. Ky ndryshim mund të të ndihmojë të gjesh më shumë kohë për krijimtari dhe për të forcuar lidhjen tënde me universin. Megjithatë, është e rëndësishme të mbash një ekuilibër dhe të mos humbasësh në rrjedhën e ngjarjeve.
    Shigjetari-Jeta jote dashurore do të përjetojë ndryshime të mëdha, Shigjetar. Nëse je beqar, do të tërheqësh njerëz që të duken shpirtërisht të lidhur me ty. Megjithatë, mund të ndeshesh edhe me persona që nuk janë ashtu siç duken. Nëse punon në një fushë krijuese, kjo periudhë mund të jetë ndër më të frymëzuarat e jetës tënde. Përdor intuitën dhe shih se ku të çon.
    Bricjapi-Shtëpia, familja dhe jeta jote e brendshme do të jenë në fokus për shumë vite, Bricjap. Mund të ndihesh më i lidhur emocionalisht me të dashurit e tu, por gjithashtu mund të përballesh me situata të paqarta në lidhje me vendin e banimit. Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë energji është të krijosh një hapësirë të shenjtë që të të sjellë qetësi.
    Ujori-Në vitet e ardhshme, do të përqendrohesh më shumë në zhvillimin intelektual dhe në mënyrën se si komunikon me botën, Ujor. Do të bëhesh më krijues dhe i frymëzuar, duke pasur një ndikim të madh tek të tjerët me fjalët dhe idetë e tua. Përdore këtë dhuratë për të ndërtuar diçka me vlerë.
    Peshqit-Paratë dhe financat do të jenë në qendër të vëmendjes për shumë vite, Peshq. Kjo mund të të ndihmojë të tërheqësh pasuri në mënyrë intuitive, por nga ana tjetër, nëse nuk i menaxhon siç duhet, mund të përballesh me vështirësi. Përqendrohu në kursimet dhe bëj plane afatgjata për një të ardhme të sigurtë.

  • Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Meta: Ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë

    Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Meta: Ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nga burgu Kryepeshkopit Joan Pelushi, pas fonëzimit të tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehëset se fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë është një ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë.

    Meta e ka cilësuar këtë dhe si moment historik për vet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Postimi i plotë
    Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë është një ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë dhe moment historik për vet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    U bashkohem urimeve të përzemërta, që me bekimin e Zotit, Fortlumturia e Tij Joani, një personalitet i jashtëzakonshëm, të udhëheqë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.

  • Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi: Forcojmë unitetit brenda kishës, domosdoshmëri

    Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi: Forcojmë unitetit brenda kishës, domosdoshmëri

    Është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit këtë të shtunë Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi. Ky moment i hap rrugë ushtrimit të plotë të detyrës si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Gjatë fjalimit të tij të parë si kryepeshkop, Johan Pelushi u shpreh se forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj. Fortlumturia e tij nënvizoi se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por jo zemrat e besimit.
    “Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur, por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqendrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj”, tha Kryepeshkopi  Joan.

    Të pranishëm në ceremoni ishin qindra besimtarë, si dhe personalitete jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Greqia. Fronëzimi i kryepeshkopit Joan shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, u shpreh presidenti Bajram Begaj, ndërsa shtoi se shteti do të jetë gjithmonë në mbështetje të kishës.
    “Fronëzimi shënon një kapitull të ri të jetës shpirtërore të vendit tonë që nis me shpresë dhe përgjegjësi. Kisha nuk është vetëm një institucion fetar, por një udhërrëfyes mbrojtës i vlerave shpirtërore dhe kulturore të vendit. Fronëzimi i Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, me shpresë dhe përgjegjësi. Është një moment solemn që përmbledh në vetvete vazhdimësinë. Nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për kryepeshkopin Anastas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim, duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë forcë dhe dritë”, u shpreh presidenti Bajram Begaj.
    Të dielën, kryepeshkopi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si kryepeshkop tashmë i fronëzuar, ndërkohë që duhet të zgjedhë pasuesin e tij në Mitropolinë e Korçës, aty ku shërbeu pa ndërprerje që nga viti 1998.
    /vizionplus.tv

  • Festa e Fitr Bajramit, arqipeshkvi metropolit Shkodër- Pult Giovanni Peragine uron besimtarët myslimanë…

    Festa e Fitr Bajramit, arqipeshkvi metropolit Shkodër- Pult Giovanni Peragine uron besimtarët myslimanë…

    Shumë i nderuar Imam Muhamed Sytari,
    Myftiu i Shkodrës,
    Të nderuar vëllezër dhe motra myslimanë,
    Në emrin tim personal dhe të Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult, ju uroj: GËZUAR festën e ’ID AL-FITR-it, Bajramit!
    Kjo festë vjen pas agjërimit dhe lutjeve që keni bërë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është një periudhë e rëndësishme për jetën shpirtërore dhe komunitetin mysliman. Uroj që ky muaj t’ju ketë dhënë forcë të re në jetën tuaj shpirtërore dhe të ketë mbjellë në zemrat tuaja dashuri, paqe dhe mirësi.
    Gjithashtu, Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar ju përcjell të gjithëve urimet e tij të përzemërta. Këtë vit, mesazhi i tij ka si moto: “Të krishterë dhe myslimanë: ajo që shpresojmë të bëhemi së bashku”, ku thuhet:
    “Në një botë të shënjuar nga padrejtësia, konfliktet dhe pasiguria për të ardhmen, thirrja jonë e përbashkët mbart shumë më tepër sesa praktika të ngjashme shpirtërore. Bota jonë ka etje për vëllazëri dhe dialog të vërtetë. Së bashku, myslimanët dhe të krishterët mund të jenë dëshmitarë të kësaj shprese, me bindjen se miqësia është e mundur pavarësisht peshës së historisë dhe ideologjive. Prandaj, ajo që dëshirojmë të bëhemi së bashku është të jemi vëllezër e motra në njerëzishmëri, duke e çmuar thellësisht njëri-tjetrin. Besimi ynë në Zot është një thesar që na bashkon.”
    Për shkak të angazhimeve jashtë vendit, nuk kam mundësi të jem pranë jush në këtë ditë të shënuar, por nga zemra ju uroj edhe një herë Gëzuar Bajramin!
    Zoti i Mëshirshëm dhe i Gjithëpushtetshëm na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë, dhembshurisë dhe paqes në mbarë botën! /Mesazh nga arqipeshkvi metropolit Shkodër- Pult, Giovanni PERAGINE/