Tag: shpikje

  • Toka nga lart, duket e pabesueshme- por fotografitë e para “i bënë” pëllumbat!

    Toka nga lart, duket e pabesueshme- por fotografitë e para “i bënë” pëllumbat!

    Keni dëgjuar e lexuar, për pëllumbat që dërgonin mesazhe nga largësi të mëdha. Por, këta shpendë të mrekullueshëm i kanë shërbyer kaq shumë njeriut. Nëse i shihni ngado teksa iu ulen para këmbëve, për ushqimin e përhapur enkas për ta, më herët ata qenë… shërbëtorët kaq të zellshëm e paqësorë!

    Ishte viti 1907, kur Julius Neubronner, një farmacist gjerman, paraqiti një kërkesë për patentë për një shpikje të re, kamerën-pëllumb.

    Pajisja ishte pikërisht një aparat i vogël, pajisur me rripa me një kohëmatës, në mënyrë që pëllumbat të mund ta mbanin dhe të bënin fotografi gjatë fluturimit.

    Neubronner, fillimisht e provoi me pëllumbat e tij në shtëpi. Në vitet në vijim, ai shfaqi aparatin e tij në ekspozita ndërkombëtare, ku shiste edhe kartolinat e realizuara nga zogjtë.

    Këto shpikje përfaqësonin një përparim për kohën, duke lejuar mbikëqyrjen me shpejtësi dhe rreze që më parë ishte e pamundur.

    Megjithatë, nëse kamerat do të kapnin objektin e dëshiruar, varej nga fati dhe ”tekat e pëllumbave”.

    Neubronner e realizoi kamerën e pëllumbave, për qëllime praktike. Në fillim, ai thjesht shpresonte të gjurmonte fluturimet e zogjve, por shpikja e tij përfaqësonte gjithashtu një arritje më sublime.

    Në fakt, këto do të ishin pamjet e para të Tokës, nga qielli, përmes zogjve…

    ObserverKult

    _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

    Lexo edhe:

    FOTOGRAFI TË RRALLA: POGRADECI I VITEVE TË ’80

    Bashkia e Pogradecit kohë më parë solli një koleksion të rrallë fotografish, ato të viteve ’80-të, të ‘Poradecit’, që shtrihet ashtu plot ngjyra poetike, bregut të Ohrit.

    Pamjet i përkasin një periudhe rreth 30 – 40 vjet më parë, ku spikat tabloja e liqenit dhe bukuritë natyrore që identifikojnë qytetin juglindor.

    Fotografitë, që janë fiksuar nga aparati i mjeshtrit Kristaq Sotiri, janë publikuar nga bashkia e Pogradecit, si një aset i veçantë nga…

    Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

    ObserverKult

  • “Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje”, Maliqi: Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin

    “Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje”, Maliqi: Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin

    Demokrati Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, ndërsa thekson se vendi ndodhet në rrezik dhe se demokracia nuk funksionon.
    Përmes një reagimi, Maliqi thekson se Shqipëria po shpopullohet, ndërsa ndalet te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella.
    REAGIMITe dashur miq! Vendi ndodhet ne Rrezik, demokracia nuk funksionon, vota blihet dhe manipulohet, drejtesia eshte nen kontroll, policia e politizuar, kudo sundon krimi,bandat e Oligarket. Shqiperia eshte shpopulluaar fshatra e qytetete te braktisura vetem me pensionist, shkolla, qendra shendetesore te braktisura, me shume burgje se qendra kulture.
    Diella e Robot jane shpikje te Rama duros per te terhequr vemendjen me mediat e kapura, eshte thjeshte propagande, tallje fyerje qe po i bene shqiptareve per te mbuluar skandalet. Rama Duro eshte kthyer ne sulltan me sarajet ne Qeveri me pyll orbital miliona euro dhe saraje ne Surrel qe tregon qe ai nuk iken po se rrezuam. Miliardat e lekeve me trafiqe, tendera, kulla, droge, inceneratoret etj i ka per te blere ambasador, Mekgonigalin, e korruptuar nderkombetar kundra interesave te shqiptareve.
    Nje djale 16 vjecar ne Nepali ngriti popullin dhe i hodhen deputetet e ministrat ne lum,dogjen parlamentin e Presidencen, muaren fatet e vendit ne dore.Duhet revolucion pa kthim te shpetojme vendin o sot o kurre🙏💪🇦🇱

  • Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere

    Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere

    Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe ndjenja të mira. Një shembull i jashtëzakonshëm është Lily, një vajzë 11-vjeçare, e cila realizoi një shpikje për të ndihmuar gjyshin e saj që vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe shpesh derdhte pijet.

    Ideja e Lily ishte një gotë plastike që nuk përkulej dhe ishte shumë e rehatshme për t’u përdorur. Fillimisht, ajo e krijoi me plastikë të formueshme dhe më vonë realizoi një version prej qeramike në një punishte. Kjo shpikje rezultoi jashtëzakonisht e dobishme dhe filloi të përdorej nga familja e saj.

    Duke parë suksesin, babai i Lily e inkurajoi të kalonte në prodhim të gjerë. Kështu, ata udhëtuan deri në Jingdezhen, në Kinë, e njohur si Kryeqyteti i porcelanit, ku përmirësuan modelin dhe gjetën një prodhues për prodhimin në masë.

    Rezultati është “Kangaroo Cup”, një gotë me doreza të rehatshme që përmbush qëllimin e saj: të parandalojë derdhjen e pijes. Lily është një frymëzim për fëmijët dhe krijuesit e çdo moshe, duke treguar se një ide e thjeshtë për të ndihmuar një të dashur mund të shndërrohet në një shpikje të suksesshme dhe me vlerë praktike.

  • “Treni bullgar”, shpikje e PD”, juristi: Rihapja e kutive i nxori bllof demokratët!

    “Treni bullgar”, shpikje e PD”, juristi: Rihapja e kutive i nxori bllof demokratët!

    Avokati Edmond Petraj thotë se treni bullgar është një shpikje e PD, për të justifikuar humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Petraj u shpreh se rihapja e kutive për rinumërim, nxorri bllof demokratët.
    “Treni bullgar është shpikje totalisht e PD, Nuk funksionon. Mënyra sesi është treni bullgar, shumica nuk e kuptojnë. Ata thanë se janë bërë manipulime. Kjo është llogaritje e trenit bullgar, një perosn merrte fletë bosh, e kthente mbrapa. Mendon se kjo gjë është bërë 300 mijë herë? Për mendimin tim, kjo nuk funksionon. Më shumë PD, sesa PS, do dalë që këta kanë rropatur njëti-tjetrin. Më shumë po iu humbet serioziteti pretendimeve, zgjedhjet patën problematika, por pse nuk thonë që ishte humbje masive? Këta e dinin që do humbnin, ishin inekzistentë. Në shumicën e qarqeve kanë humbur aq shumë, saqë nuk i justifikon dot.”, theksoi ai.

  • “Treni bullgar është një mashtrim për të mbuluar dështimin”, Petraj reagon ashpër: Rinumërimi i kutive e turpëroi PD-në

    “Treni bullgar është një mashtrim për të mbuluar dështimin”, Petraj reagon ashpër: Rinumërimi i kutive e turpëroi PD-në

    Avokati Edmond Petraj thotë se treni bullgar është një shpikje e PD, për të justifikuar humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në një intervistë për  një emision televiziv, Petraj u shpreh se rihapja e kutive për rinumërim, nxorri bllof demokratët.
    “Treni bullgar është shpikje totalisht e PD, Nuk funksionon. Mënyra sesi është treni bullgar, shumica nuk e kuptojnë. Ata thanë se janë bërë manipulime. Kjo është llogaritje e trenit bullgar, një perosn merrte fletë bosh, e kthente mbrapa. Mendon se kjo gjë është bërë 300 mijë herë? Për mendimin tim, kjo nuk funksionon. Më shumë PD, sesa PS, do dalë që këta kanë rropatur njëti-tjetrin. Më shumë po iu humbet serioziteti pretendimeve, zgjedhjet patën problematika, por pse nuk thonë që ishte humbje masive? Këta e dinin që do humbnin, ishin inekzistentë. Në shumicën e qarqeve kanë humbur aq shumë, saqë nuk i justifikon dot.”, theksoi ai.
     
     

  • Zgjedhjet e 11 majit, analisti: Listat e hapura, shpikje shqiptare, Europa nuk njeh votë preferenciale

    Zgjedhjet e 11 majit, analisti: Listat e hapura, shpikje shqiptare, Europa nuk njeh votë preferenciale

    Gazetari Genc Burimi, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e News24, ka komentuar zhvillimet politike dhe debatet zgjedhore në vend, në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
    Duke u ndalur te sistemi zgjedhor, Burimi theksoi se listat e hapura janë një “shpikje shqiptare”, që nuk njihet në vendet perëndimore.
    “Lista e hapur është shpikje shqiptare. Nëse një person nuk është i kënaqur, krijon partinë e vet. Në Evropë nuk ka histori me lista të hapura, me votë preferenciale. Listat e mbyllura janë standardi në Perëndim,” deklaroi ai.
    Burimi shtoi se përfshirja e listës së hapur nga opozita ishte një pasojë e përçarjes brenda Partisë Demokratike.
    “Berisha bëri listën e hapur për shkak të përçarjes në PD, ku secili grup bënte premtime sa më demokratike dhe Berisha premtoi këtë,” tha gazetari.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ “Listat e hapura, shpikje shqiptare”, Genci Burimi: Europa nuk njeh votë preferenciale

    Zgjedhjet e 11 majit/ “Listat e hapura, shpikje shqiptare”, Genci Burimi: Europa nuk njeh votë preferenciale

    Gazetari Genc Burimi, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive ka komentuar zhvillimet politike dhe debatet zgjedhore në vend, në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
    Duke u ndalur te sistemi zgjedhor, Burimi theksoi se listat e hapura janë një “shpikje shqiptare”, që nuk njihet në vendet perëndimore.
    “Lista e hapur është shpikje shqiptare. Nëse një person nuk është i kënaqur, krijon partinë e vet. Në Evropë nuk ka histori me lista të hapura, me votë preferenciale. Listat e mbyllura janë standardi në Perëndim,” deklaroi ai.
    Burimi shtoi se përfshirja e listës së hapur nga opozita ishte një pasojë e përçarjes brenda Partisë Demokratike.
    “Berisha bëri listën e hapur për shkak të përçarjes në PD, ku secili grup bënte premtime sa më demokratike dhe Berisha premtoi këtë,” tha gazetari.