Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
Lidhur me këtë protestë ka reaguar kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili përmes një postimi në Facebook e cilëson procesin ndaj ish-krerëve të UÇK si një proces të bazuar mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.
“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombësve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.
Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe vendin e kanë në Kosovë.
Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!
Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtar”, shkruan Ali Ahmeti.
Tag: shpifjet
-

Protesta në Strasburg për ish-krerët e UÇK, reagon Ali Ahmeti: Po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë
-

Protestë në Strasburg në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Padrejtësia duhet të marrë fund, luftëtarët po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë
Këtë të dielë në orën 13:00 në Strasburg, para selisë së Asamblesë Parlamentare të KE-së do të zhvillohet një protestë e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar.
“Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Ahmeti.Ai theksoi pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e evropian në Hagë, prandaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, tha Ahmeti./vizionplus.tv