Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përplasur me gazetarin Almer Toska. Debati nisi kur Toska tha se kreu i Mundësia ka deputet një person, i cili sipas tij, është nëpunës tek kompanitë e Shehajt.
Shehaj e akuzoi për shpifje Toskën, dhe sipas tij, ky i fundit e nisi me fake neës dhe e përfundoi me shpifje.
Debati i plotë:
Shehaj: Erdha këtu për tu përballur me nnjë gazetar, dhe jo me nnjë shpifës që thotë kam punësuar. Po e mbyllim këtë diskutim me hpifje të tjera që ky thotë që unë kam punësuar deputetin tim Erald Kaprin.
Toska: Nuk thashë asgjë të keqe!
Shehaj: Ndryshe nga ty unë kam punësuar me mijëra edhe unë me punë të ndershme. Nuk është e ndershme të më ftosh dhe të përballësh me individë të tillë. Unë erdha me mirëbesim dhe doli që këtu zotëria ka ardhur duke shpifur. Ftesa filloi me një fake neës dhe mbaroi me një shpifje.
Tag: shpifje
-

“Mos manipulo”, përplasje e fortë mes Shehajt dhe gazetarit live në studio: E fillove me fake news, erdha të…
-

U dënua nga Gjykata për shpifje, Egla Ceno ka dy fjalë për Saimir Kodrën
Showbiz E Martë, 21 Tetor 2025 22:02
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren dhe fituesen e ”BBVA3”, Egla Cenon për shpifje ndaj Saimir Kodrës. Ajo kishte deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga Kodra në vendin e punës. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, ajo refuzoi të komentojë menjëherë vendimin e gjykatës, duke shtuar se do të presë zbardhjen e tij dhe do të apelojë. Egla Ceno theksoi se është e bindur për qëndrimin e saj dhe se do të ndjekë çështjen në të gjitha instancat ligjore, pasi vazhdon të qëndrojë pas deklaratës që bëri më herët. Ajo u shpreh se nuk ka ndryshuar mendim dhe do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur të drejtat e saj.
Pjesë nga deklaratë e sajNuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh. Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze.
Unë nuk do të tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë. Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara.
Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e sipër. Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë. E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time. Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse.
-

Gjykata dënon për shpifje Egla Cenon
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore për shpifje aktoren Egla Ceno, pas akuzave që ajo kishte bërë publikisht ndaj moderatorit Saimir Kodra, të cilin e kishte akuzuar për ngacmim seksual.
Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Dhoma Penale, u deklarua se Saimir Kodra është i pafajshëm, ndërsa ndaj aktores Ceno u vendos masa e dënimit me detyrimin për të publikuar vendimin gjyqësor.
Sipas vendimit, Egla Ceno do të duhet të bëjë publikimin e plotë të vendimit me shpenzimet e saj, brenda 15 ditëve nga momenti kur ky vendim merr formë të prerë. -

U largua nga Kuvendi pas debatit me Berishën që e akuzoi për shpifje, reagon Ardit Bido: Ika për arsye…
Deputeti i PS, Ardit Bido, ka reaguar pas akuzave për shpifje të kreut të opozitës Sali Berisha.
Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se ccfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare
“Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët. Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet.
Në fjalën time u ndala te njëri nga përfaqësuesit e opozitës së tij, i cili dha një deklaratë të papranueshme për liderët e UÇK-së, një deklaratë që nuk e ka bërë as vetë Serbia.
Por kryetari i opozitës nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton se çfarë flasin deputetët e tij, sepse e ka mendjen vetëm te shpifjet.Është më se e qartë pse kjo opozitë nuk bind askënd! ”, shkruajti Bido në një postim në Facebook. -

Iku nga Kuvendi pas debatit me Berishën që e akuzoi për shpifje, Bido: Ika për arsye…
Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka bërë një reagim publik pas akuzave për shpifje nga ana e kreut të PD-së, Sali Berisha. Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se çfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare.
“Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët. Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet.Në fjalën time u ndala te njëri nga përfaqësuesit e opozitës së tij, i cili dha një deklaratë të papranueshme për liderët e UÇK-së, një deklaratë që nuk e ka bërë as vetë Serbia.
Por kryetari i opozitës nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton se çfarë flasin deputetët e tij, sepse e ka mendjen vetëm te shpifjet. Është më se e qartë pse kjo opozitë nuk bind askënd”, shkruan Bido në një postim në Facebook. -

“Bën fushatë për Sara Milën”/ Efektivi i burgut të paditi për shpifje Flamur Nokën, GJKKO pushon çështjen
Flamur Noka
TIRANË-GJKKO ka marrë vendimin për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, ndaj të cilit kishte një kallëzim penal për shpifje. Deputeti u padit nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, lidhur me denoncimin se është përfshirë në fushatën elektorale të 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste. Burgu i Peqinit, tha Noka në denoncimin e tij, ishte kthyer në shtab fushate elektorale për kandidaten socialiste, Sara Mila. Vishkulli e kallëzoi Nokën për shpifje dhe fyerje, ndërsa gjatë gjykimit pala akuzuese mësohet se është tërhequr nga padia. Në përfundim Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen për Nokën.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi: Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”-thuhet në njoftim.VENDIMI
-

Kim Kardashian dhe Kris Jenner ngrenë padi për shpifje kundër Ray J: Po shfrytëzon famën tonë
Kim Kardashian dhe Kris Jenner kanë ngritur një padi për shpifje kundër Ray J pasi ai pretendoi se ato ishin shënjestër e një hetimi federal për shantazh. Gratë thonë se kjo është e fundit në një fushatë disavjeçare nga Ray J kundër tyre. Padia, e ngritur nga avokati i tyre, Alex Spiro, thotë se këngëtari “nuk është në gjendje të pranojë fundin e marrëdhënies së tij të shkurtër me znj. Kardashian më shumë se 20 vjet më parë”. Ato gjithashtu thonë se ai e ka shfrytëzuar vazhdimisht famën e tyre për përfitime personale.
Padia i referohet konkretisht dokumentarit Tubi të TMZ-së, “Shtetet e Bashkuara kundër Sean Combs”, në të cilin Ray J tha se akuzat RICO duhet të ngrihen kundër Kardashianëve. “Nëse do të më kishit thënë se Kardashianët po akuzoheshin për shantazh, do ta kisha besuar”, tha ai.
Kjo deklaratë në dokumentar ishte “e projektuar për të mbjellë farën”, sipas Kim Kardashian dhe Kris Jenner, por ato thonë se situata u përshkallëzua më 24 shtator, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë me Chrisean Rock, ku Ray J deklaroi në mënyrë të rreme se federalët kishin hapur një hetim ndaj Kardashianëve. “Federalët po vijnë, nuk ka asgjë që mund të bëj për këtë. Është më keq se Diddy “, pretendoi ai.
Kardashian dhe Jenner thonë se kjo nuk është hera e parë që Ray J gënjen për njerëz të famshëm. Disa muaj më parë, ai pretendoi se kishte një aferë me Sexyy Red.
Pas komenteve që pasuan, ajo ndau një pamje të bisedës së tyre, në të cilën Ray J shkroi, ndër të tjera: “E di që po bëj shaka, gjithmonë po tall dhe e di që të dua. Më vjen keq nëse u zemërove me mua “. Ai madje i premtoi asaj se do të ndreqte gabimin me një kërkim falje publike para kamerave, gjë që e bëri pak më vonë.
Kim Kardashian dhe nëna e saj theksojnë se sulmet e këngëtarit 44-vjeçar kundër tyre kanë shkaktuar “dëme serioze në reputacionin e tyre personal dhe profesional ” .
Spiro i tha TMZ: “Kris Jenner dhe Kim Kardashian nuk kanë ngritur kurrë më parë një padi për shpifje, por kjo akuzë e rreme dhe serioze nuk u la zgjidhje tjetër . ”
Padia kërkon dëmshpërblim ndëshkues të paspecifikuar dhe dënime penale. -

Fatmir Hysenbelliu reagon sërish ndaj Angela Martinit: Mos u merni me një Buçe!
Fatmir Hysenbelliu ka reaguar sërish pas postimeve të fundit të Angela Martinit, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke mbrojtur imazhin e tij dhe të familjes. Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, reperi e ka quajtur situatën “një sulm të orkestruar nga një femër e pa moralshme” dhe ka theksuar se nuk do ta lejojë që dikush të dëmtojë reputacionin e tij ose të familjes së tij.
Ai gjithashtu ka adresuar akuzat që i janë bërë, duke i konsideruar të pavërteta, dhe ka vënë në dukje se nuk ka bërë kurrë keq askujt. Fatmiri i ka kërkuar Angela-s dhe të tjerëve që të përdorin prova të qarta nëse kanë akuza konkrete, duke paralajmëruar se shpifjet do të ndjeken ligjërisht. Në mesazhin e tij, ai ka përmendur gjithashtu se do të angazhojë avokatët për të ndjekur çdo shpifje dhe ka falënderuar ndjekësit që i kanë shkruar mesazhe mbështetëse.
Reagimi i plotë:
“Nje sulm i orkestruar nga nje femer e pa moralshme me dike qe mund kete pas saj per te demtuar imazhin tim ose familjes time nuk do e lejoj! Kush me njeh mire e di cfare edukate dhe formati kam! Te vij zor kur ke dhe vete partner, prind dhe vella dhe te besh akuza te pa verteta! Mos te kane premtuar edhe ty investitor strategjik qe ben kshu?Nuk i kam bere keq njeriu deri me sot kerko sa te duash jam i hapur per kete gje! Po mbase duhet te pyes une me sa meshkuj ke vajtut per perfitime financiare dicka qe me mua nuk e arrite dot! Faleminderit gjithe ju qe me keni shkruar mesazhe mbeshtetese dhe me thoni mire mos u merni me nje Buçe!
Per burg e di mire ti kush eshte ai qe e arreston cdo vite cdo vend botes! Nese ke dicka nxire me emer mbiemer mos u mer me shpifje dhe perdor shoqet e showbiz qe te suportojn! Kujdes sepse dhe per shpifje perfundon ne burg nga ky moment do meren avokatet e mi me keto shpifje!“

