Jada Pinkett Smith është përfshirë në një çështje të re ligjore, pasi Bilaal Salaam – një mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Will Smith – ka depozituar një padi prej tre milionë dollarësh kundër saj. Salaam akuzon aktoren e Hollywoodit për kërcënime fizike, shpifje dhe përpjekje për ta detyruar të heshtë përmes një marrëveshjeje konfidencialiteti.
Sipas dokumenteve të padisë, incidenti kryesor thuhet se ka ndodhur në shtator të vitit 2021, gjatë një feste private në ‘Regency Calabasas Commons’. Salaam pretendon se Pinkett Smith, e shoqëruar nga shtatë pjesëtarë të ekipit të saj të sigurisë, iu afrua dhe e kërcënoi verbalisht. Ai thotë se aktorja i ka thënë se mund të “zhdukej ose të qëllohej” nëse guxonte të fliste për çështjet e saj personale. Më tej, ai pohon se Jada kërkoi që ai të firmoste një NDA, ndërsa anëtarët e stafit e ndoqën deri te makina duke e intimiduar.
Tensionet mes palëve dyshohet se u rritën pas incidentit të Oscarëve në vitin 2022, kur Will Smith goditi Chris Rock në skenë. Salaam pretendon se çifti i kërkoi ndihmë për “menaxhimin e krizës”, por ai refuzoi duke thënë se nuk mund të angazhohej në veprime të paligjshme apo joetike.
Padia nënvizon se pas këtij refuzimi, ai u vu në shënjestër të një “fushate hakmarrjeje”, sidomos kur nisi të shkruante një libër kujtimesh dhe dha një intervistë virale, ku pretendoi se kishte parë Will Smith në një marrëdhënie intime me aktorin Duane Martin.
Pala e Jada Pinkett Smith nuk ka dhënë ende një reagim publik mbi akuzat, ndërsa çështja pritet të marrë zhvillime të tjera në ditët në vijim.
Tag: shpifje
-

Shoku i Will Smith padit gruan e tij për kërcënime dhe shpifje, kërkon tre milionë dollarë dëmshpërblim
-
U akuzua se mori para nga Balluku për protestat kundër Veliajt, reagon Belind Këlliçi: Shpifje të qëllimshme
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas akuzave të shpërndara në rrjetet sociale se ai dhe protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë financuar nga Belinda Balluku.
Në dosje për tenderin e unazës së Tiranës dhe tunelit të Llogarasë ku është e përfshirë Belinda Balluku përmenden tre deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Arbër Agalliun, Lefter Gështenjën si dhe një deputet i tretë, i specifikuar si “shumë i afërt” me Sali Berishën.
Ditëve të fundit në rrjet përgjimet e kësaj dosjeje u lidhën me emrin e Belind Këlliçit, i cili thuhet se ka komunikuar me vartësin e ministres dhe ish-drejtorin e ARRSH-së Ervis Berberin duke i kërkuar para për mjete logjistike që duheshin në protestë.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi i quan këto akuzat “shpifje të qëllimshme” dhe shpjegon se është e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ndodhur. Ai thekson se protesta e parë për largimin e Veliajt u zhvillua më 5 prill 2024, ndërsa Berberi ishte arrestuar më 14 mars 2024 dhe ndodhej në paraburgim me kufizime të komunikimit.
Reagimi i Belind Këlliçit
Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama-Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.
Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj./ZËRI
-
U akuzua se mori lekë nga Balluku për protestat kundër Veliajt, reagon Belind Këlliçi: Shpifje të qëllimshme
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas akuzave të shpërndara në rrjetet sociale se ai dhe protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë financuar nga Belinda Balluku.
Gjatë ditëve të fundit qarkulluan pretendimet se Këlliçi përmes bisedave me vartësin e ministres, ish-drejtorin e ARRSH-së, Ervis Berberin, ku i kërkonte lekë për të siguruar mjetet e nevojshme për protestat e opozitës para Bashksisë së Tiranës kundra kryebashkuakut Veliaj pas skandalit të aferrave me 5D-në.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi i quan këto akuzat “shpifje të qëllimshme” dhe shpjegon se është e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ndodhur. Ai thekson se protesta e parë për largimin e Veliajt u zhvillua më 5 prill 2024, ndërsa Berberi ishte arrestuar më 14 mars 2024 dhe ndodhej në paraburgim me kufizime të komunikimit.
Reagimi i Belind Këlliçit
Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama-Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.
Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj./ZËRI
-

“Janë shpifje të qëllimshme”, Këlliçi: Do t’i ndjek në rrugë ligjore! Nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Almer Toska, se ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë.
Këlliçi ka shkruar se e gjithë kjo për të është shpifje dhe se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore.
“Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.” – thotë mes të tjerash Këlliçi.
“Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.” – vijon më tej ai. -

Në biseda me Berberin? Reagon Këlliçi: Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara se ai ka komunikuar me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, për organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Ai deklaron se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, pasi Berberi ka qenë në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit, duke e bërë ligjërisht dhe fizikisht të pamundur çdo lloj kontakti. Këlliçi e cilëson këtë si shpifje të qëllimshme dhe njofton se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa fton mediat dhe institucionet të verifikojnë faktet zyrtare.
Reagimi i plotë:
Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht. Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.
-

“Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…”/ Në biseda me Berberin? Reagon ashpër Këlliçi
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara se ai ka komunikuar me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, për organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Ai deklaron se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, pasi Berberi ka qenë në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit, duke e bërë ligjërisht dhe fizikisht të pamundur çdo lloj kontakti. Këlliçi e cilëson këtë si shpifje të qëllimshme dhe njofton se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa fton mediat dhe institucionet të verifikojnë faktet zyrtare.
Reagimi i plotë:
Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht. Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj. -

U shpall fajtor për ngacmim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, Trump i drejtohet Gjykatës së Lartë: Shfuqizoni vendimin
Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA për të anuluar vendimin e gjykatave më të ulëta që e shpallën fajtor për abuzim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, dhe që e detyruan të paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Në apelimin e bërë të hënën, Trump pretendon se gjykatësi Lewis Kaplan bëri “gabime serioze” gjatë procesit gjyqësor, duke lejuar dëshmitë e dy grave të tjera që e akuzuan për sulme seksuale në të kaluarën dhe publikimin e famshëm të videos “Access Hollywood”, ku Trump dëgjohet të thotë se i “kap dhe i puth gratë” pa pëlqimin e tyre.
Trump e akuzon Carroll për shpifje, duke theksuar se ajo “nuk solli asnjë provë, dëshmitar apo raport policor” dhe se “priti mbi 20 vite për ta sulmuar politikisht” pas zgjedhjes së tij si president.E. Jean Carroll kishte paditur Trump duke pretenduar se ai e kishte ngacmuar seksualisht në një dyqan në Nju Jork në vitet ’90 dhe më pas e kishte fyer publikisht kur mohoi ngjarjen në vitin 2019.
Apelimi i Trump ende nuk është pranuar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë, e cila pritet të vendosë nëse do ta shqyrtojë çështjen.
Ndërkohë, një tjetër juri në janar e dënoi Trump-in me 83 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje të përsëritur ndaj Carroll. Edhe për këtë rast, presidenti ka kërkuar rishikim nga një panel më i gjerë gjyqtarësh federalë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar sqarim nëse imuniteti presidencial mund të hiqet për veprime të kryera gjatë detyrës zyrtare.Top Channel
-

Asim Vokshi reagon ndaj akuzave për “spiun”: Interesa malinje për garën në Kushtetuese!
Asim Vokshi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej disa javësh dhe një magjistrat karriere, ka thyer heshtjen pas një lajmi të fundit se ai ka shërbyer si informator apo agjent i shërbimeve sekrete. Vokshi e cilëson këtë lajm të paraqitur në një televizion kombëtar si të pavërtetë dhe një “diarre shpifjesh”.
“Fake news si ky nuk kisha parë ndonjëherë. Siç duket paska interesa të forta të paligjshme që duan të njollosin procedurën dhe produktin ligjor që prodhoi gara për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan ai në një reagim zyrtar.
Më 30 Shtator 2025, gjyqtari Asim Vokshi është zgjedhur anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese, pasi është votuar nga kolegët për pozicionin vakant në institucionin që shqyrton kushtetutshmërinë e ligjeve dhe vendimeve.
Sipas artikullit për të cilin ka reaguar anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi – pikërisht atë se kishte qenë pjesë e agjenturave.
“Kam heshtur deri tani, pasi kam besuar dhe besoj ende fort tek procedurat ligjore, por kjo e sotmja jo vetëm që përbën një “lajm” fals, haluçinant dhe përbaltës, por edhe nxjerr në pah interesat malinje që i janë kundërvënë këtij procesi korrekt”, shkruan gjyqtari Asim Vokshi.
Si një ndër magjistratët me profesionist të Republikës, ai paralajmëron se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të zhbërë ato që ai i quan shpifje, ndërsa i zhgënjyer është dhe me televizionin që ka raportuar lajmin.
“Ideja se shpif e shpif se diçka mbetet është e vjetër sa vetë jeta, por i përbuz me neveri këto shpifje dhe u siguroj se do ndjek çdo procedurë ligjore për të zhbërë këto diarre shpifjesh, që më trishton së tepërmi ta shoh të derdhet në një televizion kombëtar, për të cilin kisha besimin deri më sot, që do kishte të paktën minimumin e etikës gazetareske, para se të hidhte në mexhlis të tilla shpifje përbaltëse. Më vjen vërtet keq që shkoi puna deri këtu…”, përmbyllet reagimi. -

Padija për shpifje/ Aulon Kalaja: E prita në gjykatë Veliajn, por s’erdhi
Këtë të enjte është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Aulon Kalaja shprehet se Veliaj nuk u paraqit sot në gjykatë, por do të jetë në seancën e radhës më 12 nëntor.
“Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë“-shkruan Kalaja.
-

“Brigitte Macron është burrë”/ 10 të akuzuar për shpifje ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës
Burg deri në 12 muaj dhe gjobë deri në 8 mijë euro rrezikojnë 10 të akuzuarit për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit të Francës.
Këto janë dënimet që kërkojnë prokurorët e Parisit ndaj 8 burrave dhe dy grave, kryesisht blogerë dhe personazhe me numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale, të cilët akuzohen për shpifje dhe përhapje lajmesh të rreme ndaj zonjës së parë të Francës.
Gjykata Penale e Parisit do të japë dënimin për ta më 5 janar 2026, pasi dëgjoi për 2 ditë dëshmitë e tyre. Shpifjet e pretenduara nga pala mbrojtëse e çiftit presidencial francez lidhen me dyshimet e ngritura prej vitesh nëpër rrjetet sociale se Brigitte i është nënshtruar një tranzicioni gjinor dhe që më parë ka qenë burrë me emrin Jean-Michel Trogne, që në të vërtetë është vëllai i saj. Të akuzuarit thanë para gjykatës se gjithçka e kanë thënë me humor dhe janë bazuar tek dyshimet e hedhura nga të tjerë.
Në gjykatë dëshmoi të martën edhe Tiffany Ozier, vajza e Brigitte Macron, e cila foli për ndikimin negativ të këtyre shpifjeve mbi shëndetin dhe jetën e përditshme të nënës së saj.