Tag: shpëtuar

  • Zjarr në një anije mallrash në Oqeanin Indian, 40 kontejnerë bien në ujë (VIDEO)

    Zjarr në një anije mallrash në Oqeanin Indian, 40 kontejnerë bien në ujë (VIDEO)

    Një zjarr ka shpërthyer në bordin e anijes së mallrave Wan Hai 503, me flamur të Singaporit dhe me destinacion qytetin Mumbai, rreth 140 kilometra larg brigjeve të shtetit jugor indian Kerala.
    Në anije kanë ndodhur disa shpërthime dhe vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar rrëzimin e 40 kontejnerëve në Detin Arabik, në pjesën veriore të Oqeanit Indian.
    Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 18 nga 22 anëtarët e ekuipazhit janë detyruar të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve dhe janë shpëtuar nga forcat e emergjencës.

  • Tragjedi në Itali! 48-vjeçarja hidhet nga kati i katërt për t’i shpëtuar zjarrit, dyshohet tentativë vrasjeje nga partneri

    Tragjedi në Itali! 48-vjeçarja hidhet nga kati i katërt për t’i shpëtuar zjarrit, dyshohet tentativë vrasjeje nga partneri

    Një 48-vjeçare e identifikuar si Sueli Leal Barbosa ka humbur jetën. Ajo u hodh nga dritarja e apartamentit të saj në katin e katërt, duke u përpjekur t’i shpëtonte zjarrit që shpërtheu në mes të natës.

    Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, në një pallat apartamentesh në Via Abruzzi 64, në Milano.
    Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, flakët kishin shkaktuar tashmë shpërthime dhe dritaret e apartamentit ishin thyer. Fqinjët panë 48-vjeçaren të hidhej nga dritarja me pamje nga oborri i brendshëm, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar veten nga flakët. Sipas informacioneve nga Corriere della Sera, gruaja ishte vetëm në shtëpi në kohën e incidentit.

    Sueli kishte një djalë 10-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, i cili ishte në shtëpinë e babait të tij natën e tragjedisë. Ajo kishte qenë në një lidhje me një piktor 45-vjeçar për tre vjet. Të dy jetonin së bashku në apartamentin, të cilin ajo e zotëronte dhe e kishte nxjerrë në shitje së fundmi pasi po kërkonin një hapësirë ​​më të madhe.
    Partneri i saj, i cili nuk ishte në shtëpi kur shpërtheu zjarri, u gjet në një bar aty pranë dhe u dërgua në Departamentin e Policisë së Milanos për të dhënë një deklaratë. Policia po heton plotësisht përfshirjen e tij, pasi sipas informacioneve fillestare, dera e apartamentit ishte e mbyllur nga jashtë, një element që ngre pyetje serioze.
    Për më tepër, siç dëshmohet nga deklaratat e fqinjëve, çifti ishte grindur me dhunë natën e kaluar, ndërsa në të kaluarën, ndërhyrjet e policisë ishin regjistruar në shtëpinë e tyre për shkak të tensioneve familjare.
    Dy persona u dërguan në spital me lëndime të lehta. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. /vizionplus.tv

  • Arrestohet në Durrës “Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve, kush është Xhevdet Plaku

    Arrestohet në Durrës “Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve, kush është Xhevdet Plaku

    Xhevdet Plaku është një ndër personat e arrestuar në megaoperacionin e zhvilluar mëngjesin e së premtes, nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit.
    Plaku, është një person i njohur për policinë. Për 25 vite me radhë, ai është përfshirë në krime në tri shtete, Itali, Shqipëri dhe Holandë.
    Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje, një herë për trafik drogë dhe u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar 4 herë nga Interpoli.
    Ka arritur t’i shpëtojë dënimit për vrasje në rrethana të dyshimta, herë për pushim hetimesh e herë për gabime proceduriale. Koha më e gjatë që ka qëndruar në qeli në këto 25 vjet, ka qenë pak më shumë se 4 vjet.
    Njihet gjerësisht me pseudonimin “Deti”, por ndryshe e quajnë edhe “Akil”. E ndoshta jo më kot ka marrë këtë emër. Si një njeri që u ka shpëtuar kaq shumë atentateve.

  • Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu

    Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta.
    “Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha.
    Ai thekson se zgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia. Basha u bën thirje të bashkohen me Koalicionin Euroatlantik, pasi këtu ndodhen demokratët e vërtetë që kanë qëndruar gjithmonë në krah të qytetarëve.
    “Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: ose me Shqipërinë pa korrupsion, ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia,” thotë Basha.
     

  • Përplasje e fortë mes Nedës dhe Rozanës, opinionistja: Të kam shpëtuar fytyrën, je e dhunshme

    Përplasje e fortë mes Nedës dhe Rozanës, opinionistja: Të kam shpëtuar fytyrën, je e dhunshme

    Showbiz E Diel, 27 Prill 2025 00:17
    Një nga situatat më të forta në këtë post ”Big Brother Albania Vip 4”, u pa në përballjen mes Nedës dhe Rozanës.
    Neda: Egli ka hyrë natën e statuseve. Mashtrimet e Rozanës.

    Rozana: Neda pse nuk më lë ta përfundoj. Neda dhe Egli janë takuar përpara se Egli të hynte. Pash një video që Neda ishte shqetësuar.
    Neda: Lëri manipulimet dhe gënjeshtrat.
    Rozana: Neda ishte shqetësuar, sikur e kisha aksidentuar unë atë ditë që kishte ardhur në BBV. Fakti që ti je mirë pas 13 vitesh dhe unë nuk të kam sulmuar… Ti qesh me budallallëqet e tua.
    Neda: Jo po qesh se je qesharake. Vetëm për mua dhe Gerta Gixharin ngrihesh në këmbë ti. Ulu qetësohu dhe flasim. Kjo është një manipulim. Çdo gjë që ti nxjerr nga goja gënjeshtra dhe mashtrime. Statuset kanë dalë kur unë kam qenë në shtëpinë e BBV. E di që ke mllef dhe urrejtje. Ti nuk ke shanse të më shtypësh, zero. Një njeri i shëndetshëm nga mendja dhe normal shpirtërisht nuk urren. Vajzat që nuk i njeh, i sheh nga televizori dhe urren.
    Rozana: Nuk erdhe të kërkosh falje për imazhin që më ke prishur. Ti duhet të jesh shumë e kundesshme kur flet me mua.
    Neda: Se po na bën kështu, do të të them unë ty një sekret, natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam mbajtur në kurriz. Atë natë të kam shpëtuar fytyrën pikërisht me atë sjellje. Ti meritoje të të thoja se je përsëritëse në dhunë, agresive… që ty mos të të ndikonte finalja.
     

  • “Plumbi i artë”/ “Dua të vras veten, po s’ma lejon feja”, dëshmia e të pandehurit Çoli: Për të shpëtuar Nuredinin po shkelni ligjin, po iki nga trutë

    “Plumbi i artë”/ “Dua të vras veten, po s’ma lejon feja”, dëshmia e të pandehurit Çoli: Për të shpëtuar Nuredinin po shkelni ligjin, po iki nga trutë

    Po mbahet edhe sot seanca për operacionin “Plumbi i artë”  në ambientet e GJKKO, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

    I pandehuri Petrit Çoli u shpreh se për të shpëtuar Nuredin po shkelni ligjin ‘me të 4 këmbët’.
    “Unë se dua më jetën, por si besimtar që jam, nuk më lejohet të vras veten, ai më shkatërroi unë po bëj 3 vite burg, si ka parë mbesat e mia, me ka marrë malli dhe jam marrëzisht i dashuruar me gruan time. Unë do vras veten Behar Dibra. Për të shpëtuar Nuredin po shkelni ligjin me të 4 këmbët, më falni për intonacionin por unë jam duke ik nga trutë”, tha ai.
    Ndërkohë i pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilo, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    “Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, tha ai.
    I penduari i drejtësi Erjon Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.
    Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.
    Hoxha i ka thënë Alibejt: Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë.
    Alibej: Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet, do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.
     
     

    Top Channel

  • “Plumbi i artë”/ “Dua të vras veten, po s’ma lejon feja”, dëshmia e të pandehurit Çoli: Për të shpëtuar Dumanin po shkelni ligjin ‘me të 4 këmbët’!

    “Plumbi i artë”/ “Dua të vras veten, po s’ma lejon feja”, dëshmia e të pandehurit Çoli: Për të shpëtuar Dumanin po shkelni ligjin ‘me të 4 këmbët’!

    Po mbahet edhe sot seanca për operacionin “Plumbi i artë” në ambientet e GJKKO.
    I pandehuri Petrit Çoli u shpreh se për të shpëtuar Nuredin po shkelni ligjin ‘me të 4 këmbët’.
    “Unë se dua më jetën, por si besimtar që jam, nuk më lejohet të vras veten, ai më shkatërroi unë po bëj 3 vite burg, si ka parë mbesat e mia, me ka marrë malli dhe jam marrëzisht i dashuruar me gruan time. Unë do vras veten Behar Dibra. Për të shpëtuar Nuredin po shkelni ligjin me të 4 këmbët, më falni për intonacionin por unë jam duke ik nga trutë”, tha ai.
    Ndërkohë i pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilo, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    “Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, tha ai.
    I penduari i drejtësi Erjon Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.
    Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.
    Hoxha i ka thënë Alibejt: Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë.
    Alibej: Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet, do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.
     

  • “Nëse Tirana humbet nesër me Partizanin, bie nga Superiorja”! Parashikimi i Dabullës: Shpëton vetëm po fitoi 4 ndeshje rresht

    “Nëse Tirana humbet nesër me Partizanin, bie nga Superiorja”! Parashikimi i Dabullës: Shpëton vetëm po fitoi 4 ndeshje rresht

    Tirana është duke vuajtur në një sezon aspak të mirë. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit të Superiores dhe ndodhen tre pikë larg Teutës që ndodhet në sezonin e Play Out. Ndeshja e nesërme për Tiranën do të jetë kundër Partizanit në derbi. I ftuar në “Max Sport”, ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, është shprehur se nëse Tirana humbet kundër Partizanit, do të rrëzohet nga elita e futbollit shqiptar.
    “E kam thënë që Tirana është më e rrezikuar. E kam thënë që do të luftojë për të shpëtuar Play Out-in, në fakt po lufton për të shpëtuar rënien, pra situata është më e keqe. Derbi nesër me Partizanin? Nëse Tirana nuk fiton nesër, del nga Superiorja. Nëse fiton nesër, ka shpresë për të mbijetuar. Tirana duhet të fitojë me patjetër katër ndeshje për të shpëtuar, por që të fitojë katër ndeshje në këtë pikë të kampionatit kur të gjithë duan pikë, është shumë e vështirë. Tirana ka pesë fitore në gjithë kampionatin dhe tani duhet të marrë katër fitore radhazi, për mua është më e rrezikuara nga të gjitha”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/?

  • Njeriu që dha jetën në përpjekje për të shpëtuar macet nga zjarri që ra në godinën ku ai i strehonte ato prej vitesh

    Njeriu që dha jetën në përpjekje për të shpëtuar macet nga zjarri që ra në godinën ku ai i strehonte ato prej vitesh

    Chris Arsenault ishte ai që e transformoi disa vite më parë shtëpinë e tij në një streh për  300 mace të braktisura dhe të keqtrajtuara , të quajtur ndryshe parajsa e “Happy Cat Sanctuary”. Në datën 1 prill, në këtë godinë ra një zjarr i papritur ku mendohet nga dëshmitë se shkak u bë shpërthimi i një serbatori propani. Pronari i kësaj godine dhe themeluesi i kësaj iniciative humane, Chris bëri gjithçka për të shpëtuar macet e tij por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte.

    Pasi u përpoq të shuante  nga jashtë zjarrin që kishte filluar të pushtontë godinën , duke parë që nuk po mundej, ai guxoi dhe hyri brënda që të nxirrte macet e panumërta që ndodheshin  aty. Por ai humbi jetën në tenativat dhe përpjekjet e shumta për të shpëtuar sa më shumë mace që ndodheshin në godinë. Në mëngjesin e ditës së hënë, 1 prill 2025, zjarri i shfaqur papritur bëri që Chris të guxonte të luftonte me flakët dhe nuk hezitoi as edhe një sekondë duke dalë e duke hyrë në luftë me flakët për shpëtimin e jetëve të maceve. Derisa në një nga përpjekjet e tij të dëshpëruara të shpëtimit, ai nuk doli më.

    Disa vite më parë, pas humbjes tragjike të  djalit të tij në një aksident me motor, për të gjetur sadopak ngushëllim, ai pati dëshirën e themelimit të kësaj iniciative ku strehoi me qindar mace të sëmura e të keqtrajtuara duke e shndërruar shtëpinë në një qendër të vërtetë humanitare për kafshët e tij të dashura

     “Pas vdekjes së djalit tim, këto mace sikur më dhanë diçka për të cilën kisha aq shumë nevojë!”- u shpreh ai në vitin 2018 në një intervistë të Daily Mail.. Për veten i mjaftonte vetëm një dhomë e vogël për të fjetur dhe për të ngrënë dhe çdo sipërfaqe e brëndshme e shtëpisë së tij dhe e oborri iu dedikua totalisht krijimit të kësaj strehe për mace. Fatkeqësisht, ai humbi jetën bashkë edhe me një numër të konsiderueshëm të maceve që ndodheshin brënda dhe disa të cilat ai arriti t’i shpëtonte, i janë besuar disa qëndrave veterinare të qytetit për t’u kujdesur pasi disa prej tyre rezultonin të kishin probleme me frymëmarrjen, djegie të pjesshme etj.

    Humanizmi dhe ndjeshmëria e lartë e këtij njeriu të madh janë  tregues i forcës dhe i dashurisë ku edhe pas një dhimbjeje të madhe e të pashlyeshme siç është ajo e një babai ndaj birit të tij, njeriu lufton për jetën dhe që të gjej sadopak prehje dhe ngushëllim, ashtu siç veproi Chris Arsenault me angazhimin në iniciativën e tij humane qe do të mbetet në histori pavarësisht fundit të tij tragjik.

  • U arratis drejt Londrës pasi plagosi një person me kallashnikov, shqiptari i shpëton ekstradimit

    U arratis drejt Londrës pasi plagosi një person me kallashnikov, shqiptari i shpëton ekstradimit

    Shqiptari Isak Buna i ka shpëtuar ekstradimit në Shqipëri. I riu, 29-vjeçar, shkaktoi terror me një pushkë të llojit AK-47, por i ka shpëtuar ekstradimit nga një vakum që ka gjetur në ligj.
    Isak Buna, 29 vjeç, plagosi një burrë me një plumb rikoshet pasi qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një sherri. Sipas “The Sun”, ai i tha personit që kishte përballë: Mos u shqetëso, tani do e marrësh vesh se kush jam unë. Do të të ***** ty dhe gjithë familjen tënde.
    Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në Zenisht të Shqipërisë, ku u dënua për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 5.4 vite burg por u arratis për në Londër. Për shkak se kërkohej në Shqipëri, ai u arrestua në Angli, por në një mënyrë, atij iu ndalua ekstradimi. Avokatët e tij thanë në Gjykatë se dënimi ishte parashkruar.
    Home Office nuk e zbuloi nëse Buna ishte ende në proces kërkimi azili apo i ishte dhënë leje për të qëndruar.