Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi dhe gjithashtu edhe kafshë.
Ndërsa shpëtimi i jetëve njerëzore dhe i banesave ka qenë prioritet gjatë aksioneve për shuarjen e flakëve, shpëtimi i kafshëve shtëpiake dhe bagëtive ka qenë po ashtu prioritet për banorët, por edhe për forcat e emergjencave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foton e një të riu në qytetin e Gramshit, duke shpëtuar një qen të bllokuar në mes të flakëve.
“Respekt”, shkruan Rama krahas fotos.
Më herët sot kryeministri informoi se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht.
Po ashtu, deri tani numërohen 3 619 krerë bagëti të humbura, ndërsa inventarizimi i dëmeve vazhdon.
Tag: shpëtuar
-

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri
-

Lufta me flakët që kanë kapluar vendin, Rama ndan imazhin prekës të djalit që rrezikoi jetën për të shpëtuar qenushin
Prej disa ditësh vendi jonë po përballet me zjarre masive, ku situata më e rëndë paraqitet në jug të vendit.
E ndërsa banorët e disa fshatrave u urdhëruan që të largohen nga banesat e tyre për t’u strehuar në vende të sigurta, shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë të binden duke shtuar se shtëpisë u dhimbsen edhe kafshët, të cilat nuk kanë ku t’i çojnë.
E palodhur ka qenë puna e zjarrfikësve e po ashtu edhe burrave të fshatrave të prekura, që sëbashku tentojnë të shuajnë flakët.
Pamje prekëse janë edhe ato të kafshëve që janë djegur, ndërsa disa të tjera kanë mundur që të shpëtohen nga ‘heronjtë’ që rrezikojnë jetën e tyre mes flakëve.
Një imazh i tillë është shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku shihet një djalë që ka shpëtuar mes flakëve një qenush.
“Respekt”, shkruan Rama krahas fotos.Top Channel
-

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës! Greqia mes flakëve, njerëzit mbajnë kafshët në krah për t’i shpëtuar nga zjarret
Zjarret që kanë shpërthyer në Akaia, Prevezë, Kios dhe Kefalonia të Greqisë, po djegin zona pyjore e shtëpi, duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe të kafshëve.
Disa banorë luftojnë për të shpëtuar pronat, disa janë evakuuar, ndërsa disa të tjerë, përfshirë vullnetarë dhe zjarrfikësit po përpiqen mes tymit e flakëve të shpëtojnë kafshët e mbetura të izoluara.
Banorët kanë shpëtuar bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Fotot nga Akaia kanë bërë xhiron e botës.48 orët e fundit kanë qenë një makth për Greqinë. Në Akaia kishte vatra të shumta zjarresh të shpërndara nëpër territor.
Sipas mediave greke, aktualisht situata aty është nën kontroll.
/vizionplus.tv
-

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar
Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21. Ajo ka folur për vështirësitë dhe përjetimet gjatë karrierës, duke theksuar se ndjenja e vlerësimit ndryshon nga vendi në vend. “Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” tha ajo.
Adelina e konsideron publikun shqiptar si një faktor kyç për ringritjen e saj artistike dhe përballimin e vështirësive, duke shtuar “Në Shqipëri kam gjetur gjithmonë mbështetje dhe ndihmë që nuk e kam marrë kudo.” -

Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit
15-vjeçari që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes së efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë.
Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.
Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.
-

IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar?
Rritja e përdorimit të ChatGPT dhe rivalëve të tij po rrezikon ekuilibrin ekonomik mbi të cilin u ndërtua interneti, shkruan The Economist Në fillim të vitit të kaluar, Matthew Prince nisi të merrte telefonata shqetësuese nga drejtues të kompanive të mëdha mediatike. Ata i thanë se po përballeshin me një kërcënim të ri serioz në internet.“I pyeta, ‘Mos janë koreanoveriorët?’”, kujton ai. “…
-

Polici hero nga Fier, rrezikon jetën për të shpëtuar katër persona nga makina në flakë. Rrëfimi i 26-vjeçarit që shpëtoi katër persona nga tragjedia
Klaidi Mustaj, 26 vjeç, banues në Fier, është bërë “heroi i ditës” pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar katër persona të mbetur të bllokuar në një automjet tip “Benz” që u përmbys dhe shpërtheu në flakë në Qafën e Koshovicës, mbrëmjen e një dite më parë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas dëshmisë së tij, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, duke bërë që makina të dilte nga rruga dhe të përmbysej. Në ato momente, Klaidi ndodhej rastësisht pranë vendngjarjes dhe pa hezitim iu afrua për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar, ndërsa zjarri po përhapej me shpejtësi. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Ish-jurist në Bashkinë Mallakastër, Klaidi kishte lënë punën për t’iu dedikuar profesionit të policit, një ëndërr e hershme e tij. Ky vendim, siç duket, u bë arsyeja që mbrëmjen e ngjarjes ai të ishte aty, duke shpëtuar jetë njerëzish.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
“E vetmja gjë që kisha në mendje ishte t’i nxirrja sa më shpejt nga makina. Flakët po afroheshin dhe çdo sekondë ishte e rëndësishme. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti se aty pranë kishte rreth 30 persona, por askush nuk ndërhynte. Ishin indiferentë, thjesht shikonin,” – ka treguar ai.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Pas ngjarjes, Klaidi ka marrë dhjetëra falënderime nga qytetarë të thjeshtë, të cilët e kanë vlerësuar për guximin dhe humanizmin e treguar. Ai u uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe shton se, nëse do të gjendej sërish përballë një situate të tillë, nuk do të hezitonte ta përsëriste aktin e tij.
Polici hero ka edhe një apel të qartë për drejtuesit e mjeteve:
“Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Një pakujdesi e vogël mund të marrë jetë.”
-

Luftoi me flakët, Rama publikon videon: Agim Troci, heroi që u hodh në zjarr për të shpëtuar qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga momenti që efektivi i policisë, Agim Troci ka shpëtuar jetët e qytetarëve.
“Respekte”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos së postuar në Facebook. Më tej ai thotë se ‘Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, por nga heronjtë si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj’.
“Respekt
Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier“, shprehet Rama.Top Channel
-

“Ju e keni bekimin e zotit, sepse jeni duke i shpëtuar vëllezërit tuaj në Sanxhak!”
Prof. Pleurat Krasniqi në librin e tij: Aspekte kulturore historike të Gjakovës dhe ixhazetlinjtë 1870-1940, për mulla Malush Tullum- Shllakun shkruan:
“Mulla Malush Tullum – Shllaku,(1852-1945), fliste rrjedhshëm dhe shkruante në arabishte, osmanishte, persihste greqishte të vjetër, latinishte so gjuhë të cilat kishte pasur rast t’i mësonte gjatë studimeve dhe specializimeve të tij. Si njohës i mirë i çështjeve politike, Mulla Malushi përbënte temelin e grupit të Bajram Currit me të cilin kishte nji bashkëpunim të veçantë dhe për të cilin shkruante dhe përkthente shkresat. Bashkëpunëtorëtë tyre ishin edhe Hafiiz Guta dhe Hafiz Ismail Muhaxhiri.Mulla Malushi ishte atdhetar i flaktë, por jo edhe nacionalit ekstrem dhe gjatë gjithë jetës së tij nuk pushoi së punuari për mbrojtjen e tokave stërgjyshore. Shpirtin e tij human, por edhe luftarak, e kishte dëshmuar edhe në kohën e nisjes së vullnetarëve të luftës nga Gjakova me 1943, me çrast luftarëve trime, në emsin e të cilëve ishte edhe djali i vogël i Mulla Malushit , Nuredini, iu tha: ” Ju sot po shkoni në një rrugë të shenjtë për t’iu ndihmuar vllezërve tuaj sanxhakas që të mbijetojnë për nga shfarrosja që po u bëhet nga çetnikët e Drazhë Mihajlit. Prandaj ju e keni belkimin e zotit, sepse jeni duke i shpëtuar vëllezërit tuaj dhe tokat e Shqipërisë. Shpejtoni me sa mundesni. Sikur të isha më i ri, do të isha në mesin tuaj”, dhe qanë për maundësinë e tij të shkuarjes në luftë (atëherë ishte në moshën 91 vjeçare). Vlen të përmendet se vullnetarët gjakovarë bënin pjesë në brigadën e Mulla Zekë Bërdynës ( ixhazetli i Medreses së madhe), e cila operonte në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit.”
-

Shkencëtarët nisin një mision për të shpëtuar kërmijtë më të bukur në botë që po zhduken në Kubë
Një bashkëpunim ndërkombëtar mes biologëve kubanë dhe studiuesve britanikë është vënë në lëvizje për të shpëtuar kërmijtë shumëngjyrësh Polymita, të cilët rrezikojnë të zhduken nga habitatet e tyre në pyjet e Kubës Lindore. Të njohur për guaskat e tyre të gjalla dhe me dizajne spektakolare, këta kërmij janë bërë objekt i dëshiruar për koleksionistët, duke u kthyer në viktima të një tregtie të paligjshme dhe të rrezikshme. Ekspertët thonë se kjo kërkesë e lartë për guaska, e shndërruar në bizhuteri dekorative, po çon disa nga gjashtë speciet e njohura drejt zhdukjes.
Kërmilli më i rrezikuar, Polymita sulfurosa, ka ngjyrë jeshile të ndezur me vija blu, portokalli dhe të verdha, duke e bërë atë një objekt të rrallë dhe tërheqës për tregtinë e paligjshme. Profesor Angus Davison nga Universiteti i Nottinghamit, së bashku me biologun kuban Bernardo Reyes-Tur, po punojnë për shumimin e tyre në robëri dhe për zbulimin e sekretit pas ngjyrave të tyre unike. Ndërsa kërkimet gjenetike në Britani po përpiqen të identifikojnë strukturën e ADN-së së këtyre molusqeve, në Kubë po bëhen përpjekje për ruajtjen e tyre në kushte të vështira, përfshirë mungesën e energjisë elektrike.
Përkundër ekzistencës së rregullave ndërkombëtare për mbrojtjen e specieve të rrezikuara, kontrolli i tregtisë së guaskave mbetet i dobët. Guaskat e kërmijve Polymita shiten hapur online, shpesh pa leje, me koleksione që arrijnë deri në 160 paund. Studiuesit paralajmërojnë se mbledhja e pakontrolluar mund të zhdukë përfundimisht këto specie që gjenden vetëm në Kubën Lindore.
Shkencëtarët shpresojnë që përmes punës së tyre, të arrijnë jo vetëm të shpëtojnë këto krijesa të bukura, por edhe të kuptojnë më shumë rreth evolucionit të tyre dhe mënyrës se si natyra ka krijuar ngjyrosjen e tyre kaq të veçantë.