Tag: shpëtoi

  • Studentja që për mrekulli shpëtoi pa hypur në avionin e vdekjes

    Studentja që për mrekulli shpëtoi pa hypur në avionin e vdekjes

    Fati të shpëton një herë nga vdekja. Një studente e cila kishte prerë biletën e avionit ka shpëtuar për mrekulli pa hypur në avion e vdekjes.
    Ajo i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi falë trafikut në qytetin e Ahmedabad. Kjo është historia e Bhoomi Chauhan, një studente e ekonomisë që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, por që ishte me pushime në Indi. Gruas, e cila duhej të merrte avionin e rrëzuar “Air India AI171”, iu mohua hyrja në bord sepse mbërriti vonë në aeroport.

    BBC raporton se Chauhan ishte nisur nga Ankleshëar, 201 km në jug të Ahmedabadit. “Kisha mbërritur në qytet në kohë, por, për shkak të trafikut, mbërrita vonë në aeroport, kështu që nuk më lejuan të hyja”, tha studentja indiane duke u shprehur se “ishte shumë e zemëruar nga kjo”.
    Gruaja tha se mbërriti në aeroport në orën 12:20 sipas kohës lokale, 10 minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në bord. Pasi doli nga aeroporti, ajo u ndal në një kafene për çaj dhe teksa po pyeste për një rimbursim të mundshëm për biletën e saj, ajo mori një telefonatë që e informonte se avioni ishte rrëzuar.
    “Është vërtet një mrekulli për mua”, – i tha ajo BBC-së. “Ende po dridhem pasi dëgjova se çfarë ndodhi”, – i tha studentja një gazetari disa orë pas aksidentit. “Një dorë hyjnore më shpëtoi” – e mbylli ajo

  • “Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India, u vonua 10 minuta

    “Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India, u vonua 10 minuta

    Fati, ose siç e quan ajo, një “mrekulli”, i shpëtoi jetën Bhoomi Chauhan , një studente 28-vjeçare e administrimit të biznesit, e cila i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit që vrau 241 persona dje në Indi, falë një vonese të minutës së fundit.

    Siç raporton BBC, Chauhan, e cila jeton në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, me bashkëshortin e saj, kishte qenë për vizitë në qytetin e saj të lindjes në Indinë perëndimore për pushime dhe po përgatitej të kthehej në Evropë me fluturimin AI171 të Air India, me destinacion Aeroportin Gatwick të Londrës.
    Megjithatë, një vonesë në udhëtimin e saj për në aeroportin e Ahmedabadit për shkak të trafikut të dendur bëri që ajo të arrinte dhjetë minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në aeroplan.
    Edhe pse ishte regjistruar në internet dhe i ishte caktuar vendi 36G, stafi i linjës ajrore refuzoi ta linte të hipte në aeroplan.
    “Isha e zemëruar dhe shumë e zhgënjyer. U luta të më lejonin të hipja në aeroplan, u thashë se isha pasagjeri i fundit, por ata nuk më lejuan”, tha Chauhan.
    «Pak më vonë, ndërsa po bisedonim me agjentin e udhëtimit se si të kërkonim rimbursim për biletën, mora një telefonatë: avioni ishte rrëzuar.»
    Bhoomi Chauhan, megjithëse e tronditur, ndihet thellësisht mirënjohëse.
    «Ishte një mrekulli. Nëse do të kisha filluar 10 minuta më parë, nuk do të isha këtu duke folur tani .»
    Si ndodhi rrëzimi i aeroplanit?
    Boeing 787 Dreamliner i Air India u nis në mesditë të enjten, por duket se pati probleme pak sekonda pas ngritjes, duke bërë që ai të rrëzohej në një zonë banimi pranë aeroportit.
    Tragjedia mori jetën e 241 pasagjerëve dhe 12 anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa të paktën tetë persona në tokë u vranë gjithashtu.
    Midis atyre në bord ishin shtetas indianë, britanikë, portugezë dhe kanadezë.
    Deri më tani është konfirmuar vetëm një i mbijetuar, shtetasi britanik Vishwashkumar Ramesh, i cili është shtruar në spital me lëndime të rënda.
    Shkaqet e rrëzimit mbeten nën hetim.

    Top Channel

  • “Jam ende duke u dridhur”/ Flet gruaja që humbi avionin e “Air India” për 10 minuta

    “Jam ende duke u dridhur”/ Flet gruaja që humbi avionin e “Air India” për 10 minuta

    Bhoomi Chauhan

    INDI- Për Bhoomi Chauhan, bllokimi në trafikun e rrugëve të Ahmedabadit i shpëtoi jetën! Ajo fillimisht u mërzit se humbi biletën e avionit, por në fakt i shpëtoi një vdekjeje të sigurt në fluturimin që duhet të kishte destinacion Londrën. Avioni i “Air India” u rrëzua disa sekonda pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘Sardar Vallabhbhai Patel’. Nga 242 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bord, vetëm një mbijetoi.
    “Isha duke u përgatitur të dilja nga aeroporti kur mësova për rrëzimin. Fillova të dridhesha. Këmbët filluan të më dridheshin. Ndihesha e mpirë për një kohë të gjatë,”- tha Bhoomi pasi humbi fluturimin e dështuar.
    Bhoomi ishte planifikuar të hipte në AI 171 për të udhëtuar drejt Londrës, ku jeton me bashkëshortin e saj. Ajo po vizitonte Indinë pas dy vitesh dhe ishte me pushime. Megjithatë, ajo mbërriti në aeroportin e Ahmedabadit 10 minuta me vonesë pasi u bllokua në trafik.
    “Fluturimi ishte planifikuar të nisej në orën 13:10. Procedura e hipjes në bord mbaroi në orën 12:10 dhe unë mbërrita në orën 12:20. Kisha arritur te porta e regjistrimit dhe u kërkova atyre të më lejonin të hipja në fluturim. U thashë se do t’i kryeja të gjitha formalitetet shpejt, por ata nuk më lejuan. U vonova sepse kisha ngecur në trafik. Isha e mërzitur (pasi më refuzuan hipjen në bord) dhe arrita në dalje të aeroportit kur mësova se avioni ishte rrëzuar. Ganpati ji (perëndi indiane) më shpëtoi,”- shtoi ajo.
    Vishëash Kumar Ramesh, një britaniko-indian 40-vjeçar, ishte i vetmi person në bordin e avionit të fatkeq që mbijetoi. 
    “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. E gjitha ndodhi kaq shpejt”, tha Ramesh, i cili pësoi lëndime në gjoks, por që mrekullisht është ende gjallë.
    Zyrtarët vendas thanë se fluturimi “AI 171” humbi lartësinë menjëherë pas ngritjes rreth orës 13:30 të së enjtes. Avioni u përplas në lagjet e banimit të mjekëve të Kolegjit Mjekësor BJ dhe shpërtheu në flakë. Piloti kishte lëshuar një thirrje për ndihmë urgjente ‘Mayday’, duke shënuar një emergjencë menjëherë pas ngritjes. Ekspertët e aviacionit thanë se, bazuar në pamjet e disponueshme, mungesa e shtytjes në të dy motorët dhe goditja e ndonjë tufe me zogj mund të jenë ndër shkaqet e mundshme të aksidentit ajror. Por hetimet ende vazhdojnë./ZËRI

  • Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

    Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

    Air India, avioni i të cilës u rrëzua në Ahmedabad konfirmoi se 241 pasagjerë në bord kanë humbur jetën si pasojë e kësaj ngjarje. I mbijetuari i vetëm është një indiano-britanik, rastin e të cilit e kemi raportuar edhe më herët.
    “Përpjekjet tona janë të fokusuara tashmë në nevojat e të gjithë njerëzve të prekur, familjeve dhe dashurve të tyre. Kompania po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për të hetuar këtë incident”, tha Air India.
    Ndërkohë ministri për Çështjet e Brendshme, Amit Shah, tha se po vijojnë analizat e ADN-së për viktimat. Sipas tij, vetëm pas përfundimit të plotë të tyre, do të ketë një numër zyrtar të viktimave.
    Vishwash Kumar Ramesh, i mbijetuari i vetëm i kësaj tragjedie, ka qenë i ulur në një sedilje pranë derës së emergjencës. Indiano-britaniku ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga aty, sipas policisë. Megjithatë nuk kuptohet se kur e ka kryer këtë veprim, para apo pasi u rrëzua avioni.
    40-vjeçari po udhëtonte bashkë me të vëllanë pasi kishin vizituar të afërmit në Indi. Por nga udhëtimi shpëtoi vetëm ai, ndërsa tjetri humbi jetën.
    Hetimet për një ndër aksidentet më të rënda ajrore po vijojnë, teksa aktualisht shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.

  • “Po më dridhet trupi”/ Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi…

    “Po më dridhet trupi”/ Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi…

    Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në katastrofë me mbi 200 viktima.
    Bhoomi Chauhan, e cila ishte nisur drejt aeroportit të Ahmedabad për të udhëtuar drejt Londrës, nuk arriti të hipte në avion për shkak të trafikut.
    Vetëm pak minuta më vonë, avioni Boeing 787 Dreamliner, me 242 pasagjerë në bord – përfshirë 53 britanikë – u rrëzua mbi një konvikt mjekësh në Ahmedabad, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e Indisë.
    Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar të paktën 204 viktima, ndërsa operacionet e kërkimit dhe identifikimit vijojnë.
    Fati i mirë e shpëtoi Chauhan, e cila ishte duke u kthyer në Londër, ku jeton bashkëshorti i saj. E tronditur, ajo deklaroi për mediat vendase:
    “Jam e shkatërruar. Trupi më dridhet. Nuk jam në gjendje të flas. U vonova për shkak të trafikut në Ahmedabad.”
    Ajo shtoi se e ndjen veten me fat që e humbi fluturimin dhe i atribuon shpëtimin e saj Zotit:
    “Jam falënderuese. Ganpati Bappa më shpëtoi.”
    Chauhan kishte qenë për pushime në Indi, pasi nuk e kishte vizituar vendin për dy vite. Ajo do të udhëtonte e vetme drejt Londrës, por vonesa fatlume prej vetëm 10 minutash e bëri të kthehej në shtëpi – pa e ditur se po shpëtonte jetën e saj.

  • I shpëtoi drejtësisë për 5 vite, arrestohet shqiptari në Itali

    I shpëtoi drejtësisë për 5 vite, arrestohet shqiptari në Itali

    Foto Ilustruese

    ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge dhe përndjekje. Shqiptari i kishte shpërtuar operacionit “Besa” që u zhvillua në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Trentos dhe qëndroi për pesë vite në arrati.
    Hetimi për zhvillimin e këtij operacioni kishte nisur që në vitin 2018 pasi u zbulua një rrjet trafiku ndërkombëtar droge në zonën e Merano-s i organizuar dhe menaxhuar nga shtetas shqiptarë me vendbanim midis Tirolit Jugor, Veneto-s, Puglia-s, Shqipërisë dhe Zvicrës.
    Në total u konfiksuan rreth 25 kg drogë, kryesisht kokainë, hashash dhe marihuanë, që në treg do të kishte vlerën e gjysmë apo 1 milionë euro.
    Në total u vunë në pranga 47 persona, por 37-vjeçari shqiptar, shpëtoi. Pas arrestimit të sotëm, ai u është bashkuar ortakëve në qeli.

  • “Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën”, Rama: Një epokë e re mund të vijë për kontinentin

    “Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën”, Rama: Një epokë e re mund të vijë për kontinentin

    Kryeministri Edi Rama, në Forumin ndërkombëtar FII, u ndal te një shpehje e Donald Trump, i cili thotë se Zoti e shpëtoi sepse ai ka plane për Amerikën. Rama tha se beson se gjysma tjetër e kësaj të vërtete është se Zoti e shpëtoi Trump pasi ai ka plane dhe për Evropën.
    Rama: Jemi sot këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë që ka nevojë për më shumë njerëz që të na besojnë dhe e mira e Shqipërisë është që siç e shihni, jemi miq të mire me shumë njerëz. Ne duam që miqtë e te ftuarit të na thonë që jemi partnere strategjik, jemi të bekuar të themi që partnere të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Po mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara.
    Kontrollova fjalorin, ku fjala më e përdorur është “polarizim”, përkufizimi daton që nga fillimet e viti 1800, që përshkruante valët e lehta. Ndërsa për fjalorin ‘Colin’, fjala numër një ishte ‘epokë’. Besoj me të gjithë fuqinë time, se kur Donald Trump thotë se zoti e shpëtoi sepse ka në plan për Amerikën, ai thotë në fakt vetëm gjysmën e të vërtetës, besoj se gjysma tjetër është se zoti e shpëtoj se ai ka një plan tjetër dhe për Europën. Kur dëgjova Trump të fliste për në epokë të artë po afronte, ndjesia ime ishte që një epokë e artë mund të çelet dhe për Europën.

  • Samiti në Tiranë, Rama: Zoti e shpëtoi Trumpin nga plumbi sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Europën

    Samiti në Tiranë, Rama: Zoti e shpëtoi Trumpin nga plumbi sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Europën

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komunitetit Politik në Tiranë, tha edhe se Zoti e shpëtoi Presidentin Donald Trump kur u qëllua me armë zjarri, jo vetëm se kishte një plan për SHBA-të, por sipas tij, i plotëfuqishmi kishte një plan edhe për Europën.
    Për të Europa e së nesërmes duhet të jetë e mbushur me ëndrra për të ardhmen dhe e çliruar nga mitet e së shkuarës. Ai shtoi se Europa e së nesërmes është një vizion që u takon liderëve të pranishëm në Samit që ta sjellin në jetë, e cila sipas Ramës, duhet të jetë larg armëve dhe që ngjan me imagjinatën e fëmijëve dhe etërve themelues.

    ”Beteja jonë nuk lidhet vetëm me atë që mund të bëjnë të tjerët, por edhe me atë që mund të bëjmë ne për veten tonë. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi, sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse gjysma tjetër është se Zoti kishte një plan edhe për Europën.
    Nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Europa ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i yni në këtë rast, nuk është një udhëtim rrëmbimi si në pikturën e veronezes, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje.
    Një kthim në shtëpi, që gëlon me ëndrra për të ardhmen, e çliruar nga mitet e së shkuarës. Padyshim e mbrojtur mirë, por që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve dhe etërve tanë themelues. Një vizion që na takon neve ta sjellim në jetë”, tha Rama.

  • U plagos rëndë në 2020, por s’i shpëtoi kësaj here, ekzekutohet në Greqi bosi i mafias

    U plagos rëndë në 2020, por s’i shpëtoi kësaj here, ekzekutohet në Greqi bosi i mafias

    Një vrasje mafioze tronditi Greqinë mesditën e së enjtes në zonën e Halkandrit, ku u ekzekutua Georgios Moschouris, i njohur si “Thamnaki”, një nga figurat kryesore të mafies greke. Ai u qëllua për vdekje me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, teksa po dilte nga një qendër private mjekësore. Plumbat, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
    Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja plumbash, dhe pak më vonë policia zbuloi një automjet të djegur në zonën e Patimës, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin dhe për t’u larguar. Moschouris nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi kishte mbijetuar një atentat më parë në vitin 2020 në Voula.

  • ‘Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët’

    ‘Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët’

     

    Faik Konica është një poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Faik Konica mori mësimet e para në Konicë dhe i vijoi për pakë kohë te Jezuitët në veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll. Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi.

    Ai fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i perjetshëm.
    Njëra ndër thëniet e tij më të njohura është ajo për Shqipërinë, e cila lidhet me politikën.

    “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”, – Faik Konica. /KultPlus.com