Tag: shpëtoi

  • Japonezi që u shpëtoi dy shpërthimeve bërthamore

    Japonezi që u shpëtoi dy shpërthimeve bërthamore

    Më 6 gusht 1945 një bombë atomike shpërtheu sipër qytetit japonez të Hiroshimës, duke vr arë afërsisht 130,000 njerëz. Ndër të mbijetuarit ishte Tsutomu Yamaguchi, i cili ndodhej në qytet për biznes. Ai ishte tre kilometra (1.8 milje) nga qendra e shpërthimit.

    Tsutomu pësoi djegie serioze në anën e majtë, dëmtoi daullet e veshit dhe u verbua përkohësisht. Ai pushoi atë natë në një vendstrehim nga sulme ajrore, por u ndje mjaft mirë për të udhëtuar në shtëpi ditën tjetër … në Nagasaki. Tsutomu ishte kthyer në punë më 9 gusht 1945 kur një bombë bërthamore u hodh në Nagasaki.

    Rreth 50,000 njerëz vdiqën në atë sulm. Për mrekulli, Tsutomu Yamaguchi shpëtoi edhe një herë nga vdekja. I vetmi person që i mbijetoi dy sulmeve bërthamore, ai jetoi deri në vitin 2010, në moshën 93 vjeç. / bota.al

  • “Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!

    “Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!

    ‘Borshi shpëtoi, turistë e pushues mirë se të vini!’ Kështu shkruan në rrjetin social Facebook, Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, i cili në këtë postim ka shprehur një mesazh falënderues për të gjitha forcat që morën pjesë në operacionin e shpëtimit në Borsh.
    Ai i ka cilësuar të gjithë ata që morën pjesë në operacione si heronj të heshtur, dhe në mesazhin e tij falenderimet konkrete shkuan për zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e policisë.
    Ndërkohë, falënderime për përkushtimin në këtë situatë, Hajdari i ka shprehur edhe ministrit të Mbrotjes Pirro Vengu dhe Kryetarit të Bashkise Himarë, Vangjel Tavos.
    Forca të shumta qoftë nga toka edhe nga ajri u përfshinë në shuarjen e zjarreve në fshatrat Borsh, Piqeras dhe Sasaj.
    Postimi i Inspektorit të Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari
    Borshi shpëtoi, turistë e pushues mirë se të vini!
    Falë heronjëve të heshtur zjarrfikës, forcave të armatosura,punonjësve të policisë, gjithë pjesmarrësve në operacion,përkushtimit të Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarit të Bashkise Himarë, mikut Vangjel Tavo.
    Situatë e parë me sy dhe jetuar me zemer prej disa orësh.
     
     

  • “Borshi shpëtoi nga zjarri”, Inspektori i Përgjithshëm iu drejtohet pushuesve: Mirë se të vini!

    “Borshi shpëtoi nga zjarri”, Inspektori i Përgjithshëm iu drejtohet pushuesve: Mirë se të vini!

    Pas orësh të tëra përpjekjesh në terren për shuarjen e zjarreve në jug të vendit, Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka reaguar me një mesazh falënderues për të gjitha forcat që morën pjesë në operacionin e shpëtimit në Borsh.

    “Borshi shpëtoi, turistë e pushues mirë se të vini!”, shkruan ai, duke vlerësuar kontributin e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, punonjësve të policisë dhe gjithë pjesëmarrësve në ndërhyrje. Ai thekson gjithashtu përkushtimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, të cilët ishin në terren gjatë gjithë kohës.

    “Situatë e parë me sy dhe jetuar me zemër prej disa orësh”, përfundon Inspektori i Përgjithshëm, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit të të gjitha strukturave për mbrojtjen e jetës dhe pronës në këto ditë të vështira.

  • Të pathënat e Ardenicës/ Historia e priftit shkodran që e shpëtoi manastirin nga shkatërrimi

    Të pathënat e Ardenicës/ Historia e priftit shkodran që e shpëtoi manastirin nga shkatërrimi

    Qetësia që mbizotëron në hyrje dhe brenda manastirit te Ardenicës në Lushnje, i shton misterin tempullit mesjetar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ishte në prag të shkaterrimit me revolucionin antifetar të vitit 1967, por shpëtoi pa iu prekur asnjë tullë. Kjo falë një prifti shkodran që sherbente në atë kohë në Manastir. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Maksim Zarka, studiues i trashëgimisë kulturore të Myzeqesë ka rrëmuar në arkivat e organeve hetimore të kohës, duke sjellë me detaje fjalimin, që prifti Irine Banushi, mbajti përpara turmës së armatosur me kazma dhe lopata.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Manastiri shpëtoi kurse Irine Banushi bëri lutjen e funditReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Por nëse tentativa për rrënimin e manastirit është e dokumentuar, të tjera histori si grabitja e artefakteve dhe djegia e bibliotekës së pasur të manastirit, janë të veshura me mister. Zarka veçon dy humbje të mëdha të trashëgimisë së manastirit, ikonën me mbishkrim shqip e cila me gjasë ndodhet në ndonjë muze europian dhe djegien e bibliotekës

    Vizitorët, vendas dhe të huaj, janë kryesisht besimtarë që vijnë për lutje. Një kishë me ikona murale të ruajtura ndër shekuj, si ajo e “Marisë Hyjlindëse” brenda manastirit, është një eksperiencë e rrallë për këto zonja nga Ukraina. Kurse vendasit emigrantë duan t’u prezantojnë fëmijëve pasurine e rrallë të vendlindjes

    Manastiri i Ardenicës ndodhet në një lartësi prej 238 metra mbi nivelin e detit duke ofruar për vizitorët edhe pamje panoramike nga fusha e Myzeqesë. Manastiri u themelua në shekullin e X me kishen e shen triadhës. U zgjerua me ndërtimin e kishës “Maria hyjlindëse”, konakëve dhe murit rrethues, rreth 600 vjet më vonë. / abcnews.al

  • Shpëtoi turistët, por sakrifikoi jetën e tij. Shpallet Dëshmor i Atdheut

    Shpëtoi turistët, por sakrifikoi jetën e tij. Shpallet Dëshmor i Atdheut

    Edi Rama shkruan pas aktit heroik të Arben Anamalit që shpëtoi dy turistë në liqenin e Shkodrës, por që më pas u mbyt:
    U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT

    Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.
    I paharruar, Kapiten Arbeni
     

  • Qeni hero që shpëtoi 67 persona, filloi të lehte para një rrëshqitjeje masive dheu

    Qeni hero që shpëtoi 67 persona, filloi të lehte para një rrëshqitjeje masive dheu

    Lehja e një qeni në mes të natës shpëtoi jetën e 67 personave në një fshat në Himalaje përpara se një rrëshqitje masive dheu të shkatërronte shtëpitë e tyre.

    Ngjarja ndodhi pas mesnatës në fshatin Siyathi, i vendosur në shtetin indian të Himachal Pradesh. Sipas familjes së tij, qeni filloi të lehte pikërisht kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shembjen e një rrëshqitjeje dheu, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi.
    “U zgjova nga lehjet. Kur shkova drejt tij, pashë një çarje të madhe në murin e shtëpisë dhe uji kishte filluar të hynte. Vrapova poshtë me qenin dhe i zgjova të gjithë. Ai vrapoi derë më derë, duke njoftuar fshatarët. Brenda pak minutash, shtëpitë e tyre u përfshinë nga balta dhe mbeturinat.”, u shpreh një banor.
    Rrëshqitja e tokës e shkaktuar nga musonet e rrafshoi plotësisht zonën, me vetëm disa shtëpi që kishin mbetur në këmbë.
    Të mbijetuarit shprehën mirënjohjen e tyre për qenin, të cilin familja e kishte adoptuar vetëm pak javë më parë.

     

    Top Channel

  • Fati tragjik i Arben Anamalit që shpëtoi dje dy jetë, Begaj: Kapiteni shkodran, model shoqëror dhe shpirt heroik

    Fati tragjik i Arben Anamalit që shpëtoi dje dy jetë, Begaj: Kapiteni shkodran, model shoqëror dhe shpirt heroik

    Presidenti Bajram Begaj shprehu mbrëmjen e djeshme ngushëllimet për humbjen e jetës së kapitenit të anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali.

    Në një postim në rrjetet sociale Begaj vlerësoi aktin heroik të 51-vjeçarit shkodran që shpëtoi jetën e dy turistëve.
    “Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik. Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje”, shkruan Begaj.Kapiteni i një anije turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali, pasditen e djeshme gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

  • Francë/ 39-vjeçari bëhet hero pasi shpëtoi 2 foshnja nga një apartament që po digjej në Paris

    Francë/ 39-vjeçari bëhet hero pasi shpëtoi 2 foshnja nga një apartament që po digjej në Paris

    Një 39-vjeçar, kujdestar shkolle, shpëtoi dy foshnja nga një apartament që po digjej në katin e gjashtë të një ndërtese në Paris.

    Fouseynou Cisse u bë hero pasi, duke sfiduar rrezikun, qëndroi në një parvaz jashtë një dritareje të mbushur me tym dhe mori fillimisht një foshnjë pesë muajshe, të cilën ia dorëzoi një fqinjit në një ndërtesë ngjitur.

    Më pas bëri të njëjtën gjë me një fëmijë njëvjeçar. Në total, ai shpëtoi katër fëmijë dhe dy të rritur.

    39-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi kur ndjeu erën e tymit dhe pa një nënë që mbante foshnjën e saj jashtë dritares. Pasi i tha gruas së tij të largohej bashkë me fëmijën e tyre dyvjeçar, ai filloi të ndihmonte fqinjët. Siç tha për gazetën Le Parisien, tymi ishte shumë i dendur dhe fëmijët mund të kishin vdekur nga asfiksia.

    “Nuk mendova dy herë, jetët e tyre ishin në rrezik”, theksoi ai.

    “Mendova se do të vdisja bashkë me fëmijët e mi”, tregoi Naomi, një nga nënat që u shpëtuan.

    Dhjetë banorë u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit, ndërkohë që veprimi i Cissé u lavdërua nga politikanë francezë.

    Senatori Remi Feraud deklaroi se Cisse “është një hero që meriton admirimin dhe njohjen e Parisit”, ndërsa eurodeputeti Mathieu Valet theksoi se “përballë vdekjes, i armatosur vetëm me guximin e tij, ai shpëtoi jetët e fqinjëve të tij”. Syri.net-iefimerida

  • Pavarësia e Amerikës, hoxha Maliqi: Trump shpëtoi Kosovën nga një pushtim tjetër i Serbisë

    Pavarësia e Amerikës, hoxha Maliqi: Trump shpëtoi Kosovën nga një pushtim tjetër i Serbisë

    Kosova E Premte, 4 Korrik 2025 20:55
    Një hoxhë në Kosovë është vendosur në qendër të vëmendjes këtë të premte pasi në xhaminë që ai drejton ka ngritur flamurin amerikan për të shënuar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Imami Labinot Maliqi, thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump, për të cilin tha se e shpëtoi vendin nga një tjetër pushtim i Serbisë.

    “Presidenti Donald Trump është një mik i Kosovës. Ai është një garantues i stabilitetit në Ballkan. E meriton të falënderohet dhe për parandalimin e pushtimit të sërishëm nga Serbia të cilën Trump e ka potencuar. Ka qenë i nevojshëm reagimi i tij. I jemi mirënjohës dhe shpresojmë që mbështetja e tij të mos mungojë për shtetin e Kosovës. Ata që kanë një mendje të shëndoshë, vlerat tona na kujtojnë që të kemi mirënjohje për të gjithë ata që na ndihmojnë”, tha Maliqi.

  • “Ishte apokalips i vërtetë”/ Britanikja që i shpëtoi raketës në Tel Aviv tregon çastet e tmerrit: Shpërthimi më i fortë që kam dëgjuar

    “Ishte apokalips i vërtetë”/ Britanikja që i shpëtoi raketës në Tel Aviv tregon çastet e tmerrit: Shpërthimi më i fortë që kam dëgjuar

    Naomi Brookarsh kishte udhëtuar drejt Tel Aviv për të takuar vëllanë, kur ndërtesa ku ai jetonte, u godit nga një raketë iraniane të hënën në mëngjes.

    “Ishte vërtet, vërtet e frikshme, por falë Zotit mbijetuam. Ishim në strehën kundër bombave, gjë që na shpëtoi jetën“, tregon shtetësja britanike për BBC-në.
    Naomi tregon për zhurmën e fuqishme që i zgjoi nga gjumi në orët e para të mëngjesit, kur përjetuan momente tmerri.
    “Papritmas pati një shpërthim masiv, zhurma më e madhe që kam dëgjuar ndonjëherë, dhe ishte sikur e gjithë dhoma po dridhej, ndienim trupat tanë duke u dridhur”, rrëfeu e reja.
    Vetëm pasi dolën nga streha, ata panë dëmet. Çatia ishte shembur dhe dritaret ishin thyer. Ndërsa po largoheshin nga ndërtesa, ata panë zjarr, tym dhe ambulanca: “Ishte si një skenë filmi, ishte si një apokalips”, thotë ajo.

    Top Channel