Tag: shpëtoi

  • Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

    Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

    Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur.

    Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve.
    I ndjeri ishte punonjës i OSSH, teksa këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur:
    ”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.
    Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.
    Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”.

    Top Channel

  • Video/ E mitura tentoi t’i jepte fund jetës, flet qytetari që e shpëtoi nga vetëvrasja: E prita në krahë!

    Video/ E mitura tentoi t’i jepte fund jetës, flet qytetari që e shpëtoi nga vetëvrasja: E prita në krahë!

    Landi Gura nga Korça ishte qytetari që shpëtoi nga vdekja të miturën 14-vjeçare nga Korça e cila u vetëhodh nga ballkoni i banesës një ditë më parë.

    Ai rrëfen sesi e kuptoi që vajza po hidhej dhe doli ta shpëtonte.
    “Unë për momentin isha në lokal ,dëgjoj zëra dhe kur shkova atje ajo donte të hidhej. I dola përpara, e shihja si mbesën time se ishte e vogël.
    Ajo ra në një llamarinë aty, nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë.
    Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, hyra si ato shqiponjat e prita”-tregon ai.

    Top Channel

  • Vrenozi tallet me opozitën: Na shpëtoi ankimimi i Veliajt, se s’po gjenim dot kandidatin!

    Vrenozi tallet me opozitën: Na shpëtoi ankimimi i Veliajt, se s’po gjenim dot kandidatin!

    Demokrati Ilir Vrenozi nuk i ka kursyer ironitë me të tijtë sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.
    Sipas tij, ankimimi i Erion Veliajt në Kushtetuese e shpëtoi opozitën që s’po gjen dot një kandidat, pasi zgjedhjet mund të mos mbahen.
    “Lali ne rradhe te pare me kete ankimim na shpetoi ne , se nuk po gjenim dot kandidat.. tani vazhdon ankimimi i lalit deri ne Janar … deri ne Janar e kemi gjetur ne kandidatin” – shkruan Ilir Vrenozi në rrjetet sociale.

  • Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis: Akti i tij i vetëmohimit u bë shembull i humanizmit

    Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis: Akti i tij i vetëmohimit u bë shembull i humanizmit

    Ledian Goka, shtetasi shqiptar që u shndërrua në hero në shtetin fqinj, pasi shpëtoi nga mbytja në lumë dy fëmijë në qershor, mori nënshtetësinë greke.

    Ai mori nënshtetësinë nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që e falenderoi për aktin heroik.
    “Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, u shpreh Mitsotakis.

    Top Channel

  • “Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë”, nxënësi i shkollës katolike në Minneapolis rrëfen momentet e tmerrit: Kisha frikë se nuk do e shihja më mamin

    “Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë”, nxënësi i shkollës katolike në Minneapolis rrëfen momentet e tmerrit: Kisha frikë se nuk do e shihja më mamin

    Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një 23-vjeçari nisi të qëllonte me breshëri plumbash drejt tyre.

    Të vegjëlit nxituan të fshiheshin në stolat e kishës, teksa luteshin që tmerri që po përjetonin të mbaronte.
    “Shoku im më shpëtoi jetën”, rrëfen i tronditur një 10-vjeçar, që i shpëtoi plumbave. “Ishim dy vende larg dritares. Viktori u shtri sipër meje dhe u godit në shpinë. E dërguan në spital, u frikësua shumë për të, tani mendoj se është mirë”, tha Weston Halsne për gazetarin e CBS Minnesota.
    Ai tregoi se u fshehën në stolat e kishës dhe më pas në palestër, derisa u thanë se janë të sigurt. “Kisha frikë se nuk do ta shihja më nënën”, shtoi i mituri, teksa e ëma e priste jashtë shkollës.
    Robin Westman, 23 vjeç, qëlloi me breshëri plumbash duke lënë të vdekur dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, i dha fund jetës.

    Top Channel

  • Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në një bodrum mafie, ja si shpëtoi gjallë

    Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në një bodrum mafie, ja si shpëtoi gjallë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, duke ngritur edhe dyshimet se ai është rrëmbyer, sic tha Berisha në ‘bodrumet e mafies”.
    Sipas Sali Berishës, Daniel Shima shpëtoi falë mesazhit që ai i dërgoi partneres, duke I thënë “se po më arrestojnë”.
    Teksa dënoi rrëmbimin, sic u shpreh Berisha, ai theksoi se “është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze”.
    Berisha po ashtu theksoi se në rastin e Daniel Shimës, do kishim skena si ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës apo të Ervis Martinajt.
    “Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë.
    Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë.
    Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan.
    Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi.
    Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta.
    Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan.
    Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri.
    Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye.
    Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij.
    Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan”, tha Sali Berisha.

  • “Largimi nga Bayern më shpëtoi jetën, do kaloja në depresion”

    “Largimi nga Bayern më shpëtoi jetën, do kaloja në depresion”

    10 Gusht 2025

    13:42

    Telesport

    “Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch, duke iu referuar periudhës kur djali i tyre luajti te Bayern.
    Vetë holandezi ka shprehur keqardhjen e tij për muajt më të vështirë të jetës së tij.
    “Kam vuajtur shumë mendërisht. Nagelsmann më linte tri ndeshje radhazi pa luajtur asnjë sekondë. Thjesht shihja ndeshjet dhe ndihesha keq. Fituam titullin, por nuk ndihesha kampion, sepse nuk kisha bërë asgjë. Ka qenë periudha më e vështirë në jetën time, por pata fatin që kisha pranë prindërit. Transferimi te Liverpool më shpëtoi nga depresioni”.

  • Ky është polici “hero”, shpëtoi tre të rinjtë nga aksidenti tragjik (VIDEO)

    Ky është polici “hero”, shpëtoi tre të rinjtë nga aksidenti tragjik (VIDEO)

    Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Fier, në zonën e Qafë Koshovicës. Një makinë tip ”Benz’’ humbi kontrollin, u përplas me një pishë dhe u përmbys në rrugë, duke shpërthyer në flakë.
    Kanë qenë tre persona, shoferi dhe dy pasagjerë, të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur.
    Fatmirësisht të tre kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo ”falë’’ policit i cili u gjend “në kohën dhe momentin e duhur”.
    Një qytetar ka filmuar momentin ku një efektiv polici, Klajdi Mustaj, i cili u gjend në vendngjarje pa pritur zjarrfikësit, ka hyrë mes flakëve dhe ka arritur të nxjerrë të gjallë katër personat e bllokuar në automjet. Veprimi i tij i guximshëm ka shmangur një tragjedi të madhe.
    Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të policit, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.

  • Një burrë shpëtoi një këlysh ujku, nëna e këlyshit ia ktheu nderin (Video)

    Një burrë shpëtoi një këlysh ujku, nëna e këlyshit ia ktheu nderin (Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Çërçilli ndërtoi shtëpinë që shpëtoi botën

    Çërçilli ndërtoi shtëpinë që shpëtoi botën

    Njëqind vjet pasi e bleu Çërçilli, “Chartwell” ia vlen të vizitohet.

    Një udhëtim i shkurtër me tren nga Londra, në pjesën e jashtme të periferisë në Kent, ngrihet shtëpia që shpëtoi botën. Ose më saktë, është shtëpia që shpëtoi njeriun që shpëtoi botën. Prona në fjalë, natyrisht, është Chartwell, e cila 100-vjet më parë u ble nga njëfarë Uinston Çërçilli, asokohe deputet liberal. Atëbotë, karriera ishte në ngjitje: në vitin 1924, Çërçillin, që kishte kaluar në nivelin tjetër, Stanley Baldwin e bëri Kancelar, një post që ai e mbajti deri në vitin 1929.

    Por më pas, krejt papritur, befas ai u flak jashtë. Ishte koha kur Chartwell – dhe 81 hektarët, në të cilat ndodhet – qe shpëtimi i tij. Pikërisht për këtë arsye, kjo pronë, jo veçanërisht e bukur, e përshkruar dikur si një “shtëpi elizabetiane e viktorianizuar”, sot meriton vëmendje.

    Kjo është shtëpia që e forcoi, e magjepsi, e frymëzoi dhe e ringjalli Çërçillin gjatë atyre viteve të gjata të labirinteve të tij politike, që zgjati nga viti 1929 derisa u emërua Lordi i Parë i Admiraliatit në 1939, po edhe në vitet kur vuajti nga “qeni i zi” i depresionit.

    Nën këtë çati, Çërçilli mbolli farat për rimëkëmbjen e tij politike – dhe rimëkëmbjen e botës nga hija e errët e nazizmit në vitet 1940. Ndërsa mysafirët e shtëpisë në Chartwell përfshinin Nënën Mbretëreshë, Albert Ajnshtajnin, Lorencin e Arabisë dhe Çarli Çaplinin, shumicën e kohës ishin figura familjare dhe politike dhe aleatë të ulur në tryezën e gjatë të ngrënies. “Ejani në Chartwell, – thoshte Çërçilli, – do të na gjeni të gjithë të taposur me shejtanët”. Mes tyre ishte edhe mbesa e Çërçillit, Klarisa, e cila më vonë do të zinte numrin 10, si gruaja e Anthony Eden. Gjatë një interviste, ajo u shpreh se të shkoje në Chartwell në vitet 1930, ishte si të shkoje në një vend mërgimi. Mirëpo, ishte mërgimi i Çërçillit, një vend ku ai fliste, mendonte, mësonte dhe bënte pyetje, duke formuar atë që diplomati Robin Fedden e quajti si “zyrë e vogël e jashtme… nyjë e rezistencës” në vitet e Paqësimit.

    Shtëpia dhe mirëmbajtja e saj thuajse e rrënuan financiarisht, megjithëse sipas gjase më shumë shqetësohej e shoqja, Clemmie, për financat sesa ai. Pasi e blenë shtëpinë e vjetër për 5000 £, Çërçilliët shpenzuan mijëra të tjera për ta rinovuar (Çërçilli e vlerësoi koston totale deri në 20,000 £) dhe ruajtur nga rrënimi, si dhe peizazhi i kopshteve, duke krijuar një lloj versioni borgjez të Blenheimit, ku Çërçilli lindi në 1874, në zemër të Kentit. Siç vëren Roy Jenkins në biografinë e WSC: “Chartwell ishte një argëtim shumë tërheqës dhe i shtrenjtë”. Sidomos për një kryeministër që paguhej vetëm 400 £ në vit. Si rrjedhojë, Çërçilli, në 1938 ishte drejt shitjes, para se të shpëtohej nga pasaniku. Megjithatë, kjo shtëpi ofroi pasuritë e veta në formën e frymëzimit letrar: në studimin në Chartwell (nëse e vizitoni, thuhet se është i pandryshuar, mund ta shihni) Çërçilli shkroi pjesën më të mirë të 40 librave, duke e shtyrë historianin Peter Clarke, ta përshkruajë Chartwell-in si “Fabrika e fjalëve të Uinstonit”. E lere ç’fjalë ishin.

    Siç tha Xhon F. Kenedi, Çërçilli “mobilizoi gjuhën angleze dhe e nisi në betejë”.

    Dikush mund ta përfytyrojë buzë tavolinës në këmbë, të epuar ose të shtrirë në shtrat me një puro mëngjesi, ose të zhytur në kavaletin me pamje nga liqenthet e kopshtit, ku lulëzuan shumë prej fjalëve dhe kadencave të lehta oratorike që biruan makinerinë luftarake naziste, duke nxitur koalicion mbarëbotëror kundër tij. A ishte nën këtë çati, që ai soditi gjakun, mundin, lotët dhe djersën e pranimit të kryeministrisë në maj 1940? Me siguri që po. Pra, studimi në Chartwell është pa dyshim, guva-njeri më e rëndësishme në histori. Për një gjë duhet të jemi të sigurt, se, ndërsa jetonte këtu, Çërçilli kuptoi kërcënimin në rritje të Gjermanisë naziste dhe arriti të kuptojë domosdoshmërinë e rekrutimit të Shteteve të Bashkuara, për t’u bashkuar në luftën kundër fashizmit.

    Në një darkë në Chartwell, në vitin 1933, ku ishte i ftuar një nga djemtë e Frenklin Ruzveltitt, Xhejmsi, Çërçilli sajoi një lojë, ku u kërkoi të ftuarve të tregonin dëshirën e tyre më të madhe. Kur i erdhi radha, Çërçilli deklaroi: “Dëshiroj të jem kryeministër dhe në komunikim të ngushtë dhe të përditshëm telefonik, me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Nuk ka gjë, që nuk do të mund ta bënim nëse do të ishim bashkë”. (Ai ishte një murator i kualifikuar, që synonte të shtronte 200 tulla dhe të shkruante 2000 fjalë në ditë.)

    Kështu, Chartwell shpëtoi njeriun që shpëtoi botën, duke i ofruar atij strehën dhe duke i ushqyer pasionet gjatë viteve më të vështira të jetës së tij. Ishte këtu kur ai kënaqej teksa vendoste tulla për vilën që ndërtoi në kopsht dhe derdhte fjalë për librat e tij. Për të gjitha këto, ia vlen të njihet dhe të vizitohet, në rast se nuk keni qenë. “Mos prisni të mahniteni nga madhështia arkitekturore”, – citon “National Trust” në faqen e internetit, duke vënë në dukje se është renditur në Kategorinë I për rëndësinë historike dhe jo për shkak të vetë ndërtesës.

    Por, pamja e luginës së paprishur Kentish, e cila magjepsi Çërçillin, do të të pushtojë imagjinatën. Siç u shpreh edhe vetë burrështetasi: “Një ditë larg Chartwell-it është një ditë e harxhuar kot”. Nëse nuk e keni bërë tashmë, futeni në agjendë dhe kushtojini një ditë të jetës suaj. Mrekullohuni me madhështinë periferike, pa luks e hijerëndë, që të kujton jahtin mbretëror “Britannia”. Shijoni liqenthet e Uinstonit dhe shikoni vilën që ai e ndërtoi vetë me aq krenari, tullë më tullë. Shijoni pikturat e tij, që dekorojnë shtëpinë. Vërtet nuk janë Monet, por ato dhe gjithçka brenda saj, janë të denja për vëmendjen tonë./Konica.al