Tag: shpëtimit

  • Përsëritja e ngjarjes tragjike të Koçanit, ekipet shpëtuese drejt përfundimit të punës, shkon në 218 numri i viktimave

    Përsëritja e ngjarjes tragjike të Koçanit, ekipet shpëtuese drejt përfundimit të punës, shkon në 218 numri i viktimave

    Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo është rritur në 218, sipas numërimit të fundit zyrtar, pasi ekipet e shpëtimit kanë hequr dorë nga shpresa për të gjetur të mbijetuar në rrënoja.

    Ekipet e shpëtimit tani janë duke u fokusuar në gjetjen  e trupave. Pasditen e së martës, askush nuk është gjetur i gjallë nën rrënoja.
    “Fatkeqësisht, janë 218 të vdekur, bazuar në shifrat paraprake”, tha Juan Manuel Mendes, drejtor i Qendrës së Operacioneve Emergjente.
    “Shpëtuesit tanë po përgatiten t’i japin fund kërkimeve të tyre pasi shpëtuan 189 persona”, shtoi ai.
    Dhjetëra njerëz janë ende të grumbulluar rreth klubit, në spitale dhe në morg, duke pritur informacione për të afërmit dhe miqtë e tyre të zhdukur. Disa mbajnë foto, të tjerët thjesht qajnë.
    Një listë me emrat e të vdekurve është vendosur në një tendë pranë zonës ku po mblidhen kufomat.

    🚨 CENAS FORTES | Vítimas ficam soterradas sob os escombros após desabamento brutal da laje.
    O número de mortos após o desabamento do teto da boate Jet Set subiu para 113. Uma tragédia que mergulha o país em dor profunda.#JetSet #RepublicaDominicana https://t.co/zaHDy7dOgU pic.twitter.com/aELDaNoVZP
    — Dennys Deeh (@DennysDeeh_) April 9, 2025

    Top Channel

  • 27-vjeçari u zhduk në mal në Has! Skuadrat e kërkim-shpëtimit të Kosovës ndërpresin kërkimet

    27-vjeçari u zhduk në mal në Has! Skuadrat e kërkim-shpëtimit të Kosovës ndërpresin kërkimet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishaj të Hasit, ku 27-vjeçari A.LL ka humbur kontaktet dhe është zhdukur në mal. Pas njoftimit për ndihmë nga autoritetet shqiptare, Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit të Kosovës (ShKShMK) ka nisur menjëherë operacionin e kërkimit në zonën e dyshuar.
     
    Skuadrat e ShKShMK, së bashku me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonës, kanë realizuar kërkime intensive në datat 7 dhe 8 prill 2025, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të gjejnë gjurmët e të riut. Pas kësaj, ShKShMK ka vendosur të ndërpresë kërkimet për momentin, duke lënë operacionin të hapur deri në grumbullimin e informacioneve të mëtejshm

  • Humb 28-vjeçari në Kishaj të Hasit! Kishte dalë për gjueti, njoftoi babanë se…

    Humb 28-vjeçari në Kishaj të Hasit! Kishte dalë për gjueti, njoftoi babanë se…

    Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kishaj të Hasit për të gjetur një person të moshës rreth 28 vjeçare nga Kukësi.
    Banorët kanë konfirmuar se personi i humbur kishte dalë për gjueti dhe nuk është kthyer. Ai ka njoftuar babain e tij se nuk mund të kthehej dhe ka kërkuar ndihmë.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personin e humbur, i cili është identifikuar si Ajet Lleshi nga fshati Kishaj, Bashkia Has.

  • SHBA anulon fonde të tjera për programet e shpëtimit, preket Siria, Gaza dhe Libani

    SHBA anulon fonde të tjera për programet e shpëtimit, preket Siria, Gaza dhe Libani

    FOTO ILUSTRUESE

    SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi se anuloi më shumë fonde të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për programet e shpëtimit. Sipas një zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonime, tha se ky pezullim prek programet në Siri, Gaza, Liban dhe Jemen. Financimi mbështeste ndihmat emergjente për civilët e prekur nga lufta.
    Departamenti i Shtetit dhe USAID kishin miratuar më parë vazhdimin e financimit, por në njoftimin e bërë mbrëmjne e djeshme USAID-i u tha organizatave se fondet e tyre po përfundonin. Në njoftimet thuhej se vendimi ishte marrë në përgjigje të direktivave nga Jeremy Leëin, një zyrtar që ka punuar me Departamentin e Efiçencës së Qeverisë dhe tani është në krye të USAID-it, të cilin administrata Trump ka lëvizur për ta çmontuar.
    Një rishikim përcaktoi se çmimet nuk ishin në përputhje me prioritetet e administratës. Zyrtari humanitar e quajti përfundimin e financimit “mizor”.
    “Ata kanë shënjestruar vendet ku ne duhet të bëjmë më shumë miq dhe jo më shumë armiq. Këto veprime thjesht i bëjnë njerëzit në rajon të na urrejnë më shumë”, tha ai./ZËRI

  • Shkak moti i keq. Shembet godina në Spanjën jugore, 3 të vdekur

    Shkak moti i keq. Shembet godina në Spanjën jugore, 3 të vdekur

    Tre persona kanë humbur jetën kur një godinë u shemb në Spanjën jugore , e shkaktuar nga stuhia Nuria e cila u shoqërua nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, thanë shërbimet e shpëtimit.
    “Përplasja ndodhi pak pas orës 11:30 me orën lokale në një fermë në Coria del Rio , një komunitet prej 30,000 banorësh që ndodhet 15 kilometra larg Seviljes në Andaluzi” tha një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit në një mesazh të postuar në mediat sociale.

    Sipas zëdhënëse, një banor ka njoftuar autoritetet duke shpjeguar se era ka “hequr çatinë” dhe ka dëmtuar muret e godinës. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tre personave.
    “Burimet mjekësore kanë konfirmuar vdekjet, “tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një njoftim për shtyp, duke cituar policinë se erërat goditën gjithashtu një shtyllë elektrike, me autoritetet që njoftuan kompaninë e energjisë.
    Ardhja e stuhisë Nuria , në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë bëri sot Shërbimin Meteorologjik Spanjoll të shpallë alarmin për shumë rajone, përfshirë Andaluzinë për shkak të rrezikut të erërave të forta dhe reshjeve të dendura.
    Kjo është stuhia e pestë që godet Spanjën që nga fillimi i marsit, muaj në të cilin sasia e shiut të regjistruar është 2.5 herë më e lartë se nivelet normale për sezonin. Kjo seri e ngjarjeve ekstreme të motit ka bërë që gjithsej të paktën 10 persona të vdesin në aksidente.

  • Moti i keq shemb godinën në Spanjën jugore, tre persona humbin jetën

    Moti i keq shemb godinën në Spanjën jugore, tre persona humbin jetën

    Tre persona kanë humbur jetën kur një godinë u shemb në Spanjën jugore, e shkaktuar nga stuhia Nuria e cila u shoqërua nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, thanë shërbimet e shpëtimit.
    “Përplasja ndodhi pak pas orës 11:30 me orën lokale në një fermë në Coria del Rio , një komunitet prej 30,000 banorësh që ndodhet 15 kilometra larg Seviljes në Andaluzi” tha një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit në një mesazh të postuar në mediat sociale.
    Sipas zëdhënëses, një banor ka njoftuar autoritetet duke shpjeguar se era ka “hequr çatinë” dhe ka dëmtuar muret e godinës. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tre personave.
    “Burimet mjekësore kanë konfirmuar vdekjet, “tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një njoftim për shtyp, duke cituar policinë se erërat goditën gjithashtu një shtyllë elektrike, me autoritetet që njoftuan kompaninë e energjisë.
    Ardhja e stuhisë Nuria, në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë bëri sot Shërbimin Meteorologjik Spanjoll të shpallë alarmin për shumë rajone, përfshirë Andaluzinë për shkak të rrezikut të erërave të forta dhe reshjeve të dendura.
    Kjo është stuhia e pestë që godet Spanjën që nga fillimi i marsit, muaj në të cilin sasia e shiut të regjistruar është 2.5 herë më e lartë se nivelet normale për sezonin. Kjo seri e ngjarjeve ekstreme të motit ka bërë që gjithsej të paktën 10 persona të vdesin në aksidente.

  • VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar: Gruaja nxirret e gjallë pas 60 orësh nën rrënoja

    VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar: Gruaja nxirret e gjallë pas 60 orësh nën rrënoja

    Ekipet e shpëtimit në Myanmar arritën të nxirrnin një grua të gjallë nga rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe në qytetin Mandalay, rreth 60 orë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi shembjen e ndërtesës. Ky moment shpëtimi u shoqërua me një emocion të madh, duke i dhënë shpresë dhe forcë shumë njerëzve në mes të kësaj tragjedie të papërshkrueshme.

    Pas orëve të tëra të mundimshme dhe me shumë vështirësi, ekipi i shpëtimit mundi të nxirrte 30-vjeçaren Phyu Lay Khaing nga rrënojat, ku ajo kishte mbetur e ngulfatur. Ajo kishte kaluar mbi dy ditë të tëra duke luftuar për mbijetesë nën rrënoja. Pasi u nxorr nga rrënojat dhe u vendos në barrelë, qytetarët dhe kalimtarët shpërthyen në duarrokitje dhe brohoritje, shprehjen e gëzimit dhe mirënjohjes për shpëtimin e saj.

    Gruaja e mbijetuar u përqafua me burrin e saj, i cili kishte pritur për orë të tëra, duke shpresuar se ajo do të dilte e gjallë nga rrënojat. Më pas, ajo u dërgua menjëherë në spital për një vlerësim të shëndetit, ku mjekët do të shqyrtonin gjendjen e saj dhe do të planifikonin trajtimin e nevojshëm.

    Ky shpëtim është vetëm një nga shumë raste të tilla që pasuan tërmetin katastrofik me magnitudë 7.7 që goditi Myanmarin të premten e kaluar. Tërmeti ka shkaktuar tragjedi të mëdha, duke lënë më shumë se 1600 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Dëmet janë masive, shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe struktura të shumta kanë pësuar dëme të mëdha, duke vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit që po përballen me kushte shumë të vështira.

    /vizionplus.tv

  • 4 ditë pas tërmetit në Mianmar! Vijojnë këkimet nën rrënoja, OBSH: Duhen 8 mln dollarë për shërbimet mjekësore

    4 ditë pas tërmetit në Mianmar! Vijojnë këkimet nën rrënoja, OBSH: Duhen 8 mln dollarë për shërbimet mjekësore

    ekipet e shpëtimit

    MIANMAR-Katër ditë nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi Minamarin, ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar të mbijetuar në rrënoja. Tërmeti la pas rreth 1700 viktima dhe mijëra të plagosur. 
    Zyrtarët thonë se katër persona janë shpëtuar gati 60 orë pasi tërmetit të fuqishëm dhe një trup është gjetur nga një ndërtesë shkolle e shembur në rajonin Sagaing. Qindra njerëz mbeten të zhdukur, ndërsa përpjekjet e forcave të kërkim-shpëtimit vijojnë si në Mianmar ashtu edhe në Tajlandën fqinje.
    Ndërkohë një organizatë myslimane e Mianmarit deklaron se më shumë se 700 besimtarë u vranë kur tërmeti në kohën e namazit të së premtes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit ka vendosur numrin e të vdekurve deri më tani në 17000.
    Mediat e huaja shkruajnë se nuk është e qartë në këtë moment nëse 700 besimtarët, të raportuar të vdekur nga Rrjeti Mysliman i Revolucionit të Pranverës së Mianmarit, janë përfshirë në shifrat e qeverisë të dhëna nga zëdhënësi i qeverisë, gjeneralmajor Zaw Min Tun në televizionin shtetëror. Qeveria ka vlerësuar numrin e të plagosurve në 3,400 dhe tha se më shumë se 300 persona janë ende të zhdukur. 
    OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Mianmarit. Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.
    Tërmeti goditi mesditën e 28 marsit me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 6.4 ballësh. Në kryeqytetin Naipidav, ekipet punuan të shtunën për t’i ndrequr rrugët e dëmtuara, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit shërbimet e energjisë elektrike, telefonit dhe internetit mbesin të ndërprera. Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën. Tërmetet janë të rralla në Bangkok, por kryesisht të zakonshme në Myanmar./ZËRI

  • “Jetë nën rrënoja pas 60 orësh”/ Shpëtohen 4 persona të tjerë pas tërmetit në Mianmar

    “Jetë nën rrënoja pas 60 orësh”/ Shpëtohen 4 persona të tjerë pas tërmetit në Mianmar

    Katër persona të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat gati 60 orë pasi tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin të premten, duke vrarë të paktën 1700 njerëz në vendin e Azisë juglindore.

    Të mbijetuarit u shpëtuan nga një ndërtesë shkolle e shembur në rajonin verior të Sagaing, gjet edhe një siç njoftoi shërbimi zjarrfikës i Mianmarit.
    Qindra njerëz mbeten të zhdukur, ndërsa përpjekjet e forcave të kërkim-shpëtimit vijojnë si në Mianmar ashtu edhe në Tajlandën fqinje. Megjithëse përpjekjet e shpëtimit kanë nisur që nga e premtja dhe ndihma ndërkombëtare po fillon të arrijë në Mianamar, ka pasur vonesa në arritjen e zonave më të goditura, duke i lënë vendasit të përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit me dorë .
    Të shtunën mbrëma, një grua e moshuar u shpëtua në kryeqytetin e Mianmarit, pasi u bllokua për 36 orë nën rrënojat e një spitali. Pamjet treguan se ajo u transportua me barelë në një ambulancë në pritje, e rrethuar nga punonjës të urgjencës. Njëzet e nëntë persona u shpëtuan gjithashtu nga një bllok apartamentesh i shembur në Mandalay, tha të dielën autoriteti lokal i zjarrfikësve.
    Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit i janë bashkuar përpjekjeve për katastrofën, me disa vende që kanë dërguar ndihmë në Mianmar. Kina ka drguar një ekip shpëtimi prej 82 personash, India një ekip shpëtimi dhe furnizime emergjente. Malajzia, Filipinet , Vietnami , Indonezia , Irlanda , Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re gjithashtu po dërgojnë ekipe shpëtimi.
     

    Top Channel

  • Më shumë se 1,000 viktima nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, qindra të zhdukur në Tajlandë

    Më shumë se 1,000 viktima nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, qindra të zhdukur në Tajlandë

    Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi Mianmarin është rritur ndjeshëm, duke arritur në 1,002 të vdekur dhe 2,376 të plagosur, sipas njoftimit më të fundit të qeverisë së juntës ushtarake.

    Shumica e viktimave ndodhen në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe më afër epiqendrës së tërmetit. Në këtë zonë, ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit, madje edhe me duar, duke kërkuar mes rrënojave.

    Naypyidaw, kryeqyteti i Mianmarit, është gjithashtu ndër zonat më të goditura, me 94 viktima të konfirmuara deri më tani.

    Ndërkohë, në Bangkok të Tajlandës, ku një ndërtesë e papërfunduar u shemb si pasojë e tërmetit, operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën.

    Ekipet e shpëtimit në Bangkok kanë arritur të zbulojnë të paktën 15 të mbijetuar nën rrënoja. Ata besohet të jenë bllokuar në një thellësi prej 5 deri në 10 metrash. Për të përshpejtuar shpëtimin, ekipet po planifikojnë përdorimin e makinerive të rënda për të pastruar sa më shpejt mbetjet e ndërtesës së shembur.