Tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve detare turistike në gjirin e Kakomesë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10 dhe të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
“Sot, më datë 14 shtator 2025, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë ka ndodhur një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike. Si pasojë e aksidentit, tre shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar: Charlotte Ann Richards – shtetase australiane, Alit El Haj Sofian – shtetas francez, Bionde Catherine – shtetase italiane. Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në operacionin e shpëtimit Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Policia Kufitare Sarandë. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit falënderon të gjitha strukturat që kontribuan në shpëtimin e qytetarëve, veçanërisht Policinë Kufitare Sarandë dhe Urgjencën Kombëtare.
Tag: shpëtimit
-

Përplasen dy mjete detare në Kakome, plagosen 3 turistë të huaj (VIDEO)
-

Incident i rëndë në det/ Dy mjete lundruese përplasen në gjirin e Kakomesë, plagosen tre turistë
Tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve detare turistike në gjirin e Kakomesë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10 dhe të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
“Sot, më datë 14 shtator 2025, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë ka ndodhur një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike. Si pasojë e aksidentit, tre shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar: Charlotte Ann Richards – shtetase australiane, Alit El Haj Sofian – shtetas francez, Bionde Catherine – shtetase italiane. Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në operacionin e shpëtimit Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH),Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Policia Kufitare Sarandë. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit falënderon të gjitha strukturat që kontribuan në shpëtimin e qytetarëve, veçanërisht Policinë Kufitare Sarandë dhe Urgjencën Kombëtare. -

Përplasje dy mjete turistike në Kakome, tre turistë të lënduar
Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre shtetas të huaj të cilët janë identifikuar si: Charlotte Ann Richards, shtetase australiane; Alit El Haj Sofian, shtetas francez dhe Bionde Catherine, shtetase italiane.
Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga:
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Policia Kufitare Sarandë.
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit falënderon të gjitha strukturat që kontribuan në shpëtimin e qytetarëve, veçanërisht Policinë Kufitare Sarandë dhe Urgjencën Kombëtare, për angazhimin e tyre të shpejtë dhe profesional. -

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri që u rrëzua në malet e Papua të Indonezisë me katër persona në bord, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.
Autoritetet konfirmuan se të katër personat në bord, përfshirë edhe ekuipazhin, ishin të vdekur.
Viktimat e rrëzimit të helikopterit PK-IWS në malet Jila u transportuan në aeroportin Mozes Kilangin në Timika.
Operacioni i shpëtimit përfshinte ekipet e kërkim-shpëtimit të Timikës, Forcën Ajrore Indoneziane, Ushtrinë, Policinë dhe PT Intan Angkasa, duke përdorur helikopterët PK-IWD dhe PK-IWU, me siguri ajrore të ofruar nga një helikopter TNI AU Caracal.
-

900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues
Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që goditi Afganistanin lindor ka lënë të paktën 900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur, deklaroi Yousaf Hammad, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive.
Autoritetet thanë se presin viktima të tjerë sapo ekipet e shpëtimit të arrijnë në vende më të izoluara, shumë prej të cilave mbetën të paarritshme për më shumë se 24 orë pas tërmetit.Administrata ka vendosur helikopterë për të shpëtuar dhe transportuar nga ajri të plagosurit, pasi rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut të cilat po i pengojnë ekipet e shpëtimit të arrijnë në disa zona të prekura
-

Mbi 800 viktima nga tërmeti në Afganistan, vijojnë kërkimet për të mbijetuar, operacionet e shpëtimit të vështira
Kërkimet për të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrues që goditi Afganistatin më 1 shtator janë në ditën e dytë.
Mbi 800 persona kanë vdekur në provincat Kunar dhe Nangarhar, dhe 1,800 të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter.
Përpjekjet e shpëtimit janë të ndërlikuara nga terreni malor. Fshatrat e prekura janë të vështira për t’u arritur në një ditë të zakonshme, por tani shumë nga rrugët që i lidhin ato janë bllokuar nga mbeturinat.Qeveritë e huaja dhe grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë dërguar ndihma në zonat e goditura nga tërmeti.
Ndër të prekurit nga fatkeqësia, shqetësim i veçantë janë gratë dhe vajzat pasi rajoni i goditur nga tërmeti është shumë konservator dhe ekziston frika se trajtimi i grave mund të vonohet për arsye kulturore. -

Tërmeti i rëndë i mori jetën të paktën 800 personave, vijojnë kërkimet intensive në zonat e prekura në Afganistan
Autoritetet në provincën Kunar të Afganistanit kanë zgjeruar operacionet e shpëtimit përtej katër fshatrave fillestarë, duke synuar tani zonat më të largëta dhe të vështira për t’u arritur, njoftoi Ehsanullah Ehsan, shefi i menaxhimit të fatkeqësive në provincë.
Ehsan deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk është ende e mundur të parashikohet numri i trupave që mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.
Ai theksoi se prioriteti i ekipeve është të përfundojnë sa më shpejt operacionet e shpëtimit dhe të nisin menjëherë shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga fatkeqësia.
Terreni i thyer malor dhe mungesa e infrastrukturës po e pengojnë ndjeshëm aksesin në fshatrat më të izoluar. Për të përshpejtuar punën, autoritetet kanë vendosur makineri të rënda për të pastruar rrugët dhe për të mundësuar hyrjen e ekipeve të ndihmës.
Ekipet e helikopterëve po kërkojnë në fshatra të largëta në Afganistan për të mbijetuarit e një tërmeti me magnitudë 6.0 që ndodhi të dielën dhe la më shumë se 800 të vdekur, sipas agjencisë humanitare të OKB-së.
Tërmeti goditi provincën malore Kunar të dielën dhe meqë rrugët janë bllokuar nga rrënojat, operacionet e shpëtimit duhet të kryhen nga ajri.
Numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi shumë njerëz ende dyshohet se janë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa zyrtarët raportojnë se fshatra të tëra janë shkatërruar.Top Channel
-

Moti i keq çon në katastrofë/ Përmbytje dhe rrëshqitje, mbi 20 të vrarë
Reshjet masive në rajonet Jammu dhe Kashmir, në Indi shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, duke çuar në vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve, sipas zyrtarëve.
Pelegrinazhi është pezulluar dhe autoritetet po përqendrohen në operacionet e shpëtimit.
Burime qeveritare lokale thanë se numri i viktimave mund të rritet me frikën se më shumë njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Moti i keq dhe largësia e vendit të fatkeqësisë i ka ndërlikuar operacionet e shpëtimit.
Njësitë e Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri në vendin e ngjarjes. -

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Gansu të Kinës Veriperëndimore
Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë në kontenë Yuzhong të provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje malore duke lënë 10 viktima dhe 33 të zhdukur deri në orën 6:50 të pasdites të premten, bënë të ditur autoritetet lokale.
Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë kontenë mbrëmjen e së enjtes, me reshjet maksimale që arritën 220.2 mm deri mesditën e së premtes. Disa komuna në Yuzhong janë prekur rëndë.
Një total prej 9.828 personash janë zhvendosur në zona të sigurta dhe 443 persona të bllokuar janë shpëtuar, siç u mësua në një konferencë shtypi të mbajtur nga qeveria provinciale të premten në mbrëmje.
Foto nga Xinhua
Përmbytjet malore kanë prekur tetë komuna lokale, me dëme të rënda në rrugë, furnizimin me energji elektrike dhe komunikimin duke përmbytur gjithashtu toka bujqësore dhe banesa.
Në orën tetë të mbrëmjes të së premtes, një alarm i kuq – niveli më i lartë i alarmit në sistemin me katër nivele të Kinës për fatkeqësi gjeologjike, u lëshua bashkërisht nga departamenti provincial i burimeve natyrore dhe zyra meteorologjike provinciale, duke paralajmëruar për fatkeqësi të mundshme gjeologjike në Yuzhong dhe zonat fqinje në qytetin Longnan brenda 24 orësh.
Kryeqendra e provincës, qytet Lanzhou, të cilit takon konteja Yuzhong gjithashtu e ngriti reagimin e saj ndaj emergjencave, nga niveli i tretë në të parin – më i larti në sistemin me katër nivele – në orën gjashtë të mbrëmjes të së premtes.Foto nga Xinhua
Deri tani, më shumë se 2.700 personel shpëtimi janë dërguar nga autoritetet provinciale, së bashku me 980 automjete dhe makineri, si dhe 8.530 komplete furnizimesh emergjente.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit për të zhdukurit, riparimet e infrastrukturës, evakuimin dhe strehimin e banorëve të prekur, janë në zhvillim e sipër.