Një stuhi politike dhe ndërkombëtare po merr formë mes brigjeve të Dhërmiut dhe Shtëpisë së Bardhë. Vizitat e shpeshta të Aleks Soros, djalit të miliarderit Xhorxh Soros në vilën qeveritare të kryeministrit Edi Rama nuk janë më thjesht një enigmë verore, por pjesë e një skenari që lidhet me një nga organizatat më të rrezikshme dhe më të fuqishme të planetit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë, lëshoi një deklaratë tronditëse, teksa kërkoi ngritjen e akuzave penale ndaj George Soros dhe djalit të tij në bazë të ligjit RICO, ligji që përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. “George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm i Radical Left-it, duhet të akuzohen me RICO për shkak të mbështetjes së tyre për Protestat e Dhunshme, dhe shumë më tepër, nëpër të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shqyejnë më Amerikën, duke mos i dhënë asnjëherë shansin të ‘MARRË FRYMË,’ dhe të jetë E LIRË. Soros, dhe grupi i tij i psikopatëve, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të ÇMENDUR nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, shkroi Trump në platformën Truth.
Prapaskenat
Por këto kërcënime nga Trump duket se kanë vënë në alarm rrjetin global të Sorosëve dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pikërisht për këtë arsye, Aleks Soros është parë dy herë brenda muajit gusht në Dhërmi. Më 3 gusht, ai dhe bashkëshortja e tij Huma Abedin darkuan me Edi dhe Linda Ramën në një prej restoranteve luksoze të zonës, ndërsa më 12 gusht vizita u zhvendos në vilat qeveritare, ku takimi u zhvillua në kushte të fshehtësisë maksimale. Burime të afërta me qarqe diplomatike nënvizojnë se këto takime nuk janë të zakonshme: ato lidhen drejtpërdrejt me frikën e Sorosëve se rikthimi i Trump në pushtet do të jetë një “ciklon shkatërrimtar” për organizatën e tyre.
Në këtë skakierë globale, Edi Rama shihet si një hallkë e besueshme, një mbështetës i heshtur dhe i gatshëm për t’u përdorur si bazë e intrigave politike dhe financiare. Vizitat e Aleks Soros në Shqipëri, larg syve të publikut amerikan, janë shndërruar kështu në një alarm të kuq: tregues i qartë se organizata më e rrezikshme e botës ndodhet në prag të një përplasjeje historike me presidentin më të vendosur të SHBA-ve. Dhe ndërkohë që Trump premton të “shkërmoqë” këtë rrjet, Dhërmiu është kthyer në një qendër të padukshme të intrigave ndërkombëtare. Pra misteri i vizitave të shpeshta të Aleks Soros në vilen qeveritare të Edi Ramës në Dhërmi, ka të bëjë pikërisht me këtë, pra grupi Soros duke e ditur që janë tani shënjestër e presidentit Trump, takohen për të thurur plane si mund të mbrohen.
Nga ana tjetër në sfondin e një vere të nxehtë, kjo histori ka ngjyrat e një thrilleri politik global: një kryeministër shqiptar që pranon në oborrin e tij vizitat e djalit të një miliarderi të akuzuar si kreu i një organizate kriminale, dhe një president amerikan që betohet publikisht se do t’i fundosë të gjithë. Madje një gjë është e sigurt, se, kjo histori nuk është thjesht një episod i zakonshëm i politikës. Është preludi i një përplasjeje epike, ku intrigat e Dhërmiut takohen me stuhinë e Uashingtonit. Dhe pas furtunës, shumë koka mund të bien. Megjithatë pyetja që ngrihet tani është e thjeshtë, por tronditëse: a do ta përballojë kjo organizatë goditjen e Trump, apo Dhërmiu do të mbetet simboli i fundit të një epoke intrigash?