Tag: shpërthyes

  • Shpërthen vullkani në Itali, alarm i kuq nga autoritetet

    Shpërthen vullkani në Itali, alarm i kuq nga autoritetet

    Një re gjigante tymi e zezë disa kilometra e lartë. Kështu, Etna është zgjuar dhe së shpejti mund të shkaktojë probleme për trafikun ajror në aeroportin e Katanias ku është ngritur niveli i alarmit, edhe pse për momentin trafiku ajror duket të jetë në rregull.

    Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së Katanias, lëshimi masiv i tymit dhe materialit vullkanik u shkaktua nga një rrjedhë piroklastike ndoshta e prodhuar nga një shembje e materialit në krahun verior të kraterit.
    Materiali i nxehtë më pas kaloi skajin e Valle del Leone, në rreth 2900 metra mbi nivelin e detit. Në të njëjtën kohë, aktiviteti shpërthyes nga krateri juglindor filloi të gjeneronte burime lave.
    Dridhja vullkanike arriti vlera shumë të larta. Megjithatë, gjithçka në këtë fazë është e kufizuar në lartësitë e majës së vullkanit. Shkaku i vetëm për shqetësim në këtë fazë lidhet me praninë masive të turistëve të cilët, falë ditës së bukur, i janë drejtuar vullkanit që nga orët e para të mëngjesit dhe disa ndoshta kanë guxuar të bëjnë disa ekskursione në lartësi të madhe.
    “Gjithçka është normale dhe nën kontroll”, tha Enrico Tarantino, kryebashkiaku i Katanias.
    “Nuk ka asnjë kritikë, është një fenomen që përsëritet dhe, në dritën e monitorimit të vullkanit, pritej tashmë. Aq shumë saqë qasja në zonat e majës ishte penguar. Është mali ynë, të cilin tani kemi filluar ta njohim në të gjitha manifestimet e tij”, shtoi ai.
    Faza aktuale shpërthyese, e katërmbëdhjeta në muajt e fundit, nga krateri Juglindor vazhdon me shpërthime të forta dhe pothuajse të vazhdueshme që janë ndjerë qartë në komunat e ndryshme në shpatet e Etnës. Nga një këndvështrim sizmik, vlerat e amplitudës së dridhjeve janë aktualisht të larta, edhe nëse nuk regjistrohen pasoja.
    Siç ndodh në këto raste, është aktivizuar alarmi për aeroportin e Catania-s duke e ngritur atë në nivelin më të lartë, të kuq. Ndikimi në trafikun ajror në çdo rast nuk është aq shumë i lidhur me lartësinë e resë vullkanike, por më tepër me drejtimin e erërave.
    Aktualisht dita e kthjellët dhe pa erë nuk e lëviz renë drejt Catania-s. Prandaj, aktiviteti aktual shpërthyes nuk ka pasoja në fluturimet hyrëse dhe dalëse në ishull.
    Sakaq, fenomeni u kap në video dhe foto që u postuan në mediat sociale, duke e bërë aktivitetin shpërthyes të Etnës viral në rrjet.

  • Alby provokon ndjekësit, vëmendja te gjoksi shpërthyes

    Alby provokon ndjekësit, vëmendja te gjoksi shpërthyes

    Alby The Goat ka ndezur rrjetin me postimin e fundit në Instagram.
    Duke reklamuar pak nga pushimet luksoze nuk kurseu pozat provokuese.
    Ajo solli një “selfie”, duke marrë vëmendje gjoksi i saj shpërthyes.
    Pa dyshim që Alby e di si të rrëmbejë vëmendje në çdo paraqitje dhe çdo lëvizje e saj bëhet lajm.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh