Një sasi tritoli ka shpërthyer në një servis motorësh në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:00 ndërsa servisi ka qenë I mbyllur.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar, informoi policia.




