Kosova ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi i Shqipërisë, për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Qarku i Shkodrës dhe Kukësit, për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants).Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë.Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.AUV sqaron se ‘Peste des petits ruminants, e njohur zakonisht si murtaja e deleve infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet.“Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje.Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. AUV në bashkëpunim me autoritetet tjera, do të ndjek situatës me seriozitet dhe përveç masave paraprake preventive do të informojë fermerët dhe publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: shpërthimit
-

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës
Pas shpërthimit të një gjeneratori në burgun e Fushë-Krujës, policia menjëherë ka qenë në vendngjarje dhe sipas njoftimit paraprak, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.
Policia ende nuk ka përcaktuar pse ka ardhur dhe lloji i shpërthimit. Po shihen të gjitha pistat, edhe ajo e vendosjes së tritolit pranë gjeneratorit.Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit. -

Një i vrarë dhe katër të plagosur pas shpërthimit në një klinikë në Kaliforni, FBI jep detaje
Një shpërthim bombë pranë një klinike fertiliteti në Kaliforni ka shkaktuar një viktimë dhe ka lënë katër persona të plagosur. Incidenti ndodhi pak para orës 11:00 të mëngjesit, në afërsi të qendrës së qytetit Palm Springs, në një zonë ku ndodhen biznese të shumta, përfshirë edhe Qendrat Amerikane të Riprodhimit (ARC).
Personi i dyshuar për këtë ngjarje është identifikuar si 25-vjeçari Guy Eduard Bartkus, sipas burimeve të afërta me hetimin që kanë folur për CBS Neës. Dëshmitarët përshkruan shpërthimin si shumë të fuqishëm, sa që thyen xhamat dhe shkaktoi dëme të mëdha në një ndërtesë ngjitur ku ndodhej edhe klinika ARC.
Michael Beaumier, një kalimtar që po udhëtonte me biçikletë, tha se u hodh në tokë nga forca e shpërthimit. “Ishte një tronditje e madhe dhe dëgjova xhamat që po thërrmoheshin kudo përreth,” rrëfeu ai.Ndërsa një tjetër dëshmitar, Rhino Uilliams, i cili ndodhej në restorantin e tij aty pranë, fillimisht mendoi se bëhej fjalë për rrëzimin e një avioni. Ai vrapoi drejt vendit të ngjarjes dhe pa ndërtesën të rrënuar dhe një automjet që digjej në parking. Sipas tij, në vendngjarje ndodhej edhe një trekëmbësh me një iPhone të vendosur, duke lënë të kuptohet se shpërthimi mund të jetë regjistruar me qëllim.
FBI konfirmoi në një konferencë për shtyp se bëhet fjalë për një sulm të paramenduar. “Ky ishte një veprim i qëllimshëm terrorist. Po punojmë për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me terrorizëm të brendshëm apo të jashtëm,” deklaroi Akil Davis, drejtuesi i FBI-së në Los Angeles.
Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga një mjet shpërthyes i përgatitur në mënyrë artizanale dhe i vendosur në një makinë. Zhurma u ndie në një rreze mbi një milje dhe disa ndërtesa përreth pësuan dëmtime, tha shefi i policisë së Palm Springs, Andy Mills.
-

Athinë, një bombë shpërthen jashtë zyrave të kompanisë së hekurudhave
Një bombë shpërtheu pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës.
Shpërthimit i ka paraprirë një telefonatë paralajmërimi, në orën 20:53, nga një person i panjohur tek portali Zougla dhe Gazeta e Redaktorëve, i cili ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash. Ai vetë ka paralajmëruar se nuk bëhej fjalë për farsë.
Forca e shpërthimit ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar deri në sheshin Sintagma, ku po zhvillohej një tubim proteste pensionistësh.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se në një motoçikletë pa targa është gjetur një çantë shpine e dyshimtë e mbyllur me dryn, brenda së cilës ishte vendosur bomba, që ka shpërthyer pikërisht në momentin që ka paralajmëruar i panjohuri.
Rasti është i ngjashëm me sulmin ndaj Ministrisë së Punës një vit e gjysmë më parë, ku i njëjti mekanizëm shpërthyes ishte vendosur saktësisht në të njëjtën mënyrë në një çantë shpine me dryn. Në vendngjarje specialistët kanë grumbulluar mbetjet nga shpërthimi në mënyrë që të mund të ekzaminohen në laboratorët e mjekësisë ligjore.
Një ekip i Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese (TEEM) i Policisë Greke kishte shkuar më herët në vendngjarje, por nuk pati kohë të kryente një shpërthim të kontrolluar.
Sipas policisë nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se çfarë dëmesh ka shkaktuar shpërthimi pasi zona është bllokuar deri në përfundimin e hetimeve. Në vendngjarje kanë shkuar edhe gjashtë zjarrfikës me dy automjete.
Hellenic Train është kompania e trenave në Greqi, e cila ndodhet në qëndër të hetimeve për aksidentin tragjik në Tempi para dy vitesh, ku humbën jetën 57 persona, shumica të rinj.
Ngjarja ndodhet ende në qëndër të vëmendjes së opinionit publik të Greqisë, dhe gjithë partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë përsëri qeverinë e kryeministrit Mitsotakis për mbulimin e fajtorëve të aksidentit.
Shpërthimi vjen vetëm disa orë pas një konference të re për mediat nga komisioni i prindërve të viktimave të kësaj ngjarjeje, në të cilën specialistë nga fusha të ndryshme që punojnë vullnetarisht për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , kanë sjellë argumenta me të cilat kundërshtojnë një raport të një komisioni të ngritur nga qeveria për shkaqet e shpërthimit pas përplasjes së dy trenave.
-

Shpërthim i fuqishëm në Athinë/ Bomba e fshehur në një çantë shpine, para ngjarjes një i panjohur kërcënoi se…
Një bombë shpërtheu pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës.
Shpërthimit i ka paraprirë një telefonatë paralajmërimi, në orën 20:53, nga një person i panjohur tek portali Zougla dhe Gazeta e Redaktorëve, i cili ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash. Ai vetë ka paralajmëruar se nuk bëhej fjalë për farsë.
Forca e shpërthimit ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar deri në sheshin Sintagma, ku po zhvillohej një tubim proteste pensionistësh.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se në një motoçikletë pa targa është gjetur një çantë shpine e dyshimtë e mbyllur me dryn, brenda së cilës ishte vendosur bomba, që ka shpërthyer pikërisht në momentin që ka paralajmëruar i panjohuri.
Rasti është i ngjashëm me sulmin ndaj Ministrisë së Punës një vit e gjysmë më parë, ku i njëjti mekanizëm shpërthyes ishte vendosur saktësisht në të njëjtën mënyrë në një çantë shpine me dryn. Në vendngjarje specialistët kanë grumbulluar mbetjet nga shpërthimi në mënyrë që të mund të ekzaminohen në laboratorët e mjekësisë ligjore.
Një ekip i Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese (TEEM) i Policisë Greke kishte shkuar më herët në vendngjarje, por nuk pati kohë të kryente një shpërthim të kontrolluar.
Sipas policisë nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se çfarë dëmesh ka shkaktuar shpërthimi pasi zona është bllokuar deri në përfundimin e hetimeve. Në vendngjarje kanë shkuar edhe gjashtë zjarrfikës me dy automjete.
Hellenic Train është kompania e trenave në Greqi, e cila ndodhet në qëndër të hetimeve për aksidentin tragjik në Tempi para dy vitesh, ku humbën jetën 57 persona, shumica të rinj.
Ngjarja ndodhet ende në qëndër të vëmendjes së opinionit publik të Greqisë, dhe gjithë partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë përsëri qeverinë e kryeministrit Mitsotakis për mbulimin e fajtorëve të aksidentit.
Shpërthimi vjen vetëm disa orë pas një konference të re për mediat nga komisioni i prindërve të viktimave të kësaj ngjarjeje, në të cilën specialistë nga fusha të ndryshme që punojnë vullnetarisht për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , kanë sjellë argumenta me të cilat kundërshtojnë një raport të një komisioni të ngritur nga qeveria për shkaqet e shpërthimit pas përplasjes së dy trenave.Top Channel
-

NASA kap dritat e para në univers që pas shpërthimit të Big Beng-ut
Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA -s (JWST) ka kapur provat më të hershme të dritës në kozmos.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish përdori “JWST” për të vëzhguar një galaktikë të lashtë që lëshoi dritë vetëm 330 milionë vjet pas shpërthimit të “Big Bengut”, kur një mjegull e dendur e gazit neutral të hidrogjenit e bëri të vështirë që drita të kalonte nëpër errësirë.
Kjo galaktikë, e quajtur “JADES-GS-z13-1-LA” , arriti disi të shkëlqejë edhe pse drita e saj duhej të ishte zhytur plotësisht nga mjegulla e dendur. Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA -s (JWST) ka kapur provat më të hershme të dritës që shkëlqen nëpër kozmos.
Universi filloi afërsisht 13.8 miliardë vjet më parë me “Big Bengun”. Në vitet e tij të hershme, ai dukej krejtësisht ndryshe nga kozmosi i ndritshëm dhe i shkëlqyeshëm që shohim sot. Duke filluar 400 mijë vjet pas “Big Bengut” dhe duke zgjatur qindra miliona vjet, universi ishte në një periudhë të njohur si ‘epokat e errëta’ kur nuk ekzistonin planetë, yje ose galaktika.
Gjatë kësaj kohe, vetëm një mjegull me atome hidrogjeni lundronte përreth në errësirë. Por rreth 680 milionë vjet pas “Big Bengut”, filluan të formohen yjet dhe galaktikat e para.
