Shpërthime të fuqishme u dëgjuan sot në Teheranin jugor, pranë rafinerive të naftës që furnizojnë qytetin me karburant, raporton Al-Jazeera.
Mediat iraniane raportuan gjithashtu një sulm izraelit në perëndim të qytetit, ka shenjëstruar një ndërtesë të zjarrfikësve.
Ndërkohë që media të tjera raportuan se një spital në Iranin perëndimor u dëmtua rëndë në një sulm izraelit.
“Pas sulmit të regjimit kriminal sionist në një laborator aty pranë në qytetin e Kermanshah, edhe Spitali Farabi pësoi dëme serioze”, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Agjencia e lajmeve Fars raportoi pamje video që tregonin dritaret e spitalit të thyera, tavanet e shembura dhe dëme të rënda në dhomat e spitalit.
Tag: shpërthime
-

Tensionet në Lindjen e Mesme, sulme izraelite dëmtojnë spitalin në Iranin qendror! Dëgjohen shpërthime në Teheranin jugor
-

Përshkallzohet lufta: Shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem disa minuta pasi ushtria paralajmëroi se kishte identifikuar shumë raketa iraniane në drejtim të Izraelit.
Pamjet e agjencisë Reuters nga Tel Avivi treguan një re tymi duke u ngritur pasi një predhë ra në tokë, shkruan CNN.
Aktualisht është rreth orës 01:30 pas mesnate të shtunën në Izrael.Ushtria izraelite tha se ka identifikuar një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.
Ajo ka udhëzuar popullsinë të kthehet në strehimore, ndërsa sirenat po bien në të gjithë Izraelin.
-

Shpërthime të forta në Izrael, Irani nis hakmarrjen
Irani ka nisur sulmin ajror ndaj Izraelit si kundëpërgjigje ndaj sulmit të natës së sotme, duke lëshuar qindra raketa balistike.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë dëgjuar shpërthime të forta në Tel Aviv dhe në Jeruzalem, ndërsa në qytete shihen re të mëdha tymi.
Ndërkohë Izraeli ka aktivizuar sistemin mbrojtës. Ushtria izraelite thekson se ka aktivizuar mbrojtjen ajrore dhe po kap sulmet iraniane.Kujtojmë që pak më herët Izraeli nisi një valë të re sulmoesh në Iran ku synimi janë objektet strategjike të Iranit.
-

Shpërthime të fuqishme në Tel Aviv, Forca e Mbrojtjes së Izraelit publikon foton: I gjithë vendi është në zjarr nga predhat iraniane
Konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka hyrë në një fazë të re alarmante. Irani ka nisur zyrtarisht sulmin hakmarrës ndaj Izraelit të premten në mbrëmje, sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore iraniane IRNA.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan përmes një deklarate në rrjetin X (ish-Twitter) se: “I gjithë Izraeli është nën zjarrin e raketave iraniane.”
Sipas korrespondentëve të CNN në terren, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Tel Aviv, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore kanë përfshirë pjesë të mëdha të vendit.
Ushtria izraelite ka identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian në drejtim të Izraelit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në funksion për t’i ndërprerë dhe neutralizuar sulmet.
“Sistemet e mbrojtjes janë në funksion dhe po përpiqen të kapin raketat hyrëse,” thuhet në deklaratën zyrtare të IDF.
Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje publikut që të kërkojë menjëherë strehim në hapësirat e mbrojtura, teksa situata është dinamike dhe në përshkallëzim të shpejtë. -

Nisin sulmet në Iran, dëgjohen dy shpërthime pranë centralit bërthamor
Iran
IRAN- Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, raporton se dy shpërthime janë dëgjuar disa minuta më parë pranë centralit bërthamor Fordow.
Fordou ndodhet në jug të Teheranit dhe rreth 32 km në verilindje të qytetit qendror të Qomit. Shtrihet rreth 100 metra nën tokë.
Kishte disa raportime të mëparshme për njerëz që kishin dëgjuar shpërthime pranë vendit.
SHBA-të dhe fuqitë kryesore evropiane kishin shprehur më parë alarm për zbulimin e grimcave të uraniumit të pasuruara në pastërti 83.7% në këtë vend specifik.
Izraeli shënjestroi centralin bërthamor të Natanzit në provincën Isfahan të Iranit më herët gjatë ditës së sotme.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se nivelet e rrezatimit jashtë atij objekti kanë mbetur të pandryshuara, por kontaminimi radioaktiv brenda mund të menaxhohet me “masa të përshtatshme mbrojtëse”. -

Lufta në Ukrainë/ Rusia vazhdon bombardimet, mbi 40 shpërthime në Kharkiv, sulme edhe në Kherson!
Tre persona u vranë dhe të paktën 17 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Kharkiv dhe Kherson gjatë natës të së premtes dhe të shtunës, thanë autoritetet ukrainase.
Tre persona u vranë në një sulm të paparë rus në Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Ihor Terekhov.
Kharkiv mori “sulmin më të fuqishëm që nga fillimi i luftës” në shkurt 2022, theksoi Terekhov , duke folur për “të paktën 40 shpërthime” në një periudhë të shkurtër kohore.
“Armiku lëshoi njëkohësisht raketa, dronë Shahed dhe bomba ajrore “, shpjegoi ai, duke vënë në dukje se të paktën 48 dronë, dy raketa dhe katër bomba të drejtuara u përdorën në sulmin rus.
Kharkiv, një qytet me më shumë se 1.4 milion banorë para luftës, shumica e të cilëve janë rusishtfolës, ndodhet më pak se 50 kilometra nga kufiri me Rusinë, në Ukrainën verilindore, dhe është shpesh shënjestër e sulmeve ruse.
Të enjten, 18 persona – përfshirë katër fëmijë – u plagosën në sulmet ajrore ruse në Kharkiv. -

Shpërthime dhe viktima, Rusia kryen sulm masiv me dronë e raketa në Ukrainë
Në fillim sirenat e vdekjes… më pas shpërthime dhe topa zjarri. Ukraina përjetoi një tjetër natë me sulme masive të kryera nga ushtria e Rusisë.
Të paktën 3 persona janë vrarë në qytetin portual të Odesës, sipas raportimeve. Gjithashtu të paktën 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Përmes dronëve kamikazë iranianë Shahed dhe raketave të ndryshme, Rusia ka shënjestruar edhe kryeqytetin Kiev. Autoritetet lokale raportuan për të paktën 8 të plagosur, ndërsa qytetarët flasin për atë që tashmë u është kthyer në një ferr të vërtetë.
“Putini nuk dëshiron që lufta të përfundojë. Shpresoj që ata të arrijnë një armëpushim. Të bombardosh njerëzit kështu… fëmijët e gjorë! Vajza ime 3 vjeçare po u frikësua shumë. Lutem që rusët të pranojnë armëpushimin, por Putini nuk dëshiron. Uroj që ai të vdesë”, u shpreh Olha Chyrukha, banore në Kiev.
“Fëmijët u zgjuan duke bërtitur në 3 të mëngjesit. ‘Mama, jemi qëlluar! Ballkoni ka marrë flakë’. U thashë të marrin dokumentet, dy macet dhe të largoheshim”, tha Olha Karlina, banore në Kiev.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, i kërkon Shteteve të Bashkuara dhe Europës që të shtojnë presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve të reja, në mënyrë që ta detyrojnë të pranojë armëpushimin afatgjatë. Gjithashtu pati edhe një reagim ndaj sulmit të fundit masiv me raketa Iskander dhe dronë. “Pas çdo bombardimi, bota bindet edhe më shumë se arsyeja pse kjo luftë po zgjatet qëndron në Moskë”, shkroi Zelensky në kanalin e tij në Telegram. “Ukraina ka propozuar vazhdimisht një armëpushim, si të plotë ashtu edhe nga ajri. E gjithë kjo është injoruar”, shtoi ai. Ndërkohë, ushtria ukrainase konfirmon rrëzimin e 6 raketave balistike Iskander dhe 245 dronëve të lëshuar nga Rusia në 24 orët e fundit. -

Kriza e Sudanit, lufta dhe shpërthimet arrijnë në qytetin ku strehoheshin refugjatët
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Port Sudan, qytetin strategjik në brigjet e Detit të Kuq, ndërsa një forcë paraushtarake ka shënjestruar për të tretën ditë radhazi kryeqytetin de facto të qeverisë së Sudanit, i udhëhequr nga ushtria e vendit.
Sipas dëshmitarëve, tymi i dendur i zi ka mbuluar horizontin e qytetit që dikur ishte një strehi e sigurt për mijëra refugjatë që iknin nga lufta civile dyvjeçare. Në agim, qyteti është prekur nga shpërthime të fuqishme, duke e transformuar atë në një skenë që shumë e përshkruajnë si apokaliptike.
“Shoh një re të madhe dhe zjarr që përhapet përreth qytetit… dhe tani dëgjova gjithashtu se ishin dy shpërthime të tjera të forta”, tha gazetarja Cristina Karrer për BBC.
Sulmet janë kryer nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat kanë shënjestruar infrastrukturën kyçe të qytetit. Dronët goditën aeroportin ndërkombëtar të vetëm funksional në Port Sudan, duke çuar në anulimin e fluturimeve. Sipas raportimeve, një hotel pranë pallatit presidencial gjithashtu u godit nga një nga dronët. Një depo karburanti në portin jugor, një zonë me popullsi të dendur, ka pësuar gjithashtu dëme të rënda.
Forcat ushtarake të Sudanit kanë akuzuar RSF-në për këto sulme, të cilat janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të rimarrë territoret e humbura, përfshirë kryeqytetin Khartum, të cilin ushtria e mori në mars. Sulmet e fundit me dronë janë një tregues i rritjes së përdorimit të teknologjisë në luftën e përgjakshme që ka tronditur Sudanin për dy vjet radhazi.
Luftimet mes ushtrisë dhe RSF-së kanë shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur dhe kanë detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre, duke sjellë një krizë humanitare të pashembullt. As ushtria e Sudanit, as RSF-ja nuk janë kursyer nga akuzat për krime lufte gjatë këtij konflikti.
Port Sudani, i cili deri tani ishte një nga qytetet më të sigurta në vend, tani ka rënë nën sulme të drejtpërdrejta. Shkatërrimi i tij rrezikon të përkeqësojë edhe më shumë situatën humanitare dhe të shtojë tensionet në një nga rajonet më të pasigura të Afrikës.Top Channel
-

Shpërthime të fuqishme në një depo armësh në kryeqytetin rus
Shpërthime të fuqishme kanë tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes ruse.
Sipas burimeve zyrtare, shpërthimet ndodhën të martën, kur një zjarr shpërtheu në një strukturë mbrojtëse, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve të ruajtura, shkruan BBC.
Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se shpërthimi u shkaktua nga një shkelje e kërkesave të sigurisë gjatë punës me lëndë shpërthyese, që çoi në zjarre dhe shpërthime në magazinën e municioneve. Ajo shtoi se fatmirësisht nuk pati viktima si pasojë e shpërthimit.Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin Kirzhach, ku banorët e fshatrave përreth janë evakuuar për të shmangur rrezikun nga shpërthimet e mëtejshme. Pamjet dhe videot e publikuara në mediat ruse dhe ukrainase, si dhe në llogaritë e Telegramit, tregojnë flakët e larta dhe re kërpudhe që u krijuan pas shpërthimeve.
-

Tronditet Moska, shpërthime të fuqishme në një depo armësh në kryeqytetin rus
Shpërthime të fuqishme kanë tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes ruse.
Sipas burimeve zyrtare, shpërthimet ndodhën të martën, kur një zjarr shpërtheu në një strukturë mbrojtëse, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve të ruajtura, shkruan BBC.
Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se shpërthimi u shkaktua nga një shkelje e kërkesave të sigurisë gjatë punës me lëndë shpërthyese, që çoi në zjarre dhe shpërthime në magazinën e municioneve. Ajo shtoi se fatmirësisht nuk pati viktima si pasojë e shpërthimit.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin Kirzhach, ku banorët e fshatrave përreth janë evakuuar për të shmangur rrezikun nga shpërthimet e mëtejshme. Pamjet dhe videot e publikuara në mediat ruse dhe ukrainase, si dhe në llogaritë e Telegramit, tregojnë flakët e larta dhe re kërpudhe që u krijuan pas shpërthimeve.
Mediat lokale raportuan se një banor i një fshati të afërt ka parë një predhë të bien mbi një shtëpi, por kjo nuk ka shpërthyer dhe nuk ka pasur viktima. Përveç kësaj, një komision është ngritur për të hetuar ngjarjen dhe për të vlerësuar shkakun e saktë të shpërthimeve.
Guvernatori i rajonit të Vladimir, Alexander Avdeyev, konfirmoi shpërthimin dhe njoftoi se do të ofrohen më shumë detaje në ditët në vijim. Ai gjithashtu kërcënoi gazetarët dhe banorët me gjoba nëse ata do të ndanin informacione jozyrtare lidhur me ngjarjen.
Ky incident ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke rikujtuar rreziqet që lidhen me magazinimin e municioneve dhe rrezikun që ato mund të shkaktojnë në zona të populluara.Top Channel