Tag: shpërthim

  • Siri/ Shpërthim i fuqishëm në Idlib, dy të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

    Siri/ Shpërthim i fuqishëm në Idlib, dy të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

    Një shpërthim i fuqishëm ndodhi ditën e sotme në Idlib të Sirisë, ku për pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën 70 të tjerë, sipas mediave lokale.

    Ministri sirian për Emergjenca dhe Menaxhimin e Katastrofave, Raed Al-Saleh, deklaroi në një postim në ‘X’ se ekipet e Mbrojtjes Civile shkuan menjëherë në vendin e shpërthimit me shkak ende të panjohur, në qytetin Maarrat Misrin, në veri të Idlibit rural.

    Ai tha se ekipet e Mbrojtjes Civile ndërmorën operacione evakuimi dhe shpëtimi, pavarësisht shpërthimeve të tjera të vogla që vazhdonin dhe pengonin ndërhyrjen.

    Ministri theksoi se numri përfundimtar i viktimave ende nuk është konfirmuar dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre, ndërkohë që ekipet vazhdojnë punën në kushte të rrezikshme dhe të ndërlikuara. Syri.net-Protothema

    NEW: An explosion occurred on the Maarrat Misrin road in the city of Idlib, Syria. pic.twitter.com/qTkjjSVv5c— Clash Report (@clashreport) July 24, 2025

  • VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

    VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

    Një shpërthim i fuqishëm goditi Idlibin e Sirisë sot, duke i marrë jetën  dy personave dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë, sipas mediave lokale.

    Ministri i Sirisë për Emergjenca dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Raed Al-Sale, tha në një postim në “X” se ekipet e Mbrojtjes Civile nxituan në vendin e një shpërthimi me shkak të panjohur në qytetin Maarat Misrin, në fshatin verior të Idlibit.
    Ai tha se ekipet e Mbrojtjes Civile të vendit po kryenin operacione evakuimi dhe shpëtimi pavarësisht shpërthimeve dytësore të vazhdueshme që penguan reagimin.
    Ai theksoi se numri përfundimtar i të vdekurve nga shpërthimi nuk është konfirmuar, ndërsa u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre, pasi ekipet vazhduan të punonin në kushte të rrezikshme dhe komplekse.

    NEW: An explosion occurred on the Maarrat Misrin road in the city of Idlib, Syria. pic.twitter.com/qTkjjSVv5c
    — Clash Report (@clashreport) July 24, 2025

    Child Captures Moment of Massive Explosion Near Idlib City pic.twitter.com/PjKFlJA29Q
    — Dr Shajul Islam | Humanitarian Aid Worker (@DrShajulIslam) July 24, 2025

    Top Channel

  • Emri/ Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse garazhit të 39-vjeçarit

    Emri/ Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse garazhit të 39-vjeçarit

    Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në Tiranë.

    Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
    Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
    Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Elvis Kosova zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.
    Ai rezulton i arrestua një vit më parë së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip “Audi” me vlerë 200 mijë euro.

    Top Channel

  • Shpërthim tritoli në një automjet në Sarandë – VIDEO

    Shpërthim tritoli në një automjet në Sarandë – VIDEO

    Shpërthim tritoli në një automjet në Sarandë
     
    Sarandë – Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, ka ndodhur një shpërthim i dyshuar me lëndë eksplozive, e vendosur në një automjet të parkuar.
     

     
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, automjeti është në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas nga Kamza.
     

     
    Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Shpërthim me eksploziv, përshkallëzohet vala e ngjarjeve kriminale në Sarandë, në shënjestër një emër i njohur për policinë

    Shpërthim me eksploziv, përshkallëzohet vala e ngjarjeve kriminale në Sarandë, në shënjestër një emër i njohur për policinë

    Saranda u trondit në mesnatë nga një shpërthim me tritol. Një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mjeti u përpi totalisht nga flakët, ndërsa dhjetëra banorë dolën nga banesat nga paniku. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Hakmarrja duket se është motivi i ngjarjes, pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia 3 ditë më parë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ai akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët e plagosjes me armë zjarri Ramadan Zoto (Canaj) dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

  • Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet, dyshohet për hakmarrje pas konfliktit për pronën

    Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet, dyshohet për hakmarrje pas konfliktit për pronën

    Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur një automjeti të parkua, i cili ëahtë hedhur në erë.
    Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 23:50.
    “Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi Policia.
    Policia thotë se si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për persona të lënduar, pasi mjeti ka qenë i parkuar pranë një pallati. Hakmarrja po hetohet si një nga pistat kryesore, pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31 vjeç.
    Ai është shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri për pronësi. Sakaq, 31-vjeçari akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan dy të rinj pas sherrit për pronën në bregdet. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

  • Shpërthim i fuqishëm në Sarandë: Hidhet në erë makina, zbulohet “shënjestra”

    Shpërthim i fuqishëm në Sarandë: Hidhet në erë makina, zbulohet “shënjestra”

    Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e djeshme lagjen nr.3 të qytetit bregdetar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, lënda shpërthyese dyshohet se ishte vendosur pranë një automjeti, në afërsi të banesës së Klaus Jaçes, i shpallur në kërkim nga policia.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, si në automjetin e parkuar, ashtu edhe në banesat përreth. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Forca të shumta policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
    Klaus Jaçe është shpallur në kërkim pas ngjarjes të ndodhur më 17 korrik pranë stadiumit të qytetit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit Ernest Lama, 25 vjeç, dhe Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç.
    Bashkë me Jaçen, në kërkim janë edhe Ramadan Zoto, i dyshuar si autori i plagosjes, vëllai i tij Erjon Canaj, 36 vjeç, dhe shtetasi Artan Murtaj, 43 vjeç.

  • Shpërthim në një pikë tregtimi gazi në lagjen “1 Maji” në Fier, dy të lënduar

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme lagjen “1 Maji” në Fier, ku një bombul gazi ka shpërthyer brenda një ndërtese që shërbente si pikë e vogël tregtimi për bombula gazi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Burimet bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona – pronari i pikës së tregtimit dhe një shtetas tjetër – të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Mësohet se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim të specializuar nga mjekët. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës për të shmangur rreziqe të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit gjatë procesit të mbushjes së bombulave.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre viktima

    Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre viktima

    Një shpërthim ka ndodhur në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles. Si pasoje tre persona kanë humbur jetën.

    Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X”: Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë.
    Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles.

    Ai deklaroi se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, dhe se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë nëse ka të vdekur të tjerë apo të plagosur.

  • VIDEO – Shpërthim me tritol lokalit në Tiranë – Detajet

    VIDEO – Shpërthim me tritol lokalit në Tiranë – Detajet

    Një shpërthim tritoli u regjistrua mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet. Siç bënë me dije blutë më herët, ngjarja u regjistrua rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, ku në lokalin në pronësi të shtetasit Arbër Sinani, dyshohet se plasi një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ishte vendosur në hyrje të biznesit të tij.
    Teksa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, vetë Sinani ka deklaruar nga polici se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë bërë dhe se nuk ka pasur konflikt me asnjë.
    Madje në vendin tonë ky shtetas rezulton të jetë “i pastër” dhe se nuk ka asnjë precedent penal, ndërkohë që burime për mediat bëjnë me dije se prej disa kohësh ai ka jetuar në Gjermani ku dhe dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike.
    Sipas të njëjtave burime thuhet se kjo ngjarje mund  të ketë ardhur si “paralajmërim” për Sinanin për shkak të “pazareve të drogës”.
    Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth me qëllim për të zbardhur këtë ngjarje, ndërkohë që vlen të theksohet se dy kamerat e sigurisë në subjektin e Sinanin nuk janë të pajisura me DVR, gjë e cila nuk ndihmon hetuesit.
    “Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia më herët.