Tag: shpërthim

  • Prodhonte mina me telekomandë për bandat, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë (EMRI)

    Prodhonte mina me telekomandë për bandat, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë (EMRI)

    Dy vellezerit Shabaj

    TIRANË- Jaser Shaba 25-vjeç dhe shoku i tij Gert Haxhija janë arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Selitës. Shaba ishte shpallur në kërkim në janar të 2024 pasi akuzohet se prodhonte mina me telekomandë dhe më pas ia shiste grupeve kriminale. 25-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, Jesar Shabajn të arrestuar më herët, posedonte 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për atentate me eksploziv.
    Gjatë aksionit të zhvilluar më 2024, Polica sekuestroi 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezër. Dy të rinjtë janë nipat e ish-kreut të Komunës së Postribës Altin Shabaj.

    Njoftimi i policisë:
    Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
    Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.
    Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
    Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.
    Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:
    J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;
    G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Droni sulmon anijen e Greta Thunberg? Shpërthim në flotën me ndihma për Gazën, Tunizia mohon

    Droni sulmon anijen e Greta Thunberg? Shpërthim në flotën me ndihma për Gazën, Tunizia mohon

    Një flotë anijesh me ndihma humanitare për Gazën, ku gjendet gjithashtu aktivistja Greta Thunberg, pretendon se një prej mjeteve lundruese ishte goditur nga një dron në ujërat tunizianë.
    Global Sumud Flotilla për Gazën, e cila përbëhet nga 20 anije me aktivistë propalestinezë prej 44 shtetesh po përpiqet të thyejë bllokadën detare të izraelit në enklavën e copëtuar. Anija e shënjestruar mbante flamurin portugez dhe siç raportohet nga organizatorët pësoi dëme pas zjarrit që përfshiu pjesën e përparme dhe po ashtu depon në katin e poshtëm, shkruan A2.
    Asnjë prej personave në bord nuk u lëndua gjatë incidentit. Flota e anijeve mbërriti në Tunizi gjatë fundjavës dhe u ankorua 80 km larg portit të Sidi Bou Said ku edhe ndodhi sulmi.
    Dëshmitarët raportuan të kishin dëgjuar një shpërthim: “Fatkeqësisht, duhet t’i tregojmë botës se edhe një herë misioni ynë jo i dhunshëm humanitar dhe solidar për Gazën është sulmuar. Ekipi që ishte në anije vuri re një dron që po afrohej. Ky dron fluturoi mbi anije, ju afrua pjesës së përparme, në harkun e saj dhe hodhi një pajisje shpërthyese që i vuri flakën mjetit lundrues”.
    Por, autoritetet tuniziane mohuan pretendimet se mjetet lundruese ishin sulmuar nga dronë, duke thënë se shpërthimi kishte ardhur nga brenda anijes. Sipas Gardës Kombëtare një hetim është duke u zhvilluar aktualisht, por asnjë dron nuk ishte evidentuar. Autoritetet sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një cigare.
    Pas sulmit të pretenduar, dhjetëra njerëz u mblodhën pranë portit, duke valëvitur flamujt palestinezë e duke thirrur “Palestina e Lirë”. Flota që transporton ushqime, ujë e medikamente u nis nga Barcelona më 31 gusht, dhe sipas aktivistëve përfaqëson misionin më të madh humanitar detar, që prej nisjes së luftës.

  • Kapet me mina të programuar për shpërthim  25-vjeçari në Tiranë (Emri)

    Kapet me mina të programuar për shpërthim 25-vjeçari në Tiranë (Emri)

    Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për posedimin e 2 minave me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, është vënë në pranga. Mësohet se i riu i arrestuar është Jaser Shaba nga Shkodra, i shpallur në kërkim vitin e kaluar nga operacioni ‘Brother’. Ndërkohë që është arrrestuar gjithashtu dhe një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ndihmonte Shabën të fshihej.
    Njoftimi i Policisë:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Together”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur. Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
    Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”. Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:
    J.Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;
    G.H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Shpërthim në Mitrovicë, sulmohet një biznes/ Banorët në panik

    Shpërthim në Mitrovicë, sulmohet një biznes/ Banorët në panik

    Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik te banorët në zonën e Mitrovicës mbrëmjen e së enjtes.
    Sipas të dhënave të policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të një lokali dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme.
    “Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e policisë.

  • Rrëzohet vagoni i teleferikut në Lisbonë, dëshmitarët: Ishte si një shpërthim

    Rrëzohet vagoni i teleferikut në Lisbonë, dëshmitarët: Ishte si një shpërthim

    Lisbona është tronditur nga aksidenti i teleferikut Gloria që ndodhi të mërkurën pasdite.

    Një vagon i teleferikut historik doli nga kursi dhe u përplas me një ndërtesë, dëshmitarët përshkruajnë skena kaosi.
    Helen Chow, një nga dëshmitarët okularë në rrëzë të kodrës, i tha BBC-së për momentet e tmerrshme që përjetoi: “Ishte sikur dëgjova një shpërthim dhe pastaj pati heshtje të plotë… tymi ishte i dendur dhe i zi. Kur u zhduk, pamë saktësisht se çfarë kishte ndodhur.”
    Sipas saj, njerëzit përreth saj ishin në gjendje paniku, me shumë që qanin dhe vraponin për të ndihmuar.
    Pasagjerë të tjerë të teleferikut në vendin e tragjedisë përshkruan skenat e tmerrshme që u zhvilluan. Abel Estevez, i cili ishte në një nga vagonët me pothuajse 40 persona, tha: “Pashë vagonin tjetër duke rënë me shpejtësi të lartë dhe i bërtita gruas sime se të gjithë do të vdesim këtu. Isha i sigurt se vagoni do të na godiste.”

    Top Channel

  • Shpërthim i madh/ Ukraina hedh në erë dy ura në Rusi, minat ishin vendosur nga vetë rusët 

    Shpërthim i madh/ Ukraina hedh në erë dy ura në Rusi, minat ishin vendosur nga vetë rusët 

    Ukraina shkatërroi dy ura brenda Rusisë, duke përdorur dronë për të goditur minat e vendosura aty nga vetë rusët në rast përparimi të ukrainasve. Sipas forcave të Ukrainës, urat pranë kufirit me rajonin e Kharkivit, po përdoreshin nga rusët për të furnizuar trupat e tyre. Pamjet e filmuara nga një kamera në distancë tregojnë një shpërthim të madh.Për shkak të rëndësisë së tyre strategjike, urat ishin të minuara, në mënyrë që ushtria ruse të kishte mundësinë t’i hidhte në erë në rast të një avancimi të papritur të Ukrainës. Brigada e 58-të e Këmbësorisë së Motorizuar e Ukrainës, e cila kreu operacionin, tha për CNN se vendosën ta shikonin urën nga afër pasi vunë re një aktivitet të pazakontë përreth saj.
    “U bë e qartë se diçka po ndodhte atje. Ne nuk mund të fluturonim një dron të rregullt zbulues nën urë sepse sinjali zhdukej, kështu që fluturuam me një dron i pajisur me fibra optike”, tha një përfaqësues i brigadës për CNN.
    Vendndodhja gjeografike e urave është në rajonin e Belgorodit në Rusinë jugore, pranë kufirit me Ukrainën.

  • Shembet me shpërthim të kontrolluar resorti në Kepin e Rodonit, u ndërtua pa leje nga ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës

    Shembet me shpërthim të kontrolluar resorti në Kepin e Rodonit, u ndërtua pa leje nga ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës

    Resorti i ish-kreut të arrestuar të IMT në Durrës, Ardian Halilit, u shemb këtë të premte me shpërthim të kontrolluar.

    Forcat xheniere realizuan shembjen e godinës 2-katëshe të resortit, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë.
    Nga verifikimet rezultoi se Saint Michelle Residence u ndërtua pa leje në një sipërfaqe prej 5600 m2, ku përfshiheshin dhoma hoteli, 11 garsionera, pishinë, një ambient sportiv dhe një restorant, u ndërtua nga viti 2018 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës Halili ishte në krye të IMT-së deri në 2021.
    Ndërtimet vijuan dhe pas ikjes së tij nga ky post, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Halili është bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit, Rabiana Halili, e cila dha dorëheqjen gjatë procesit të Vetting-ut.
    Që nga dita e hënë kur ka nisur aksioni për prishjen e objekteve të paligjshme në këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut janë shembur rreth 55 objekte.

    Top Channel

  • VIDEO / Rrafshohet me tritol resorti në Kepin e Rodonit, u ndërtua pa leje nga ish kreu i IMT

    VIDEO / Rrafshohet me tritol resorti në Kepin e Rodonit, u ndërtua pa leje nga ish kreu i IMT

    Shembet me shpërthim e fadroma resorti i ish-kreut të arrestuar të IMT në Durrës, Ardian Halilit.
    Pak minuta më parë forcat xheniere realizuan shembjen me shpërthim të kontrolluar të godinës 2-katëshe të resortit, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë.

  • Lajm i fundit/ Shembet me shpërthim me tritol resorti pa leje i ish-kryeinspektorit në Kepin e Rodonit

    Lajm i fundit/ Shembet me shpërthim me tritol resorti pa leje i ish-kryeinspektorit në Kepin e Rodonit

    Shembet me shpërthim e fadroma resorti i ish-kreut të arrestuar të IMT në Durrës, Ardian Halilit. Pak minuta më parë forcat xheniere realizuan shembjen me shpërthim të kontrolluar të godinës 2-katëshe të resortit, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë.

    Top Channel