Një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:55 të natës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz. Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës të deputetit të PD, Xhelal Mziu.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tag: shpërthim
-

Shpërthim me eksploziv në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu
-

Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e Xhelal Mziut në Kamzë
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa dyshohet se në një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë mbledhur dhe filmimet e disa kamerave në vendngjarje. -

Tritol pranë një hoteli në Durrës, policia bën shpërthim të kontrolluar
Policia ka kryer mbrëmjen e sotme një shpërthim të kontrolluar në qytetin e Durrësit, pasi në hyrjen e një hoteli në lagjen nr.1, pranë shkollës “Gjergj Kastrioti”, u gjet një çantë e dyshimtë që përmbante lëndë plasëse.
Materiali shpërthyes u identifikua dhe u neutralizua nga forcat xheniere, duke shmangur rrezikun për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodheshin në zonë. Gjatë operacionit, policia rrethoi perimetrin dhe evakuuoi njerëzit përreth për të siguruar jetën e tyre.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat dhe autorët e ngjarjes.Njoftimi:
Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. -

Tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos, policia shpërthim të kontrolluar
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Një sasi lende plasëse është gjetur nga kalimtaret në Durrës, pranë një hoteli i cili raportohet të jetë në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë një shpërthim të kontrolluar. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkakun e vendosjes së lëndës plasëse. Ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me ish-kryebashkiakun e Durrësit.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është dënuar me 2.8 vite burg. Ndërsa Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre duke e konvertuar në shërbim prove. Dako u vu në pranga në qershor të vitit2023 dhe u hetua për dy raste shpërdorimi detyre, për ndërtimin e pallatit 11-katësh dhe për projektin “Promenadë Bregdetare”. Por për akuzat e ngritura ndaj tij ka kërkuar pafajësi./ZËRI -

Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Sipas raportimeve fillestare, stabiliteti i ndërtesës nuk është në rrezik, siç raportohet nga “Elconfidencial”.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

Shpërthim në Spanjë, 21 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, 3 prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës.
Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas.‼️URGENTE en España 🇪🇸
Una explosión 💥 en un restaurante de #Vallecas, #Madrid, ha derrumbado un edificioAún se desconoce el motivo y cantidad de víctimas @abc_es @MADRID #Europa #México #USA pic.twitter.com/RUGu7cKBEp
— PERIÓDICO SupreMo 🔴 (@Diario_Supremo) September 13, 2025
Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën. Sipas raportimeve fillestare, stabiliteti i ndërtesës nuk është në rrezik, siç raportohet nga “Elconfidencial”. -

Shpërthim i fortë në një lokal, të paktën 21 të plagosur, 3 në gjendje kritike
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës.
Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas.
Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën. Sipas raportimeve fillestare, stabiliteti i ndërtesës nuk është në rrezik, siç raportohet nga “Elconfidencial”.
‼️URGENTE en España 🇪🇸
Una explosión 💥 en un restaurante de #Vallecas, #Madrid, ha derrumbado un edificio
Aún se desconoce el motivo y cantidad de víctimas @abc_es @MADRID #Europa #México #USA pic.twitter.com/RUGu7cKBEp
— PERIÓDICO SupreMo 🔴 (@Diario_Supremo) September 13, 2025Top Channel
-
VIDEO / Shpërthim i fuqishëm në një kafene në Madrid, 21 të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm tronditi këtë pasdite një kafene në lagjen Vayekas të Madridit, duke lënë të plagosur 21 persona, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, sipas shërbimeve të emergjencës.
Sipas informacioneve paraprake, shkaku i shpërthimit dyshohet të jetë një rrjedhje gazi, e cila çoi në shembjen e katit të sipërm të ndërtesës dhe shkatërrimin pothuajse total të hapësirës së brendshme të kafenesë.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit reaguan menjëherë duke evakuuar zonën dhe transportuar të plagosurit në spital. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkakun e incidentit.
Fatmirësisht, pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, struktura e ndërtesës nuk paraqet rrezik për shembje, sipas një deklarate të cituar nga gazeta “Elconfidencial”. -

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Napoli, një i vdekur dhe dy zjarrfikës të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen Pianura, në periferi të Napolit, ku një fabrikë fishekzjarrësh është përfshirë nga flakët dhe ka shpërthyer, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.
Sipas agjencisë Ansa, një punonjës i fabrikës ka humbur jetën, ndërsa dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur. Megjithatë, raportimet janë ende të paqarta dhe të fragmentuara, me burime të tjera që flasin për tre zjarrfikës të përfshirë dhe dy karabinierë të plagosur lehtë.
Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë të vendosur në Via Vicinale Grottole. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, të ndjekura nga një re e madhe tymi gri që është ngritur mbi zonën. Shumë banorë kanë ndarë pamje dhe video amatore të momentit kur shtëpitë e tyre kanë dridhur nga fuqia e shpërthimit.
Dyshohet se fillimisht ka pasur një zjarr të vogël në ambientet e brendshme të fabrikës, ku zjarrfikësit kishin nisur ndërhyrjen, përpara se të ndodhnin shpërthimet fatale.
Autoritetet lokale janë ende në vendngjarje dhe hetimet për shkaqet e incidentit janë në zhvillim.
