Tag: shpërthim

  • Shpërthim në New York, shembet pjesa anësore e një pallati në Bronx (VIDEO)

    Shpërthim në New York, shembet pjesa anësore e një pallati në Bronx (VIDEO)

    Një shpërthim shkaktoi shembje të pjesshme të një ndërtese shumëkatëshe në Bronx, New York, të mërkurën në mëngjes, duke sjellë dëme të shumta në ndërtesë. 
    Videot e postuara në mediat sociale treguan dëme të mëdha në të gjithë anën e ndërtesës 20-katëshe. Raportet fillestare tregojnë se shembja mund të lidhet me një rrjedhje gazi. 
    Shpërthimi u regjistrua rreth orës 8:10 të mëngjesit në kompleksin e apartamenteve Mitchel Houses, të vendosur në kryqëzimin e Alexander Avenue dhe East 135th Street, në zonën Mott Haven. Shpërthimi shkaktoi copa të mëdha të murit dhe mbeturina të tjera që fluturonin në rrugët përreth, duke goditur ndërtesat ngjitur dhe trotuarin. 
    Shikoni videon: 
    Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po kërkojnë në rrënoja për të gjetur ndonjë person të bllokuar. 
    Autoritetet po u kërkojnë shoferëve dhe banorëve të shmangin zonën. 

    BREAKING: Numerous floors involved in partial apartment building collapse in the Bronx, New York City. pic.twitter.com/Lo6ErrwhiD
    — Breaking 4 News (@Breaking_4_News) October 1, 2025
     
     
     

  • Video/ Shpërthim në New York, shembet pjesa anësore e një pallati në Bronx

    Video/ Shpërthim në New York, shembet pjesa anësore e një pallati në Bronx

    Një shpërthim shkaktoi shembje të pjesshme të një ndërtese shumëkatëshe në Bronx, New York, të mërkurën në mëngjes, duke sjellë dëme të shumta në ndërtesë.

    Videot e postuara në mediat sociale treguan dëme të mëdha në të gjithë anën e ndërtesës 20-katëshe. Raportet fillestare tregojnë se shembja mund të lidhet me një rrjedhje gazi.
    Shpërthimi u regjistrua rreth orës 8:10 të mëngjesit në kompleksin e apartamenteve Mitchel Houses, të vendosur në kryqëzimin e Alexander Avenue dhe East 135th Street, në zonën Mott Haven. Shpërthimi shkaktoi copa të mëdha të murit dhe mbeturina të tjera që fluturonin në rrugët përreth, duke goditur ndërtesat ngjitur dhe trotuarin.
    Shikoni videon:

    BREAKING: Numerous floors involved in partial apartment building collapse in the Bronx, New York City. pic.twitter.com/Lo6ErrwhiD
    — Breaking 4 News (@Breaking_4_News) October 1, 2025

    Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po kërkojnë në rrënoja për të gjetur ndonjë person të bllokuar.
    Autoritetet po u kërkojnë shoferëve dhe banorëve të shmangin zonën.

    Top Channel

  • Shpërthim me eksploziv në makinën luksoze të administratorit të Fushë-Krujës

    Shpërthim me eksploziv në makinën luksoze të administratorit të Fushë-Krujës

    Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 09:13
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Krujë ku një makinë tip Range Rover në administrim të I. Locit, me detyrë kryetar i njësisë administrative u hodh në erë.
    Makina ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi shpërtheu në pjesën e parme të saj.

    Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit.

    Shpërthimi ka qenë shum i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka vetëm dëme mayeriale.

    Bashkë me makinën e administratorit, është dëmtuar dhe një fuoristradë tjetër e parkuar aty pranë.
    Krujë/Informacion paraprak
    Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
    Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, e dashura e të dënuarit përjetë Laert Haxhiu

    Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, e dashura e të dënuarit përjetë Laert Haxhiu

    Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça në Lushnje, gjatë orëve të para të mëngjesit.
    Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i njohur për lidhje me botën e krimit.

    Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë.
    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.
    29-vjeçarja u arrestua më 28 shtator 2023 në kuadër të operacionit të koduar policor “Never Forget”, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u zbërthye para grupit të hetimor duke zbardhur 6 krime të kryera nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjes.
    E reja nga Lushnja dyshohej se ishte përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.
    Ndaj Klea Gjatës u ngrit akuza për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
    Por Klea Gjata u lirua me vendim të GJKKO-së më 21 Mars 2024, ku ndaj saj u caktua masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

     

  • Tronditet Lushnja! Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut

    Tronditet Lushnja! Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut

    Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça gjatë orëve të para të mëngjesit.
    Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.

  • EMRI/ Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative

    EMRI/ Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Fushë-Krujës, pasi një mjet i parkuar është hedhur në erë me eksploziv.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restoranti në qytet, ku automjeti i tipit Range Rover, me targë KR 8778 A, në pronësi të administratorit të njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, është shkatërruar thuajse plotësisht.

    Sipas burimeve paraprake, dyshohet se lënda shpërthyese është vendosur ose hedhur nga një rrugicë anësore pranë lokalit ku mjeti ndodhej i parkuar.

    Shpërthimi ka qenë kaq i fuqishëm sa është dëgjuar në gjithë zonën përreth, duke shkaktuar panik te banorët.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por përveç makinës së administratorit, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar pranë saj.

    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe zona është rrethuar. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme të këtij sulmi të rëndë.

  • Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë Krujë, detajet e para

    Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë Krujë, detajet e para

    Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, duke shkaktuar dëme materiale.
    “Më datë 28.09.2025,  shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse”, njofton policia.
    Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Shpërthim me tritol në banesën e deputetit Xhelal Mziu në Kamëz

    Shpërthim me tritol në banesën e deputetit Xhelal Mziu në Kamëz

    Screenshot

    Kamëz — Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në portën rrethuese të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në Kamëz.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas pamjeve dhe raportimeve të para, nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e jashtëm të banesës dhe disa automjete të parkuara brenda oborrit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banorët e zonës thanë se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe që ka shkaktuar panik. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ekspertët e kriminalistikës po kryejnë punën për mbledhjen e provave dhe përcaktimin e lëndës plasëse. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar autorët dhe motivin e sulmit, ndërsa prokuroria pritet të marrë në dorë materialet hetimore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • Shpërthim me ekspl0ziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

    Shpërthim me ekspl0ziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

    Rreth orës 00:55 të mëngjesit të sotëm, është raportuar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në rrugën “Arjan Sala”, në kryeqytet.
    Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda e dyshuar shpërthyese është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.

    Deputeti demokrat ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnatës në banesën e tij në Kamëz.

    Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes.

    Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
    Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.
    Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe po analizohen të gjitha pistat. Deri tani nuk ka persona të ndaluar. Autoritetet janë duke shqyrtuar pamje nga kamerat e sigurisë si dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për çdo lëvizje të dyshimtë para apo pas shpërthimit.

  • Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

    Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

    Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa dyshohet se në një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.
    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk ka të lënduar.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë mbledhur dhe filmimet e disa kamerave në vendngjarje.