Tag: shpërthim

  • Shpërthim i fuqishëm në Indi, 8 të vdekur e dhjetëra të plagosur, shpallet gjendja e alarmit

    Shpërthim i fuqishëm në Indi, 8 të vdekur e dhjetëra të plagosur, shpallet gjendja e alarmit

    Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në Delhi, Indi.

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një prej monumenteve më të njohura të Delhit, afër fortesës historike Red Fort (Lal Quila) dhe stacionit të metrosë me të njëjtin emër.
    Sipas raportimeve të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane janë ende duke verifikuar shifrat përfundimtare me spitalet e zonës.
    Policia e Delhit deklaroi se është duke hetuar për shkakun e shpërthimit, i cili mendohet se ka ndodhur në një makinë në zonën e dendur të Netaji Subhash Marg, në afërsi të Chandni Chowk.
    Pamjet tregojnë një zjarr të madh në rrugë dhe automjete të shkrumbuara pranë hyrjes në stacionin e metrosë “Red Fort”. Zyrtarët e zjarrfikëses kanë konfirmuar se gjashtë automjetejanë përfshirë nga flakët.
    Autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi të lartë në Delhi dhe Mumbai.

    Top Channel

  • Tetë të vdekur në një shpërthim pranë Fortesës së Kuqe në New Delhi

    Tetë të vdekur në një shpërthim pranë Fortesës së Kuqe në New Delhi

    Të paktën tetë persona u vranë në një shpërthim pranë Fortesës së Kuqe historike, në një lagje me popullsi të dendur të kryeqytetit indian, New Delhi, tha policia e qytetit.

    Shpërthimi ndodhi në një makinë pranë Fortesës së Kuqe, por shkaku i saktë nuk dihet menjëherë dhe po hetohet, tha zëdhënësi i policisë së qytetit Sanjay Tyagi.

    Të paktën 11 persona u plagosën, thanë kanalet televizive.

    Pamjet në mediat lokale treguan flakë dhe tym që dilnin nga më shumë se një automjet, në atë që u përshkrua si një rrugë e mbingarkuar me njerëz që ndodhej pranë një stacioni metroje në pjesën e vjetër të Delhit.

    Të paktën gjashtë automjete dhe tre autoriksha u përfshinë nga flakët, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve të Delhit, duke shtuar se flakët ishin shuar nga ekipet e zjarrfikësve.

    “Dëgjuam një zhurmë të madhe, dritaret na u drodhën”, tha për NDTV një banor që nuk dha emër.

    Policia u përpoq të largonte turmat e mbledhura rreth vendit të ngjarjes.

    Fortesa e Kuqe, e njohur në Indi si Lal Qila, është një fortesë e shekullit të 17-të, e epokës Mughal, e vendosur në qytetin e vjetër dhe e vizituar nga turistët gjatë gjithë vitit./ Reuters.

  • Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar

    Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar

    Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë katërkatëshe këtë mëngjes në Rivarolo Canavese, në Torino të Italisë.

    Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur një çift 70-vjeçarësh që jetonin në katin e dytë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter nga ekipi emergjent. Por autoritetet italiane bëjnë me dije se asnjëri prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.
    Alarmi u dha rreth orës 7 të mëngjesit nga banorët e zonës pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Shpërthimi shkatërroi apartamentin në katin e dytë, duke hedhur jo vetëm xhamat e dritares dhe mobiljet në oborr, por edhe murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit. Brigada e zjarrfikësve dhe disa ambulanca u përgjigjën.
    “Kemi evakuuar pesë familje”, tha Martino Zucco Chinà, kryebashkiak i qytetit Canavese.
    “Zona tani është e sigurt. Hetimet janë duke u zhvilluar, por ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga bombola e gazit të kuzhinës”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Shpërthim i fuqishëm gjatë lutjeve në një xhami në Indonezi, dhjetëra të plagosur

    Shpërthim i fuqishëm gjatë lutjeve në një xhami në Indonezi, dhjetëra të plagosur

    Shpërthim në një xhami në Xhakartë. Mediat e huaja raportojnë se nga shpërthimi kanë ngelur dhjetëra të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Ngjarja ndodhi në një xhami që ndodhej brenda një kompleksi shkollor në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, gjatë lutjeve të së premtes.

    Sipas autoriteteve, policia po heton shkakun e shpërthimit që ndodhi në një shkollë në Kelapa Gading, në Xhakartën Veriore, bëri të ditur shefi i policisë, Asep Edi Suheri, në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion. Deri tani, 54 persona janë dërguar në spitale, disa prej tyre me lëndime të lehta, ndërsa të tjerë kanë plagosje më serioze ose djegie si pasojë e incidentit.

    Insiden ledakan terjadi di dalam masjid SMAN 72, Kelapa Gading, Jakarta Utara. Sebanyak dua siswa dikabarkan terluka. Kabid Humas Polda Metro Jaya Kombes Budhi Hermanto bersama Kapolda Metro Jaya Irjen Asep Edi Suheri mendatangi tempat kejadian perkara (TKP). Polisi menemukan… pic.twitter.com/37zh6nMLmd— METRO TV (@Metro_TV) November 7, 2025

    Mediat lokale kanë publikuar pamje që tregojnë njësi speciale të policisë në vendin e ngjarjes. Rrjetet KompasTV dhe MetroTV transmetuan video ku shihen oficerë policie që rrethojnë shkollën dhe ambulanca që nxitonin për të transportuar të plagosurit.
    Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes nuk tregojnë dëme të mëdha në ndërtesën e xhamisë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

  • Shpërthim me tritol gjatë natës ndaj një biznesi në Kuçovë

    Shpërthim me tritol gjatë natës ndaj një biznesi në Kuçovë

    Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në lagjen Postobllok, në Kuçovë.

    Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale G.S.

    Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.
    “Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar”,- njofton Policia.

  • Shpërthim gjatë natës në Kuçovë, i vendoset eksploziv një biznesi

    Shpërthim gjatë natës në Kuçovë, i vendoset eksploziv një biznesi

    Një shpërthim ka tronditur lagjen Postobllok në qytetin e Kuçovës gjatë natës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit G. S.
    Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
    Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Shpërthim me tritol/ Lënda plasëse ishte vendosur tek dera (DETAJE)

    Shpërthim me tritol/ Lënda plasëse ishte vendosur tek dera (DETAJE)

    Kuçovë/Informacion paraprak
    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.