Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.
Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres”, njofton policia.
gijotina.com/
Tag: shpërthim
-

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës
-

VIDEO-Një gjykatë në Turqi përfshihet në një shpërthim të fuqishëm/ Mister shkaqet, plagoset zyrtari
Një shpërthim ndodhi ditën e sotme (25 nëntor), në bodrumin e Gjykatës së Sanliurfas, në Turqinë juglindore.
Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë lidhur me shpërthimin, tha:
“Një shpërthim ndodhi në zyrën e sigurisë gjyqësore të Gjykatës së Urfas rreth orës 15:00, për një arsye aktualisht të panjohur. Një nëpunës gjyqësor u plagos në këmbë dhe është në vetëdije, jashtë rrezikut”.
Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar me nxitim në vendngjarje.
Mbeten të panjohura ende shkaqet e shpërthimit dhe dinamika e ngjarjes së rëndë.#SONDAKİKA | Şanlıurfa Adliyesi’nde patlama: Yaralılar var
İşte patlamanın yaşandığı bölgeden ilk görüntüler
4 yaralı olduğu bildirildi #Patlama
pic.twitter.com/PSZJ0LqUgP
— Naz Haber (@Nazcansuhaber) November 25, 2025
-

Shpërthim në një fabrikë, humbin jetën 15 persona, plagosen disa të tjerë
Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në një fabrikë në Faisalabad, Pakistan.
Si pasoje kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Ngjarja shkaktoi edhe shkatërrimin e disa shtëpive pranë fabrikës, duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja.Sipas autoriteteve, zjarri filloi nga një rrjedhje gazi brenda fabrikës, çka shkaktoi shpërthimin e fuqishëm dhe shembjen e të gjithë strukturës.
-

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz
Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. -

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Kamëz
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në një biznes në Kamëz. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në bulevardin “Nënë Tereza”, dhe lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të lokalit. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa e mbrapme e lokalit, në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër. Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.
Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen.
“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia. -

Shpërthim me tritol në një biznes në Kamëz, raportohet vetëm për dëme materiale
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.Top Channel
-
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në stacionin e policisë në Indi, frikë për viktima
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një stacion policie në qytetin Srinagar, në Kashmirin Indian, të premten vonë në mbrëmje, sipas Reuters.
Zjarri shpërtheu në stacionin e policisë së Nowgam dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, tha një oficer i policisë lokale, duke shprehur frikën se do të kishte viktima.
Mediat indiane transmetuan pamjet e zjarrit në ndërtesë, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.💥 A huge explosion ripped through #Srinagar‘s Nowgam Police Station, in a massive fireball during an accidental detonation of seized ammonium nitrate; as personnel were taking samples of explosive material seized from Faridabad, local media reported.
The fire engulfed vehicles… pic.twitter.com/h6QPHNCkPU
— Shafek Koreshe (@shafeKoreshe) November 14, 2025Katër ditë më parë, një makinë-bombë vdekjeprurëse shpërtheu në Nju Delhi, kryeqytetin e Indisë, të cilën qeveria e atribuoi një sulm terrorist.
Top Channel
-

VIDEO-Silvinjo si asnjëherë më parë! Nuk përmbahet me festimet: Shpërthim emocionesh të pastra
Trajneri i kombëtares ka shpërndarë një video nga atmosfera në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes kundër Andorrës ku Shqipëria arriti të rrëmbente një fitore të rëndësishme. Në videon e publikuar duken lojtarët e kombëtares dhe Sylvinho teksa kërcejnë nga gëzimi dhe thërrasin një zëri: “O sa mirë me qenë shqiptar”.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim.
Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Sylvinho. -

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Një shpërthim në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, të martën la të paktën 12 të vdekur dhe 20 të plagosur, sipas raportimeve nga Spitali i Institutit të Shkencave Mjekësore të Pakistanit.
Një burim i sigurisë në Pakistan i tha CNN se shpërthimi pranë Gjykatës së Lartë të qytetit, herët pasdite të së martës, po hetohet si një sulm vetëvrasës.
Islamabad kërkon një nivel të lartë sigurie për hyrje dhe dalje nga qyteti, me zona të veçanta sigurie në të gjithë kryeqytetin. Shpërthimi ndodhi në parkingun e kompleksit gjyqësor të qytetit, në një zonë me zyra të larta qeveritare.
Një deklaratë e lëshuar nga një burim i sigurisë për CNN pretendon se sulmin e kryen militantë të lidhur me Talibanët Afghan dhe Indi.
Ky sulm ndodh më pak se një ditë pas sulmit ndaj një kolegji nga militantë në veriperëndim të Pakistanit.Top Channel
-

Shpërthim i fuqishëm në Indi, humbin jetën 8 persona, plagosen dhjetëra të tjerë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një prej monumenteve më të njohura të Delhit, afër fortesës historike Red Fort (Lal Quila) dhe stacionit të metrosë me të njëjtin emër.
Sipas raportimeve të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane janë ende duke verifikuar shifrat përfundimtare me spitalet e zonës.
Policia e Delhit deklaroi se është duke hetuar për shkakun e shpërthimit, i cili mendohet se ka ndodhur në një makinë në zonën e dendur të Netaji Subhash Marg, në afërsi të Chandni Chowk.Zyrtarët e zjarrfikëses kanë konfirmuar se gjashtë automjete janë përfshirë nga flakët. Autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi të lartë në Delhi dhe Mumbai.