Tag: shpërthim

  • Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, policia jep detaje

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, policia jep detaje

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet.
    Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banese, ndërsa si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale.

    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Tronditëse/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banesë në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

    Tronditëse/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banesë në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në portën e jashtme të një banese në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur në rreth orës 00:35 (2 Prill), në rrugën “Besnik Hidri”. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të dëmtuar.
    Njoftimi i policisë:
    Tiranë/Informacion paraprak.
    Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, 21 viktima dhe 5 të plagosur

    Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, 21 viktima dhe 5 të plagosur

    Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në shtetin veriperëndimor të Indisë, Gujarat.

    Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa mbeturinat dhe trupat e njerëzve u hodhën në një rreze të gjerë rreth fabrikës, në qytetin e Disa.
    “Shpërthimi i dhunshëm që ndodhi në fabrikë shkaktoi shembjen e çatisë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë së shtetit Rikishes Patel, duke vënë në dukje se fabrika funksiononte pa licencë.
    “Pjesë të trupave u gjetën të shpërndara në një fermë që ndodhet 200-300 metra larg fabrikës”, tha një zyrtar lokal.
    Fishekzjarret janë jashtëzakonisht të njohura në Indi dhe përdoren gjerësisht në festivale, ngjarje të të gjitha llojeve dhe në dasma. Shumë fabrika të fishekzjarreve funksionojnë në mënyrë të paligjshme, duke injoruar rregullat bazë të sigurisë, që rezulton në shpërthime të shpeshta vdekjeprurëse.
    Në shkurt 2024, një shpërthim në një fabrikë fishekzjarre në shtetin qendror të Madhya Pradesh vrau 11 persona. Shtatë muaj më vonë, pesë persona të tjerë u vranë në një aksident të ngjashëm në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.

    Top Channel

  • Tronditet veriu i Kosovës! Shpërthim te zyrat e reja të Postës në Zveçan

    Tronditet veriu i Kosovës! Shpërthim te zyrat e reja të Postës në Zveçan

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    KOSOVË-Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:30, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Policia ka rrethuar zonën dhe po mbledhin prova për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe autorët e mundshëm.
    Në këtë ndërtesë ishte vendosur shenja e Postës së Kosovës vetëm pak ditë më parë. Deri në mbylljen nga autoritetet e Kosovës vitin e kaluar, në atë vend operonte Banka e Kursimeve Postare serbe./ZËRI

  • Shpërthim te zyrat e reja të Postës, policia jep detajet e para

    Shpërthim te zyrat e reja të Postës, policia jep detajet e para

    Një shpërthim ka ndodhur te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, në minutat e parë të së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka dëme materiale.
    “Kemi informacion për një detonim që është dëgjuar te ndërtesa e postës në Zveçan rreth orës 00:30”, ka njoftuar zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani, pas mesnatës.
    Ai ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar. Ndërkaq, siç ka shkruar media lokale në gjuhën serbe, “kossev.info” objektit i janë thyer xhamat. Media serbe ka raportuar se dhjetëra policë kanë qëndruar në vend të ngjarjes, bashkë me ekipet e deminimit. Këto ekipe kanë kryer shpërthim të kontrolluar të një pajisjeje tjetër eksploduese, të hedhur brenda objektit.
    Në këtë ndërtesë ishte vendosur shenja e Postës së Kosovës vetëm pak ditë më parë. Deri në mbylljen nga autoritetet e Kosovës vitin e kaluar, në atë vend operonte Banka e Kursimeve Postare serbe.

  • Shpërthim pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

    Shpërthim pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

    Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

    Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, duke shkaktuar dëme materiale.

    “Sipas informacioneve tona të para një detonim ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar shkurt Elshani.

    Ai shtoi se njësitet përkatëse të policisë janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për rastin.

    Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, policia ka rrethuar zonën dhe po mbledhin prova për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe autorët e mundshëm.

    Mbetet e paqartë se kush mund të jetë pas këtij akti, ndërsa hetimet janë në vijim.

  • Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, humbin jetën 5 persona

    Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, humbin jetën 5 persona

    Miniera

    SPANJË- Pesë minatorë kanë humbur jetën në Asturia, Spanjë si pasojë e një shpërthimi në një minierë. Si pasojë e këtij shpërthimi mbetën të plagosur edhe 4 të tjerë, të cilët u transportuan në spital me djegie dhe trauma në kokë pasi një shpërthim tronditi një minierë qymyri.
    Qeveria rajonale e Asturias tha se dy nga të plagosurit ishin transferuar në Ponferrada, një qytet në rajonin e Castilla y León, për t’u trajtuar për djegie.
    Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e të ndjerëve.
    “Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të aksidentit në minierë në Degaña, Asturias. Dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Sánchez./ZËRI

  • Tragjike në Spanjë! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

    Tragjike në Spanjë! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

    Një shpërthim në një minierë në Asturia, në Spanjën veriore të hënën në mëngjes ka vrarë pesë persona dhe ka lënë katër të plagosur.

    Punëtorët e plagosur u transferuan në spital me djegie dhe trauma në kokë pasi një shpërthim tronditi një minierë qymyri.
    Qeveria rajonale e Asturias tha se dy nga të plagosurit ishin transferuar në Ponferrada, një qytet në rajonin autonom fqinj të Castilla y León, për t’u trajtuar për djegie. Një tjetër u dërgua në Cangas del Narcea, në rajonin e Asturias, me një dëmtim në kokë, shkruan Euronews.
    Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e të ndjerit dhe falënderoi punonjësit e urgjencës.
    “Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të aksidentit në minierë në Degaña, Asturias. Dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Sánchez.

    Top Channel

  • Shpërthim me tritol në një lokal në Lagunën e Patokut

    Shpërthim me tritol në një lokal në Lagunën e Patokut

    Foto Ilustruese

    KURBIN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka nddhur në ambientet e një biznesi në Patok. Policia është njoftuar nga një person me inicialet Z.T., i cili është edhe administrator i biznesit në fjalë. Siç raportohet, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars 2025, në Lagunën e Patokut.
    Lënda plasëse ishte vendosur në tualetin e jashtëm të lokalit në fjalë dhe ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.
    Nuk dihet ende se përse autoritetet janë njoftuar me kaq vonesë. Nga ana tjetër hetimet vijojnë për të përcaktuar autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

  • Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet një ambient afër një lokali

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet një ambient afër një lokali

    Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse, raportohet se ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars 2025, në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali.
    Lajmi është bërë i ditur nga shtetasi me iniciale Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin.
    Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit.
    Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë.
    Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa policia ka rritur praninë në zonë për të siguruar perimetrin e ngjarjes.