Tag: shpërthim

  • Shpërthim në klinikën e fertilitetit në Kaliforni! Identifikohet autori, një 25-vjeçar me ide ekstremiste

    Shpërthim në klinikën e fertilitetit në Kaliforni! Identifikohet autori, një 25-vjeçar me ide ekstremiste

    Autoritetet në Kaliforni kanë identifikuar autorin e dyshuar të shpërthimit vdekjeprurës që tronditi një klinikë fertiliteti në Palm Springs.

    Bëhet fjalë për Guy Edward Bartkus, 25 vjeç, për të cilin FBI thotë se kishte “ide nihiliste”.
    Ai dyshohet se është viktima e vetme e incidentit, pasi shpërtheu një pajisje të fuqishme shpërthyese të vendosur në një makinë tip Ford Fusion.
    Ngjarja ndodhi të shtunën, rreth orës 23:00 me orën lokale, shumë pranë qendrës së qytetit Palm Springs dhe afër Qendrës Amerikane të Riprodhimit (ARC).
    Sipas autoriteteve, Bartkus tentoi ta transmetonte drejtpërdrejt sulmin, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të zbuluar motivet dhe lëvizjet e tij para shpërthimit.
    FBI e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt të qëllimshëm terrorizmi, duke theksuar se sulmi kishte si objektiv të drejtpërdrejtë klinikën e fertilitetit, e cila ofron shërbime të fertilizimit in vitro (IVF). Në vendin e ngjarjes janë gjetur dokumente dhe një manifest, që besohet se lidhen me autorin.
    Në shpërthim u plagosën katër persona të tjerë, por sipas autoriteteve janë jashtë rrezikut për jetën. Klinika njoftoi se laboratori i saj, përfshirë vezët dhe embrionet, ka mbetur i paprekur dhe i sigurt.
    “Fatmirësisht, ishte një ditë kur nuk kishim pacientë,” u shpreh drejtuesi i klinikës, Dr. Maher Abdallah. Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme në zyrat e saj, qendra e fertilitetit pritet të rikthehet në funksion të plotë së shpejti.
    Shpërthimi ka lënë gjurmë të mëdha në një rreze prej 100 metrash, ndërsa FBI e përshkroi si “skenën më të madhe të bombardimeve në Kaliforninë Jugore” në vitet e fundit. Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet kanë kërkuar ndihmën e publikut për informacion mbi lëvizjet e Bartkusit para incidentit.

    Top Channel

  • Shpulla ndaj Gjestit, flet për herë të parë Jozi: Nuk doja të shoqërohesha me pranga, atij i them…

    Shpulla ndaj Gjestit, flet për herë të parë Jozi: Nuk doja të shoqërohesha me pranga, atij i them…

    Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 21:59
    Jozi i ftuar në “Goca dhe Gra”, foli për herë të parë për shpullën që i dha Gjestit në gjysmë-finalen e “BBVA4”, një veprim që u dënua nga të gjithë dhe bëri që ai të shkëputet nga ekrani. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe i pa paramenduar. Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.
    Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?

    Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.
    Egla Ceno: Çfarë të shtyu?
    Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh. Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.
    Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?
    Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.
    Egla Ceno: Çfarë tha familja?
    Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.
    Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?
    Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.
    Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore?!
    Jozefin Marku: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.
    Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?
    Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga.
    Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.
    Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.

  • Tragjedi në Turqi/ Shpërthim në një makinë në Çanakale, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tragjedi në Turqi/ Shpërthim në një makinë në Çanakale, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Të paktën tetë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në makinë në zonën Ezinen të Çanakalasë, Turqi.

    Mediat turke raportojnë se në të janë përfshirë një autobus që i përkiste një kompanie turistike, një kamion që transportonte drurë dhe një makinë.

    Aksidenti ndodhi në mesditë të së shtunës (10/5) pranë një stacioni benzine.

    Sipas informacioneve fillestare, makina është përplasur me kamionin dhe më pas autobusi, i cili transportonte 25 persona, është përplasur me të.

    Pesë persona, të gjithë nga autobusi, u vranë në vend, ndërsa tre të tjerë përfunduan në spital. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

    Ministri i Drejtësisë raportoi se Zyra e Prokurorit të Ezine ka nisur një hetim për aksidentin dhe se hetimi u është caktuar dy prokurorëve.

     

  • Shpërthim në Tiranë, lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e parkuar

    Shpërthim në Tiranë, lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e parkuar

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse pranë një parkingu të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë.
    Sipas njoftimit të policisë lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të një makine në pronësi të një shtetaseje me inicialet M. K.
    Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm, dëme materiale.
    Vijon puna për kapjen e autorit/ve.
    “Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet disa apartamente

    Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet disa apartamente

    Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.
    Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

    Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.
    Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.
    Elbasan/Informacion paraprak
    Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
     

  • Tritol makinës në Tiranë, në Elbasan shpërthim në një bllok banimi

    Tritol makinës në Tiranë, në Elbasan shpërthim në një bllok banimi

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”.
    Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases me iniciale M. K..
    Si i pasojë ka pasur vetëm dëme materiale dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve.
    Ndërkohë po sot, një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua në një lagje periferike të Elbasanit.
    Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”.
    Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
    Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

  • Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në një pallat gjatë natës

    Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në një pallat gjatë natës

    Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natës në një lagje periferike të Elbasanit.

    Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Partizani”.
    Nga shpërthimi, ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti. Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet nga policia dhe prokuroria, e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

    Top Channel

  • Shpërthim me eksploziv në Elbasan, dëmtohen disa apartamente

    Shpërthim me eksploziv në Elbasan, dëmtohen disa apartamente

    Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.

    Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”.

    Mësohet se nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

    Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

    Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Elbasan/Informacion paraprak 

    Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

  • Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan/ Banorët në panik, lënda plasëse thyen xhamat e dritareve të disa apartamenteve

    Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan/ Banorët në panik, lënda plasëse thyen xhamat e dritareve të disa apartamenteve

    Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar si ngjarje e rëndë në Elbasan, gjatë mbrëmjes të së mërkurës. Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
    Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.
    Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

  • Shpërthim i fuqishëm në veri të Kinës/ Plagosen 17 persona, shkaktohen dëme materiale

    Shpërthim i fuqishëm në veri të Kinës/ Plagosen 17 persona, shkaktohen dëme materiale

    Të paktën 17 persona u plagosën në një shpërthim që tronditi një zonë banimi në provincën Shanxi të Kinës veriore. Shpërthimi krijoi tym dhe theu dritaret në ndërtesat fqinje.

    Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:17. Në qytetin Taiyuan në provincën Shanxi, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, pa dhënë shkakun e incidentit.

    Pamjet e postuara në platformën sociale Weibo, autenticiteti i të cilave nuk është verifikuar nga Reuters, tregojnë disa automjete të përfshira nga flakët jashtë një ndërtese dhe tym të dendur që del nga makinat dhe dritaret e disa shtëpive.  Një total prej 210 zjarrfikësish u dërguan në vendin e shpërthimit, raportuan mediat ndërkombëtare.

    Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave dërgoi një ekip për të koordinuar operacionet e shpëtimit dhe urdhëroi kërkime nga dyshemeja në dysheme për të përcaktuar numrin e njerëzve të bllokuar brenda ndërtesës.  Shpërthimi ndodhi vetëm një ditë pasi një zjarr shpërtheu në një restorant në provincën Liaoning në Kinën verilindore, ku humbën jetën 22 persona.

    Presidenti Xi Jinping e quajti incidentin një “mësim thellësisht zhgënjyes” dhe u bëri thirrje zyrtarëve lokalë të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar aksidente të ngjashme serioze.

    Autoritetet e Liaoningut njoftuan sot se shkaqet e sakta të zjarrit mbeten nën hetim, por kanë përjashtuar mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme ose të një shpërthimi të gazit natyror.