Tag: shpërthim

  • Shpërthim brenda burgut në Fushë-Krujë, dyshohet për tritol/ Policia: Nuk ka të dëmtuar e as dëme materiale

    Shpërthim brenda burgut në Fushë-Krujë, dyshohet për tritol/ Policia: Nuk ka të dëmtuar e as dëme materiale

    Pamje nga burgu

    FUSHËKRUJË- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar disa minuta më parë brenda ambjenteve të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.
    Sipas burimeve paraprake, dyshohet se lënda plasëse ishte tritol i vendosur pranë një gjeneratori.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shumta të policisë, repartet speciale, si dhe ekspertë të antieksplozivit. Nuk raportohet për të lënduar deri në këto momente. Në një njoftim të fundit policia sqaron se nuk ka të lënduar as dëme materiale.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Krujë/Informacion paraprak
    Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
    Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale./ZËRI

  • Shpërthim brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për lëndë plasëse! Reagon policia

    Shpërthim brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për lëndë plasëse! Reagon policia

    Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës çka ka ngritur në këmbë forcat e rendit dhe ka alarmuar strukturat e sigurisë penitenciare.Reklama në FieriWeb

    Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, kur në sallën operative të policise Tiranë u raportua për një shpërthim të fuqishëm pranë ambienteve të burgut. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është përdorur një sasi e vogël tritoli. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndërkohë, kamerat e sigurisë së institucionit po administrohen nga grupi hetimor dhe pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motivit të ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Policia vijon punën në terren, ndërsa hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Krujës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës – Dyshohet për…

    Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës – Dyshohet për…

    Fushë-Krujë | Gijotina.com – Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pasditen e sotme në afërsi të burgut të Fushë-Krujës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe personelit të institucionit të vuajtjes së dënimit.
    Sipas burimeve të Gijotina.com, dyshimet e para janë se shpërthimi ka ardhur nga vendosja e një sasie tritoli në gjeneratorin që furnizon me energji ambientet e jashtme të burgut. Fillimisht është raportuar se gjeneratori ka marrë flakë, por më pas është konstatuar se shpërthimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse, duke nxitur dyshimet për një akt të qëllimshëm kriminal.
    Forca të shumta policore dhe ekspertë të anti-eksplozivit nga Tirana kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje, ku aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe këqyrja e plotë e terrenit. Gjithashtu, në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikësit për të eliminuar çdo rrezik të mëtejshëm.
    Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në godinat e burgut, ndërsa dëmi i vetëm i konfirmuar është në gjeneratorin që besohet të ketë qenë objektivi i sulmit.
    Autoritetet nuk përjashtojnë pistën e një akti të organizuar kriminal, i cili mund të ketë lidhje me persona të dënuar apo ngjarje të mëparshme të ndodhura në këtë institucion. Hetimet janë në fazë të avancuar dhe pritet një njoftim zyrtar për të bërë të ditura të gjitha detajet e ngjarjes.
    Gijotina.com do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet mbi këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën e Fushë-Krujës.

  • Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për lëndë plasëse

    Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për lëndë plasëse

    Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të Fushë Krujës.

    Mësohet se në rrethana ende të paqarta, paraprakisht dyshohet se  është hedhur një sasi e vogël tritoli.
    Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.

    Top Channel

  • Shpërthim i fuqishëm pranë burgut të Fushë-Krujës

    Shpërthim i fuqishëm pranë burgut të Fushë-Krujës

    Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë pranë burgut të Fushë-Krujës.

    Sipas burimeve për SYRI-n, forca të Policisë së Tiranës, kanë mbërritur në burgun e Fushe-Krujës për të verifikuar ngjarjen.

    Ende nuk dihet se nga se është shkaktuar zhurma që është dëgjuar si shpërthim.

  • Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në Kinë, tymi mbulon qytetin e Gaomit

    Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në Kinë, tymi mbulon qytetin e Gaomit

    Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në mesditë të së martës në një fabrikë kimike në Kinën lindore , duke shkaktuar një kolonë të madhe tymi të zi dhe dëme në ndërtesat në zonë. Autoritetet lokale u mobilizuan menjëherë për t’u përballur me incidentin, ndërsa deri më tani nuk ka raportime zyrtare për viktima.

    Incidenti ndodhi në një laborator të Shandong Youdao Chemical, në qytetin industrial të Gaomi, provinca Shandong, sipas transmetuesit shtetëror CCTV. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar me nxitim në vendngjarje, megjithatë, shkaqet e shpërthimit nuk janë sqaruar ende.

    Videot që qarkullojnë në mediat sociale kineze tregojnë tym të dendur që mbulon ndërtesat në zonën më të gjerë industriale, ndërsa dritare të thyera mund të shihen në ndërtesat e ulëta aty pranë.

    Dëshmitarët deri në 6 kilometra nga shpërthimi përshkruan zhurmën shurdhuese dhe valën e fuqishme goditëse që pasoi. Punëtor hoteli 3.5 km. nga vendi i ngjarjes i tha CNN se dëgjoi “një shpërthim të fortë që zgjati vetëm për një moment “, por se nuk pati dëme në biznesin e saj.
    Një punëtor tjetër, në një fabrikë 6 km larg. larg, ai raportoi se ndjeu një dridhje të fortë dhe erë që shtynte dyert dhe dritaret: “Nëse do të kisha qëndruar pak më afër, mund të më kishte hedhur pas murit”, tha ai në mënyrë karakteristike.

  • Përplasje dramatike në Austri! Kamioni godet trenin, shpërthim dhe zjarr i madh/ 16 persona të plagosur

    Përplasje dramatike në Austri! Kamioni godet trenin, shpërthim dhe zjarr i madh/ 16 persona të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës në Austri, ku një kamion është përplasur ballë për ballë me një tren, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të larta që përfshinë të dy mjetet.

    Sipas autoriteteve lokale, 16 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me helikopter shpëtimi në spital.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në një kalim hekurudhor të pambrojtur, ku përplasja fatale shkaktoi shpërthimin e menjëhershëm dhe më pas përfshirjen e trenit dhe kamionit nga flakët. Kabina e trenit u dogj plotësisht, ndërsa re të mëdha tymi u panë mbi zonën e aksidentit, shkruan BILD.
    Në tren ndodheshin 10 pasagjerë, tre prej të cilëve – përfshirë makinistin – pësuan lëndime të lehta, ndërsa të tjerët dolën të tronditur, por fizikisht të padëmtuar. Punëtorë ndërtimi që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kishin thithur tym dhe gjithashtu morën ndihmë mjekësore në vend.
    Më shumë se 70 zjarrfikës me 14 automjete ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth. Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati disa orë, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes janë ende në vijim.
    Autoritetet austriake nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkakun e saktë të aksidentit, por theksojnë se kalimi hekurudhor nuk ishte i mbrojtur me barriera apo sinjalizim automatik – një faktor kyç që mund të ketë ndikuar në tragjedinë e sotme.

    Top Channel

  • Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

    Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

    Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat.
    Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”. Sasia e lëndës palësëse ishte vendosur në derën e lokalit të shtetasit S. F.
    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

    Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

    Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Top Channel

  • Shpërthim vdekjeprurës në një stacion policie në Siri, së paku 3 të vdekur

    Shpërthim vdekjeprurës në një stacion policie në Siri, së paku 3 të vdekur

    Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një shpërthim që goditi një stacion policie në qytetin Al-Mayadeen, në provincën lindore siriane Deir az Zor, të dielën. Sulmi ndodhi një ditë pasi qeveria e përkohshme siriane njoftoi për herë të parë një operacion të suksesshëm kundër ‘qelizave të fjetura’ të ISIS-it në qytetin verior të Aleppos, ku u vranë tre militantë dhe u arrestuan katër të tjerë.

    Sipas Ministrisë së Brendshme siriane, operacioni u krye në bashkëpunim mes Departamentit të Sigurisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Inteligjencës, ndërsa gjatë ndërhyrjes humbi jetën edhe një oficer sigurie.

    Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa, që mori pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Assad në dhjetor nga një ofensivë e udhëhequr nga grupi opozitar Hayat Tahrir al-Sham, është një kundërshtar i hapur i ISIS-it. Al-Sharaa, i cili hoqi dorë nga lidhjet me al Kaedën në vitin 2016, ka premtuar eliminimin e mbetjeve të kalifatit të shpallur dikur nga grupi ekstremist.

    Shpërthimi i fundit në Al-Mayadeen pason një seri zhvillimesh të tensionuara, përfshirë dhe pengimin e një komploti të mëparshëm të ISIS-it pranë faltores Sayeda Zeinab, një vend pelegrinazhi për myslimanët shiitë në jug të Damaskut.