Tag: shpërndarjes

  • Kapet në flagrancë me ‘porcionet’ gati, 22-vjeçari shpërndante kokainë në Durrës

    Kapet në flagrancë me ‘porcionet’ gati, 22-vjeçari shpërndante kokainë në Durrës

    Një tjetër goditje ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike është finalizuar nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Porcione”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

    Si rezultat i hetimeve të mbështetura në informacionet e siguruara në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë zbuluan një vend të përshtatur për fshehjen e lëndës narkotike, ku u gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar si kokainë, të ndara në porcione dhe të gatshme për shitje.

    Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

    Policia e Durrësit thekson se operacione të tilla do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim goditjen e shpërndarjes së drogës në doza të vogla dhe rritjen e sigurisë në komunitet.

  • Shkodër/ Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore

    Shkodër/ Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore

    Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Shkodrës.
    Shkodra ka në total 8 ZAZ, ku 5 janë të bashkisë së Shkodrës. Në total, Shkodra ka 405 qendra votimi, ndërkohë votues janë rreth 213 mijë votues me total 11 mandate. Rreth 17 mijë vota janë të Diasporës.
    3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament.

    /vizionplus.tv

  • 11 maji, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Kukësit ndiqet nga vëzhgues të OSBE/ODIHR

    11 maji, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Kukësit ndiqet nga vëzhgues të OSBE/ODIHR

    Në Qarkun e Kukësit, procesi i shpërndarjes së bazës materiale për zgjedhjet ka nisur që në orën 15:00 në KZAZ 10, në Bashkinë Has.

    Kryetari i kësaj KZAZ, Met Tobli, për Top Channel ka njoftuar se gjithçka po shkon sipas planit të shpërndarjes dhe komisionerët janë paraqitur në kohë. Ai shtoi se pritet që në orën 18:00 të shpërndahen të gjitha materialet zgjedhore dhe se komisionerët do të paraqiten pranë qendrave të votimit që në orën 06:00 të mëngjesit.
    Në Bashkinë Has janë 28 qendra votimi (QV), me gjithsej 16,543 votues në listë. Më herët, KZAZ nr. 09 në Tropojë realizoi shpërndarjen e të gjithë bazës materiale për 38 QV, me 21,078 votues.
    Në këtë kontekst, procesi i monitorimit po ndiqet nga një ekip i vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Në Qarkun e Kukësit, janë dislokuar tre ekipe të vëzhguesve afatshkurtër në Kukës, Has dhe Tropojë, me gjithsej 6 vëzhgues. Përveç tyre, janë gjithashtu 2 vëzhgues afatgjatë, duke e çuar në total numrin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Qarkun e Kukësit në 8.

    Top Channel

  • Nesër zgjedhjet parlamentare, përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ 09 në Tropojë. Vijon puna në Has dhe Kukës

    Nesër zgjedhjet parlamentare, përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ 09 në Tropojë. Vijon puna në Has dhe Kukës

    Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së bazës materiale në KZAZ 09 në Tropojë.

    Në 38 qendra votimi janë dorëzuar baza materiale, e cila është mare në dorëzim nga policia e shtetit, pas vendosjes së vulave të sigurisë së dyerve të qendrave të votimit, raporton korrespodenti i Top Channel, Bekim Lekica.
    Në KZAZ 10/ Bashkia Has vijon puna për shpërndarjen e bazës materiale.
    Ndërsa në Qarkun e Kukësit janë tre ekipe të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE ODIR (Kukës, Has e Tropojë) 6 vëzhgues. Ndërsa dy vëzhgues afatgjatë.
    Gjithsej misioni i OSBE ODIR ka në Qarkun e Kukësit 8 vëzhgues.

    Top Channel

  • Diaspora voton për herë të parë, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

    Diaspora voton për herë të parë, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

    Për herë të parë në Shqipëri 245 mijë votuesve nga diaspora i është dhënë mundësia të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa shumica  e tyre është depozituar.
    Me ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, për herë të parë u përfshinë ndryshimet që mundësojnë përfshirjen e diasporës në procesin e votimit.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të zbatimit të planit  të votës së diasporës ngriti platformën elektronike për regjistrimin e votuesve në mënyrë që të gjithë emigrantët me dokumente të rregullta që kishin mundësi të shkruanin një adresë korrekte më numër banese dhe dokumentacion që vërtetonte jetesën e tyre jashtë territorit shqiptar të mund të regjistroheshin për të votuar.
    Shifra totale e emigrantëve të regjistruar arriti deri në 245 mijë, ndërsa procesi u shoqërua me problematika, pasi forcat politike ngritën pretendimin se operatori postar i shpërndarjes edhe pse i financuar në vlerën e 10 milion eurove po neglizhon procesin e shpërndarjes, kryesisht në shtetin fqinj të Greqisë.
    Numrin më i lartë i votuesve të regjistruar në diasporë e ruan Italia me rreth 91.216 shtetas të miratuar, për të cilët zarfet janë shpërndarë në adresat përkatëse. KQZ nuk ka përjashtuar nga mundësia për të votuar as edhe ato shtete, numri i të cilëve ka qenë vetëm 1, si psh. Venezuela, Jordania, Filipine etj.
    Të gjithë emigrantët të cilët nuk arritën të tërhiqnin nja zarf deri më datë 8 maj, operatori i shpërndarjes i ka kthyer sërish në Shqipëri pranë magazinave të KQZ, ndërsa votat të cilat nuk futen në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të kësaj të diele, konsiderohen të pavlefshme.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta nisë numërimin e votave të diasporës në të njëjtën kohë që do të nisë numërimi sipas qarkut respektiv.