Tag: shpërndarjes

  • Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar në Durrës

    Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar në Durrës

    Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e tretë të njëpasnjëshëm kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, goditje që çoi në prangosjen e 12 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
    Njoftimi i policisë:

    Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

    Vihen në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi.
    Sekuestrohet kokainë, kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, armë të ftohta dhe 16 aparate celular.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CLEANING 3”.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve policore, ka ndjekur me metoda speciale të hetimit procedimin penal nr. 880, i vitit 2025, ku si rezultat i hetimeve në kuadër të operacioneve policore të koduara “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2” janë arrestuar disa shtetas për veprën penale “Shpërndarja e lëndëve narkotike”, në afërsi apo pranë shkollave në qytetin e Durrësit.
    Në kuadër të këtij procedimi penal, në vijim të hetimeve dhe provave të siguruara, është bërë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
    Gjatë operacionit, shërbimet policore të DVP Durrës kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masë sigurie ”Arrest në burg”, për 12 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht:
    F. A., 30 vjeç (i dyshuar si organizator). Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
    B. O., 32 vjeç; A. P., 24 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; T. D., 36 vjeç; F. C., 31 vjeç; G. K., 27 vjeç; I. H., 35 vjeç; S. Sh., 58 vjeç; I. D., 38 vjeç; dhe shtetasit M. K., 29 vjeç, dhe V. Sh., 20 vjeç, në ngarkim të të dyve është vendosur edhe vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij.
    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.
    Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.
    Materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

  • U kapën me 2.2 kg kokainë në Tiranë, këta janë dy kushërinjtë e arrestuar

    U kapën me 2.2 kg kokainë në Tiranë, këta janë dy kushërinjtë e arrestuar

    Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të shpërndarjes së drogës, duke finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”. Gjatë aksionit u sekuestruan 2 kilogramë e 235 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy kushërinj, Armand Nela, 34 vjeç dhe Saimir Nela 31 vjeç.
    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar fotot e kushërinjve të arrestuar.
    Saimir Nela
     Armand Nela
    Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative se dy shtetas po transportonin kokainë me qëllim furnizimin e personave dhe grupeve që më pas e ndanin atë në doza për shitje në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku” të kryeqytetit.

    Policia identifikoi automjetin e dyshuar dhe e ndoqi atë deri te zona e quajtur “Treshi”, ku u bë ndalimi dhe kontrolli. Në bagazhin e mjetit u gjetën dy pako me gjithsej 2.235 kg kokainë, si dhe një pistoletë lodër.
    Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të furnizimit dhe shpërndarjes së drogës.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • Cërriku gati për zgjedhjet e parakohshme/ Vonesa në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkak PD

    Cërriku gati për zgjedhjet e parakohshme/ Vonesa në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkak PD

    foto ilustruese

    CËRRIK- Pas Bashkisë së Vlorës, vijon puna për përgatitjen e zgjedhjeve në bashkinë Cërrik. Në këtë bashki janë ngritur gjithsej 57 qendra votimit, ku 38.740 qytetarë do të kenë mundësinë të votojnë për kryebashkiakun e ri.
    Kryetari i KZAZ nr. 47, Krenar Karaj u shpreh për mediat se ka pasur vonese dhe se ende nuk është mbyllur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Sipas Karajt, dorëzimi i vonuar i listave të komisionerëve nga Partia Demokratike ka shkaktuar vonesa, por thekson se deri më tani procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë.
    “Vonesa ka ardhur pasi subjekti politik PD, mbështetës i kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, ka dorëzuar listat e komisionerëve me vonesë, duke penguar ritmin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Megjithatë, jemi duke vijuar dhe presim ta përfundojmë procesin në orët në vijim”, deklaroi Karaj.
    Në Bashkinë e Cërrikut gara po zhvillohet mes tre kandidatëve;  Eligert Hima, përfaqësues i subjektit politik “Shqipëria Bëhet”; Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga Partia Demokratike; dhe Florenc Doka, i Partisë Socialiste, i cili mban postin e kryetarit të komanduar pas dorëheqjes së ish-kryetarit Andis Salla.
    Zgjedhjet e pjesshme në ërrik po mbahen për shkak se ish-kryetari socialist Andis Salla u emërua Ministër i Bujqësisë në qeverinë Rama 4 në shtator të këtij viti./ZËRI
     

  • Këlliçi: M@fi@ kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

    Këlliçi: M@fi@ kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

    Këlliçi: M@fi@ kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës
    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim-Asocimit. Ai deklaroi se qeveria ka miratuar licenca fotovoltaike pa kryer një studim të mirëfilltë të rrjetit energjetik dhe pa analizuar kapacitetin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes.
    Sipas Këlliçit, 90% e licencave për energji diellore, që mbulojnë një kapacitet prej 6500 MWp, zotërohen nga një grup i vogël kompanish të lidhura me persona nën akuzë për përfshirje në organizata mafioze dhe krim të organizuar.
    “Licencat prezantohen si sukses nga qeveria, por në fakt janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke shkatërruar tokën bujqësore dhe favorizuar struktura kriminale që janë pronarët realë të këtyre projekteve”, u shpreh Këlliçi.
    Deputeti opozitar akuzoi gjithashtu se në sektorin e energjisë janë bërë investime të dyshimta me vlerë mbi 2 miliardë euro, ndërsa rrjeti i transmetimit dhe shpërndarjes mbetet mes më problematikëve në rajon, me humbjet më të larta të energjisë elektrike në Ballkan.
    Fjala e plotë
    Të nderuar miq Eurodeputetë,
    Të nderuar kolegë,
    Sot në fjalën time dua të fokusohem në një nga sektorët më të rëndësishëm, atë energjitik, i cili përbën bazën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe e gjithë infrastruktura e tij është infrastrukturë kritike, me ndikim të lartë në sigurinë tonë kombëtare.
    Shqipëria burimin kryesor të energjisë parësore e siguron nga produktet e naftës, energjia hidrike, energjia elektrike e importuar, përdorimi i druve të zjarrit dhe sasi të tjera shumë të vogla nga burime alternative.
    Familjet shqiptare konsumojnë 500 ktoe nga të cilat 125 ktoe sigurohen nga djegia e druve të zjarrit. Thënë qartë familjet shqiptare 25% të energjisë e sigurojnë nga djegia e druve të zjarrit, ç’ka bën që Shqipëria të dështojë në integrimin e energjisë së rinovueshme në sistemin e ngrojes dhe ftohjes. Kjo ka një ndikim shumë të lartë në përmbushjen e Direktivës Vlerësimit dhe Impaktit Mjedisor. Shqipëria ka shfrytëzuar afërsisht 50% të potencialit të saj hidroenergjetik, ndërkohë që ndihma e drejtpërdrejtë shtetërore në zhvillimin e këtij potenciali ka munguar.
    Energjia e humbur dhe e pafaturuar (vjedhjet) nga kompania shtetërore që realizon furnizimin është 1.41 TWh ose 121 ktoe. Kjo sasi energjie është sa 23% e energjisë së përdorur në rrjetin e shpërndarjes për një total prej 6.1 TWh.
    Sasia e energjisë së tregtuar në treg të lirë nga Bursa Shqipëri/Kosovë e energjisë është 0.371 TWh. Kjo është më pak se 5% e konsumit total të energjisë elektrike në vend, ose është sa furnizimi 15 ditor në vend me energji. Shqipëria nuk përmbush Direktivën (EU) 2019/944 për “Retail Market”, ku konsumatorët që janë nxjerrë në treg të lirë nuk gjejnë dot furnizues dhe furnizohen nga Shërbimi i Mundësisë së Fundit që jepet nga kompania shtetërore e furnizimit të energjisë me çmime të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.
    Aktualisht drejtori i Bursës Shqiptare të Energjisë është nën hetim për favorizim të tregtarëve të furnizimit me energji elektrike, deformim të tregut të energjisë elektrike nëpërmjet kontratave të njëanëshme me tregtarë spekulativë dhe çmime zyrtarisht të provuara më të larta se ato që publikon bursa Shqiptare e Energjisë.
    Procesi Unbandling në sistemin e shpërndarjes së energjisë nuk është realizuar sipas kërkesave të Komunitetit të Energjisë. Ende nuk është krijuar Operatori i Energjisë së Rinovueshme dhe të tre kompanitë e ndara nga Operatori Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë janë nën kontrollin e kompanisë mëmë OSSHE, pra jemi ende larg direktivave.
    Kjo ka sjellë që rregullat e mekanizmit balancues të rëndojnë tek prodhuesit privat të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe në mungesë të adoptimit të Rregullit (EU) 2022/869, të ketë pasiguri në bashkëpunimin e ndërsjellë të balancimit të sistemit të operimit, si bllok kontrolli i pavarur për ngarkesën dhe frekuencën e sistemit.
    Keq menaxhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme e mban larg Shqipërinë nga objektivat e 2030 dhe 2050 për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ulur emetimet e efektit serë. Kjo fakton që tregu i energjisë elektrike nuk është i integruar dhe vijon të operohet në formë të deformuar.
    Si pasojë e këtij deformimi sektori i energjisë elektrike ka humbjet më të larta të energjisë në rajonin e Ballkanit dhe investimet me efiçencën më të ulët në rajon.
    Nga viti 2015 në sektorin energjitik janë investuar më shumë se 2 miliardë Euro, por vendi ynë vijon të ketë rrjet të transmetimit dhe të shpërndarjes që nuk garanton siguri furnizimi dhe humbje shumë të larta në krahasim me vendet anëtare të ENTSO-e.
    Në 99% të rasteve këto investime realizohen me vlerën limit të përcaktuar nga enti prokurues, me një ofertues të vetëm dhe shumë drejtues të korporatave energjitke janë nën hetim, marrë të pandehur ose të dënuar për korrupsion dhe favorizim tenderash. Rasti i fundit është dhe vetë zv. KM Belinda Balluku.
    Gjatë vitit 2024-2025 Shqipëria ka patur një blackout total me efekt kaskadë në Malin e Zi dhe Kroaci dhe një blackout në gjysmën e territorit të saj. Në të dyja rastet ajo ka vënë në rrezik rrjetin sinkron të interkonjeksionit dhe pasojat mund të ishin të rënda edhe për evropën kontinentale.
    Në rastin e parë ka patur edhe një terr informativ dhe mungesë transparence sidomos mbi gjetjet e raportit të Shkurt 2025 të realizuar nga ENTSO-e mbi arsyet e kolapsit të sistemit të transmetimit në Shqipëri. Aktualisht Shqipëria nuk garanton qëndrueshmëri në sigurinë e operimit dhe nuk përmbush Commission Regulation (EU) 2017/2196 dhe (EU) 2019/941.
    Është konfirmuar nga studime të pavarura se referuar listës së patronazhistëve të Tiranës, rezulton se 80% e të punësuarve në sektorin elektro-energjitik në kryeqytet, janë votues të partisë në pushtet. Kjo provon se një nga arsyet e dështimit të sektorit, janë politikat korruptive të rekrutimit të punonjësve dhe që lidhen ngushtësisht me korrupsion zgjedhor.
    Qeveria ka miratuar liçensa fotovoltaike pa një studim të mirëfilltë të rrejtit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, pa marrë në konsideratë ngarkesën dhe kapacitetin e rrjetit ekzistues.
    Liçensat fotovoltaike, të cilat prezantohen si sukses në çdo aktivitet ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare, në shumë raste janë liçensa agrofotovoltaike, të dhëna në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, me efekte të parikuperueshme për bujqësinë dhe blegtorinë.
    Këto liçensa janë dhënë në rajonet më të varfëra të Shqipërisë ku jeta e qytetarëve lidhet ngushtësisht me aktivitetin bujqësor dhe blegtoral. Rezistenca e këtyre qytetarëve është e pamundur, pasi në shumë raste ata janë përballur me struktura të krimit të organizuar, që mesa duket janë pronarët realë të këtyre liçensave të dhëna nga Qeveria Shqiptare. Për disa akte miratimi të tjera të liçensave fotovoltaike aktualisht është nën hetim Zv. KM Balluku, 2 ish Drejtorë të KESH si dhe drejtori aktual në detyrë është i pandehur.
    Janë miratuar paraprakisht liçensa për instalime me kapacitet për rreth 6500 MWp, nga të cilat 90% e tyre zotërohet nga një duzinë kompanish në pronësi nga persona me akuza si pjesëtarë të organizatave mafioze dhe krimit të organizuar.
    Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë reale për të konvertuar në gas, prodhimin e energjisë në Termocentralin e Vlorës. Kjo qasje e qeverisë përforcohet nga veprimet e saj, duke instaluar dy Centrale Pluskuese të Prodhimit të Energjisë me naftë të rëndë, të importuara nga Bangladeshi dhe vendosura në operim në vitin 2024.
    Ky investim prej 80 milionë Euro, ka prodhuar në dy vjet vetëm 0.08 TWh nga pritshmëria prej 1.6 TWh. Për këtë rast është nën hetim zyrtar Zv. KM e Shqipërisë dhe gjithë zinxhiri drejtues i kompanive shtetërore të lidhura me sektorin e energjisë dhe të naftës. Madje faktet e dorëzuara në SPAK, mund të provojnë lidhje dhe përfitime direkte edhe nga Garda Revolucionare e Iranit.
    Ndërkohë që kemi të konfirmuar zyrtarisht nën hetim Administratorët e kompanive shtetërore të Prodhimit, të Transmetimit, të Shpërndarjes, të Bursës së Energjisë dhe Ministrin Përgjegjës të Linjës, për deformim të tregut të energjisë, favorizim të aktorëve privatë të tregtimit të energjisë, për fshehje të bilanceve reale financiare, tendera korruptivë, shkatërrim të tokës bujqësore, dhe favorizim të subjekteve të lidhura me krimin e organizuar, miratimi i kapitullit 15 të Energjisë, kapitullit 27 të Mjedisit, pjesë e Cluster 4, duket si konfirmim për të thelluar abuzimet dhe bashkëpunimin me botën e mafies në sektorin e energjisë.
    Kjo nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por shtrirja e efekteve korruptive dhe kriminale në sektorin e energjisë, mund të rrezikojë edhe sigurinë e furnizimit dhe operimit të gjithë sistemit të energjisë në Evropën Kontinentale.
    Referuar Institutit Vienez të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare, për sa i përket konvergimit të Ballaknit Perendimor me EU, rezulton se Shqipërisë do t’i duheshin më shumë se 100 vite për të mbërritur standardet e Bashkimit Evropian në sektorin e Infrastrukturës dhe Mjedisit.
    Për sa i përket qeverisjes do të duheshin më shumë se 64 vite…
    Këto janë vetëm disa nga problematikat kryesore që doja të ndaja me ju, pasi këto vendimmarrje korruptive të qeverise në sektorin energjitik, mund të kenë pasoja dhe përtej Shqipërisë.
    Ju faleminderit!

  • ‘Licencat e fotovoltaikëve po i merr mafia’/ Këlliçi: Efektet korruptive dhe kriminale rrezikojnë dhe Evropën

    ‘Licencat e fotovoltaikëve po i merr mafia’/ Këlliçi: Efektet korruptive dhe kriminale rrezikojnë dhe Evropën

    Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi ka ngritur alarmin, lidhur me licencat e dhëna nga qeveria për shfrytëzimin e energjisë diellore përmes ndërtimit të parqeve fotovoltaike.

    Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim Asocimit, Këlliçi tha se qeveria ka miratuar licensa fotovoltaike pa një studim të mirëfilltë të rrjetit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, pa marrë në konsideratë ngarkesën dhe kapacitetin e rrjetit ekzistues.

    Sipas Këlliçit, licensat fotovoltaike, të cilat prezantohen si sukses në çdo aktivitet ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare, në shumë raste janë licensa agrofotovoltaike, të dhëna në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, me efekte të parikuperueshme për bujqësinë dhe blegtorinë.

    Paraprakisht, shton më tej Këlliçi, janë miratuar licensa për instalime me kapacitet për rreth 6500 MWp, nga të cilat 90% e tyre zotërohet nga një duzinë kompanish në pronësi nga persona me akuza si pjesëtarë të organizatave mafioze dhe krimit të organizuar.

    ‘Kjo nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por shtrirja e efekteve korruptive dhe kriminale në sektorin e energjisë, mund të rrezikojë edhe sigurinë e furnizimit dhe operimit të gjithë sistemit të energjisë në Evropën Kontinentale’, u shpreh Këlliçi në fjalën e tij.

    Këshilli i Stabilizim Asocimit

    Fjala e Plotë e Belind Këllicit;

    Të nderuar kolegë,

    Të nderuar miq,

    Sot në fjalën time dua të fokusohem në një nga sektorët më të rëndësishëm, atë energjitik, i cili përbën bazën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe e gjithë infrastruktura e tij është infrastrukturë kritike, me ndikim të lartë në sigurinë tonë kombëtare.

    Shqipëria burimin kryesor të energjisë parësore e siguron nga produktet e naftës, energjia hidrike, energjia elektrike e importuar, përdorimi i druve të zjarrit dhe sasi të tjera shumë të vogla nga burime alternative.

    Familjet shqiptare konsumojnë 500 ktoe nga të cilat 125 ktoe sigurohen nga djegia e druve të zjarrit. Thënë qartë familjet shqiptare 25% të energjisë e sigurojnë nga djegia e druve të zjarrit, ç’ka bën që Shqipëria të dështojë në integrimin e energjisë së rinovueshme në sistemin e ngrojes dhe ftohjes. Kjo ka një ndikim shumë të lartë në përmbushjen e Direktivës Vlerësimit dhe Impaktit Mjedisor. Shqipëria ka shfrytëzuar afërsisht 50% të potencialit të saj hidroenergjetik, ndërkohë që ndihma e drejtpërdrejtë shtetërore në zhvillimin e këtij potenciali ka munguar.

    Energjia e humbur dhe e pafaturuar (vjedhjet) nga kompania shtetërore që realizon furnizimin është 1.41 TWh ose 121 ktoe. Kjo sasi energjie është sa 23% e energjisë së përdorur në rrjetin e shpërndarjes për një total prej 6.1 TWh.

    Sasia e energjisë së tregtuar në treg të lirë nga Bursa Shqipëri/Kosovë e energjisë është 0.371 TWh. Kjo është më pak se 5% e konsumit total të energjisë elektrike në vend, ose është sa furnizimi 15 ditor në vend me energji. Shqipëria nuk përmbush Direktivën (EU) 2019/944 për “Retail Market”, ku konsumatorët që janë nxjerrë në treg të lirë nuk gjejnë dot furnizues dhe furnizohen nga Shërbimi i Mundësisë së Fundit që jepet nga kompania shtetërore e furnizimit të energjisë me çmime të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.

    Aktualisht drejtori i Bursës Shqiptare të Energjisë është nën hetim për favorizim të tregtarëve të furnizimit me energji elektrike, deformim të tregut të energjisë elektrike nëpërmjet kontratave të njëanshme me tregtarë spekulativë dhe çmime zyrtarisht të provuara më të larta se ato që publikon bursa Shqiptare e Energjisë.

    Procesi Unbandling në sistemin e shpërndarjes së energjisë nuk është realizuar sipas kërkesave të Komunitetit të Energjisë. Ende nuk është krijuar Operatori i Energjisë së Rinovueshme dhe të tre kompanitë e ndara nga Operatori Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë janë nën kontrollin e kompanisë mëmë OSSHE, pra jemi ende larg direktivave.

    Kjo ka sjellë që rregullat e mekanizmit balancues të rëndojnë tek prodhuesit privat të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe në mungesë të adoptimit të Rregullit (EU) 2022/869, të ketë pasiguri në bashkëpunimin e ndërsjellë të balancimit të sistemit të operimit, si bllok kontrolli i pavarur për ngarkesën dhe frekuencën e sistemit.

    Keq menaxhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme e mban larg Shqipërinë nga objektivat e 2030 dhe 2050 për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ulur emetimet e efektit serë. Kjo fakton që tregu i energjisë elektrike nuk është i integruar dhe vijon të operohet në formë të deformuar.

    Si pasojë e këtij deformimi sektori i energjisë elektrike ka humbjet më të larta të energjisë në rajonin e Ballkanit dhe investimet me eficencën më të ulët në rajon.

    Nga viti 2015 në sektorin energjitik janë investuar më shumë se 2 miliardë Euro, por vendi ynë vijon të ketë rrjet të transmetimit dhe të shpërndarjes që nuk garanton siguri furnizimi dhe humbje shumë të larta në krahasim me vendet anëtare të ENTSO-e.

    Në 99% të rasteve këto investime realizohen me vlerën limit të përcaktuar nga enti prokurues, me një ofertues të vetëm dhe shumë drejtues të korporatave energjitke janë nën hetim, marrë të pandehur ose të dënuar për korrupsion dhe favorizim tenderash. Rasti i fundit është dhe vetë zv. KM Belinda Balluku.

    Gjatë vitit 2024-2025 Shqipëria ka pasur një blackout total me efekt kaskadë në Malin e Zi dhe Kroaci dhe një blackout në gjysmën e territorit të saj. Në të dyja rastet ajo ka vënë në rrezik rrjetin sinkron të interkonjeksionit dhe pasojat mund të ishin të rënda edhe për evropën kontinentale.

    Në rastin e parë ka pasur edhe një terr informativ dhe mungesë transparence sidomos mbi gjetjet e raportit të Shkurt 2025 të realizuar nga ENTSO-e mbi arsyet e kolapsit të sistemit të transmetimit në Shqipëri. Aktualisht Shqipëria nuk garanton qëndrueshmëri në sigurinë e operimit dhe nuk përmbush Commission Regulation (EU) 2017/2196 dhe (EU) 2019/941.

    Është konfirmuar nga studime të pavarura se referuar listës së patronazhistëve të Tiranës, rezulton se 80% e të punësuarve në sektorin elektro-energjitik në kryeqytet, janë votues të partisë në pushtet. Kjo provon se një nga arsyet e dështimit të sektorit, janë politikat korruptive të rekrutimit të punonjësve dhe që lidhen ngushtësisht me korrupsion zgjedhor.

    Qeveria ka miratuar licensa fotovoltaike pa një studim të mirëfilltë të rrejtit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, pa marrë në konsideratë ngarkesën dhe kapacitetin e rrjetit ekzistues.

    Licensat fotovoltaike, të cilat prezantohen si sukses në çdo aktivitet ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare, në shumë raste janë licensa agrofotovoltaike, të dhëna në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, me efekte të parikuperueshme për bujqësinë dhe blegtorinë.

    Këto licensa janë dhënë në rajonet më të varfra të Shqipërisë ku jeta e qytetarëve lidhet ngushtësisht me aktivitetin bujqësor dhe blegtoral. Rezistenca e këtyre qytetarëve është e pamundur, pasi në shumë raste ata janë përballur me struktura të krimit të organizuar, që mesa duket janë pronarët realë të këtyre licensave të dhëna nga Qeveria Shqiptare. Për disa akte miratimi të tjera të licensave fotovoltaike aktualisht është nën hetim Zv. KM Balluku, 2 ish Drejtorë të KESH si dhe drejtori aktual në detyrë është i pandehur.

    Janë miratuar paraprakisht licensa për instalime me kapacitet për rreth 6500 MWp, nga të cilat 90% e tyre zotërohet nga një duzinë kompanish në pronësi nga persona me akuza si pjesëtarë të organizatave mafioze dhe krimit të organizuar.

    Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë reale për të konvertuar në gaz, prodhimin e energjisë në Termocentralin e Vlorës. Kjo qasje e qeverisë përforcohet nga veprimet e saj, duke instaluar dy Centrale Pluskuese të Prodhimit të Energjisë me naftë të rëndë, të importuara nga Bangladeshi dhe vendosura në operim në vitin 2024.

    Ky investim prej 80 milionë Euro, ka prodhuar në dy vjet vetëm 0.08 TWh nga pritshmëria prej 1.6 TWh. Për këtë rast është nën hetim zyrtar Zv. KM e Shqipërisë dhe gjithë zinxhiri drejtues i kompanive shtetërore të lidhura me sektorin e energjisë dhe të naftës. Madje faktet e dorëzuara në SPAK, mund të provojnë lidhje dhe përfitime direkte edhe nga Garda Revolucionare e Iranit.

    Ndërkohë që kemi të konfirmuar zyrtarisht nën hetim Administratorët e kompanive shtetërore të Prodhimit, të Transmetimit, të Shpërndarjes, të Bursës së Energjisë dhe Ministrin Përgjegjës të Linjës, për deformim të tregut të energjisë, favorizim të aktorëve privatë të tregtimit të energjisë, për fshehje të bilanceve reale financiare, tender korruptivë, shkatërrim të tokës bujqësore, dhe favorizim të subjekteve të lidhura me krimin e organizuar, miratimi i kapitullit 15 të Energjisë, kapitullit 27 të Mjedisit, pjesë e Cluster 4, duket si konfirmim për të thelluar abuzimet dhe bashkëpunimin me botën e mafies në sektorin e energjisë.

    Kjo nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por shtrirja e efekteve korruptive dhe kriminale në sektorin e energjisë, mund të rrezikojë edhe sigurinë e furnizimit dhe operimit të gjithë sistemit të energjisë në Evropën Kontinentale.

    Referuar Institutit Vienez të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare, për sa i përket konvergimit të Ballkanit Perëndimor me EU, rezulton se Shqipërisë do t’i duheshin më shumë se 100 vite për të mbërritur standardet e Bashkimit Evropian në sektorin e Infrastrukturës dhe Mjedisit.

    Për sa i përket qeverisjes do të duheshin më shumë se 64 vite…

    Këto janë vetëm disa nga problematikat kryesore që doja të ndaja me ju, pasi këto vendimmarrje korruptive të qeverise në sektorin energjitik, mund të kenë pasoja dhe përtej Shqipërisë.

    Ju faleminderit!

  • “Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin”, Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin

    “Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin”, Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin

    Kryeministri Edi Rama zbuloi dje do të nisë me fazën e dytë të reformës së ujit, që parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Ujin, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, që pritet të nisë punë në janar të vitit të ardhshëm. Shefi i qeverisë, Edi Rama ne fjalën e tij pati kritika hapur për 58 ndërmarrjet e shpërndarjes së ujit, të cilat i quajti “çeta”. Fragmentimin në emër të decentralizimit, kryeministri Rama e quajti katastrofë të vërtetë ndërsa vlerësoi reformën e vitit 2021 që 58 ndërmarrjet i shkriu në 15 shoqëri rajonale. “Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit.
    Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por, jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai. Hajdutët e ujit, do ta pësojnë njëjtë si ata që vidhnin energjinë e ujit.
    Krahas Operatorit Kombëtar, qeveria do të hartojë një plan masash, që parashikon ngritjen e një Task Force dhe masa deri në heqje lirie për abuzuesit, kryesisht për ata që vjedhin për qëllime fitimi. Ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vodhën energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit”, tha Rama. Kreu i qeverisë komentoi edhe kritikat për ujësjellësit e Tragjasit, që pritet të furnizojë me ujë zonën turistike të Dhërmiut dhe Palasës.
    Ai theksoi se qeveria nuk ka qëllime të errëta që t’ua marrë ujin banorëve për t’ia dhanë oligarkëve, ndërsa i cilësoi këto deklarata si konspiracione dhe fantazi politike. Për protestat që janë mbajtur, ai tha se “nuk kishin ujë dhe bërtisni për burimin a thua se iu vajti një kuçedër t’iu thante burimin”. “Të gjithë do ta kuptojnë që burimet ujore të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burimet e atij që i ka më afër, janë burimet ujore të Republikës së Shqipërisë. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pafat që kanë burimin larg. Siç ua kam shpjeguar shumë banorëve të Tragjasit, as nuk diskutohet që nuk ekziston në asnjë botë tjetër, veçse në botën e konspiracioneve dhe fantazive politike, mediatike, apo rreth tryezës duke pirë raki, që qeveria e Shqipërisë, ministria, t’i marrin ujin disave për t’ia dhënë disave”, tha Rama.
    Teksa shprehu kritika për punësimet në ndërmarrjet e ujit, duke thënë se janë mbushur me punonjës ‘parazitë’, Rama paralajmëroi gjithashtu se do t’u jepet fund punësimeve si rezultat i krushqisë e politikës. Rama njoftoi edhe një aksion në vijim për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet. “Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit.
    Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika OSHEE.”, shtoi kryeministri. Në Operatorin Kombëtar të Ujit, 61 bashkitë e vendit do të aksionere me 2 deri 5%, nga 49% që kanë aktualisht në 15 shoqëritë rajonale. Këto shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve do të operojnë nën ombrellën e Operatorit të ri të Prodhimit të Ujit, për t’ju nënshtruar në 2027-ën një faze tjetër, asaj të ndarjes në dy nukla të tjera: një shoqërie për shpërndarjen dhe një tjetre për furnizimin dhe faturimin tek abonentët.

  • Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë

    Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

    Kryeministri Edi Rama po prezantoi Operatorin Kombëtar të Ujit. Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se është me shumë rëndësi që të krijohet një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët. 
    “Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.  Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.

  • Rama pranon dështimin e furnizimit me ujë, por si gjithnjë fajin e kanë të tjerët: Dridhni zinxhirin…

    Rama pranon dështimin e furnizimit me ujë, por si gjithnjë fajin e kanë të tjerët: Dridhni zinxhirin…

    Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama vazhdon ende me premtimin 24 orë ujë, por ndërkohë, Vlora në mes të sezonit turistik mbetet gjithmonë “thatë”.
    Rama e ka pranuar publikisht dështimin me administrimin e ujit të pijshëm, por për këtë, kryeministri e ka shmangur përgjegjësinë nga vetja duke e kaluar fajin tek pushteti vendor, ku sipas tij, papërgjegjshmëria është në nivel të frikshëm.
    58 ndërmarrjet Edi Rama i ka konsideruar si 58 çeta, që sipas tij, sollën borxhe të larta dhe paaftësi në menaxhim. Ndërkohë, duke prezantuar të ashtuquajturën reformë të ujit, Rama tha se do ndërmarrë një sërë masash për të ndalur abuzimet, teksa shtoi se do të urdhërojë dhe heqjen e depozitave, pasi sipas tij, rrezikojnë të kthehen në burim aksidentesh.
    Edi Rama: Sot me publikun do ndajmë një hap të rëndësishëm që do të hedhim së shpejti, lidhur me krijimin e Operatorit Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit. Kemi pasur një trashëgimi shumë dramatike në sektorin e ujit, që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Nuk kemi më asnjë arsye të humbasim kohë dhe nuk kemi kohë të besojmë në zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhje që na është sugjeruar shumë vite më parë nga ekspertë dhe eksperiencave që kemi analizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin e lidhur edhe me politizimin ekstrem në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata të pajustifikueshme.
    Ne nga ana jonë kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendror dhe po të shohim hartën sot nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë në 2014 dhe me humbje në rrjet rreth 70% kemi një panorama ndryshe në raport me atë që ishte. Nuk është ndryshe në raport me sfidën që kemi, aq më tepër kur ne duam të shkëlqejmë në turizëm dhe volumi për ujë në sezonin e pikut turistik rritet, ndërsa kapaciteti për furnizim është i pamjaftueshëm.
    Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë së Vlorë për furnizim me ujë. Solla rastin konkret duke qënë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe.
    Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjia ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi. Njerëzit nuk pinë decentralizim  në rubitet, por ujë.  Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Hap i jashtëzakonshëm padiskutim.
    Kemi shumë pika të kuqe për t’i kthyer në jeshile sa i përket investimit dhe përfshirjes të çdo sektori në botën e re të teknologjisë, edhe tek uji. Në fund fare dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standarteve të BE. Është e mundshme por kërkon reforma, masa dhe përgjegjshmëri në administrim. Siç tregoi rasti i Vlorës, ne kemi burime njerëzore cilësore dhe njerëz të ditur, të zotë e të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të ditur e të aftë në pika të ndryshme të territoreve. Drejtori aktual vjen nga eksperienca e të qenit drejtor në një territor në veri, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e qëndrueshme dhe të shëndetshme të Operatorit Kombëtar të Prodhimit të Ujit dhe më pas shpërndarjes e furnizimit
    Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar. Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrejt 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj sic kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet. Ndryshe nga energjia, këtu nuk jemi në kushtet, që kemi qytetarët që abuzojnë, këtu jemi në kushtet që kemi abuzues për qëllime fitime, abuzues me lavazhe nëpër lagje, me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme, kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë, të marrin shërbim të drejtë.
    Kjo është koha për të nisur punë me heqjen e depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme në palate të ndërtuara ku e ku më parë e që largë qoftë mund të bëhen burim katastrofash, por hap pas hapi. Hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030-ën një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve europiane

  • “Sistemi i shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, Rama: Paaftësia në menaxhim solli situata të pajustifikueshme

    “Sistemi i shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, Rama: Paaftësia në menaxhim solli situata të pajustifikueshme

    Rama: S’kemi më asnjë arsye të besojmë zgjidhje tjetër veç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe shumë vite më parë nga disa prej ekspertëve dhe eksperiencave që kemi realizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit të sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë, borxhet e larta, paaftësia në menaxhim lidhur me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore në këto ndërmarrje dhe mungesa e ekspertizës e shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje sollën situata shumë të pajustifikueshme.
    ne perditesim…

    Top Channel

  • Alarm për bombë në zyrën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik

    Alarm për bombë në zyrën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik

    Një alarm për bombë është ngritur paraditen e sotme, 28 gusht 2025, në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik, Greqi.
    Ka qenë një e-mail, nga një emër i panjohur, që erdhi si paralajmërim në adresën elektronike të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që ngriti zyrat në këmbë, raporton media greke Protothema. Menjëherë pas leximit të këtij e-mail-i, uniformat blu kanë evakuuar të gjithë kompaninë, si dhe morën masat e nevojshme për rrethimin e saj.
    Nga hetimet e kryera, rezultoi se alarmi ishte fals, e se në fakt në kompani nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse të vendosur në perimetrin e këtyre zyrave.
    Autoritetet Helene po punojnë për identifikimin e autorit të e-mail-it të dërguar, si dhe zbardhjen e motivit të krijimit të kësaj situate.