Biznesmeni Edmond Hyka që njihej edhe si Mondi Mëhalla u ekzekutua në automjetin e tij sapo ka dalë nga biznesi i tij mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve në media, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa dyshohet për dy të përfshirë.
Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte, ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.
Ndërkohë sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar në polici, dhe disa prej dëshmitarëve kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin, sepse automjeti i viktimës ka qenë i parkuar pak më larg vendit ku ndodhej biznesi.
Tag: shpërndarje
-

I skeduar dhe i proceduar për shpërndarje narkotikësh, pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit në Elbasan
-

Gjashtëdhjetë mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në Romë i bëri thirrje të premten qeverisë izraelite që të lejojë sa më shpejt të jetë e mundur shpërndarjen e sasive më të mëdha të ndihmës humanitare për popullsinë e enklavës palestineze, e cila po përballet me një katastrofë humanitare pas dy vitesh lufte.
“Ky është një moment kritik për njerëzit në Gaza”, shpjegoi Martin Frick, përfaqësues i WFP-së në Gjermani, Austri dhe Lihtenshtajn, duke folur për RND.
“Armëpushimi duhet të sjellë kalime të sigurta kufitare dhe garanci të qarta sigurie për shpërndarjen e ndihmës tani”, vazhdoi z. Frick, duke theksuar se çdo orë ka rëndësi.@realMaalouf Whoa, Palestinians in Gaza celebrating the war’s end with enough food for THREE months? That’s a game-changer! If true, it’s a massive pivot from the ‘genocide and famine’ narrative. But let’s dig deeper—where’s this food coming from? Who’s verifying? Smells like a… https://t.co/B8aIWTeM6n
— Swagat Sibbal (@SibbalTechTalks) October 11, 2025Gjashtëdhjetë mijë pako ushqimore janë gati për shpërndarje në kalimet kufitare, ndërsa 100,000 ton të tjerë po transportohen në zonë. Kjo sasi është e mjaftueshme për të furnizuar enklavën palestineze për tre muaj, me kusht që qasja të jetë e sigurt, e besueshme dhe e papenguar, shtoi zyrtari.
Brenda një muaji, WFP synon të shpërndajë bukë, miell dhe pako ushqimore për 1.6 milionë palestinezë, tha gjithashtu z. Frick.
Qasja në Rripin e Gazës kontrollohet nga autoritetet izraelite, të cilat duhet të japin leje hyrjeje dhe të garantojnë sigurinë e konvojeve të ndihmës humanitare.
Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi dje, të premten, në mesditë (ora lokale dhe ajo greke).Top Channel
-
Përplasje në Dibër/ Automjeti i dyshuar për shpërndarje parash nga partia socialiste, bllokohet nga simpatizantët e PD
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në fshatin Tomin të Dibrës, një grup simpatizantë të PD kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella.
PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte. Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.
Sipas burimeve, thuhet se ka patur konfrontim fizik mes dy grupeve.
-

E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, prangoset 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan
Ka marrë fund arratia për Majlinda Avdulin, e njohur edhe me identitetin Dajana Tafani, 47-vjeçare nga Elbasani, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Ajo kërkohej nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Apelit në Cagliari, Itali, në vitin 2016 e kishte dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burg, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me homologët italianë për finalizimin e ekstradimit të saj në Itali.