Tag: shpërndarja

  • Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët në Elbasan

    Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët në Elbasan

    Shpërndarja e bonusit të fundvitit ka nisur zyrtarisht në të gjitha zyrat postare të Bashkisë Elbasan dhe në mbarë vendin. Rreth 25,400 pensionistë në territorin e Bashkisë Elbasan kanë filluar tashmë të marrin shpërblimin e akorduar nga Qeveria Shqiptare për fundin e vitit.
    Procesi i shpërndarjes po vijon normalisht në të gjitha njësitë postare, duke garantuar që çdo përfitues ta marrë shpërblimin në kohë dhe pa vonesa.
    Pensionistët e Elbasanit kanë shprehur falënderimet e tyre ndaj Qeverisë Shqiptare për mbështetjen e dhënë, duke e konsideruar bonusin një ndihmë të rëndësishme në prag të festave të fundvitit.

  • Pensionistët marrin bonusin/ Nga sot, 756 mijë pensionistë mund të tërheqin nga 10 deri në 15 mijë lekë

    Pensionistët marrin bonusin/ Nga sot, 756 mijë pensionistë mund të tërheqin nga 10 deri në 15 mijë lekë

    Ka nisur nga sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për 756 mijë pensionistë.

    Pagesa merret sipas datës për secilin pensionist, ndërsa shuma varion nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
    Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se ka nisur sot shpërndarja e bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin.
    “Me kënaqësi njoftoj se nisi sot shpërndarja e Bonusit, mbështetja për pensionistët për festat e fundvitit!
    – 15,000 lekë për pensionet deri 20,000 lekë dhe kategori të tjera përfituesish.
    – 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë dhe trajtime të veçanta financiare.
    Shpërblimet jepen nga 1 dhjetori 2025 dhe mund të tërhiqen deri më 30 qershor 2026″, shkruan Ministrja Ibrahimaj.
    Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
    Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026.

    Top Channel

  • Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe invalidët, ja sa do të përfitojnë sipas kategorive

    Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe invalidët, ja sa do të përfitojnë sipas kategorive

    Shpërndarja e bonusit të fundvitit për qindra mijëra pensionistë dhe invalidë në vend nis sot, duke shënuar fillimin zyrtar të pagesave që pritet të lehtësojnë shpenzimet e festave.
    Edhe pse dita e sotme përkon me ditë pushimi, institucionet që administrojnë pagesat kanë hapur sportelet posaçërisht për këtë proces, një masë që synon të shmangë vonesat dhe fluksin e ditëve në vijim. Pensionistët dhe invalidët mund ta tërheqin bonusin në pikat ku marrin zakonisht pensionin, në postë apo në bankë, ndërsa pagesat në llogari bankare kryhen automatikisht.
    PËRFITIMI
    Sipas skemës së miratuar, bonusi ndahet në dy nivele, duke favorizuar ata me të ardhura më të ulëta. Pensionistët dhe invalidët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj përfitojnë 15 mijë lekë shtesë, ndërsa ata që përfitojnë mbi këtë shumë marrin bonus prej 10 mijë lekësh. Ky diferencim konsiderohet si një mënyrë për të mbështetur më fort familjet që ndodhen në vështirësi ekonomike, sidomos në periudhën e fundvitit kur rriten shpenzimet për ushqime, barna dhe produkte të tjera të domosdoshme. Procesi i pagesave do të vijojë pa ndërprerje gjatë gjithë muajit dhjetor dhe pensionistët apo invalidët që nuk arrijnë ta tërheqin menjëherë, kanë afat deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Pas kësaj date, e drejta për të përfituar bonusin humbet, prandaj autoritetet këshillojnë që të mos shtyhet pa arsye tërheqja e tij.
    Me hapjen e sporteleve që në ditën e parë dhe me proces të koordinuar mes ISSH-së, Postës dhe bankave, shpërndarja e bonusit synon të jetë më e shpejtë dhe më e qetë se vitet e kaluara. Ky bonus konsiderohet nga pensionistët një mbështetje e rëndësishme në prag të festave, një shtesë që u vjen në ndihmë për të përballuar kostot e jetesës dhe për të kaluar një fundvit më të lehtë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit

    Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit

    Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit
     
    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë. Rama iu përgjigj aludimeve se këtë dhjetor nuk do të ketë bonus fundviti për pensionistët. Kreu i qeverisë tha se nuk është e vërtetë, duke theksuar se që në fillim të muajit dhjetor të nisë shpërndarja e bonusit, ndërsa rritja e pensioneve parashikohet me pr.buxhetin 2026.
     

     
    “Çfarë nuk thuhet e çfarë nuk përflitet, ku 95% e gjërave që qarkullojnë janë të rreme. Është thënë edhe që vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e këtij viti të ri. Bonusi i fundvitit do të jepet siç është dhënë vitin e shkuar duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor sepse është bonus që u shkon pensionistëve. Vitin e ardhshëm nisim nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët dhe rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit paraardhës”, tha Rama.
     
    Nga ana tjetër Rama theksoi se rritja e pensioneve nuk do të ketë lidhje me indeksimin.
     
    “Tjetra që vlen të rishpjegohet marrëdhënia e kësaj rritje me indeksimin. Kjo rritje nuk ka lidhje me indeksimin, nëse indeksimi është bërë në mënyrë të përvitshme, do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të përvitshme. Vetëm indeksimi parashikohet që shifra ta rrijë në 50 mln euro”, theksoi Rama.
     
    Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zgjedhjet, nis shpërndarja e bazës materiale në Vlorë

    Zgjedhjet, nis shpërndarja e bazës materiale në Vlorë

    Këtë të shtunë ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës.
    Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, ka njoftuar se procesi deri më tamni po zhvillohet normalisht dhe pa probleme.
    Sipas tij, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë gati për të marrë bazën materiale. Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi.
    Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen nesër në 5 bashki të vendit, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.

  • Vlora gati për zgjedhjet lokale, mbi 173 mijë qytetarë priten të votojnë për kryebashkiakun e ri. Nis shpërndarja e bazës materiale

    Vlora gati për zgjedhjet lokale, mbi 173 mijë qytetarë priten të votojnë për kryebashkiakun e ri. Nis shpërndarja e bazës materiale

    Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës.

    Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, bëri të ditur se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme.
    Sipas tij, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë gati për të marrë bazën materiale. Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi, ndërsa kanë të drejtë vote 173 mijë e 624 zgjedhës.
    Tre kandidatët për këtë bashki janë: Bruna Mersini nga PS, Dionis Sota kandidat i pavarur i mbështetur nga PD e Vlorës dhe Shqipëria Bëhet si dhe Gjergji Nika, kandidat i pavarur, këshilltar bashkiak me partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në Vlorë për qendrat e votimit. Shpërndarja ka nisur në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ndërsa do të vijoj edhe në tre KZAZ e tjera.
    Në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale për procesin zgjedhor. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, deklaroi se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë problematikë.
    Sipas Meminajt, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë të përgatitura për të marrë materialet zgjedhore, duke garantuar që gjithçka të jetë gati në kohë për ditën e votimit.

    Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi, të cilat do të pajisen me të gjitha materialet e nevojshme për zhvillimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe transparente.
    Në katër KZAZ e vlores janë 231 qendra votimi ndërsa procesi do të mbyllet deri në mbremje ndërsa qendrat e votimit deri ditën e diel në mëngjes do të ruhen edhe nga efektivë të policisë.

  • Zgjedhjete  pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Zgjedhjete pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në Vlorë për qendrat e votimit. Shpërndarja ka nisur në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ndërsa do të vijoj edhe në tre KZAZ e tjera.
    Në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale për procesin zgjedhor. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, deklaroi se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë problematikë.
    Sipas Meminajt, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë të përgatitura për të marrë materialet zgjedhore, duke garantuar që gjithçka të jetë gati në kohë për ditën e votimit.

    Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi, të cilat do të pajisen me të gjitha materialet e nevojshme për zhvillimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe transparente.
    Në katër KZAZ e vlores janë 231 qendra votimi ndërsa procesi do të mbyllet deri në mbremje ndërsa qendrat e votimit deri ditën e diel në mëngjes do të ruhen edhe nga efektivë të policisë.

  • Nesër zgjedhjet, nis shpërndarja e bazës materiale në Vlorë

    Nesër zgjedhjet, nis shpërndarja e bazës materiale në Vlorë

    Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës.

    Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, bëri të ditur se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme.
    Sipas tij, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë gati për të marrë bazën materiale. Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi.

    Top Channel

  • Nis shpërndarja e librave falas, përfitojnë 236 mijë nxënës

    Nis shpërndarja e librave falas, përfitojnë 236 mijë nxënës

    Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e librave falas për nxënësit e arsimit bazë dhe për kategori të veçanta në shkollat e mesme. Programi i qeverisë synon të mbështesë rreth 236 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, duke lehtësuar buxhetet familjare dhe duke garantuar barazi në arsim.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë shpërndarjes së librave në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, bëri të ditur se janë vënë në dispozicion 9 milionë euro për këtë program, që siguron tekste falas nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për nxënësit e shkollave të mesme që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike ose sociale.
    Përveç shpërndarjes së librave, Manastirliu theksoi se po finalizohen punimet për rehabilitimin e disa shkollave, ndërsa në vitin e ri shkollor do të zgjerohet edhe përdorimi i programeve digjitale në laboratorët inteligjentë, përfshirë futjen e kodimit dhe mësimeve të para mbi inteligjencën artificiale në kurrikulën e klasës së katërt.
    Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, ministrja përmendi gjithashtu vijimin e programeve të trajnimit për mbi 2200 mësues, forcimin e planit të sigurisë në shkolla dhe shtimin e aktiviteteve kulturore e shkencore për nxënësit.
    Ky vit i ri shkollor, ndryshe nga vitet e tjera pritet të nisë më herët, më datë 8 shtator.