Tag: shpërndarë

  • Zgjedhjet 2025/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, KQZ “mbyll” dërgesat në 6 qarqe

    Zgjedhjet 2025/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, KQZ “mbyll” dërgesat në 6 qarqe

    Pamje nga shpërndarja

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore edhe në vend. Fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera janë shpërndarë plotësisht në 4 qarqe të vendit. Aktualisht, procesi ka përfunduar në Gjirokastër, Korçë, Berat, Dibër, Shkodër dhe në qarkun e Lezhës.
    Në Korçë materialet janë shpërndarë në 422 qendra votimi, të cilat ndodhen në 7 KZAZ-të e qarkut, përfshirë dy në bashkinë Korçë dhe pesë të tjera të shpërndara në bashkitë e tjera të qarkut. Pas qarkut të Korçës, materialet zgjedhore janë shpërndarë edhe në qarkun e Beratit, dhe rrjedhimisht edhe në Bashkitë Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar.

    Shpërndarja ka nisur pa problematika dhe po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku materialet janë të garantuara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e Policisë së Shtetit. Në të gjitha qendrat ku materialet janë shpërndarë, nga sot deri në ditën kur do të dërgohen për t’u numëruar, do të ruhen 24 orë nga efektivët e Policisë së Shtetit./ZËRI

  • Rama emigrantëve në Greqi: Kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve, tani është rradha juaj! Votoni për Shqipërinë evropiane

    Rama emigrantëve në Greqi: Kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve, tani është rradha juaj! Votoni për Shqipërinë evropiane

    Kreu i PS, Edi Rama, u ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ. Rama thotë se nga informacionet që ka marrë, kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve zgjedhore, ndërsa shton se tanimë është rradha e zgjedhësve që të votojnë dhe të kthejnë në kohë zarfet.
    “Pashë informacionin e fundit se DHL ka shpërndarë 85% të zarfeve por tani është radha juaj. Është radha juaj shqiptarë të Greqisë të regjistruar për 11 majin që ato zarfe t’i ktheni për t’i dërguar në Shqipëri.

    Mos e lini për momentin e fundit, atyre që janë në ishuj këto janë 24 orët e fundit për ta se ndryshe nuk arrihet dot transporti i zarfeve nga ishujt në afatin e caktuar. Ata që janë në Athinë, Selanik e gjithë Greqinë, që nuk janë në ishuj, të bëjnë të njëjtën gjë se është takim me historinë.
    Mbi të gjitha kjo votë për ju që jeni në Greqi është e lidhur me diçka konkrete, duke filluar nga hapja e një rruge alternative për pensionet tuaja ju lutem silleni zarfin mbrapsht drejt Tiranës me numrin 5 për Shqipërinë me BE në Evropë, për Shqipërinë e re evropiane, për shpresën evropiane dhe amanetin evropian të shqiptarëve dhe kurrsesi për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tanimë të përçartur”, u shpreh Rama.

  • U kap duke shpërndarë kokainë, bie në prangat e policisë 28-vjeçari në Itali

    U kap duke shpërndarë kokainë, bie në prangat e policisë 28-vjeçari në Itali

    Policia italiane kapi në flagrancë një 28-vjeçar shqiptar duke shitur drogë në lagjen Don Bosco të Bolzanos. Pas kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine.
    Sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati, oficerët panë një burrë duke i dorëzuar disa pako me kokainë një blerësi në rrugën Buozzi mëngjesin e së shtunës.
    Më pas i dyshuari raportohet se ka tentuar të arratiset dhe të hedhë çelësat e banesës së tij, të cilat u gjetën nga policia, e cila më pas i përdori për të hyrë në shtëpinë e të dyshuarit.
    28-vjeçari, i cili kishte marrë statusin e azilantit, por nuk ka një leje qëndrimi të vlefshme u vendos në paraburgim për trafik dhe posedim droge, ndërsa gjykata vendosi që ai të dëbohet nga Italia.

  • U kap duke shpërndarë kokainë, përfundon në pranga 28-vjeçari shqiptar në Itali

    U kap duke shpërndarë kokainë, përfundon në pranga 28-vjeçari shqiptar në Itali

    Policia italiane kapi në flagrancë një 28-vjeçar shqiptar duke shitur drogë në lagjen Don Bosco të Bolzanos. Pas kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine.

    Sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati, oficerët panë një burrë duke i dorëzuar disa pako me kokainë një blerësi në rrugën Buozzi mëngjesin e së shtunës.

    Më pas i dyshuari raportohet se ka tentuar të arratiset dhe të hedhë çelësat e banesës së tij, të cilat u gjetën nga policia, e cila më pas i përdori për të hyrë në shtëpinë e të dyshuarit.

    28-vjeçari, i cili kishte marrë statusin e azilantit, por nuk ka një leje qëndrimi të vlefshme u vendos në paraburgim për trafik dhe posedim droge, ndërsa gjykata vendosi që ai të dëbohet nga Italia.

  • Nga Mediu te Noka, Rama tallet me kandidatët e PD-së, i krahason me insektet e kënetës (Video)

    Nga Mediu te Noka, Rama tallet me kandidatët e PD-së, i krahason me insektet e kënetës (Video)

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrejtet e tij sociale ditën e sotme një video tallëse për disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike. Rama ka shpërndarë fjalët e kandidatëve në listën e sigurt të opozitës të cilat i ka shoqëruar me disa insekte animatore, ku në formë simbolike bën sarkazëm në sfond duke shfaqur një audio përqeshëse. Në video janë fjalët e Flamur Nokës, Balliut, Palokës, Mediut, Garos dhe Vokshit.
    Noka: Unë do ta gjej dhe në këtë errësirë të madhe sinjalin dritës në të cilin do të eci.
    Paloka: Gazi mi tregoi dhe mua, se ishin bashkë, këto mesazhet duke qeshur. I thashë kjo nuk është për të qeshur, sigurisht ai e kishte marrë mesazhin si shantazh, por po qeshte. Ne nuk do ta lëm te e qeshura.
    Vokshi: Protesta e nesërme hap siparin e protestave të tjera, do jetë një seri protestash. Kështu që rrëzohet Edi Rama me protestat. Jo Edi Rama rrëzohet me votë, edhe pritshmëria jonë është 80 mijë 100 mijë, minimalisht që dalin po mund të jenë edhe më shumë.
    Balliu: E keni parë Edi Ramën që thotë do futemi në Europë. Është thjesht mashtrues
    Garo: Një artikull i sapo publikuar nga Ëashington Exeamer ka nxjerrë në pah në të gjithë botën përdorimin e parave publike, për të paguar lobist në SHBA me qëllim sulmin ndaj Sali Berishës dhe opozitësh shqiptare.
    Mediu: Unë nuk mendoj që bëhet opozitë me gallatë, unë e kam njohur Unikatilin që në 2013.

  • Mishi me salmonelë/ Zyrtari i AKU: Kompania nuk bashkëpunoi, produkti është shpërndarë në 10 qarqe

    Mishi me salmonelë/ Zyrtari i AKU: Kompania nuk bashkëpunoi, produkti është shpërndarë në 10 qarqe

    Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, ka dhënë detaje të reja për mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë që AKU ka bllokuar.

    Në një lidhje direkte për Drini Zeqon në Klan News Jorgaqi tha se subjekti importues i mishit të pulës nuk bashkëpunoi me AKU-në për dhënie e saktë të informacionit për dhënien e faturave se në cilat pika shitjesh ishte shpërndarë ky produkt. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “AKU kryen funksion e vet dhe në pikat e inspektimit kufitar, në të cilat në bazë të planit, na bazë të rrisku dhe marrjes së monstrave që AKU zhvillon aktivitetin e vet, është marrë monstër në subjektin importues dhe monstra e këtij subjekti rezultoi që ishte me salmonelë. Menjëherë me marrjen e informacionit, analizat janë kryer në labarotarin e referencës në ISUV, i cili është laborator i akredituar për këtë lloj analizash dhe sapo merret njoftimi alert nga lobaratori i ISUV për këtë produkt, AKU shkon mbrapa me dokumentacion dhe identifikon kodin, gjejmë emrin e operatorit dhe po me të njëjtën ditë që na erdhën informacionet mbi praninë e salmonelës në produkt, shkuam në subjekt dhe filluam aktivitetin kontrollues lidhur me produktin dhe gjurmëshmërinë e tij.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sasia prej 7.8 ton, 7890 kg mish, e cila është pjesa përfaqësuese e lotit, ku bë analizimi dhe demostrimi i produktit. Me shkuarjen në ambientet ku ushhtron aktivitetin subjekti importues AMG Algida & DiMal, duhet thënë që nuk patëm një bashkëpunim të frytshëm dhe nuk gjetëm një dokumentacion gjurmshmërie i cili të na udhëhiqte dhe të na e bënte më të lehtë punën për mbledhjen mbrapsht të produkteve. Megjithatë inspektorët tanë arritën që të gjenin një sërë faturash dhe adresash të shitësve ku ky furnitorë kishte shpërndarë produktin e vet.

    Nuk patëm një bashkëpunim qoftë në cilësinë e informacionit që morëm, ashtu edhe për dhënie e këtij informacioni për vazhdimin e hapave më tejshëm që ne tashmë jemi duke e kryer”, tha Jorgaqi.

    Martin Jorgaqi po ashtu tha se ky produkt në dijeninë e tyre është shpërndarë në 10 qarqe të vendit, ku pjesa më e madhe është në qarkun e Tiranës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “Është shpërndarë në 10 qarqe të vendit. Pjesa më e madhe është shpërndarë në Tiranë sepse kjo shkon me numrin e operatorëve të biznesit dhe numrin e konsumatorëve”, tha Jorgaqi.

    Nga 7.8 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë, AKU ka bërë të mundur bllokimin e vetëm 5.2 tonë, ndërsa pjesa tjetër, 2.6 ton, është hedhur në treg. 

    Produkti mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.

    Prania e salmonelës në organizëm ka pasoja shëndetësore si temperaturë, diarre dhe të vjella.

  • Mishi me salmonelë, zyrtari i AKU: Sasia është shpërndarë në 10 qarqe të vendit

    Mishi me salmonelë, zyrtari i AKU: Sasia është shpërndarë në 10 qarqe të vendit

    Drejtori i Menaxhimit të Rrezikut në Autoritetin e Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi, ka ndarë informacione të reja lidhur me procesin e kontrollit të mishit të pulës që u shpërnda në treg me prani salmonelë. Në një deklaratë për mediat, Jorgaqi ka konfirmuar se sasia e këtij mishi është shpërndarë në 10 qarqe të vendit.
    Sipas Jorgaqit, janë telefonuar të gjithë operatorët e bizneseve, duke kërkuar që ata të kthejnë mbrapsht produktin dhe ta heqin nga tregu për të mbrojtur konsumatorët. Ai gjithashtu ka theksuar se procesi i kontrollit po vazhdon dhe është tashmë në ditën e tretë, duke arritur deri në qarqet më të largëta të Shqipërisë.
    “Janë telefonuar një për një operatorët e bizneseve të kthejnë mbrapsh produktin dhe konsumatorët. Sot është dita e tretë që jemi në terren dhe jemi deri në qarqet më skajore. Sasia më e madhe është shpërndarë në Tiranë, për shkak të numrit të lartë të operatorëve të biznesit”, shpjegoi Jorgaqi.
    Në lidhje me faktin që produkti ka kaluar kontrollin e AKU-së, Jorgaqi e arsyetoi këtë si një kontaminim natyror të mishit me salmonelën, duke theksuar se nuk ka pasur ndihmë nga strukturat e AKU-së në këtë çështje. Ai shtoi se salmonela është një nga ndotësit më të zakonshëm të produkteve ushqimore, dhe është një problem që duhet trajtuar me seriozitet.