Tag: shpërndarë

  • “Hapësira te 21 dhjetori nuk është më tokë e xanun”/ Rama nxjerr foton: 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor

    “Hapësira te 21 dhjetori nuk është më tokë e xanun”/ Rama nxjerr foton: 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor

    “Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”-shkruan Rama.

    Top Channel

  • Sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë për futbollistët e moshës 16-21 vjeç

    Sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë për futbollistët e moshës 16-21 vjeç

    1 Korrik 2025

    16:48

    Telesport

    Për të tretin vit radhazi, Federata e Futbollit zbatoi me sukses programin e incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen në Kategorinë e Parë.
    Gjatë sezonit futbollistik 2024/2025, FSHF ka shpërndarë një fond prej 13,289,798 lekësh të rinj për klubet pjesëmarrëse në këtë kategori, konkretisht: Apolonia, Erzeni, Burreli, Kukësi, Korabi, Kastrioti, Vora, Valbona dhe Pogradeci.
    Në total, për tre vitet e fundit, vlera e mbështetjes financiare të shpërndarë nga FSHF në kuadër të këtij programi arrin në 31,173,554 lekë të rinj, duke konfirmuar edhe një herë angazhimin për zhvillimin e futbollit të moshave dhe rritjen e bazës së lojtarëve të rinj në vendin tonë.

  • KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

    KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për kandidatët fitues në qarkun e Beratit, Dibrës, Shkodrës e Vlorës, si dhe ka bërë rirenditjen e kandidatëve pasuese bazuar në votat e marra.
    Kështu, në Berat, në Parlamentin e ri, Partia Socialiste do të ketë 5 deputetë dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” vetëm 2.
    Dibra ka 5 mandate; 3 i fituan kandidatet e listës së Partisë Socialiste dhe 2 koalicioni i djathtë.
    Nga 11 mandatet e qarkut të Shkodrës, 4 i takojnë socialistëve dhe 5 Partisë Demokratike dhe 2 Partisë SocialDemokrate.
    Ndërsa nga listat e qarkut të Vlorës; 9 deputetë dalin nga lista e Partisë Socialiste dhe 3 nga ajo e opozitës.
    Për të 4 këto qarqe ka përfunduar procesi i ankimimeve. Deri tani janë 8 nga 12 qarqe ku është certifikuar rezultati final dhe janë shpërndarë mandatet për të tjerët vijon rinumërimi./tvklan

  • Qeveria në krizë, partitë opozitare gati projektligjin për të shpërndarë Parlamentin

    Qeveria në krizë, partitë opozitare gati projektligjin për të shpërndarë Parlamentin

    Bota E Mërkurë, 11 Qershor 2025 17:29
    Debati mbi përjashtimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak kërcënon të destabilizojë qeverinë e koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësit e partive opozitare të Izraelit kanë paraqitur një projektligj në Knesset për ta shpërndarë atë, gjë që mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme. ”Ky vendim ishte unanim dhe është i detyrueshëm për të gjitha palët”, theksuan udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët.
    Një votim i parë për projektligjin pritet sot. Partitë ultra-ortodokse Shas dhe United Torah Judaism, anëtare të koalicionit qeverisës, kanë kërcënuar të mbështesin projektligjin në përpjekjen e opozitës për të thirrur zgjedhje, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj shërbimit ushtarak për anëtarët ultra-ortodoksë të ushtrisë izraelite.

    Nëse këto dy parti votojnë me opozitën, do të mblidhet një numër i mjaftueshëm votash për të miratuar projektligjin për të shpërndarë Knessetin. Nëse miratohet në leximin paraprak në seancën plenare sot, do të nevojiten tre vota të tjera para se parlamenti të shpërndahet.

  • Qeveria izraelite në krizë, partitë opozitare paraqet projektligjin për të shpërndarë parlamentin

    Qeveria izraelite në krizë, partitë opozitare paraqet projektligjin për të shpërndarë parlamentin

    Debati mbi përjashtimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak kërcënon të destabilizojë qeverinë e koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Udhëheqësit e partive opozitare të Izraelit kanë paraqitur një projektligj në Knesset për ta shpërndarë atë, gjë që mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme.
    “Ky vendim ishte unanim dhe është i detyrueshëm për të gjitha palët”, theksuan udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët.
    Një votim i parë për projektligjin pritet sot. Partitë ultra-ortodokse Shas dhe United Torah Judaism, anëtare të koalicionit qeverisës, kanë kërcënuar të mbështesin projektligjin në përpjekjen e opozitës për të thirrur zgjedhje, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj shërbimit ushtarak për anëtarët ultra-ortodoksë të ushtrisë izraelite.
    Nëse këto dy parti votojnë me opozitën, do të mblidhet një numër i mjaftueshëm votash për të miratuar projektligjin për të shpërndarë Knessetin.
    Nëse miratohet në leximin paraprak në seancën plenare sot, do të nevojiten tre vota të tjera para se parlamenti të shpërndahet.

    Top Channel

  • Shiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrje

    Shiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrje

    Ky që shihni në këtë foto është Lalush Gecaj, 25 vjeç.

    Dikur e kishte provuar izolimin kur kishte mbajtur peng një mikun e tij ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte u arrestua pasi u kap duke shpërndarë kokainë në Kamëz.  Forcat e komisariatit nr 5 në tiranë kishin rënë në gjurmë të tij dhe e kapën në flagrancë duke shpërndarë drogë.
    Aktiviteti i tij ishte i fokusuar në zonën e Kamzës dhe të Valiasit ku tregtonte bar kafet më të frekuentuara si edhe ambientet me të rinj ku kishte ndërtuar një rrjet blerësish.
    25 vjeçari jetonte në Durrës por çdo dite vinte në Kamëz ku kishte krijuar tregun e tij të kokainës.  Pas arrestimit policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij ku sekuestroi në cilësinë e provës materiale qese plastike me kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.
    Përdorimi i drogës, sidomos nga të rinjtë, është kthyer në një problem serioz social. Në Tiranë, disa zona konsiderohen me risk të lartë edhe nga vetë policia.
    Droga që konsumohet më së shumti në kryeqytet rezulton të jetë kokainë dhe zonat më problematike edhe për vetë policinë janë Tirana e Re, Ish-Blloku, Lapraka dhe Kamza.

    Top Channel

  • Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

    Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

    Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza.
    Sipas mediave të huaja, OKB-ja kishte thënë më parë se rreth 100 kamionë të tjerë me ndihma do të hynin në enklavën e rrethuar sot.
    “Ndërsa në Rripin e Gazës raportohet se kanë mbërritur më shumë furnizime, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë mbërritjen e këtyre furnizimeve në depot dhe pikat tona të dorëzimit”, tha zëdhënësi.
    Kujtojmë se shtetet perëndimore ushtruar presion ndaj Izraelit, për të ndalur luftimet dhe për të lejuar më shumë ndihma të hyjnë në Gaza.
    Po ashtu, ditën e sotme, Mbretëria e Bashkuar pezulloi një marrëveshje tregtare me Izraelin dhe thirri ambasadorin e këtij shteti për të dhënë llogari për situatën e krijuar.

  • Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza! Ushqimi për fëmijët, nevojë urgjente

    Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza! Ushqimi për fëmijët, nevojë urgjente

    Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza.

    OKB-ja kishte thënë më parë se rreth 100 kamionë të tjerë me ndihma do të hynin në enklavën e rrethuar sot.

    “Ndërsa në Rripin e Gazës kanë mbërritur më shumë furnizime, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë mbërritjen e këtyre furnizimeve në depot dhe pikat tona të dorëzimit”, tha zëdhënësi.

    Stephane Dujarric, duke e përshkruar procesin e shpërndarjes së ndihmave si një “operacion të ndërlikuar”, ai tha: “Një nga ekipet tona priti disa orë për dritën jeshile izraelite për të hyrë në zonën e Kareem Shalom dhe për të mbledhur furnizimet e tyre me ushqime. Fatkeqësisht, ata nuk ishin në gjendje t’i sillnin ato furnizime në magazinën tonë.”

  • PD: Edi Rama kthen sonte autoambulancat e spitaleve në karvan elektoral, duke shpërndarë para për të blerë vota

    PD: Edi Rama kthen sonte autoambulancat e spitaleve në karvan elektoral, duke shpërndarë para për të blerë vota

    Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të rëndë në lidhje me blerjen e votave nga parti-shtet në orët e fundit para zgjedhjeve të 11 majit.

    ‘Edi Rama kthen sonte autoambulancat e spitaleve në një karvan elektoral, duke shpërndarë para për të blerë vota nëpër Shqipëri’, theksoi Këlliçi në deklaratën e bërë nga selia blu.

    Deklarata e drejtuesit politik i Tiranës, Belind Këlliçi:

    Të nderuar qytetarë,

    Informacione të sigurta të mbërritura në adresë të Partisë Demokratike, konfirmojnë se rrjeti i ambulancave të spitaleve publike të Tiranës do të kthehet sonte në karvan elektoral, duke shpërndarë para për blerjen e votave.

    Patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe të sëmurëve si bankomate për blerjen e vullnetit të zgjedhësve.

    I bëjmë thirrje SPAK që të vërë në lëvizje Task Forcën e zgjedhjeve. Toma në Shkodër është vetëm nxënësi i Edit në Tiranë.

    U bëjmë thirrje drejtorëve të spitaleve, përgjegjësve të rrjetit të ambulancave, që të mos përfshihen në këtë shkelje të hapur të ligjit, sepse do të listohen si terroristë elektoralë dhe do të përgjigjen një më një.

    Ne përsërisim edhe njëherë mesazhin e qartë të Rezolutës së Partisë Popullore Europiane se, nëse makineria shtetërore ndërhyn në zgjedhje, rruga e integrimit të Shqipërisë ndalet.

    Kush vjedh zgjedhjet e ka të shkruar qartë fatin në Uashington, Bruksel dhe Berlin!

    Ju faleminderit.

  • Probleme me votën e diasporës, Celibashi: 21 mijë zarfe nuk janë shpërndarë ende tek emigrantët

    Probleme me votën e diasporës, Celibashi: 21 mijë zarfe nuk janë shpërndarë ende tek emigrantët

    Teksa data 8 maj është afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve në diasporë, Komisioni Qendror i zgjedhjeve njofton se rreth 21mijë zarfe ende nuk kanë mbërritur në duart e votuesve jashtë territorit Shqiptarë.
    “21 mijë zarfe kompania nuk i ka shpërndarë akoma. 11 mijë janë për shkak të problematikave për saktësi adrese, e-mail-i kontakti apo numër telefoni, pra nuk janë mundur të gjenden zgjedhësit dhe janë në zyrat e tyre. E kemi këtë informacion, ndaj i kemi bërë thirrje para disa ditësh këtyre votuesve që të shkonin te shërbimi DHL i vendit përkatës dhe të interesoheshin. Pjesa tjetër janë që DHL i ka telefonuar apo njoftuar dhe nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe deri në datën 8 maj kanë kohë për të shkuar. Kompania pret që vetë zgjedhësit të shkojnë vetë”, tha Celibashi.
    Duke garantuar moscënimin e procesit nga jashtë, në një konferencë me gazetarët kryekomisioneri u ndal edhe të rastet e raportuara në task-forcën e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve.

    “Deri tani ka 130 kallëzime apo denoncime në konsiderim, të depozituara kryesisht nga parti politike, qytetarë, Policia dhe përfaqësues të tjerë, nën dyshimet për krim elektoral të mundshëm dhe që po hetohen apo verifikohen. Ka 130 procedime të regjistruara në SPAK, nga të cilat 8 janë regjistruar nga vetë SPAK”.
    Pavarësisht se jemi vetëm 5 ditë larg ditës së zgjedhjeve, Celibashi u shpreh optimist se deri më 11 maj do të numërohen në KQZ mbi 200 mijë vota nga e gjithë diaspora.
    /vizionplus.tv