Tag: shpërndarë

  • Hoqi posterin nga kritikat për mospërfshirjen e Ronaldos, FIFA poston një tjetër me Mesin duke mbajtur trofeun

    Hoqi posterin nga kritikat për mospërfshirjen e Ronaldos, FIFA poston një tjetër me Mesin duke mbajtur trofeun

    FIFA ka qenë në qendër të kritikave ditën e sotme. Shkak është bërë një postim në llogarinë zyrtare në “Imstagram”. FIFA kishte shpërndarë posterin zyrtar pëe Kupën e Botës 2026, ku mungonte Kristiano Ronaldo. Nuk vonoi shumë dhe kritikat e tifozëve vërshuan në komente.
    Organizimi më i lartë i futbollit botëror u detyrua të fshinte posterin e shpërndarë. Por ajo që ndodhi më pas i habiti të gjithë. FIFA postoi një tjetër poster, këtë herë me Ronaldon, por me një imazh më të zmadhuar të Lionel Mesit me trofeun e Kupës së Botës në dorë. Një foto që me siguri nuk ka për t’i pëlqyer aspak sulmuesit portugez./Sport Ekspres/

  • SPAK dorëzon prova të reja/ Meta i kundërshton: Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga prokurorët

    SPAK dorëzon prova të reja/ Meta i kundërshton: Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga prokurorët

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmin të sotëm se SPAK ka dorëzuar të tjera prova të reja në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij. Përmes një mesazhi, nga qelia, Meta ironizon provat që sipas tij kanë ardhur nga ‘Amerika’.
    Ai tha se ‘provat’ janë gënjeshtra të shpërndarja sipas tij nga SPAK.
    REAGIMINë respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.

  • SPAK ka gjetur prova të reja? Reagon Meta: Gënjeshtër e shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme

    SPAK ka gjetur prova të reja? Reagon Meta: Gënjeshtër e shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme

    Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të pretendimeve se në dosjen ndaj tij janë shtuar prova të reja të ardhura “nga Amerika”, duke e cilësuar gjithë këtë si një “gënjeshtër të fabrikuar” nga SPAK.
    “Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.
    Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.
    Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.
    E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.” – shkruan Meta në reagimin e tij.

  • Shpërbëhet Parlamenti i Nepalit, futet në zgjedhje në mars 2026

    Shpërbëhet Parlamenti i Nepalit, futet në zgjedhje në mars 2026

    Parlamenti i Nepalit, pas protestave masive dhe të dhunshme, është shpërndarë zyrtarisht.

    Kjo shpërbërje ka ardhur ditën e sotme, 12 shtator 2025. Sipas Presidentit të Nepalit, Ram Chandra Poudel, vendi do të futet në zgjedhje parlamentare të pjessshme në mars të vitit 2026.

    Vendimi për zgjedhjet e parakohshme vjen pak pas emërimit të kryeministres së përkohshme Sushila Karki.

    “Me rekomandimin e kryeministres, parlamenti është shpërndarë. Data e zgjedhjeve është 5 marsi 2026”, tha për AFP Kiran Pokharel, këshilltar për shtypin i presidentit.

    Rezidenca zyrtare e ish-ministrave të kabinetit u dogj të mërkurën pas dy ditë protestash vdekjeprurëse kundër korrupsionit, të udhëhequra nga të rinjtë. Protestat e tyre detyruan kryeministrin K.P. Sharma Oli të japë dorëheqjen.

    Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit kanë kapur dhe dhunuar ministra të qeverisë, duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq.

    Sakaq, pas lajmit të dorëheqjes së kryeministrit, turma të mëdha të rinjsh festuan brenda kompleksit të parlamentit, duke brohoritur dhe shkruar grafite me fjalët “Ne fituam” në muret e ndërtesës. Dëshmitarët thonë se, ndonëse protestuesit vazhduan të qëndrojnë në rrugë, nuk pati përplasje të reja pasi forcat e sigurisë nuk ndërhynë.

    Qeveria e Oli-t kishte shpallur një ndalim të rrjeteve sociale, vendim që ndezi zemërimin popullor dhe çoi në shpërthimin e demonstratave. Përballë presionit, ndalimi u hoq, por reagimi i dhunshëm i forcave të rendit vetëm sa e thelloi krizën.

    Kjo valë dhune konsiderohet si më e rënda që prej vitit 2006, kur një kryengritje popullore detyroi mbretin e fundit të Nepalit të dorëzonte pushtetin ekzekutiv, një revoltë ku humbën jetën 18 persona. Dy vjet më vonë, monarkia u shpall e shfuqizuar dhe u shpall republika.

  • Theu arrestin e shtëpisë për të shpërndarë drogë, arrestohet 22-vjeçari, i gjendet edhe armë

    Theu arrestin e shtëpisë për të shpërndarë drogë, arrestohet 22-vjeçari, i gjendet edhe armë

    Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nuk e pengonte një 22-vjeçar nga Velipoja që të lëvizte i lirë në zonë dhe jo vetëm, pasi shpërndarë lëndë narkotike të ndarë në doza.
    I riu u vu në pranga nga policia e Shkodrës teksa ishte duke qarkulluar me automjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një armë zjarri.
    “Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë. Ata e kanë konstatuar shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njofton policia.
    Mbi 22-vjeçarin, banues në fshatin Pulaj, tashmë rëndojnë edhe akuza për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • “Njerëz mobilizohuni, është koha”/ Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

    “Njerëz mobilizohuni, është koha”/ Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

    Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet thirrje për rezistencë dhe veprime kundër shtetit të Kosovës.
    “Njërëz ka ardhur koha! Serbia nuk është lodra e askujt. Mjaft më me heshtje dhe kokat e ulura”, lexohet në fletushkat e shpërndara. Më tëj bëhet thirrje për të valvitur flamurin serb në veri të Kosovës.
    “Vëllezër dhe motra, le të varim secili prej nesh një flamur në shtëpinë tonë, në dritaren tonë, në makinën tonë, në çdo vend ku mund të shohim se jeton Serbia. Le ta dinë se ne jemi këtu, se ekzistojmë, se nuk do të zhdukemi”, vijon më tej mesazhi i shpërndarë në veri. Policia e Kosovës, konkretisht rajoni për Veriun, në një përgjigje për mediat, ka theksuar se nuk ka arsye për shqetësim lidhur me këto zhvillime.

  • Djathi i kontaminuar që rrezikon konsumatorët/ Franca jep alarmin në 30 vende, mes tyre edhe Shqipëria

    Djathi i kontaminuar që rrezikon konsumatorët/ Franca jep alarmin në 30 vende, mes tyre edhe Shqipëria

    Ka të ngjarë që produktet e kontaminuara të shiten nën emra të ndryshëm markash. Produktet janë shpërndarë në rreth 30 vende të ndryshmeDy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë sëmurur nga një shpërthim i listerisë që lidhet me djathin e butë.
    Shumica e infeksioneve janë raportuar në Francë, ku mendohet se 21 persona janë prekur pasi kanë ngrënë produkte qumështi të kontaminuara me baktere midis dhjetorit 2024 dhe 13 gushtit të këtij viti.
    Katër vende të tjera: Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia, konfirmuan gjithashtu katër raste të listeriozës, të raportuara midis 14 prillit dhe 9 korrikut. Pacientët në Belgjikë , Danimarkë dhe Holandë raportuan se kishin ngrënë djathë të butë të pasterizuar përpara se të sëmureshin.
    Hetuesit francezë e kanë gjurmuar shpërthimin te “një prodhues specifik francez djathi që prodhon djathëra të butë të pasterizuar me qumësht lope dhe dhie”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
    Ka të ngjarë që produktet e kontaminuara të shiten nën emra të ndryshëm markash. Produktet janë shpërndarë në rreth 30 vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet shëndetësore po vazhdojnë të gjurmojnë infeksionet, tha ECDC.
    Listerioza është një infeksion serioz i shkaktuar nga bakteri listeria monocytogenes, që shpesh transmetohet përmes ushqimit. Ndërsa të rriturit dhe fëmijët e shëndetshëm mund të përjetojnë simptoma të lehta, të tilla si ethe, dhimbje muskujsh , të përziera dhe diarre , ose aspak simptoma, listerioza mund të jetë e rrezikshme për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe individët me sistem imunitar të dobësuar.
    Në Francë, pacientët e prekur nga listerioza ishin të moshës midis 34 dhe 95 vjeç dhe 11 prej tyre ishin gra. Në katër vendet e tjera, u prekën njerëz të moshës 35 deri në 70 vjeç.
    “Ndotja e djathit të butë të pasterizuar është një ngjarje e rrallë”, deklaroi ECDC, duke vënë në dukje se rreziku i sëmundjes për njerëzit me “shëndet të mirë të përgjithshëm” ishte “shumë i ulët”.
    Shumica e njerëzve të infektuar me listeria do të përjetojnë “forma të lehta të gastroenteritit”, të tilla si diarre dhe të vjella.
    Sipas organit mbikëqyrës të shëndetësisë, produktet potencialisht të kontaminuara janë shpërndarë në:
    Shqipëri
    Andorra
    Australi
    Austri
    Belgjikë
    Burkina Faso
    Kamboxhia
    Kanada
    Çekia
    Bregu i Fildishtë
    Danimarka
    Estonia
    Finlanda
    Franca duke përfshirë Polinezinë Franceze
    Gjermania
    Hong Kong
    Hungaria
    Italia
    Japoni
    Madagaskar
    Malajzi
    Mauritius
    Holanda
    Kaledonia e Re
    Singapori
    Sllovakia
    Koreja e Jugut
    Spanjë
    Suedi
    Zvicër
    Mbretëria e Bashkuar
    Shtetet e Bashkuara
    ECDC tha se djathërat e kontaminuar janë tërhequr “për të mbrojtur konsumatorët si një masë parandaluese”.
    “Autoritetet e sigurisë ushqimore të vendeve të përfshira në shpërndarjen e ushqimit po zbatojnë masa zyrtare të kontrollit, duke përfshirë çështjen e paralajmërimeve publike”, shtoi ECDC.

  • U kap duke shpërndarë kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

    U kap duke shpërndarë kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Peruxhia, Itali, pasi u kap duke shpërndarë kokainë dhe besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në zonë.

    Ngjarja ndodhi në zonën e San Sisto, ku i riu u pa duke qarkulluar me automjet. Nervozizmi i tij tërhoqi vëmendjen e karabinierëve, të cilët kryen kontrollin personal dhe të automjetit. Gjatë kontrollit u gjetën shtatë pako me kokainë, me peshë totale rreth 6 gramë, raportojnë mediat italiane.
    Pas arrestimit, 20-vjeçari u dërgua në paraburgim në kazermat e ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias konfirmoi masën.

  • Itali/ 20- vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë me makinë

    Itali/ 20- vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë me makinë

    Një 20-vjeçar shqiptar është kapur nga karabinierët italiane duke shpërndarë kokainë në Peruxhia dhe besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në këtë zonë.
    Aksioni u krye në zonën e San Sisto, ku i riu u pa teksa qarkullonte me një automjet. Pasi pa patrullën, ai menjëherë u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit.
    Pas një kontrolli, oficerët gjetën dhe sekuestruan shtatë pako që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 6 gramë.
    Ai u izolua në paraburgimin e kazermave të ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias vërtetoi arrestimin.
    “Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër trafikimit të drogës të kryera nga Karabinierët e Perugia-s në zonë, veçanërisht gjatë periudhës së festave zyrtare të gushtit”, informoi media italiane.

  • Shpërndan video pornografike me të mitur, përfundon në pranga 23-vjeçari

    Shpërndan video pornografike me të mitur, përfundon në pranga 23-vjeçari

    Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me përmbajtje pornografike me të mitur.
    Bëhet me dije se uniformat blu i kanë sekuestruar celularin 23-vjeçarit me inicialet D.D. Gjatë kontrollit të kësaj pajisjeje elektronike janë konstatuar disa biseda dhe komunikime, në të cilat ishin shpërndarë edhe video intime në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”, të personave të ndryshëm.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kirbenetike të DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike me të mitur, në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 23-vjeçarit, ku gjatë analizës dhe këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë videot intime, në rrjetet sociale të personave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.