Dy muaj pasi ndryshuan pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet, buxheti i shtetit për këtë vit do të rishikohet përsëri. Mësohet se brenda muajit dhjetor buxheti do të ndryshojë përsëri përmes një Akti Normativ, që do të jetë i katërti për këtë vit. Me këtë akt, qeveria pritet të vendosë nëse do të marrin shpërblim edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pagesën mujore e marrin nga Shërbimi Social. Ministri i Financave, Petrit Malaj është shprehur në komisionet parlamentare në tetor se për këto kategori nuk ka ende vendim, dhe se do të varej nga ecuria ekonomike dhe nëse do të bëhej kërkesë nga ministria e linjës që në rastin konkret është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Po ashtu përmes këtij akti normativ, që hyn menjëherë në fuqi, do të ketë edhe rialokime fondesh, në varësi të projekteve.
Ato që kanë performancë më të mirë mund të marrin më shumë para, dhe të zbriten tek ato projekte që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Institucioneve shtetërore u kanë mbetur 2.5 miliardë euro për tu shpenzuar vetëm në dy muajt që mbeten, nëntori dhe dhjetori. Shifrat e fundit të Ministrisë së Financave tregonin se deri në tetor, nuk ishte realizuar plani i shpenzimeve, për shkak të ecurisë së dobët të investimeve. Në total deri në fund të tetorit ishin harxhuar 5.7 miliardë euro nga 8.3 miliardë euro që është plani për gjithë vitin. Ndërkohë më 26 nëntor, qeveria miratoi vendimin për të nisur në dhjetor dhënia e shpërblimit të fundvitit për të gjithë qytetarët që marrin një pension mujor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të cilit do të mund ta tërheqin edhe bonusin paralelisht me pagesën mujore.
Edhe për këtë vit u vendos që 541 mijë pensionistë që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension të marrin 10 mijë lekë shpërblim. Kostoja është vlerësuar 10.4 miliardë lekë dhe mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2026, pas këtij afati bonusi parashkruhet thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Tag: shpërblim
-

Në dhjetor rishikohet për herë të 4-ët buxheti i shtetit 2025, qeveria vendos nëse do të japë shpërblim për familjet …
-

500 mijë euro shpërblim nga qeveria/ Kosova duhet të mundë Sllovakinë
Nëse arrijnë të kalojnë Sllovakinë në ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026, “Dardanët” do të përfitojnë 500 mijë euro. Ky është shpërblimi i akorduar nga qeveria e Kosovës, në rast suksesi të skuadrës së trajnerit Foda në Bratislavë.
Lojtarët dhe stafi i Kosovës ndërkohë kanë përfituar 250 mijë euro për arritjen në fazën e play-off-it. Nëse kalojnë Sllovakinë në gjysmëfinale (kualifikimi vendoset me ndeshje teke), “Dardanët” do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Në këtë rast ndeshja për një biletë që të çon në Botërorin 2026 do të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Për suksesin historik në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, kalimin në fazën e play-off-it, me vendim të qeverisë do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në rast fitore ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim prej 500 mijë eurosh. Në rast kualifikimi në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro tjera shpërblim”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kosova bëri një paraqitje mjaft të mirë në grupin e saj eliminator, duke zënë vendin e dytë, pas Zvicrës. Shanset për të kaluar Sllovakinë në gjysmëfinale të play-off-it janë reale. -

Pas protestave për shpërblimet luksoze, deputetët indonezianë marrin një tjetër rritje bonus gjatë pushimeve parlamentare
Vetëm disa javë pas protestave masive në Indonezi kundër privilegjeve të tepruara të deputetëve, një shpërblim i ri financiar ka ndezur sërish zemërimin e qytetarëve.
Zëvendëskryetari i Parlamentit indonezian, Sufmi Dasco Ahmad, konfirmoi se deputetët do të përfitojnë 702 milionë rupiah (rreth 42,400 dollarë) si shpërblim për periudhën e pushimeve parlamentare, gati dyfish krahasuar me shumën e mëparshme prej 400 milionë rupiah.
Ky shpërblim synon të mbulojë shpenzimet për aktivitetet e deputetëve në zonat elektorale gjatë kohës që parlamenti nuk është në seancë. Megjithatë, shumë qytetarë e shohin këtë si një tjetër formë privilegji të tepruar, në një kohë kur pjesa më e madhe e popullsisë përballet me vështirësi ekonomike.
Protestat kundër privilegjeve luksoze nuk ndalen: populli i revoltuar, deputetët marrin rritje të re shpërblimi
Protestat e muajit gusht nisën pasi u zbulua se deputetët merrnin 3,000 dollarë në muaj për strehim, një shumë që është afro 10 herë më e lartë se paga minimale në kryeqytetin Xhakartë. Pas presionit të madh publik, ky shpërblim u hoq – por tani, rritja e shpërblimit për pushimet parlamentare shihet si një formë tjetër kompensimi që ka ringjallur pakënaqësinë popullore.
Zemërimi është shtuar edhe më shumë kur u raportua se disa deputetë kishin marrë 54 milionë rupiah shtesë gabimisht, megjithëse autoritetet thonë se bëhej fjalë për një “gabim njerëzor” dhe se shuma është rikthyer.
Zyrtarisht, rritja e shpërblimit argumentohet me kosto më të larta për transportin dhe ushqimin gjatë vizitave në terren. Deputeti Dasco njoftoi gjithashtu se do të lançohet një aplikacion publik, ku qytetarët mund të monitorojnë shpenzimet e deputetëve gjatë pushimeve, si pjesë e një përpjekjeje për transparencë.
“Është si të jesh i mashtruar,” u shpreh Lucius Karus nga organizata e pavarur Formappi, që monitoron aktivitetin parlamentar. “U ndjemë të lehtësuar kur u hoq shpërblimi për strehimin, por doli një tjetër shpërblim marramendës.”
Në rrjetet sociale, shumë qytetarë shprehin zhgënjimin dhe frustrimin ndaj klasës politike. “Sjellja e qeverisë nuk është për t’u habitur,” shkroi një përdorues në X. “Ajo që është për t’u habitur, është pse populli ende i voton këta njerëz.”
Në shumë vende, deputetët marrin fonde shtesë për aktivitetet në zonat elektorale. Në Australi, për shembull, shpërblimet vjetore variojnë nga 25,000 deri në 37,000 dollarë, në varësi të madhësisë së zonës. Por në Indonezi, një ekonomi e goditur rëndë nga pabarazitë dhe korrupsioni, këto shuma perceptohen si të padrejta dhe të ndara nga realiteti i qytetarëve të zakonshëm.Top Channel
-

Wizz Air në vështirësi, por CEO Jozsef Varadi i jep vetes 3.9 milionë euro shpërblim bashkë me pagën
Wizz Air ka konfirmuar se drejtori ekzekutiv, Jozsef Varadi, ka marrë një paketë kompensimi me vlerë gati 3.9 milionë euro për vitin financiar që përfundoi në mars 2025, gati trefishi i asaj që përfitoi një vit më parë.
Rritja u ndikua kryesisht nga një shpërblim i veçantë në aksione prej 2.3 milionë euro, të cilit iu shtua paga bazë prej 775 mijë euro dhe stimuj të tjerë, raporton Skyweb.al.
Granti u ekzekutua pavarësisht se kompania raportoi fitime më të ulëta, çka ka hapur debat mes aksionerëve mbi shpërblimet e drejtuesve në raport me performancën.
Ironikisht, bonusi i lartë erdhi në një periudhë kur vetë kompania po përballet me vështirësi operative për shkak të problemeve me motorët Pratt & Whitney në avionët A320neo dhe A321neo.
Rreth 20% e flotës së Wizz Air, mbi 40 avionë, janë detyruar të qëndrojnë në tokë, duke goditur ndjeshëm operacionet dhe fitimet.
Kompensimi e vendos Varadin në të njëjtin nivel me shefin e Ryanair, Michael O’Leary, i cili fitoi rreth 4.5 milionë euro në vitin 2024, dhe dukshëm mbi drejtuesin e easyJet, Kenton Jarvis, paketa e të cilit mbetet nën 1 milion euro.
/skyweb/ -

U premtoi tre paga shpërblim, zjarrfikësi: Rama na mashtroi, nuk po na japin as orët e gatishmërisë
Në datë 2 shtator, qeveria Rama miratoi vendimin që iu jep zjarrfikësve 3 paga shtesë shpërblim për zjarrfikësit që luftuan flakët gjatë verës. Ky premtim u bë e ditur gojarisht dhe në datë 27 gusht, kur Kryeministri Edi Rama nderoi 24 zjarrfikës, ushtarë dhe policë për betejën që bënë me zjarret në të katër anët e vendit.
Mirëpo si duket kjo është propaganda e radhës e kryeministrit të vendit, i cili siguroi dhe një mandat të katërt, për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme. Një zjarrfikës shkruan se 3 pagat shtesë për forcat zjarrfikëse, janë mashtrim i hapur. Sipas tij, bashkitë e vogla nuk e kanë shpërndarë këtë shpërblim.
Ndër të tjera, zjarrfikësi shton se prej 3 vitesh nuk paguhen as për orët e gatishmërisë të cilat janë të shkruar me ligj që duhen paguar. Duke e cilësuar si tallje me djersën e zjarrfikësve të cilët përballen me flakët e zjarrit pas çdo njoftimi për vatër zjarri, denoncuesi shkruan se institucionet lokale nuk reagojnë ndonëse zjarrfikësit trajtohen si skllevër.
“Përshëndetje JOQ! Mashtrim i hapur ndaj zjarrfikësve! Kryeministri vetë doli para kamerave e premtoi 3 rroga shtesë për zjarrfikësit, por doli thjesht një gënjeshtër për të bërë propagandë. Në bashkitë e mëdha i kanë marrë, kurse ne në bashkitë e vogla jo vetëm që nuk na dhanë rrogat shtesë, por prej 3 vitesh nuk na paguajnë as orët e gatishmërisë që na takojnë me ligj. Kjo është tallje me djersën e zjarrfikësve që rrezikojnë jetën çdo ditë për t’i shërbyer qytetarëve. Kryetarja e bashkisë sonë hesht dhe bën sikur s’ka ndodhur asgjë, ndërsa ne po trajtohemi si skllevër. Premtime boshe për kamerë realiteti është padrejtësi dhe mashtrim!”, shkruan zjarrfikësi. -

Trump në OKB: Njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamas
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta bëjnë këtë”.
Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme dhe aleate kanë njohur ditët e fundit shtetin palestinez.
“Ky do të jetë një shpërblim për mizoritë e Hamasit”, tha Trump para OKB-së.Trump u shpreh se ata që duan paqe, duhet të bashkohen në një mesazh: Të lirojnë pengjet tani!
Ai ka shtuar se nuk do ta harrojnë kurrë 7 tetorin e vitit 2023, kur Hamas ka sulmuar jugun e Izraelit, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 250 të tjerë. -

Trump kundër njohjes së Palestinës: “Një shpërblim për Hamasin”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për njohjen e shtetit palestinez, duke e cilësuar këtë si një “shpërblim për Hamasin”.
Deklarata u bë publike nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila konfirmoi se Trump do të adresojë këtë çështje në fjalimin e tij nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Presidenti Trump do t’u kujtojë atyre vendeve se këto janë vetëm fjalë, jo veprime konkrete,” tha Leavitt, duke iu referuar shteteve si Franca që kanë shprehur mbështetje për shtetësinë palestineze.
Fjalimi i Trump pritet të përqendrohet në qëndrimin e SHBA ndaj Lindjes së Mesme dhe rolin që Uashingtoni do të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon, në një kohë tensionesh të rritura. -

Trump pas njohjes së shtetit palestinez: Është shpërblim për Hamasin
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pas njohjes së Palestinës nga disa shtete. Sipas Trump njohja e shtetit të Palestinës është si një “shpërblim për Hamasin.
Sipas saj, Trump do të adresojë këtë çështje gjatë fjalimit të tij nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të kritikojë vendimin e disa shteteve përfshirë Francën që kanë shprehur mbështetje për njohjen e shtetësisë palestineze.
“Presidenti Trump do t’u kujtojë atyre vendeve se këto janë vetëm fjalë, jo veprime konkrete,” tha Leavitt. -

Njohja e Palestinës, Izraeli nuk pranon vendimin: Shpërblim për Hamasin
Foto ilustruese
IZRAEL- Ministria e Jashtme e Izraelit e quan njohjen nga Britania të Palestinës ‘asgjë më shumë se një shpërblim për Hamasin’.
Në një postim në X, Ministria e Jashtme e Izraelit shkroi se njohja e Palestinës si shtet nga Britania e Madhe është “asgjë më shumë se një shpërblim për xhihadistët e Hamasit”.
“Njohja nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për xhihadistët e Hamasit – të inkurajuar nga degët e tij të lidhura me Vëllazërinë Myslimane në MB. Vetë udhëheqësit e Hamasit e pranojnë hapur: kjo njohje është një rezultat i drejtpërdrejtë, ‘fryti’ i masakrës së 7 tetorit. Mos lejoni që ideologjia xhihadiste të diktojë politikën tuaj.”-thuhet në postim.
Sot, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar vendeve të tjera në një lëvizje që synon ringjalljen e përpjekjes për zgjidhjen me dy shtete, por që është kritikuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara./ZËRI
