Tag: shpërblen

  • Sadiku shpërblen besimin e trajnerit me shiritin e kapitenit, shënon për golin e barazimit

    Sadiku shpërblen besimin e trajnerit me shiritin e kapitenit, shënon për golin e barazimit

    14 Shtator 2025

    14:12

    Telesport

    Armando Sadiku nuk ndalet. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin e radhës në Zvicër.
    Ai gjeti rrjetën në barazimin 1-1 të Belinzonës ndaj Rapersuil-Jonas.
    Ky ishte goli i dytë në ligën e dytë zvicerane, shënuar përkatësisht në minutën e 50-të të takimit.
    Sadikut iu besua edhe shiriti i kapitenit nga trajneri Manuel Benavente.

  • Chiesa: Juve më penalizoi, goli shpërblen punën e bërë. Diogo Jota më ndihmoi nga lart…

    Chiesa: Juve më penalizoi, goli shpërblen punën e bërë. Diogo Jota më ndihmoi nga lart…

    16 Gusht 2025

    8:27

    Alfred Lleshi

    “Mendimi shkon për familjen e Diogo Jota, më pëlqen të mendoj se nga lart ai më ndihmoi ta shtyja topin në rrjetë”. Pas golit të tij të parë në Premier League me fanellën e Liverpool-it, Federico Chiesa ia dedikoi suksesin shokut të skuadrës së ndjerë. “Sot ishte një moment vërtet prekës; ta përfundonim ndeshjen me fitore të tillë ishte emocion i madh.
    Goli më shpërblen gjithë punën e bërë. Erdha në kushte të vështira, sepse nuk u stërvita me Juventusin dhe kjo më penalizoi, – tha sulmuesi italian. – Pas një viti po marr disa kënaqësi. Falënderoj mjekët dhe trajnerin që ma dha këtë shans dhe që gjithmonë janë sjellë në mënyrë të shkëlqyer me mua. Goli është edhe për ta”.
    Për të ardhmen: “Do të flasim me Liverpool-in, por unë jam i lumtur këtu, jam në një nga skuadrat më të forta në botë. Jam i kënaqur ta vesh këtë fanellë. Duhet të jem gjithmonë gati dhe të tregoj se mund të luaj në këtë skuadër”.

  • Netanyahu i zhgënjyer: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

    Netanyahu i zhgënjyer: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

    Bota E Premte, 8 Gusht 2025 20:05
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar eksportet e armëve që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Gaza. Zyra e kryeministrit izraelit theksoi gjithashtu se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Rripin e Gazës, por ta “çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë kushtet për krijimin e një qeverie paqësore” në rajon.
     

  • Kryeministri britanik paralajmëroi njohjen e Palestinës, Netanyahu ‘shpërthen’ ndaj Starmer: Po shpërblen terrorizmin e Hamasit

    Kryeministri britanik paralajmëroi njohjen e Palestinës, Netanyahu ‘shpërthen’ ndaj Starmer: Po shpërblen terrorizmin e Hamasit

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar homologun britanik Sir Keir Starmer për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në shtator, nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.
    Sipas mediave të huaja, ai thotë se vendimi i kryeministrit britanik “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit” dhe “ndëshkon viktimat e tij”.
    “Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit sot, do të kërcënojë Britaninë nesër”, tha më tej Netanyahu, shkruan A2 CNN.
    “Paqësimi ndaj terroristëve xhihadistë dështon gjithmonë. Do t’ju dështojë edhe juve. Nuk do të ndodhë”, përfundoi Netanyahu.
    Kujtojmë se Starmer u zotua të bëjë një vlerësim përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, lidhur me se sa i kanë përmbushur Izraeli dhe Hamasi këto hapa përpara se të marrë një vendim përfundimtar, duke siguruar që asnjëra palë të mos ketë të drejtë veto.

  • Netanyahu kritikon Starmerin për njohjen e shtetit palestinez: Britania po shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit! Një vend xhihadist…

    Netanyahu kritikon Starmerin për njohjen e shtetit palestinez: Britania po shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit! Një vend xhihadist…

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar Sir Keir Starmer për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në shtator, nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.

    Ai thotë se vendimi i kryeministrit britanik “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit” dhe “ndëshkon viktimat e tij”.
    “Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit sot do të kërcënojë Britaninë nesër”, thotë ai.
    Me tej kryeministri izraelit thotë se “Paqësimi ndaj terroristëve xhihadistë dështon gjithmonë. Do t’ju dështojë edhe juve. Nuk do të ndodhë.”

    Top Channel

  • “Ligje për krimin, jo për qytetarët”, Balliu sulmon Kodin Penal të qeverisë: Rama shpërblen vrasësit, ndërsa burgos..

    “Ligje për krimin, jo për qytetarët”, Balliu sulmon Kodin Penal të qeverisë: Rama shpërblen vrasësit, ndërsa burgos..

    Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj propozimeve të reja në Kodin Penal, duke i cilësuar si një formë shpërblimi për krimin e organizuar.
    Sipas tij, pas ndihmës që grupet kriminale i dhanë Edi Ramës për të “vjedhur pushtetin” në zgjedhjet e fundit, qeveria po tenton t’i lirojë të dënuarit përjetësisht për krime të rënda.
    Balliu: Pasi krimi i organizuar e ndihmoi Ramën që të vjedhi edhe njëherë pushtetin në zgjedhjet e fundit, ja si i shpërblen ai ato.

    Duke nxjerrë një propozim në kodin e ri penal ku njerëz të dënuar për krime makabre, të dënuar përjetësisht në burg, sot kërkon që ti nxjerri.

    Dhe ky është po i njëjti person që ka arrestuar dhe ka burgosur qytetarë sepse nuk kanë paguar dritat apo ujin.
     
     
     

  • Zbulohet shifra, Chelsea shpërblen lojtarët për suksesin në SHBA

    Zbulohet shifra, Chelsea shpërblen lojtarët për suksesin në SHBA

    15 Korrik 2025

    17:40

    Telesport

    Pas suksesit në Botërorin e klubeve, vjen dita e shpërblimit.
    Mediat angleze raportojnë se të 29 lojtarët do të marrin një bonus prej rreth 410,000 eurosh për kokë, me rastin e fitores në turneun e zhvilluar në SHBA.
    Klubi londinez vazhdimisht përdor stimuj konkretë për të nxitur performancën. Madje, ka patur raste kur lojtarëve u është rritur rroga pas një objektivi të arritur.

  • Asllani shpërblen besimin e Inzagit, kalon Interin në avantazh

    Asllani shpërblen besimin e Inzagit, kalon Interin në avantazh

    Kristjan Asllani ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Simone Inzagi, ndërsa ka kaluar zikaltrit në avantazh në minutën e 9-të përballë Veronës.
    Mesfushori shqiptar ka realizuar saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.
    Ky ishte goli i parë në këtë sezon të Serie A, në 20 ndeshje të luajtura. Gjithashtu, 23-vjeçari ka dhuruar edhe dy asiste. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano.

  • “Ekonomia e oborrit të pakicës”/ Taulanda Jupi denoncon pabarazinë e thellë ekonomike në Shqipëri

    “Ekonomia e oborrit të pakicës”/ Taulanda Jupi denoncon pabarazinë e thellë ekonomike në Shqipëri

    Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka publikuar një reagim kundër asaj që e quan “ekonomia e oborrit të pakicës”, duke denoncuar polarizimin ekstrem të pasurisë në Shqipëri.
    “Sot, 4.5% e shqiptarëve zotërojnë 58% të kursimeve në banka, ndërsa 1 në 3 shqiptarë nuk ka asnjë qindarkë në llogari”, shkruan Jupi, duke e cilësuar këtë si një marrëveshje të fshehtë mes pushtetit dhe një pakice të privilegjuar.Në mesazhin e saj, ajo ngre shqetësimin për një sistem të kalbur ekonomik, të ndërtuar mbi koncesione të dyshimta dhe PPP të korruptuara, ku qeveria takson më fort mësuesit dhe infermierët sesa korporatat klienteliste. “Shqipëria ndërton grataçela, por jo shkolla. Lartëson kulla, por zbraz shpresat”, thekson Jupi, duke u distancuar nga një model që, sipas saj, shpërblen lidhjet dhe spekullimin, por ndëshkon ndershmërinë dhe punën.Mesazhi i saj është një thirrje për një reformim të thellë të sistemit: “Ne kemi nevojë për një ekonomi që shpërblen punën, jo lidhjet. Që mbështet familjet dhe sipërmarrjet e ndershme, jo ‘investitorët strategjikë’ që gëlltisin pronën publike dhe nuk lënë gjë pas”. Në përmbyllje, Jupi thekson: “Shqipëria nuk është për t’u shitur. Dhe nuk ka as për të heshtur.”#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik#votoTaulandaJupi #11maj
    Postimi i Plotë
    Ekonomia e oborrit të pakicës, barrë në shpinën e shumicësNë zemër të çdo vendi të lirë duhet të qëndrojë një kontratë e ndershme midis qytetarit dhe shtetit. Por në Shqipëri, kjo kontratë është tradhëtuar. Sot, 4.5% e shqiptarëve zotërojnë 58% të kursimeve në banka, ndërsa 1 në 3 shqiptarë nuk ka asnjë qindarkë në llogari. Kjo nuk është ekonomi. Kjo është një marrëveshje e fshehtë mes pushtetit dhe një pakice të privilegjuar që po shtrydh gjithçka nga ky vend, ndërkohë që shumicës i kërkohet të heshtë dhe të paguajë.Ky polarizim nuk është aksident. Është produkt i drejtpërdrejtë i një modeli ekonomik të kalbur, i ndërtuar mbi koncesione të dyshimta, PPP të korruptive, dhe tendera që i ndajnë të njëjtët emra, të njëjtët xhepa në të njëjtin oborr. Ky është sistemi ku qeveria takson rrogën e mësueses dhe të infermierit më shumë se fitimin e korporatave klienteliste. Është një regjim fiskal që e shet Shqipërinë për 1 euro investitorëve të preferuar, ndërkohë që i ngre taksat qytetarëve të zakonshëm deri sa t’u thyejë kurrizin.Shqipëria e Edi Ramës ndërton grataçela, por jo shkolla. Lartëson kulla, por zbraz shpresat. Këta nuk janë investitorë. Janë pastrues të parave të korrupsionit dhe trafiqeve, të cilët qeveria i mban afër si “strategjikë”, ndërsa popullin e vet e sheh si barrë. Sepse në Shqipërinë e sotme, të jesh i zakonshëm është krim, ndërsa të jesh mik i oborrit, është privilegj.Por një vend që takson punën dhe shpërblen spekullimin është një vend që po shemb themelet e veta. Ne nuk mund të kemi zhvillim kur ekonomia komandohet nga interesa private që i diktojnë shtetit se çfarë ligjesh të bëjë, cilët prokurorë të shantazhohen dhe cilët gazetarë të sulmohen.Nuk ka asnjë reformë të vërtetë pa një ndryshim të thellë të këtij modeli. Ne kemi nevojë për një ekonomi që shpërblen punën, jo lidhjet. Që mbështet familjet dhe sipërmarrjet e ndershme, jo “investitorët strategjikë” që gëlltisin pronën publike dhe nuk lënë gjë pas.Shqipëria që dua është ajo ku fëmijët rriten me mundësi, jo me borxhe. Ku taksat përdoren për zhvillim, jo për dekorim të pasurisë së miqve të pushtetit. Ku çdo qytetar, pa dallim, jeton me dinjitet dhe e ndjen se ky vend është i tiji.Sepse Shqipëria nuk është për t’u shitur. Dhe nuk ka as për të heshtur.#votoTaulandaJupi#voto4#votokoalicionieuroatlantik#11maj