Në një reagim në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimin e qeverisë për të sekretuar shpenzimet e thesarit të shtetit.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama po përpiqet të fshehë abuzimet dhe vjedhjet e mëdha me fondet publike, duke i mbyllur këto të dhëna për publikun.
Postimi i plotë:
Rama tani vendos të sekretoj shpenzimet e tij me taksat e shqiptarëve, vetëm për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze!
Since 2009, Albania had every treasury expense published online. This was part of a global initiative to fight corruption. Rama has now decided to classify his spending of taxpayers’ money only to cover up his thefts and abuses.
Tag: shpenzimet
-

Thesari i Shtetit/ Sali Berisha denoncon Ramën: Sekreton shpenzimet, për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze
-

“Shpenzimet shtetërore tani janë sekrete”, Berisha: Po shkelet Kushtetuta. Rama po vepron si…
Gjatë konferencës për gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se ‘shpenzimet shtetërore janë sekrete’.
Sipas kryedemokratit ky është një ‘akt që shkel Kushtetutën’, ndërsa krahasaon kryeministrin Edi Rama me ish-diktatorin Enver Hoxha.
Më tej ai u shpreh se ‘ky akt shpall, zyrtarizon, ligjëron vjedhjen, shpërdorimin nga një hajdut- ose hajduti më i madh i këtij kombi në 113 vite’.
“Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij.
Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha.
Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin dhe Maduron e Venezuelës.
Ky akt shpall, zyrtarizon, ligjëron vjedhjen, shpërdorimin nga një hajdut- ose hajduti më i madh i këtij kombi në 113 vite.
Ky akt i sekretimit të shpenzimeve bie ndesh me Kushtetutën, me ligjet themelore të vendit.
Njeriu që hap shishe Romanee Conti 33 mijë euro në drekat e tij, kërkon tani të sekretojë shpenzimet.
Njeriu që ka shpenzuar në dy vite 23 milionë euro udhëtime me çarter, 141 udhëtime me çarter për pushime, për vakanca, për konferenca, tani kalon në një akt tjetër që nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës.
Edi Rama u thotë shqiptarëve: do t’u vjedh dhe ju të mos merrni vesh.
Por ky shtet, në vitin 2009, në emër të transparencës, të mbrojtjes të parave të taksapaguesve shqiptarë, ka vendosur shpenzimet e thesarit online.
Dhe kjo ka qenë në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit.
Ky sistem i bën të mundur çdo qytetari të kontrollojë çdo qindarkë që shpenzohet nga taksat e tij të nesërmen e shpenzimit.
Edi Rama vendos të sekretojë shpenzimet e tij vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta dhe familjare të taksave të qytetarëve shqiptarë.
Ky është një apel dhe një kushtrim për çdo qytetar shqiptar të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.”, shprehet Berisha.Top Channel
-

Rama shpall sekret shpenzimet, Berisha: Ka transferuar ngarkesa droge dhe miliona Euro me avion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e sotme, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka marrë vendimin për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të paprecedent, duke e krahasuar me praktikat e diktaturës së Enver Hoxhës, si dhe me regjimet autoritare të Kim Jong-unit dhe Maduros në Venezuelë.
Sipas Berishës, vendimi për të fshehur shpenzimet përbën një përpjekje për të ligjëruar vjedhjen dhe abuzimin me fondet publike, duke goditur transparencën dhe të drejtën e qytetarëve për të ditur se si përdoren taksat e tyre.
Pjesë nga deklarata:
Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij.Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë.Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha.Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin dhe Maduron e Venezuelës.Ky akt shpall, zyrtarizon, ligjëron vjedhjen, shpërdorimin nga një hajdut- ose hajduti më i madh i këtij kombi në 113 vite.Ky akt i sekretimit të shpenzimeve bie ndesh me Kushtetutën, me ligjet themelore të vendit.Njeriu që hap shishe Romanee Conti 33 mijë euro në drekat e tij, kërkon tani të sekretojë shpenzimet.Njeriu që ka shpenzuar në dy vite 23 milionë euro udhëtime me çarter, 141 udhëtime me çarter për pushime, për vakanca, për konferenca, tani kalon në një akt tjetër që nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës.Edi Rama u thotë shqiptarëve: do t’u vjedh dhe ju të mos merrni vesh.Por ky shtet, në vitin 2009, në emër të transparencës, të mbrojtjes të parave të taksapaguesve shqiptarë, ka vendosur shpenzimet e thesarit online.Dhe kjo ka qenë në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit.Ky sistem i bën të mundur çdo qytetari të kontrollojë çdo qindarkë që shpenzohet nga taksat e tij të nesërmen e shpenzimit.Edi Rama vendos të sekretojë shpenzimet e tij vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta dhe familjare të taksave të qytetarëve shqiptarë.Ky është një apel dhe një kushtrim për çdo qytetar shqiptar të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.
Po, gjatë diktaturës, diktatori Enver Hoxha i kishte sekret shpenzimet dhe i kishte të pakufishme.Por diktatori Hoxha, duhet të pranojmë, se shtëpinë katërkatëshe të re që ndërtoi, nuk e regjistroi as në emër të vetin, as të familjes së tij. Jo. E regjistroi pronë shtetërore dhe ajo sot është pronë shtetërore.Njeriu që ka bërë 140 e sa udhëtime me avion taksi për veten e tij, dhe që akuzohet se me këtë avion ka transferuar me valixhe diplomatike qindra milionë euro të drogës dhe të trafiqeve, të bitcoin-eve dhe të tjera.Akuzohet se ka transferuar ngarkesa droge.Që refuzoi komisionin hetimor parlamentar për hetimin e këtyre transfertave.Që refuzoi komisionin hetimor parlamentar për të verifikuar të dhënat që thonë se valixhet diplomatike të çarterit të Edi Ramës janë më numerike se të të gjithë kryeministrave evropianë të marrë së bashku në një vit. Apo të presidentëve.Tani kaloi në një akt, thashë edhe njëherë, që ka ekzistuar në Shqipëri vetëm në kohën e diktatorit Enver Hoxha.PD nuk do pajtohet kurrë me një vendim të tillë të turpshëm të Edi Ramës dhe kukullave të tij, që siç duket janë në një verbëri të plotë, nuk kanë asnjë interes publik, asnjë interes qytetar, nuk njohin asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, asnjë normë, asnjë standard përveç Edi Ramës dhe interesave të tyre.
-

Çmimet e ushqimeve 3 herë më shumë se norma e BE! Ja qarqet më të varfra në Shqipëri
Shtrenjtimi i ushqimeve po u kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe arsim.
***
Për të blerë bukë, mish, bulmet, perime dhe produkte të tjera, një familje shqiptare me mesatarisht 3.1 anëtarë, duhet të shpenzojë të paktën 36,879 lekë në muaj.
Për shkak të çmimeve të larta, ushqimet ‘rrëmbejnë’ 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, gati 3 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Në raportin e Institutit të Statistikave brenda kategorisë së ushqimeve, fatura më e lartë vjen nga perimet.
Si paradoks, Shqipëria vend bujqësor në 75% të bashkive në vend, e me synim fuqizim të eksportit të këtyre produkteve, rezervon çmime të kripura për qytetarët. 7,154 lekë në muaj është mesatarja që shpenzon një familje për t’u furnizuar me perime thotë INSTAT.
Në vend të dytë pas perimeve, janë produktet e mishit, që marrin 18.9% të buxhetit që shkon për ushqime ose 6,970 lekë/muaj.
Shpenzimet për mish janë në rritje të lehtë në raport me vitin 2023, pasi për shkak të tkurrjes së numrit të bagëtive në Shqipëri, çmimi i mishit është rritur ndjeshëm. Një kilogram mish viçi kushton gati 1300 lekë, dhe po në të njëjtat vlera luhatet edhe mishi i qengjit apo kecit.
Pas ushqimeve, shpenzimet më të mëdha të shqiptarëve janë për pagesën e ujit, dritave dhe qirave me 9.6% të totalit të shpenzimeve ose mesatarisht 9 mijë lekë në muaj.
Vjet një familje shqiptare harxhoi më pak për shëndetin vetëm 3,535 lekë në muaj, ndjekur nga arsimi me 3,070 lekë dhe argëtimi me 2,419 lekë në muaj.
Në total përgjatë vitit 2024 thotë INSTAT shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje ishin 93,042 lekë, ose 1,5 % më shumë se në vitin 2023.
I vetmi qark që e tejkalon nivelin mesatar të shpenzimeve është Tirana, ku një familje shpenzon në muaj mesatarisht 108.588 lekë, ndjekur nga Korça me 91.418 lekë dhe Durrësi me 90.218 lekë.
Qarqet më të varfra rezultojnë Dibra me 75,883 lekë në muaj dhe Kukësi me 75,048 lekë shpenzime mujore për konsum për familje.
SHPENZIMET MUJORE TË FAMILJEVE
Viti 2022 88,367 lekë
Viti 2023 91,675 lekë
Viti 2024 93,042 lekë
SHPENZIMET MUJORE PËR USHQIME
Perime 7,154 lekë/muaj
Mish 6,970 lekë/muaj
Bukë-drithëra 5,679 lekë/muaj
SHPENZIMET PËR USHQIME
Viti 2022 35.083 lekë/muaj
Viti 2023 36.349 lekë/muaj
Viti 2024 36.879 lekë/muaj
Shpenzimet sipas kategorive
Shëndeti 3,535 lekë/muaj
Arsimi 3,070 lekë/muaj
Argëtimi 2,419 lekë/muaj -

Shpenzimet e vizitës së Adams u mbuluan nga qeveria shqiptare? Rama përgjigjet prerë
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, vizitoi Shqipërinë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.
“New York Times” publikoi dje se “zëdhënësja e kryebashkiakut sqaroi se shpenzimet e hotelit dhe transportit tokësor do të mbulohen nga qeveria shqiptare, ndërsa udhëtimi ajror dhe shpenzimet e sigurisë do të paguhen nga qyteti i Nju-Jorkut”.
Pas konferencës së përbashkët për shtyp, ku Rama dhe Adams nuk pranuan pyetje, kryeministri shqiptar i është përgjigjur me “NO” pyetjes pa mikrofon të gazetares nëse ishte e vërtetë se qeveria shqiptare kishte paguar shpenzimet e vizitës së kryebashkiakut të Nju Jorkut në Tiranë. -

“Një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj”! Ja qyteti me konsumin më të lartë të ushqimeve
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%).
Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.
Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.
Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%).
Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.
Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%.
Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.
Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.
Tirana, me konsumin më të lartë
Sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit.
Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë). Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.
Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet.
Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj.
Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.
Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale.
Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.
Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.
Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë). Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale.
Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.
Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat.
Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore./Monitor -

Tirana me konsumin më të madh, 40% e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime

Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore. -

Rekord në Europë/ Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqime

Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore./MONITOR
-

2024, një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj, 40% shkon për ushqime
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%).Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%).Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%.Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.Tirana, me konsumin më të lartëSipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit.Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë). Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet.Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj.Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale.Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë). Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale.Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat.Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Dështon miratimi i pr.ligjit për shpenzimet, mbyllet Qeveria amerikane
Qeveria amerikane mbylli pjesën më të madhe të operacioneve të saj gjatë orëve të paratë mëngjesit të kësaj të mërkure (1 tetor), pasi përçarjet e thella partiake penguan Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë të arrinin një marrëveshje financimi, duke shkaktuar atë që mund të jetë një ngërç i gjatë dhe i mundimshëm dhe që mund të çojë në humbjen e mijëra vendeve të punës federale.
Mbyllja e qeverisë vjen pak orë pasi Senati i kontrolluar nga republikanët dështoi të miratonte një projektligj për shpenzimet qeveritare. Kjo është mbyllja e parë e qeverisë që nga viti 2018.
Republikanët fajësojnë ligjvënësit demokrat për refuzimin e mbështetjes së projektligjit të Partisë Republikane për të financuar përkohësisht qeverinë.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha në një postim në X se: “Demokratët kanë votuar zyrtarisht për të MBYLLUR qeverinë.”
Nga ana e tyre demokratët kanë ngritur shqetësime në lidhje me shkurtimet e Trump në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit.
Drejtori i zyrës së buxhetit të Kongresit pak para mbylljes së qeverisë dha disa detaje mbi implikimet e mundshme financiare. Në letrën nga Phillip Sëagel, zyra vlerëson se 750,000 punonjës federalë mund të pushohen nga puna çdo ditë, me një kosto totale ditore prej rreth 400 milionë dollarësh (297 milionë paund).
Ai shton se ky numër i parashikuar i punonjësve të pezulluar mund të ndryshojë çdo ditë, pasi disa agjenci mund të pezullojnë më shumë punonjës sa më gjatë të zgjasë mbyllja, ndërsa të tjerat mund të kujtojnë disa punonjës të pezulluar fillimisht.
Anëtarët e Kongresit do të vazhdojnë të paguhen, pasi paga e tyre kërkohet nga kushtetuta amerikane.
“Efektet e një mbylljeje qeveritare në aktivitetin e biznesit janë të pasigurta dhe madhësia e tyre do të varet nga kohëzgjatja e një mbylljeje dhe nga vendimet e marra nga Administrata”, shtohet në letër.
Mbylljet e qeverisë në SHBA po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Vetëm në mandatin e tij të parë presidencial të Trump u regjistruan tre raste të tilla. Kjo përfshinte mbylljen më të gjatë në historinë amerikane, që zgjati 35 ditë.
Përpara Trump, rekordin e mbante Bill Clinton, me një mbyllje 21-ditore të qeverisë në vitin 1995, drejt fundit të mandatit të tij të parë si president. Republikanët kishin fituar kontrollin si të Dhomës së Përfaqësuesve ashtu edhe të Senatit në gjysmën e mandatit të parë të Clinton dhe donin të miratonin një buxhet që, ndër të tjera, kufizonte shpenzimet për Medicare.
Në mënyrë të ngjashme, Barack Obama duroi një mbyllje 16-ditore në vitin 2013 për shkak të legjislacionit të propozuar të kujdesit shëndetësor nga presidenti i atëhershëm.
Gjatë mandatit si president, Ronald Reagan, mbikëqyri më shumë mbyllje të qeverisë gjatë presidencës së tij – tetë të tilla të regjistruara gjatë dy mandateve të tij në vitet 1980. Megjithatë, të gjitha ishin relativisht të shkurtra – hendeku më i gjatë i financimit zgjati vetëm tre ditë.