Tag: shpenzimet

  • Sa shpenzuan partitë në rrjete sociale? Raporti i OSBE/ODIHR zbardh shifrën: 217 mijë euro për sponsorizime në..

    Sa shpenzuan partitë në rrjete sociale? Raporti i OSBE/ODIHR zbardh shifrën: 217 mijë euro për sponsorizime në..

    Raporti i OSBE-ODIHR i publikuar dje për zgjedhjet e 11 majit, ka zbuluar ndër të tjera edhe një shifër të panjohur për publikun shqiptar: sa para shpenzuan partitë politike dhe kandidatët, vetëm gjatë një muaji fushatë zyrtare, për reklama politike në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.  
    Monitoruesit e ODIHR kanë matur paratë e dhëna duke përdorur librarinë zyrtare të Kompanisë Meta, që bën transparencë për sponsorizimet, pra, shpërndarjen me pagesë të materialeve me përmbajtje propagandistike. Konkretisht, në raport thuhet:  
    “Sipas Meta Ad Library, nga 9 prilli deri më 8 maj, kandidatët shpenzuan gjithsej deri në 21,410,830 lekë (217,870 euro) për reklama politike. Nga këto, PD shpenzoi 2,746,960 lekë (27,950 euro), Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut 1,173,220 lekë (11,940 euro), Lëvizja Shqipëria Bëhet 490,050 lekë (4,990 euro). Ndër kandidatët, Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, kishte shpenzimet më të larta me 1,909,780 lekë (19,430 euro), Belind Këlliçi i PD-së me 763,100 lekë (7,770 euro) dhe Vullnet Sinaj i PS-së me 748,960 lekë (7,620 euro)”. 
    Në këtë raport, bie në sy se nuk ekziston asnjë pagesë e bërë online nga Partia Socialiste, përjashtuar deputetin Vullnet Sinaj që ka bërë reklama individualisht në rrjetet sociale. Megjithëkëtë, PS akuzohet për përdorimin e një rrjeti të gjerë patronazhimi, që si pjesë e misionit, kishte dhe shpëndarjen dhe pëlqimin e postimeve të politikanëve.  
    Por shpenzimet reale, sipas raportit mund të jenë më shumë se kaq. Sepse, shpesh, palë të treta, që nuk janë në vetvete parti politike, bëjnë pagesa online për llogari të ndonjë subjekti, dhe janë jashtë hartës të ligjit.  
    “Shpenzimet e fushatës për aktivitetet online duhet të përfshihen në limitin e përgjithshëm të shpenzimeve dhe të raportohen, pasi ligji kërkon raportimin e të gjitha shpenzimeve të fushatës. Megjithatë, fushatat online, reklamat politike të paguara në platformat e rrjeteve sociale dhe shpenzimet e palëve të treta janë të parregulluara, duke mundësuar përdorimin e pakontrolluar të fondeve në fushatë. 
    Këto boshllëqe krijojnë shtigje për përdorimin potencial të fondeve të paligjshme dhe të pagjurmueshme dhe anashkalimin e rregullave në fuqi. Për të rritur transparencën, autoritetet duhet të marrin në konsideratë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta, dhe të përcaktojnë kushtet përkatëse për fushatat e palëve të treta dhe mekanizmat e duhur të raportimit dhe sanksionimit”,  – thotë ndër të tjera Raporti për këtë çështje./ Shqiptarja.com 
    SHPENZIMET PËR RRJETET SOCIALE 
    TOTALI                217,870 euroPD                        27,950 euro 
    PBDNJ                 11,940 euro 
    Shqipëria Bëhet    4,990 euro 
    Agron Shehaj        19,430 euro 
    Belind Këlliçi          7,770 euro 
    Vullnet Sinaj          7,620 euro 

     
     
     
     
     
     

  • “Shpenzimet tuaja janë rritur me 40%”, Tabaku: Pa vizion, shteti po mbyt konkurrencën në tregun e sigurimeve

    “Shpenzimet tuaja janë rritur me 40%”, Tabaku: Pa vizion, shteti po mbyt konkurrencën në tregun e sigurimeve

    Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti sot një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke akuzuar institucionin për mungesë transparence, strategjie dhe performancë reale në tregun financiar.“Kam vite që dëgjoj raporte të AMF, por drejtuesja e Autoritetit nuk ka asnjë informacion për problemet e institucionit që drejton. Pas tre vitesh që na thuhet se po punohet për projektligjin e ri që është dhe kriter i BE-së sot sërish nuk kemi asgjë konkrete. Çfarë bën AMF përveçse mbikëqyr kuadrin e vet?”, u shpreh Tabaku.
    Ajo theksoi se tregu i sigurimeve vazhdon të mbetet i mbyllur dhe pa konkurrencë reale.“Shqetësimet janë të njëjta çdo vit. A janë ulur barrierat për operatorët e rinj? A ka strategji për zhvillimin e tregut? Çfarë po bëhet për të zhvilluar instrumente të reja sigurimesh dhe për t’u fokusuar te konsumatori?” ngriti pyetje znj Tabaku.Sipas deputetes demokrate, shteti është kthyer në operatorin më të madh që ka mbytur konkurrencën, ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregojnë rënie alarmante të të ardhurave nga gjobat me 40% dhe shkelje serioze në menaxhim.“KLSH ka evidentuar shkelje në raportimet financiare, ndërsa vetë AMF vazhdon të operojë pa transparencë. Treguesit e kompanive nuk janë publikë, faqja e internetit nuk ofron asnjë informacion, ndërkohë që kompensimi i tregut kapital ende nuk është implementuar,” theksoi ajo.Deputetja demokrate ngriti edhe çështjen e përbërjes së bordit të AMF, duke akuzuar shumicën për shkelje të ekuilibrave institucionalë.“Znj. Merita Gurabardhi është emëruar në vendin që i takonte opozitës, por sot mandati i saj është ndërprerë në mënyrë të paligjshme. Me çfarë vendimi ndërpritet një mandat të votuar nga Parlamenti? Po mandati i znj. Kaçi, është ky mandati i tretë? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje”, tha ajo,
    Në përfundim, Tabaku vuri në dukje edhe abuzimet me pagat dhe shpërblimet në institucion, ku theksoi se shpenzimet janë rritur me 40% ndërsa janë shtuar vetëm 5 punonjës.“Si është e mundur që shpenzimet janë rritur me 40% ndërsa janë shtuar vetëm 5 punonjës? Dhe si mund të ketë një drejtor ekzekutiv pagë 700 mijë lekë në muaj? Kjo tregon mungesë totale përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje”, u shpreh ajo, ndërsa e përmbylli duke kërkuar reforma të vërteta dhe vizion për tregun financiar.“AMF duhet të jetë garant i konkurrencës dhe zhvillimit të tregut, jo një institucion që mbron status quo-në. Shqipëria ka nevojë për një treg të hapur, inovativ dhe të fokusuar tek konsumatori jo për një sistem të kapur nga shteti”, deklaroi Tabaku.

  • Buxheti në rritje për vitin e tretë radhazi, bien subvencionet dhe ndihma për papunësinë

    Buxheti në rritje për vitin e tretë radhazi, bien subvencionet dhe ndihma për papunësinë

    Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.
    Kjo do të thotë se buxheti i shtetit po grumbullon të ardhura më shumë se programi, ndërkohë që shpenzimet po performojnë më pak se plani.
    Megjithëse qeveria ka ndryshuar dy herë me akt normativ, rishpërndarja nuk ka mundur të rialokojë fondet në mënyrë që të mos ketë teprica.
    Nga ana tjetër, bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, po vuan nga mungesa e subvencioneve, të cilat janë të domosdoshme për të transformuar standardet që kërkon integrimi në BE.
    Në tri vitet e fundit (2023–2025), buxheti i shtetit ka kaluar nga deficit në suficit, pra tepricë të të ardhurave ndaj shpenzimeve.
    Pas një periudhe të gjatë me deficit të qëndrueshëm, sidomos në vitet 2020 dhe 2021, kur pandemia dhe masat fiskale shtetërore rritën ndjeshëm shpenzimet, situata fillon të përmirësohet në vitin 2022, kur për herë të parë pas disa vitesh regjistrohet suficit. Ky trend vijon të forcohet në 2023 dhe arrin kulmin në 2024, kur të ardhurat tejkalojnë shpenzimet me mbi 68 miliardë lekë. Në vitin 2025, suficiti ruhet në nivele të larta, rreth 47 miliardë lekë, duke dëshmuar për një konsolidim të qëndrueshëm fiskal.
    Sipas zërave, shpenzimet korrente, që përfshijnë kostot e funksionimit të administratës dhe shërbimeve publike, u realizuan në 471.2 miliardë lekë, me një mosrealizim prej -13.6 miliardë lekësh ndaj planit. Shpenzimet për personelin mbetën 1.5 miliardë lekë më poshtë se plani.
    Interesat për borxhin publik u ulën me 7.6% krahasuar me planin, falë kursimeve në shërbimin e borxhit të huaj.
    Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes patën një realizim pak më të lartë se plani (+1.8%) dhe u rritën ndjeshëm me 17.1% krahasuar me 2024, duke treguar zgjerim të kostove administrative dhe të funksionimit të institucioneve.
    Subvencionet ranë lehtë me -6.5% ndaj planit.
    Shpenzimet për fondet speciale (pensione, sigurime shoqërore dhe shëndetësore) u realizuan në 190.9 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më pak se plani. Gjithashtu, shpenzimet nga buxheti vendor ishin 9.1% më pak se plani.
    Vihet re ulje e ndihmës ekonomike dhe e pagesave të papunësisë, përkatësisht me -10% dhe -5.7% në raport me planin.
    Gjithashtu, investimet publike u realizuan në 56.7 miliardë lekë, me 9.9 miliardë lekë më pak se plani (-14.9%). Investimet e financuara nga burime të brendshme u ulën me 7.6 miliardë lekë nga plani, ndërsa ato me financim të huaj patën një mos-përmbushje më të madhe, -5.7 miliardë lekë.
    Suficiti tregon stabilitet fiskal afatshkurtër, por nëse vjen nga shpenzime të parealizuara, ai tregon se projekte të rëndësishme publike janë vonuar ose nuk janë realizuar në kohë, duke shtyrë në kohë përfitimet për qytetarët dhe ekonominë./Monitor

  • 9-mujori, buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

    9-mujori, buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

    Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.Kjo do të thotë se buxheti i shtetit po grumbullon të ardhura më shumë se programi, ndërkohë që shpenzimet po performojnë më pak se plani.Megjithëse qeveria ka ndryshuar dy herë me akt normativ, rishpërndarja nuk ka mundur të rialokojë fondet në mënyrë që të mos ketë teprica.Nga ana tjetër, bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, po vuan nga mungesa e subvencioneve, të cilat janë të domosdoshme për të transformuar standardet që kërkon integrimi në BE.Në tri vitet e fundit (2023–2025), buxheti i shtetit ka kaluar nga deficit në suficit, pra tepricë të të ardhurave ndaj shpenzimeve.Pas një periudhe të gjatë me deficit të qëndrueshëm, sidomos në vitet 2020 dhe 2021, kur pandemia dhe masat fiskale shtetërore rritën ndjeshëm shpenzimet, situata fillon të përmirësohet në vitin 2022, kur për herë të parë pas disa vitesh regjistrohet suficit. Ky trend vijon të forcohet në 2023 dhe arrin kulmin në 2024, kur të ardhurat tejkalojnë shpenzimet me mbi 68 miliardë lekë. Në vitin 2025, suficiti ruhet në nivele të larta, rreth 47 miliardë lekë, duke dëshmuar për një konsolidim të qëndrueshëm fiskal.Sipas zërave, shpenzimet korrente, që përfshijnë kostot e funksionimit të administratës dhe shërbimeve publike, u realizuan në 471.2 miliardë lekë, me një mosrealizim prej -13.6 miliardë lekësh ndaj planit. Shpenzimet për personelin mbetën 1.5 miliardë lekë më poshtë se plani.Interesat për borxhin publik u ulën me 7.6% krahasuar me planin, falë kursimeve në shërbimin e borxhit të huaj.Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes patën një realizim pak më të lartë se plani (+1.8%) dhe u rritën ndjeshëm me 17.1% krahasuar me 2024, duke treguar zgjerim të kostove administrative dhe të funksionimit të institucioneve.Subvencionet ranë lehtë me -6.5% ndaj planit.Shpenzimet për fondet speciale (pensione, sigurime shoqërore dhe shëndetësore) u realizuan në 190.9 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më pak se plani. Gjithashtu, shpenzimet nga buxheti vendor ishin 9.1% më pak se plani.Vihet re ulje e ndihmës ekonomike dhe e pagesave të papunësisë, përkatësisht me -10% dhe -5.7% në raport me planin.Gjithashtu, investimet publike u realizuan në 56.7 miliardë lekë, me 9.9 miliardë lekë më pak se plani (-14.9%). Investimet e financuara nga burime të brendshme u ulën me 7.6 miliardë lekë nga plani, ndërsa ato me financim të huaj patën një mos-përmbushje më të madhe, -5.7 miliardë lekë.Suficiti tregon stabilitet fiskal afatshkurtër, por nëse vjen nga shpenzime të parealizuara, ai tregon se projekte të rëndësishme publike janë vonuar ose nuk janë realizuar në kohë, duke shtyrë në kohë përfitimet për qytetarët dhe ekonominë./ B.HoxhaBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pushimet dhe kafenetë shtrenjtojnë jetesën, ja çfarë e rriti inflacionin në shtator

    Pushimet dhe kafenetë shtrenjtojnë jetesën, ja çfarë e rriti inflacionin në shtator

    Inflacioni i shtatorit shënoi rritje me 2.3% sipas metodologjisë së Eurostat. Këtë muaj përbërësi i inflacionit nuk ishin ushqimet, por shërbimet e argëtimit dhe hotelerisë.
    Sipas IHÇK-së, rritja më e madhe e çmimeve prej 8,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,7% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 1,1% secili, “Komunikimi” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7%.
    Në muajin Shtator 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është +0,7%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 2,0%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,8%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,1% secili.
    IHÇK në vendet e BE shënoi një ndryshim mesatar 2.6%. Për rritjen më të lartë të çmimeve kryesoi Rumania me inflacion rreth 8.5%, e ndjekur nga Estonia, Kroacia, Sllovakia dhe Hungaria, me norma që variojnë midis 4% dhe 6%. Këto vende po përballen ende me presione të forta inflacioniste, ndoshta të lidhura me kostot e energjisë, pagat dhe ushqimet, të cilat kanë mbetur të larta pas krizës së viteve 2022–2023.
    Në grupin e vendeve, si Letonia, Austria, Belgjika, Holanda dhe Norvegjia, inflacioni është afër mesatares së BE-së, midis 3% dhe 3.5%. Kjo tregon një stabilizim gradual të çmimeve në pjesën më të madhe të Europës Qendrore dhe Veriore.
    Në vendet me inflacion më të ulët, nën mesataren e unionit janë Franca, Qipro, Çekia dhe sidomos Zvicra shfaqin norma ndër më të ulëtat, nga 1.5% deri në 1%. Këto vende kanë arritur të kontrollojnë më mirë çmimet falë politikave më të qëndrueshme fiskale dhe monetare, si dhe tregjeve më të qëndrueshme të energjisë.
    Metoda e brendshme për inflacionin (IÇK) mbulon vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.
    Ndërsa Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri.

  • Metoda e Eurostat, inflacioni i shtatorit 2.3% prej çmimeve të hoteleve

    Metoda e Eurostat, inflacioni i shtatorit 2.3% prej çmimeve të hoteleve

    Inflacioni i shtatorit shënoi rritje me 2.3% sipas metodologjisë së Eurostat. Këtë muaj përbërësi i inflacionit nuk ishin ushqimet, por shërbimet e argëtimit dhe hotelerisë.Sipas IHÇK-së, rritja më e madhe e çmimeve prej 8,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,7% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 1,1% secili, “Komunikimi” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7%.Në muajin Shtator 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është +0,7%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 2,0%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,8%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,1% secili.IHÇK në vendet e BE shënoi një ndryshim mesatar 2.6%. Për rritjen më të lartë të çmimeve kryesoi Rumania me inflacion rreth 8.5%, e ndjekur nga Estonia, Kroacia, Sllovakia dhe Hungaria, me norma që variojnë midis 4% dhe 6%. Këto vende po përballen ende me presione të forta inflacioniste, ndoshta të lidhura me kostot e energjisë, pagat dhe ushqimet, të cilat kanë mbetur të larta pas krizës së viteve 2022–2023.Në grupin e vendeve, si Letonia, Austria, Belgjika, Holanda dhe Norvegjia, inflacioni është afër mesatares së BE-së, midis 3% dhe 3.5%. Kjo tregon një stabilizim gradual të çmimeve në pjesën më të madhe të Europës Qendrore dhe Veriore.Në vendet me inflacion më të ulët, nën mesataren e unionit janë Franca, Qipro, Çekia dhe sidomos Zvicra shfaqin norma ndër më të ulëtat, nga 1.5% deri në 1%. Këto vende kanë arritur të kontrollojnë më mirë çmimet falë politikave më të qëndrueshme fiskale dhe monetare, si dhe tregjeve më të qëndrueshme të energjisë.Metoda e brendshme për inflacionin (IÇK) mbulon vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.Ndërsa Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. Burimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTAT   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tirana e papërballueshme/ INSTAT publikon raportin tronditës: Dy paga minimale për një jetë normale

    Tirana e papërballueshme/ INSTAT publikon raportin tronditës: Dy paga minimale për një jetë normale

    INSTAT konfirmoi se një familjeje i duhen mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për të jetuar. Por nëse shohim shpenzimet sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit, të dhënat tregojnë ata me arsim të lartë rezultojnë se e kanë “shtrënguar dorën” në shpenzime gjatë 2024, krahasuar me 2023. Ndërsa ata që nuk kanë përfunduar një nivel arsimor rezultuan se kanë shpenzuar më shumë.

    Morena Boja, pedagoge ekonomie, është e mendimit se shpenzimet mujore jo domosdoshmërisht lidhen më nivelin arsimor.
    “Unë jam e mendimit se arsimimi nuk lidhet shumë me shpenzimet mujore të familjes. Një familje shpenzon sipas nivelit të të ardhurave. Natyrshëm që një familje pa arsim ka dhe pagat apo të ardhurat më të ulëta, ndaj dhe shpenzimet i ka më të mëdha. Ndërsa një familje me arsim të lartë, ka mundësinë që sipas nivelit të të ardhurave edhe të mund të kursejë”, tha Boja në një emision telviziv.
    Por rritja e çmimeve më shumë se në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian, e ka bërë Tiranën një qytet me standard të lartë jetese, që një pagë mesatare nuk mjafton për t’ia dalë jetesës.
    “Në Tiranë një individi i duhen dy deri në tre paga, mbi minimalen në mënyrë që të jetojë në normalitet. Kryeqyteti është bërë i papërballueshëm për shumicën e familjeve, ndërkohë që taksimi i të dypunësuarve është një politikë jo e duhur, që kufizon më tej standardin e jetesës për qytetarët”, tha Boja
    Sipas të dhënave në Tiranë një familjeje i nevojiten mesatarisht 108 mijë lekë në muaj, kjo shumë është vetëm për mbijetesë.

  • Për një person në Tiranë, duhen dy paga për të jetuar…

    Për një person në Tiranë, duhen dy paga për të jetuar…

    INSTAT konfirmoi se një familjeje i duhen mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për të jetuar. Por nëse shohim shpenzimet sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit, të dhënat tregojnë ata me arsim të lartë rezultojnë se e kanë “shtrënguar dorën” në shpenzime gjatë 2024, krahasuar me 2023. Ndërsa ata që nuk kanë përfunduar një nivel arsimor rezultuan se kanë shpenzuar më shumë.
    Morena Boja, pedagoge ekonomie, është e mendimit se shpenzimet mujore jo domosdoshmërisht lidhen më nivelin arsimor.
    “Unë jam e mendimit se arsimimi nuk lidhet shumë me shpenzimet mujore të familjes. Një familje shpenzon sipas nivelit të të ardhurave. Natyrshëm që një familje pa arsim ka dhe pagat apo të ardhurat më të ulëta, ndaj dhe shpenzimet i ka më të mëdha. Ndërsa një familje me arsim të lartë, ka mundësinë që sipas nivelit të të ardhurave edhe të mund të kursejë”, tha Boja.
    Por rritja e çmimeve më shumë se në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian, e ka bërë Tiranën një qytet me standard të lartë jetese, që një pagë mesatare nuk mjafton për t’ia dalë jetesës.
    “Në Tiranë një individi i duhen dy deri në tre paga, mbi minimalen në mënyrë që të jetojë në normalitet. Kryeqyteti është bërë i papërballueshëm për shumicën e familjeve, ndërkohë që taksimi i të dypunësuarve është një politikë jo e duhur, që kufizon më tej standardin e jetesës për qytetarët”, tha Boja
    Sipas të dhënave në Tiranë një familjeje i nevojiten mesatarisht 108 mijë lekë në muaj, kjo shumë është vetëm për mbijetesë.

  • “Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

    “Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po fsheh shpenzimet publike për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet me taksat e qytetarëve.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha kujton se që nga viti 2009, çdo shpenzim i thesarit ishte i publikuar online, si pjesë e një nisme globale kundër korrupsionit.
    Sipas tij, vendimi për t’i bërë sekret këto të dhëna është një hap pas dhe një përpjekje për të fshehur abuzimet me fondet publike.
    “Shqipëria që nga 2009, kishte online çdo shpenzim të thesarit. Kjo ishte në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit. Rama tani vendos të sekretoj shpenzimet e tij me taksat e shqiptarëve, vetëm për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze!” – shkruan Berisha.

  • Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

    Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po fsheh shpenzimet publike për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet me taksat e qytetarëve.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha kujton se që nga viti 2009, çdo shpenzim i thesarit ishte i publikuar online, si pjesë e një nisme globale kundër korrupsionit.
    Sipas tij, vendimi për t’i bërë sekret këto të dhëna është një hap pas dhe një përpjekje për të fshehur abuzimet me fondet publike.
    “Shqipëria që nga 2009, kishte online çdo shpenzim të thesarit. Kjo ishte në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit. Rama tani vendos të sekretoj shpenzimet e tij me taksat e shqiptarëve, vetëm për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze!” – shkruan Berisha.