Tag: shpenzimet

  • Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë – Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë…

    Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë – Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë…

    Projektbuxheti për vitin 2026, tregon se shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën e 140.1 miliard lekëve. Por si ka evoluar kjo tendencë krahasuar me buxhetet e mëparshme? Në buxhetin e vitit 2024, shpenzimet për pagat e administratës ishin planifikuar në masën e 119.7 miliardë lekëve, duke zënë 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas buxhetit të vitit aktual, shpenizmet e pagave për administratën janë 127.6 miliardë lekë. Ndërsa në projekt buxhetin e vitit 2026, shpenzimet e pagave të administratës janë shtuar, duke arritur në 5% të PBB. E kësisoj, duke ju referuar të dhënave, nga viti 2024, deri në 2026, pagat e administratës përbëjnë një rritje prej 20.4 miliardë lekësh. Rritja graduale e buxheteve për pagat reflekton synimin e qeverisë për të përmirësuar standardin e jetesës për punonjësit e administratës dhe për të ruajtur motivimin e tyre në të gjithë sektorët publikë. Ky proces prek të gjitha nivelet e administratës dhe sektorët kryesorë publikë. Por kujtojmë që nga 1 korriku i vitit 2024, qeveria shqiptare ndërmori nismën e rritjes së pagave të administratës shtetërore. Ku përfituan punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore. Konkretisht, ishin 14.720 specialistë të administratës që përfituan rritje, 36.570 punonjës mësimorë, 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë dhe rreth  22 500 punonjës të sistemit me Grada.

  • Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

    Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

    Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.
    Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ.
    Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë nga 61 miliardë në aktin e fundit normativ.
    Programimi i të ardhurave për vitin 2026 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.
    Ky program bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, si dhe në faktorët që do të ndikojnë në këtë periudhë dhe risqet e mundshme që mund të shfaqen.
    Në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat për vitin 2026 janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe të indeksit të çmimeve, efektet e politikave të vjetra dhe të reja tatimore e buxhetore, si dhe efektet nga zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit (SAA) 2024–2027, të shoqëruara me masa ligjore antishmangie me qëllim rritjen e nivelit të pajtueshmërisë vullnetare të tatimpaguesve me ligjin.
    Në vitin 2026, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” parashikohen të jenë 531,137 milionë lekë, me një rritje prej 31,516 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 6.3%.
    Të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore parashikohen të jenë 196,967 milionë lekë, me një rritje prej 20,165 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga kontributet sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 11.4%.
    Shpenzimet 8,9 miliardë dollarë, rritje 6.7%
    Totali i shpenzimeve publike për vitin 2026 është planifikuar 886.7 miliardë lekë ose 31.9% e PBB.
    Shpenzimet e personelit për vitin 2026 reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, koston e plotë të indeksimit të pagave në nivelin 2.5% si dhe efektet e hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.
    Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 87,112 punonjës planifikohen në masën 140.1 miliardë lekë ose 5% e PBB.
    Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 64.2 miliardë lekë ose 2.3% të PBB, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 6.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj.
    Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2026 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 81 miliardë lekë ose rreth 2.9% e PBB-së.
    Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe siguria kibernetike, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin dhe sportin.
    Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 97.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me buxhetin e vitit 2025. Këto shpenzime përfaqësojnë 3.52% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.4% që përfaqësonin në vitin 2025 dhe 2.3% në vitin 2015.
    Transferta e pakushtëzuar për vitin 2026 është parashikuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, që përbën një rritje prej 1.6 miliardë lekësh ose rreth 6% më shumë se në vitin 2025. Krahasuar me vitin 2015, si viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale, kjo transfertë është rritur me 15.5 miliardë lekë, ose më shumë se dyfish.
    Përveç transfertës së pakushtëzuar, në vitin 2026 parashikohen edhe këto fonde shtesë:
    13.8 miliardë lekë si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja;
    200 milionë lekë si grant performance, që përdoret si mekanizëm financiar për nxitjen e performancës në qeverisjen vendore;
    5.5 miliardë lekë si transfertë sektoriale për rritjen e pagave.
    Në total, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor në vitin 2026 do të arrijë në 47.3 miliardë lekë, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.
    Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 286.6 miliardë lekë.
    Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2026 parashikohet në masën 204.1 miliardë lekë ose 7.3% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.65 miliardë lekë dhe 10 miliardë lekë për bonusin mujor për pensionistët. Ndërsa shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 67.3 miliardë lekë ose 2.4% e PBB.
    Për vitin 2026, në buxhetin e FDSKSH është planifikuar një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh, respektivisht 500 milionë lekë për rimbursimin e barnave onkologjike në shërbimin parësor dhe 1 miliardë lekë për shërbimin spitalor për sigurimin e barnave onkologjike.
    Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve parashikohen në total në masën 3.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.
    Shpenzime të tjera sociale përfshijnë fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve:
    Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 1 miliardë lekë;
    Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.9 miliardë lekë ose 0.9% e PBB;
    Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB;
    Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.3 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.
    Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 2.45 miliardë lekë ose rreth 0.1% e PBB. Subvencionet shtetërore për vitin 2026 janë përqendruar në financimin e skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe në mbulimin e një pjese të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.
    Krahasuar me vitin 2025, ky zë shoqërohet me një rritje prej 500 milionë lekësh, ku 450 milionë lekë i alokohen subvencionit për programet e nxitjes së punësimit për të përmbushur angazhimet në kuadër të Planit të Rritjes me BE, si dhe për përballimin e efektit të indeksimit të rritjes së pagës minimale.
    Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE).
    Në planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.
    Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike në vitin 2026 parashikohet me rreth 15.5 miliardë lekë më shumë.
    Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2026 planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.
    Deficiti buxhetor për vitin 2026 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3% të PBB-së, duke ruajtur të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2025. Balanca primare pritet të rezultojë e balancuar në vitin 2026, në zbatim të rregullit fiskal të parashikuar në LOB, i cili përcakton se duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim, balanca primare nuk mund të rezultojë negative (pra, të jetë së paku e balancuar ose pozitive).
    Balanca korrente fiskale (diferenca ndërmjet investimeve publike dhe deficitit fiskal) do të jetë pozitive edhe gjatë vitit 2026, në nivelin 4.2% të PBB-së, nga 3.8% që pritet të jetë në vitin 2025, në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “e artë” të buxhetit).
    Gjithashtu, borxhi publik bruto do të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “borxh-frenues” të qëndrueshmërisë së borxhit publik).
    Në vitin 2025 parashikohet që borxhi publik bruto të ulet në rreth 54.1% të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 53.6% në vitin 2026. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 51.0% në vitin 2028 dhe më tej në rreth 46.4% në vitin 2031./Monitor

  • Publikohet buxheti 2026:  8.8 miliardë euro-100 mln shkojnë për pensionet, 135 mln rimbusimi i ilaçeve

    Publikohet buxheti 2026: 8.8 miliardë euro-100 mln shkojnë për pensionet, 135 mln rimbusimi i ilaçeve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Është publikuar buxheti i shtetit për vitin 2026. Projektbuxheti i vitit 2026 është programuar në vlerën 8.8 miliardë lekë, rreth 1 miliard euro më shumë se në 2025. Nga kjo shifër 100 milionë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.
    Në vitin 2026 parashikohen edhe disa fonde shtesë:
    -13.8 miliardë lekë si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja;-200 milionë lekë si grant performance për Bashkitë e vendit, që përdoret si mekanizëm financiar për nxitjen e performancës në qeverisjen vendore;-5.5 miliardë lekë si transfertë sektoriale për rritjen e pagave.
    Konkretisht shpenzimet e personelit për vitin 2026 reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, koston e plotë të indeksimit të pagave në nivelin 2.5% si dhe efektet e hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.
    Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 87,112 punonjës planifikohen në masën 140.1 miliardë lekë ose 5% e PBB. Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 286.6 miliardë lekë.
    Në pr.buxhetin për vitin 2026 është përfshirë edhe paketa fiskale 2026, e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale dhe maksimale. Paqja fiskale do të nisë në janar, ku 213 mijë tatimpagues debitorë, do të mund të përfitojnë ulje të gjobave e kamatave, kurse çdo borxh i krijuar para 2016-ës falet plotësisht. Efekti financiar nga zbatimi i kësaj nisme për vitin 2026 vlerësohet në rreth 3.7 miliardë lekë.
    Rivlerësimi i ri pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 30 shtator 2026. Sipas pr.buxhetit tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën. Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore.
     
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Pr.buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro, 100 mln euro për pensionet! Ja sa shkojnë për rimbursimin e ilaçeve, indeksimi i pagave…

    Pr.buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro, 100 mln euro për pensionet! Ja sa shkojnë për rimbursimin e ilaçeve, indeksimi i pagave…

    Me një buxhet prej 8.8 miliardë eurosh, qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale dhe investimeve publike. 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro. 
    Të ardhurat e planifikuara kapin vlerën e 823 057 milionë lekëve, shpenzimet 886 764 milionë lekë, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet 63 707 milionë lekë. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti. 
    Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga plani i rritjes me BE). 
    Shpenzimet buxhetore për vitin 2026 programohen në masën 886.8 miliardë lekë ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 55 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Në shpenzimet buxhetore për periudhën 2026-2028 sigurohen burimet e nevojshme për arritjen e angazhimit të qeverisë për rritjen e pensionit minimal në nivelin e 200 euro në muaj dhe atij mesatar në nivelin e 400 euro në muaj. Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. 
    Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026. 
    Gjithashtu, për vitin 2028 janë parashikuar efektet buxhetore të rritjes së pagës minimale në nivelin 60 mijë lekë në muaj, e shoqëruar me indeksimin e pagave në administratën publike me inflacionin e pritshëm të vitit paraardhës. 
    Buxheti për vitin 2026 është 
    Të ardhurat 823 057 milionë lekë 
    Shpenzimet 886 764 milionë lekë 
    Deficiti 63 707 milionë lekë 

  • Partia e Lirisë zbardh shpenzimet e fushatës, ja 13 faturat pa sponsora

    Partia e Lirisë zbardh shpenzimet e fushatës, ja 13 faturat pa sponsora

    Partia e Lirisë ka dorëzuar sot raportin financiar për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku janë pasqyruar të ardhurat dhe shpenzimet e subjektit politik gjatë periudhës elektorale.
    Ky raport publikohet në afatin e fundit të dorëzimit për partitë politike, duke përfshirë gjithashtu interesin e publikut për raportin e Partisë Demokratike.
    Pjesë nga raporti i Partisë së Lirisë:
    Partia e Lirisë – Raporti Financiar për 11 majin
    Totali i të ardhurave nga fondet publike: 9,140,730
    Totali i të ardhurave nga vetë partia: 2,000,000
    Totali i të ardhurave: 11,140,730
    Shpenzime mitinge, adminsitrative, transport dhe rrjete sociale: 10,479,865
    Kandidatët
    Ilir Metaj, lista e hapur, Tiranë, jo fitues Zero donatorë, zero shpenzime
    Brunilda Haxhiu lista e mbyllur, Fier,  fituese (zero)
    Tedi Blushi, Lista e mbyllur Tiranë, Fitues (zero të ardhura e shpenzime)
    Edmond Haxhinasto, Lista e mbyllur, Elbasan, Fitues
    Te ardhurat
    Totali i të ardhurave nga individë: 88 000.0
    Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 495 000.0
    Totali i të ardhurave: 583 000.0
    Shpenzimet
    Totali i shpenzimeve të bëra: 165 000
    Dashamir Xhika lista e hapur, Elbasan, jo fitues
    Totali i të ardhurave nga individë: 1 496 219.4
    Totali i të ardhurave jopublike në natyrë: 82 557.0
    Totali i të ardhurave: 1 496 219.4
    Shpenzimet
    Totali i shpenzimeve të bëra: 1 422 571
    13 faturat e PL-së me Metën në burg dhe fushatë pa sponsora
    70 mijë euro financim për mitingjetet e përbashkëta me PD
    1.         Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë 7 000 000 (PL pagese per shpenzime perbashketa PD-se)
    2.         Media sociale 334000
    3.         Shpenzimet administrative 200000
    4.         Shpenzimet administrative 25190
    5.         Transporti 616975
    6.         Transporti 250000
    7.         Transporti 943650
    8.         Transporti 200070
    9.         Shpenzimet administrative 56000
    10.       Shpenzimet administrative 35000
    11.       Shpenzimet administrative 800280
    12.       Shpenzimet administrative 18700
    13.       Shpenzimet administrative 18700

  • Sot është dita ideale për…/ Çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot

    Dashi
    Në marrëdhënie romantike, sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, por kujdesuni që partneri të mos ndihet i lënë pas dore. Shëndeti është i mirë, por shmangni stresin e tepërt përmes ushtrimeve të thjeshta relaksuese. Sa i përket financave, është koha të merrni masa për të menaxhuar më mirë shpenzimet e vogla që grumbullohen.
    Demi
    Sot, lidhjet me të dashurit mund të jenë më të thella dhe të sinqerta, duke sjellë harmoni në marrëdhënie. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate pozitive dhe mundësi të reja për zhvillim. Kujdesuni për shëndetin tuaj emocional, pasi ndonjë tension i vogël mund të ndikojë në humor. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar investime afatgjata.
    Binjakët
    Në dashuri, është dita ideale për të shprehur ndjenjat dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vogla me partnerin. Në ambientin e punës, kreativiteti juaj bie në sy dhe mund të merrni vlerësime. Në aspektin financiar, shmangni shpenzimet impulsive dhe fokusohuni në kursime.
    Gaforrja
    Sot mund të ndiheni më të afërt me familjen dhe miqtë, duke forcuar marrëdhëniet tuaja personale. Në punë, një detyrë e vështirë mund të kthehet në një mundësi të mirë për të treguar aftësitë tuaja organizative. Në aspektin ekonomik, një pagesë e pritur mund të vijë dhe të lehtësojë situatën tuaj financiare.
    Luani
    Romanca merr një kthesë pozitive, veçanërisht për ata që janë në një lidhje të re ose duan të rifreskojnë marrëdhënien. Në punë, është dita e duhur për të marrë iniciativa dhe për të propozuar ide të reja. Shëndeti kërkon kujdes ndaj lodhjes, prandaj merrni kohën e duhur për pushim. Financat janë stabël, por mos bëni premtime që mund të ndikojnë në buxhetin tuaj.
    Virgjëresha
    Në sferën personale, sot është dita ideale për të kaluar kohë cilësore me partnerin ose familjen. Në punë, një koleg mund të kërkojë ndihmën tuaj dhe bashkëpunimi do të jetë i frytshëm për të dyja palët. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni ndonjë shqetësim të vogël që mund të shfaqet. Financiarisht, shmangni riskun e lartë dhe përqendrohuni në stabilitet.
    Peshorja
    Dashuria sjell surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur ndaj bisedave të thella dhe të sinqerta. Në punë, një ndryshim i papritur në orar ose detyra mund të kërkojë fleksibilitet nga ana juaj. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi mund të ndiheni të mbingarkuar. Në aspektin ekonomik, është koha për të rishqyrtuar prioritetet dhe për të shmangur shpenzimet e kota.
    Akrepi
    Marrëdhëniet personale janë të qeta dhe të qëndrueshme, duke ju dhënë siguri emocionale. Në punë, sot është dita për të përfunduar projektet e nisura dhe për të mos shtyrë detyrat. Financat janë në ekuilibër, por mos hezitoni të kërkoni këshilla nga një ekspert nëse hasni paqartësi.
    Shigjetari
    Sot, partneri juaj mund të ketë nevojë për përkrahjen tuaj morale, ndaj jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në komunikim. Në punë, bashkëpunimi në grup do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet më shpejt. Financiarisht, është një ditë e mirë për të bërë një plan të ri buxhetor.
    Bricjapi
    Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë një keqkuptim të vogël dhe të sjellë më shumë afërsi me partnerin. Në punë, përqendrohuni te detajet dhe mos nxitoni për të përfunduar sa më shpejt. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje ndaj relaksimit dhe pushimit. Në aspektin ekonomik, është mirë të shmangni huazimet ose investimet e rrezikshme.
    Ujori
    Sot do të ndiheni të motivuar të ndërmerrni hapa të rinj në marrëdhënien tuaj, duke sjellë freski dhe pasion. Në punë, përballeni me sfida të vogla, por këmbëngulja juaj do t’ju ndihmojë të triumfoni. Financiarisht, është një ditë neutrale, prandaj ruani kursimet dhe mos shpenzoni për gjëra të panevojshme.
    Peshqit
    Marrëdhëniet me partnerin mund të përmirësohen nëse tregoheni më të hapur dhe dëgjoni me kujdes. Në punë, një propozim i ri mund të vijë papritur dhe ia vlen të merret në konsideratë. Financat janë të qëndrueshme, por vazhdoni të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

  • Pse ‘qeveria Rama’ ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

    Pse ‘qeveria Rama’ ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

    Pse ‘qeveria Rama’ ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!
    Në një kohë kur financat publike shqiptare shfaqin një tablo të rrallë për rajonin, me një buxhet me suficit dhe të ardhura në rritje, prioritetet e qeverisë duken sërish të përmbysura.
    Në rishikimin e fundit të buxhetit, fondet për arsimin dhe shëndetësinë janë shkurtuar për të disatin vit me radhë duke konfirmuar një tendencë që është kthyer në rregull: dy sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të vendit po marrin gjithnjë e më pak vëmendje buxhetore.
    Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për arsimin në raport me të ardhurat buxhetore janë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2019, kur zinin 11.4% të totalit të fondeve buxhetore.
    Në buxhetin fillestar të vitit 2025, Ministria e Arsimit kishte parashikuar 62 miliardë lekë, ose 8.2%, por pas rishikimit, fondet u ulën në 61 miliardë lekë, duke përfaqësuar vetëm 7.3% të shpenzimeve totale.
    E njëjta tablo përsëritet edhe për shëndetësinë, ku fondet janë rritur nominalisht më pak se vetë buxheti total. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme të qeverisë u zgjeruan me 6.7% në krahasim me 2024, ato për shëndetësinë vetëm me 3.6%.
    Si rezultat, pesha e shëndetësisë në shpenzimet publike ra nga 10.45% vitin e kaluar në 9.7% këtë vit – një rënie që tregon mungesë të prioritetit për një sektor që është bazë e mirëqenies dhe sigurisë sociale.
    Kjo prirje nuk justifikohet me mungesë fondesh. Përkundrazi, buxheti i shtetit ka krijuar suficit, çka nënkupton se qeveria ka të ardhura më shumë sesa shpenzon.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në 9-mujorin 2025, buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.
    Pra ajo që mungon është aftësia për t’i përdorur këto burime në mënyrë produktive dhe me ndikim të qëndrueshëm. Në arsim e shëndetësi ulja e fondeve në fund të vitit lidhet me mospërdorimin e fondeve ekzistuese, që tregon mangësi administrimi, që në rastin më të mirë vijnë nga paaftësia.
    Nëse shpenzimet për rrugë dhe infrastrukturë rriten çdo vit, madje në situata kur ka mjaft paqartësi nëse kostot reale të infrastrukturës janë ato që paraqiten në raporte institucionesh, si dhe me cilësi jo të kënaqshme, arsimi dhe shëndetësia, dy sektorë mjaft problematikë për cilësinë e shërbimit që ofrojnë, po shndërrohen në “viktima” të një planifikimi fiskal që parapëlqen investimet e tenderueshme, me kthim të shpejtë nga fondi i prokuruar dhe me përqendrim në një numër biznesesh të afërta me qeverinë ndaj investimit afatgjatë në kapitalin njerëzor dhe që siguron një rishpërndarje të shëndetshme dhe me përfitim të gjerë të të ardhurave publike.
    Për më tepër që cilësia e dobët e shërbimit në këta sektorë është një ndër faktorët e rëndësishëm që nxit emigrimin e shqiptarëve, duke përforcuar efektin negativ.
    Në fakt, të dy sektorët janë themel për çdo vend që aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por që rruga deri aty duket gjithnjë e më e gjatë.
    Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet me ecurinë më të ngadaltë në konvergjencën me BE-në në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.
    Shpenzimet për arsim historikisht kanë përfaqësuar vetëm 3% të PBB-së (rreth 57% e mesatares së BE-së), ndërsa për shëndetësinë – 3% të PBB-së, ose vetëm 43% të nivelit europian.
    Ky hendek nuk është vetëm statistikor. Ai reflekton cilësi më të dobët në arsim, rezultate të ulëta në testet ndërkombëtare, mungesë mjekësh, emigracion të lartë profesional dhe ulje të produktivitetit në ekonomi.
    Në raportin e fundit të platformës Converge2.eu, që mat procesin e afrimit me standardet e BE-së, Shqipërisë i duhen 39 vite për të arritur nivelin europian në shëndetësi dhe më shumë se 50 vite për arsimin, nëse ritmet aktuale vazhdojnë.
    Në aspektin e varfërisë, vendit do t’i duhen rreth 100 vjet për të kapur mesataren e BE-së, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shpenzimeve publike për arsim, shëndetësi dhe politika sociale.
    Në thelb, ky është paradoksi i ekonomisë shqiptare: një buxhet me të ardhura në rritje, por me shpenzime publike që prodhojnë pak ndikim cilësor social.
    Arsimi është baza e zhvillimit dhe e barazisë së mundësive; shëndetësia është parakushti për një forcë punëtore të qëndrueshme dhe për jetëgjatësi produktive.
    Të dyja janë shumë të rëndësishme në këto momente në dy ekstreme, e para për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për brezin e ri, si një parakusht për frenimin e emigracionit të të rinjve.
    E dyta për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për një popullsi që sa po vjen e po plaket, me moshën mediane që i është afruar BE-së (në mbi 44 vjeç).
    Kur këto dy shtylla lihen në hije, çdo kilometër rrugë e re dhe çdo ndërtesë e ndërtuar mbetet bosh nga përmbajtja.
    Në një vend ku buxheti “nuk mungon”, por vizioni mungon, çdo rishikim që lë pas dore arsimin dhe shëndetësinë është më shumë se një gabim teknik – është një zgjedhje politike që vonon konvergjencën me Europën dhe shpresën për një zhvillim të qëndrueshëm./ Monitor/

  • Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

    Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

    Në një vend ku buxheti “nuk mungon”, por vizioni mungon, çdo rishikim që lë pas dore arsimin dhe shëndetësinë është më shumë se një gabim teknik – është një zgjedhje politike që vonon konvergjencën me Europën dhe shpresën për një zhvillim të qëndrueshëm./Monitor