Tag: shpenzimet

  • Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

    Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

    Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) pritet të pajtohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë.
    Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Çfarë pritet të miratojnë liderët e NATO-s?
    Ata pritet të pajtohen që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto – në mbrojtje dhe për investime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë.
    Kjo është rritje e konsiderueshme, në krahasim me synimin aktual prej 2 për qind, që është miratuar në samitin e aleancës në Uells më 2014. Por, targeti i ri do të matet ndryshe.
    Vendet anëtare të NATO-s pritet të shpenzojnë 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, përfshirë armët dhe trupat ushtarake. Pjesa tjetër prej 1.5 për qind fokusohet në investime të lidhura me sigurinë – sikurse adaptimi i rrugëve, urave dhe porteve për pajisje ushtarake, në siguri kibernetike dhe mbrojtje të gazsjellësve të energjisë.
    Duke folur të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Ruttemë, tha se shtetet “duhet t’ gjejnë paratë”.
    “Nuk është e lehtë, këto janë vendime politike, këtë e kuptoj plotësisht,” theksoi ai, duke shtuar se, duke pasur parasysh kërcënimet nga Rusia dhe situatën ndërkombëtare të sigurisë, “absolutisht nuk ka asnjë alternativë tjetër”.
    “Duhet ta bëjmë këtë, me të vërtetë”, tha ai.
    Sa do të jetë sfidë objektivi i ri për shtetet e NATO-s?
    E jashtëzakonshme për shumicën prej tyre. Janë 22 vende të aleancës me 32 anëtarë që shpenzuan 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto apo më tepër në mbrojtje gjatë vitit të kaluar. Në tërësi, vendet anëtare kanë shpenzuar vitin e kaluar 2.61 të prodhimit të brendshëm bruto të NATO-s në mbrojtje, sipas vlerësimeve të aleancës. Mirëpo, kjo shifër ndryshon nëse analizohen vendet individualisht.
    Për shembull, Polonia shpenzon më shumë se 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, duke e renditur këtë shtet të parin në këtë drejtim. Në fund të listës është Spanja me 1.3 për qind.
    Kur pritet ta arrijnë objektivin vendet e NATO-s?
    Më 2035. Objektivi mund të ndryshohet pas një rishikimi që planifikohet të bëhet më 2029.
    Për sa më tepër para të gatshme po flitet?
    Është e vështirë që të saktësohet me numra, sepse gjithçka do të varet se sa të mëdha do të jenë këto ekonomi në të ardhmen. Po ashtu, NATO-ja aktualisht nuk i mat shpenzimet në kategorinë e mbrojtjes dhe të investimeve në sektorin e sigurisë – prandaj nuk ekziston një vlerë fillestare e krahasimit.
    Por, vendet e NATO-s kanë shpenzuar mbi 1.3 trilion dollarë në mbrojtje më 2024, në krahasim me gati 1 trilion me çmimet e vitit 2021. Nëse të gjitha vendet e NATO-s do të shpenzonin 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje vitin e kaluar, shifra do të shkonte në 1.75 trilion dollarë.
    Kjo do të thotë se arritja e objektivit mund të nënkuptojë qindra miliarda dollarë më shumë në vit, në krahasim me shpenzimet aktuale.
    Pse po rriten shpenzimet tani?
    Lufta e Rusisë në Ukrainë, shqetësimet për një kërcënim potencial nga Rusia në të ardhmen dhe presioni amerikan, i kanë shtyrë kryeqytetet evropiane që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje dhe të planifikojnë rritje edhe më të madhe në të ardhmen.
    “Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetëve”, kishte thënë Rutte më herët gjatë muajit.
    Evropa është duke u përgatitur, gjithashtu, për mundësinë që nën udhëheqjen e presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin disa trupa ushtarake nga Evropa. “Amerika nuk mund të jetë në çdo vend gjatë gjithë kohës, dhe as nuk duhet të jetë”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth më herët gjatë vitit.
    Si do të shpenzohen mjetet shtesë?
    NATO-ja është pajtuar këtë muaj për kapacitete të reja ushtarake – për trupat ushtarake, njësitet ushtarake, armët, dhe pajisjet që NATO-ja beson se secili shtet duhet t’i ketë për të mbrojtur veten dhe aleancën.
    Këto targete janë konfidenciale, mirëpo Rutte ka thënë se shtetet janë pajtuar që duhet investuar më tepër në “mbrojtje ajrore, aeroplanë luftarakë, tanke, dronë, personel dhe logjistikë”.
    A janë të gjithë të pajtimit?
    Jo. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se shteti i tij mund t’i përmbushë objektivat ushtarake duke shpenzuar vetëm 2.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria e tij e ka miratuar një draft-deklaratë përmes së cilës përcakton se nuk synon të shpenzojë më shumë.
    Disa analistë kanë thënë se ka shtete që janë shprehur të gatshme për t’i rritur shpenzimet, ndonëse nuk do të kenë kapacitete.
    Krahasimi mes objektivit të NATO-s dhe shteteve tjera në mbrojtje
    Aleatët e NATO-s ndajnë një pjesë shumë më të vogël të ekonomisë së tyre për mbrojtje, në krahasim me Rusinë, mirëpo së bashku, ato shpenzojnë shumë më tepër sesa Moska. Shpenzimet e Rusisë në ushtri janë rritur për 38 për qind më 2024, duke arritur në 149 miliardë apo 7.1 për qind e l prodhimit të brendshëm bruto, sipas Institutit të Stokholmit për Kërkime Ndërkombëtare të Paqes (SIPRI).
    Kina, shteti i dytë më i madh në botë për shpenzime ushtarake, vlerësohet të ketë ndarë 1.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në këtë drejtim, sipas SIPRI-it.
    Si dallojnë shpenzimet në mbrojtje me shpenzimet qeveritare?
    Në vendet anëtare të NATO-s, mbrojtja e zë një hapësirë të vogël në buxhetet shtetërore. Shpenzimet ushtarake përbënin 3.2 për qind të shpenzimeve qeveritare në Itali, 3.6 për qind në Francë dhe 8.5 për qind në Poloni më 2023, sipas të dhënave të SIPRI-t.
    Në Rusi, atë vit, shpenzimet ushtarake përbënin 19 për qind të shpenzimeve qeveritare. REL

  • Analiza: Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

    Analiza: Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

    Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) pritet të pajtohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë.
    Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump.
    Çfarë pritet të miratojnë liderët e NATO-s?
    Ata pritet të pajtohen që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto – në mbrojtje dhe për investime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë.
    Kjo është rritje e konsiderueshme, në krahasim me synimin aktual prej 2 për qind, që është miratuar në samitin e aleancës në Uells më 2014. Por, targeti i ri do të matet ndryshe.
    Vendet anëtare të NATO-s pritet të shpenzojnë 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, përfshirë armët dhe trupat ushtarake. Pjesa tjetër prej 1.5 për qind fokusohet në investime të lidhura me sigurinë – sikurse adaptimi i rrugëve, urave dhe porteve për pajisje ushtarake, në siguri kibernetike dhe mbrojtje të gazsjellësve të energjisë.
    Duke folur të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Ruttemë, tha se shtetet “duhet t’ gjejnë paratë”.
    “Nuk është e lehtë, këto janë vendime politike, këtë e kuptoj plotësisht,” theksoi ai, duke shtuar se, duke pasur parasysh kërcënimet nga Rusia dhe situatën ndërkombëtare të sigurisë, “absolutisht nuk ka asnjë alternativë tjetër”.
    “Duhet ta bëjmë këtë, me të vërtetë”, tha ai.
    Sa do të jetë sfidë objektivi i ri për shtetet e NATO-s?
    E jashtëzakonshme për shumicën prej tyre.
    Janë 22 vende të aleancës me 32 anëtarë që shpenzuan 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto apo më tepër në mbrojtje gjatë vitit të kaluar.
    Në tërësi, vendet anëtare kanë shpenzuar vitin e kaluar 2.61 të prodhimit të brendshëm bruto të NATO-s në mbrojtje, sipas vlerësimeve të aleancës. Mirëpo, kjo shifër ndryshon nëse analizohen vendet individualisht.
    Për shembull, Polonia shpenzon më shumë se 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, duke e renditur këtë shtet të parin në këtë drejtim. Në fund të listës është Spanja me 1.3 për qind.
    Kur pritet ta arrijnë objektivin vendet e NATO-s?
    Më 2035. Objektivi mund të ndryshohet pas një rishikimi që planifikohet të bëhet më 2029.
    Për sa më tepër para të gatshme po flitet?
    Është e vështirë që të saktësohet me numra, sepse gjithçka do të varet se sa të mëdha do të jenë këto ekonomi në të ardhmen.
    Po ashtu, NATO-ja aktualisht nuk i mat shpenzimet në kategorinë e mbrojtjes dhe të investimeve në sektorin e sigurisë – prandaj nuk ekziston një vlerë fillestare e krahasimit.
    Por, vendet e NATO-s kanë shpenzuar mbi 1.3 trilion dollarë në mbrojtje më 2024, në krahasim me gati 1 trilion me çmimet e vitit 2021. Nëse të gjitha vendet e NATO-s do të shpenzonin 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje vitin e kaluar, shifra do të shkonte në 1.75 trilion dollarë.
    Kjo do të thotë se arritja e objektivit mund të nënkuptojë qindra miliarda dollarë më shumë në vit, në krahasim me shpenzimet aktuale.
    Pse po rriten shpenzimet tani?
    Lufta e Rusisë në Ukrainë, shqetësimet për një kërcënim potencial nga Rusia në të ardhmen dhe presioni amerikan, i kanë shtyrë kryeqytetet evropiane që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje dhe të planifikojnë rritje edhe më të madhe në të ardhmen.
    “Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetëve”, kishte thënë Rutte më herët gjatë muajit.
    Evropa është duke u përgatitur, gjithashtu, për mundësinë që nën udhëheqjen e presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin disa trupa ushtarake nga Evropa.
    “Amerika nuk mund të jetë në çdo vend gjatë gjithë kohës, dhe as nuk duhet të jetë”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth më herët gjatë vitit.
    Si do të shpenzohen mjetet shtesë?
    NATO-ja është pajtuar këtë muaj për kapacitete të reja ushtarake – për trupat ushtarake, njësitet ushtarake, armët, dhe pajisjet që NATO-ja beson se secili shtet duhet t’i ketë për të mbrojtur veten dhe aleancën.
    Këto targete janë konfidenciale, mirëpo Rutte ka thënë se shtetet janë pajtuar që duhet investuar më tepër në “mbrojtje ajrore, aeroplanë luftarakë, tanke, dronë, personel dhe logjistikë”.
    A janë të gjithë të pajtimit?
    Jo. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se shteti i tij mund t’i përmbushë objektivat ushtarake duke shpenzuar vetëm 2.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
    Qeveria e tij e ka miratuar një draft-deklaratë përmes së cilës përcakton se nuk synon të shpenzojë më shumë.
    Disa analistë kanë thënë se ka shtete që janë shprehur të gatshme për t’i rritur shpenzimet, ndonëse nuk do të kenë kapacitete.
    Krahasimi mes objektivit të NATO-s dhe shteteve tjera në mbrojtje
    Aleatët e NATO-s ndajnë një pjesë shumë më të vogël të ekonomisë së tyre për mbrojtje, në krahasim me Rusinë, mirëpo së bashku, ato shpenzojnë shumë më tepër sesa Moska.
    Shpenzimet e Rusisë në ushtri janë rritur për 38 për qind më 2024, duke arritur në 149 miliardë apo 7.1 për qind e l prodhimit të brendshëm bruto, sipas Institutit të Stokholmit për Kërkime Ndërkombëtare të Paqes (SIPRI).
    Kina, shteti i dytë më i madh në botë për shpenzime ushtarake, vlerësohet të ketë ndarë 1.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në këtë drejtim, sipas SIPRI-it.
    Si dallojnë shpenzimet në mbrojtje me shpenzimet qeveritare?
    Në vendet anëtare të NATO-s, mbrojtja e zë një hapësirë të vogël në buxhetet shtetërore.
    Shpenzimet ushtarake përbënin 3.2 për qind të shpenzimeve qeveritare në Itali, 3.6 për qind në Francë dhe 8.5 për qind në Poloni më 2023, sipas të dhënave të SIPRI-t.
    Në Rusi, atë vit, shpenzimet ushtarake përbënin 19 për qind të shpenzimeve qeveritare.
    REL

  • Trump arrin në samitin e NATO-s teksa aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

    Trump arrin në samitin e NATO-s teksa aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur të martën në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, teksa aleatët evropianë zotohen për rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtje.

    Trump ka qenë kritik ndaj anëtarëve të NATO-s ndër vite, duke i akuzuar aleatët evropianë se kanë përfituar falas nga shpenzimet amerikane në mbrojtje, dhe madje i ka rritur dilemat për një tërheqje amerikane nga aleanca.
    Ai u ka kërkuar aleatëve që të shpenzojnë 5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, një rritje e konsiderueshme prej targetit prej 2 për qind të vendosur më 2014.

    Në një draft të komunikatës së samitit përmendet përkushtimi për Artikullin e Pestë të paktit të mbrojtjes dhe që vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind deri më 2035.
    Kjo shumë do të ndahet në dy kategori – 3.5 për qind për shpenzime në pajisje tradicionale për mbrojtje, sikurse aeroplanët luftarakë, tanket dhe raketat, dhe 1.5 për qind për “qëndrueshmëri”, që mund të përfshijë edhe sigurinë kibernetike.
    “Evropa do të paguajë SHUMË, ashtu siç duhet, dhe kjo do të jetë falë jush”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në një letër dërguar Trumpit, të cilën presidenti amerikan e ka publikuar në rrjete sociale, pak para se të nisej nga Uashingtoni për në Hagë.
    “Po tentojmë të përmbushim pjesën tonë”, thotë Kallas
    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se samiti në Hagë e ka “një temë dhe ajo ka të bëjë me shpenzimet më të mëdha, 5 për qind”.
    Ajo ka thënë se nëse shtetet shpenzojnë më shumë në mbrojtje, ato do të mund të rrisin mbështetjen për Ukrainën, e cila ka tre vjet që përballet me pushtimin rus.
    Kallas ka thënë se nga ndihma për Ukrainën përfiton mbrojtja e çdo vendi anëtar, duke përmendur se Bashkimi Evropian e ka rritur mbështetjen për Ukrainën këtë vit, në krahasim me një vit më parë.
    “Po tentojmë të bëjmë më shumë. Natyrisht nuk mund ta mbushim hapësirën që e kanë lënë Shtetet e Bashkuara, mirëpo po tentojmë të përmbushim pjesën tonë”.
    Shtetet e NATO-s pritet që ta përfshijnë edhe ndihmën ushtarake për Ukrainën – njëra prej temave të diskutimit në samit – në kuadër të përkushtimeve të tyre për rritje shpenzimesh.
    Rritja e shpenzimeve për mbrojtje në 5 për qind të GDP-së nënkupton që shumë shtete evropiane do të detyrohen t’i zvogëlojnë buxhetet e ndara për përfitimet sociale dhe shërbimet publike, për të parandaluar rritjen e borxhit publik.
    Spanja, e cila shpenzon të paktën 1.28 për qind të GDP-së në mbrojtje, vazhdon t’i rezistojë rritjes së konsiderueshme dhe ka kërkuar të jetë përjashtim në këtë vendim.
    Më herët gjatë ditës, kryeministri britanik, Keir Starmer është zotuar për të përmbushur targetin e ri për shpenzime në mbrojtje, duke thënë se bota është bërë “më armiqësore”.
    Ndërkohë Gjermania e ka miratuar të martën projektbuxhetin për vitin 2026, i cili përfshin përkushtime të fuqishme në shpenzimet për mbrojtje.
    Gjermania, anëtarja më e madhe evropiane në NATO, ka shpenzuar më pak se 1.5 për qind në mbrojtje në dy dekadat e para të shekullit 21.
    “Jemi duke bërë kthesë historike”, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke iu referuar rritjes së madhe në shpenzime të mbrojtjes.
    “Pritjet e NATO-s dhe partnerëve tanë në NATO janë të mëdha ndaj Gjermanisë, dhe atë me të drejtë”, ka thënë mes tjerash ai./REL

  • NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

    NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

    Ai tha se nuk ishte qëllimi i Spanjës të pengonte rezultatin e samitit të NATO-s të javës së ardhshme . Por çdo marrëveshje për të rritur shpenzimet e mbrojtjes – një përgjigje ndaj një kërkese të Presidentit të SHBA-së Donald Trump – do të kërkonte miratim unanim nga 32 shtetet anëtare.“Angazhimi për një objektiv prej 5% jo vetëm që do të ishte i paarsyeshëm, por edhe kundërproduktiv, pasi do ta largonte Spanjën nga shpenzimet optimale dhe do të pengonte përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të forcuar ekosistemin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, shkroi Sanchez në letër.“Është e drejta legjitime e çdo qeverie të vendosë nëse është apo jo e gatshme të bëjë këto sakrifica. Si një aleat sovran, ne zgjedhim të mos e bëjmë këtë”, shtoi ai.
    Me një vlerë prej 1.28% të PBB-së, Spanja kishte përqindjen më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen në aleancë vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të NATO-s. Sanchez ra dakord në prill të përshpejtojë përpjekjet për të përmbushur objektivin aktual të NATO-s prej 2%.
    Rutte ka propozuar që shtetet anëtare të bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të angazhojnë një 1.5% të mëtejshme për shpenzime më të gjera që lidhen me sigurinë.
    Udhëheqësit në të gjithë NATO-n thonë se objektivi i saj aktual i shpenzimeve nuk është më i mjaftueshëm, me Rusinë që përbën një kërcënim më të madh që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.
    I pyetur për koment mbi kërkesën e Spanjës, një zyrtar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut tha: “Diskutimet midis aleatëve mbi një plan të ri investimesh në mbrojtje janë duke vazhduar.”
    SHQETËSIMET E SPANJËS
    SHBA-të, të cilat kanë qenë mbështetëset kryesore ushtarake të Kievit që nga pushtimi i Rusisë, shpenzuan rreth 3.38% të PBB-së për mbrojtje në vitin 2024, e treta më e lartë midis vendeve të NATO-s, sipas aleancës.

    Trump ka thënë se anëtarët e NATO-s nuk po shpenzojnë pjesën e tyre të drejtë për mbrojtje dhe ka kërcënuar të mos u vijë në ndihmë atyre që nuk po e bëjnë këtë.
    Megjithatë, Sanchez tha se nxitimi drejt një objektivi prej 5% do të dëmtonte përpjekjet e Bashkimit Evropian për t’u bërë i pavarur në prodhimin e mbrojtjes, duke i shtyrë qeveritë të blejnë pajisje jashtë bllokut dhe se kjo ishte “e papajtueshme me shtetin tonë të mirëqenies dhe vizionin tonë botëror”.
    Partnerët e vegjël të koalicionit, platforma e ekstremit të majtë Sumar, kundërshtojnë çdo rritje, ashtu si edhe partia Podemos, e cila nuk është pjesë e koalicionit, por ka mbështetur qeverinë në votime kyçe.
    Tani, një skandal korrupsioni që ka përfshirë partinë socialiste të kryeministrit ka shkaktuar zemërim midis partnerëve dhe aleatëve të koalicionit, duke ngritur madje edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
    “Nëse qeveria ka nevojë për mbështetje parlamentare për të miratuar shpenzimet, do të ketë një kohë shumë të vështirë në situatën aktuale”, tha Jose Miguel Calvillo, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Complutense të Madridit.

    Disa anëtarë të tjerë të NATO-s gjithashtu e kanë vënë në pikëpyetje afatin kohor, duke thënë se është shumë i shpejtë, por në përgjithësi janë të gatshëm të regjistrohen, thonë burime diplomatike.
    Italia, për shembull, dëshiron që afati të zhvendoset në vitin 2035 nga viti 2032 dhe të hiqet një kërkesë për të rritur shpenzimet me 0.2% në vit, tha një burim me njohuri për çështjen.
    “Nuk duket mirë, me të vërtetë, por ende nuk kemi mbaruar”, tha një zyrtar i lartë evropian në lidhje me letrën e Sanchez. “Nesër do të kemi diskutime të thella dhe ndoshta do të gjejmë një rrugëdalje. Spanja ka treguar se është një aleat i palëkundur deri më tani.”

  • Raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

    Raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

    Fushata për zgjedhjet parlamentare te 11 majit bllokoi shpenzimet e qeverisë. Statistikat zyrtare të ministrisë së Financave tregojnë se ekzekutivi shpenzoi vetëm 25% te asaj se çfarë kishte planifikuar për katër muajt e parë te vitit, duke mbajtur arkën e shtetit plot.
    Por nëse shpenzimet kanë qenë të ulëta, të ardhurat nga tatimet duket të jenë me të larta duke nxjerr buxhetin e shtetit në sufiçit. Të dhënat thonë se për 4 muajt e parë te vitit u arkëtuan rreth 8miliardë lekë më shumë se sa shpenzuan.
    Pavarësisht se nocioni i kursimit duket pozitiv, ne terma afatgjatë ai mund të kthehet ne problem për ekonominë, pasi mungesa e shpenzimeve do te thotë mungese investimesh, qofshin ne nivelin mikro si ato për restaurime institucionesh, deri te projektet e mëdha.
    Tanimë me përfundimin e zgjedhjeve edhe arka e shtetit do të hapet pasi edhe ndalesat ligjore sa i takojnë shpenzimeve në fushatë zgjedhore nuk janë më pengesë.
    /a2/

  • Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot  

    Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot  

    Fushata për zgjedhjet parlamentare te 11 majit bllokoi shpenzimet e qeverisë. Statistikat zyrtare të ministrisë së Financave tregojnë se ekzekutivi shpenzoi vetëm 25% te asaj se çfarë kishte planifikuar për katër muajt e parë te vitit, duke mbajtur arkën e shtetit plot.
    Por nëse shpenzimet kanë qenë të ulëta, të ardhurat nga tatimet duket të jenë me të larta duke nxjerr buxhetin e shtetit në sufiçit. Të dhënat thonë se për 4 muajt e parë te vitit u arkëtuan rreth 8miliardë lekë më shumë se sa shpenzuan.
    Pavarësisht se nocioni i kursimit duket pozitiv, ne terma afatgjatë ai mund të kthehet ne problem për ekonominë, pasi mungesa e shpenzimeve do te thotë mungese investimesh, qofshin ne nivelin mikro si ato për restaurime institucionesh, deri te projektet e mëdha.
    Tanimë me përfundimin e zgjedhjeve edhe arka e shtetit do të hapet pasi edhe ndalesat ligjore sa i takojnë shpenzimeve në fushatë zgjedhore nuk janë më pengesë.

  • NATO: Rriten shpenzimet e mbrojtjes. SHBA shprehen të kënaqura për hapat e ndërmarra nga vendet aleate

    NATO: Rriten shpenzimet e mbrojtjes. SHBA shprehen të kënaqura për hapat e ndërmarra nga vendet aleate

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mblodhi këtë të enjtë në Bruksel ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtarë të aleancës për të diskutuar mbi objektivat dhe shpenzimet.

    “Dhe ne e dimë tashmë se duhet të shpenzojmë shumë, shumë më tepër nëse duam t’i përmbushim të gjitha këto objektiva. Dhe, meqë ra fjala, duke bërë këtë, ne gjithashtu do të barazojmë shpenzimet midis Kanadasë dhe Evropës dhe Shteteve të Bashkuara” tha Rutte.
    Diskutimi kryesor lidhet me shtimin e ndjeshëm të shpenzimeve të mbrojtjes së secilit shtet ndërsa Uashingtoni ka kërkuar arritjen në 5% të prodhimit të brendshëm bruto.

    Sekretari amerikan Pete Hegseth u shpreh i kënaqur me frymën e diskutimeve paraprake.
    “Mendojmë se kemi një konsensus shumë të ngushtë, pothuajse të barabartë, për një angazhim prej 5% për NATO-n. Ka disa vende që nuk janë ende atje. Nuk do të përmend emra por nga Franca në Gjermani, në vendet baltike, në vendet nordike, në Poloni, në Greqi, në Hungari dhe në shumë të tjera, angazhimi është 5% për shpenzimet e mbrojtjes”, tha Hegseth.
    Më tej Hegseth theksoi angazhimin e Presidentit Trump për rigjallërimin e aleancës me kërkesat e tij që vendet anëtare të ndërmarrin hapa.
    “Nuk kemi nevojë për më shumë flamuj, kemi nevojë për më shumë formacione luftimi. Nuk kemi nevojë për më shumë konferenca. Na duhen më shumë aftësi, fuqi e fortë. Tani është koha që Europa të bëjë një hap përpara”, tha ai.
    Pas takimeve, sekretari i Përgjithshëm Rute do të mbajë një konferencë për mediat ku do të japë më shumë detaje.

  • Musk ‘sulmon’ Trump: Projektligji për taksat dhe shpenzimet është i neveritshëm

    Musk ‘sulmon’ Trump: Projektligji për taksat dhe shpenzimet është i neveritshëm

    Elon Musk ka kritikuar ligjin e ri për taksat dhe shpenzimet të presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë në rrjetin X si “të neveritshme” dhe duke thënë se “nuk e duron dot” këtë legjislacion.

    Ligji i cili përfshin ulje taksash me vlerë triliona dollarë dhe rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, ndërsa lejon gjithashtu qeverinë amerikane të huazojë më shumë para u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj, sipas BBC.
    Në platformën X, Musk tha se ata që votuan për miratimin e ligjit “janë gabim”.
    Musk më herët e kishte quajtur ligjin, një nga politikat më të rëndësishme të Trump-it, si “zhgënjyes”, sepse besonte se minonte përpjekjet për kursime që po bënte ekipi i tij, i njohur si Doge.
    Doge është shkurtimi për Departamenti për Efiçencën e Qeverisë, ndonëse nuk është një agjenci në nivel kabineti.
    Koha e miliarderit të lindur në Afrikën e Jugut në administratën Trump përfundoi më 31 maj, megjithëse Trump tha se “ai do të jetë gjithmonë me ne, duke na ndihmuar në çdo hap”.
    Vlerësimet tregojnë se ligji, në formën e tij aktuale, do të rrisë deficitin buxhetor diferencën midis shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë me rreth 600 miliardë dollarë në vitin fiskal të ardhshëm.
    Çfarë ka arritur Musk në Shtëpinë e Bardhë?
    Në një sërë postimesh të martën në X, Musk tha se ligji i “mbushur me shpenzime të panevojshme” do të “rrisë në mënyrë masive deficitin e madh buxhetor në 2.5 trilionë dollarë dhe do të ngarkojë qytetarët amerikanë me një borxh të papërballueshëm”.
    Në politikën amerikane, termi “pork” i referohet shpenzimeve që ligjvënësit i shtojnë ligjeve për të favorizuar zona apo interesat lokale.
    E pyetur për komentet e Musk menjëherë pas postimit të tij të parë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se “Presidenti tashmë e di se ku qëndron Elon Musk në lidhje me këtë ligj”.
    “Ai është një ligj i madh, i bukur,” shtoi ajo. “Dhe ai do të qëndrojë pas tij.”
    Legjislacioni gjithashtu zotohet të zgjasë uljet e taksave që do të skadojnë së shpejti dhe që u miratuan në mandatin e parë të Trump në vitin 2017. Po ashtu parashikon rritje të fondeve për shpenzimet ushtarake dhe për financimin e dëbimeve masive të emigrantëve pa dokumente.
    Për më tepër, ai propozon ngritjen e kufirit të borxhit publik i njohur si “tavan borxhi” në 4 trilionë dollarë.
    Komentet e Musk pasqyrojnë tensionet brenda Partisë Republikane në lidhje me planin, i cili ka hasur kundërshtime të forta nga fraksione të ndryshme të partisë gjatë rrugëtimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve. Tashmë, Senati po e shqyrton ligjin dhe përçarjet kanë filluar të shfaqen edhe aty.
    Senatori Rand Paul nga Kentaki ka thënë ditët e fundit se nuk do ta mbështesë ligjin nëse përfshin ngritjen e kufirit të borxhit.
    “Republikanët do të jenë përgjegjës për borxhin sapo ta votojnë këtë,” i tha ai CBS Neës fundjavën e kaluar.
    Trump iu përgjigj senatorit Paul me një sërë postimesh të zemëruara në rrjetet sociale, duke e akuzuar atë se “nuk e kupton fare ligjin” dhe duke thënë se “populli i Kentakit nuk e duron dot”.
    “Idetë e tij janë vërtet të çmendura,” shkroi Trump.
    Trump dhe republikanët në Kongres kanë caktuar si afat për ta kaluar dhe nënshkruar ligjin “e madh dhe të bukur” datën 4 korrik.
    Postimet e Musk në platformën që ai zotëron gjithashtu sugjerojnë një përçarje me Trump, të cilin e ndihmoi të zgjidhej në zgjedhjet e nëntorit të kaluar me donacione mbi 250 milionë dollarë.
    Për të arritur kompromis me republikanët e ashpër ndaj shpenzimeve, Trump po kërkon gjithashtu që Kongresi të miratojë një plan që do të ulte shpenzimet aktuale me 9 miliardë dollarë — një plan që raportohet se bazohet në punën e ekipit Doge.

    Top Channel

  • Përfshirjes së Musk në qeverinë Amerikane po i vjen fundi

    Përfshirjes së Musk në qeverinë Amerikane po i vjen fundi

    Miliarderi i teknologjisë Elon Musk konfirmoi ditën e Mërkure se do ti japë fund angazhimit të tij në qeverinë Amerikane një lëvizje e cila sinjalizoi edhe largimin e tij si drejtuesi defakto i Departamentit të Efikasitetit Qeveritar (DOGE), një institucion i themeluar nga administra Trump për të ulur shpenzimet shtetërore.

    Duke falenderuar presidentin Amerikan Donald Trump për mundësinë, Musk shprehu besimin se DOGE është këtu për të qëndruar. Ai tha se DOGE vetëm do të forcohet ndërsa misioni i saj përjetësohet brenda instancave shtetërore.
    Largimi i Musk pason atë që raportohej në media si ftohje mes tij dhe administratës Trump. Shitjet e kompanisë së tij Tesla kanë vuajtur gjithashtu ndërsa aktivitetet e tij politike dhe qëndrimet pro Trump ka pasur një efekt masiv negativ ndaj markës.

    Që kur u themelua DOGE ka implementuar një valë drastike masash për të ulur shpenzimet qeveritare nga largimet nga puna tek mbyllja e plotë e disa departamenteve. DOGE goditi USAID, Departamentin e Edukimit, mediat e financuara me fonde shtetërore dhe buxhetet e parqeve kombëtare. /PCWorld Albanian

  • Elon Musk tërhiqet nga qeveria: Falënderoj presidentin Trump që më dha mundësinë të reduktoj shpenzimet e kota

    Elon Musk tërhiqet nga qeveria: Falënderoj presidentin Trump që më dha mundësinë të reduktoj shpenzimet e kota

    Elon Musk nuk është më pjesë e administratës së Donald Trump. Miliarderi dhe themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX ka konfirmuar largimin nga roli këshillues në një nga agjencitë federale të krijuara nga vetë presidenti amerikan.
    Në një postim në rrjetin social X, Musk falenderoi Trump për besimin që i dha
    “Me përfundimin e afatit tim të planifikuar si Punonjës i Posaçëm i Qeverisë, dua ta falënderoj presidentin Trump  për mundësinë që më dha për të reduktuar shpenzimet e kota. Misioni i DOGE do të forcohet gjithnjë e më shumë, duke u bërë pjesë e kulturës institucionale në të gjithë qeverinë”, tha ai.

    Njoftimi vjen një ditë pasi një media publikoi pjesë të një interviste në të cilën Musk kritikonte ligjin kryesor të agjendës së Trump, duke thënë se ishte “i zhgënjyer” me atë që presidenti e quante “projektligji i madh e i bukur”.
    Ligji përfshin një kombinim të uljes së taksave dhe forcimit të kontrollit të emigracionit. Musk e quajti atë “projektligj shpenzimesh masive”, që rrit deficitin federal dhe “minon punën” e Departamentit të tij për Efikasitet.
    Musk ishte pjesë e një nisme për të reduktuar shpenzimet qeveritare dhe burokracinë, me një synim fillestar për të kursyer 2 trilionë dollarë. Por përballë rezistencës në administratë, ky objektiv u zvogëlua në vetëm 150 miliardë.
    Pas largimit nga pozita këshilluese, Musk pritet të përqendrohet sërish në projektet e tij teknologjike  dhe zgjerimin e përdorimit të automjeteve elektrike.
    Pavarësisht dorëheqjes, ai mbetet një figurë me ndikim dhe këshilltar jozyrtar i Trump.
    /vizionplus.tv