Çmimet e materialeve të ndërtimit po rriten me ritme më pak se inflacioni, duke i lehtësuar ndërtuesit nga barra e kostove dhe duke ju lënë më shumë hapësira për fitime.
Sipas të dhënave INSTAT Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e tretë 2025 u rrit 1,4%, teksa në të njëjtën periudhë inflacioni është rritur më shumë se 2.4%.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 6,6%, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 2,4% secili dhe “Shpenzime transporti” me 1,7%.
Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,6%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënuan uljen më të lartë përkatësisht me 0,6% secili, pasuar nga grupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,2%.
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,4%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,1%, pasuar nga grupet “Shpenzime transporti” me 0,8 %, “Shpenzime makinerie” me 0,5% dhe “Kosto të tjera” me 0,1%.
Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” ka shënuar ulje me 0,1%. Brenda këtij grupi, ulje pati nëngrupi “Materiale ndërtimi” me 0,3%. Ndërsa, nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritje me 0,6%, pasuar nga nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,1%.
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate).
IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit. Indeksi përdoret si deflator për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe Indekseve të ndryshme të volumit, përdoret nga Institucionet Qeveritare, Banka Qendrore e Shqipërisë, Organizata të tjera joqeveritare, Banka Botërore, FMN etj.
Peshat e shportës së materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe marrë nga firmat e ndërtimit. Shporta e re përbehet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi.
Tag: shpenzime
-

Lehtësohen ndërtuesit, çmimet e materialeve po rriten më pak se inflacioni
-

Metoda japoneze: Si të kurseni 35% të pagës suaj çdo muaj
Metoda japoneze 100-vjeçare që mund t’ju ndihmojë të kurseni deri në 35% të pagës çdo muaj
Kur muaji përfundon, shpesh ndodh që edhe paga të ketë “mbaruar” shumë më herët se sa prisnim. Shpenzimet e padukshme dhe blerjet impulsive janë arsyet kryesore që paratë na zhduken pa kuptuar. Por një metodë e lashtë japoneze mund të bëjë ndryshimin.
Kakeibo – një teknikë financiare mbi 100 vjeçare, është kthyer në një nga mënyrat më të thjeshta, por më efektive për të kontrolluar financat personale dhe për të kursyer deri në 35% të të ardhurave mujore, sipas CNBC.Si funksionon?Në fund të çdo muaji, thjesht merrni pak kohë për të shkruar me dorë të gjitha shpenzimet tuaja. Kjo praktikë ndihmon në rritjen e vetëdijes për mënyrën se si shpenzoni dhe ju shtyn të analizoni ku kanë shkuar paratë — dhe më e rëndësishmja, cilat prej tyre ishin të panevojshme.
Pse me dorë?Hulumtimet kanë treguar se të shkruarit me dorë ndihmon në përqendrim dhe vetë-reflektim më të thellë. Kjo ndihmon për të identifikuar zakonet e dëmshme financiare dhe për t’i përmirësuar ato.
Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara çdo blerjeje sipas Kakeibo:A mund të jetoj pa këtë artikull?
A do ta përdor vërtet?
A kam vend për të?
Si e pashë? Ishte blerje nga mërzia?
Si ndihem sot emocionalisht? (Ndikon në vendimin?)
Si do të më bëjë të ndihem kjo blerje, dhe për sa kohë?Kakeibo gjithashtu ndihmon në ndarjen e shpenzimeve në 4 kategori kryesore:
Shpenzime jetese (qira, ushqim, transport)
Shpenzime opsionale (restorante, argëtim)
Shpenzime kulturore/qytetërimi (librat, edukimi)
Shpenzime shtesë (blerje të papritura, dhurata)
Për ata që preferojnë një qasje më digjitale, ekzistojnë edhe formate në Excel të Kakeibo, që mund të përdoren për të organizuar më mirë buxhetin personal.
/vizionplus.tv -

Frenohet rritja e kostove në ndërtim në 3-mujorin e dytë, vetëm 1,1%
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në prill-qershor është 1,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5%.Sipas të dhënave zyrtare, rritja e kostove po udhëhiqet nga shpenzimet për paga, teksa ka rënie për materialet që duhen në procesin e ndërtimit.Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 6,2 %, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 2,3 %, “Shpenzime makinerie” me 2,2 %, “Shpenzime transporti” me 1,4 %, etj.Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,7 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 1,8 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 0,6 % dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,4 %.Në prill -qershor indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,4 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,6 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime transporti” përkatësisht me 0,5 % secili dhe “Kosto të tjera” me 0,3 %.Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” ka shënuar ulje me 0,1 %. Brenda këtij grupi, ulje patën nëngrupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” përkatësisht me 0,1 % secili. Ndërsa, nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritje me 0,3 %.Për indeksin e Kushtimit në Ndërtim çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 237 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 97 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bërë në bazë të volumit të ndërtimit që ato realizojnë gjatë një periudhe një vjeçare. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Paratë që u shpenzuan në zgjedhje/ Nis deklarimi i partive e deputetëve, sa u pagua La Civita?
Me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike kanë nisur numërimin mbrapsht për dorëzimin e deklarimeve financiare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Afati ligjor është 60 ditë nga shpallja e rezultatit, pra deri në fund të tetorit, dhe mosdeklarimi i saktë rrezikon gjoba për kandidatët dhe partitë.
Vëmendja më e madhe është te dy forcat kryesore, PS dhe PD. Në kampin demokrat, ende mbetet mister fatura e lobistit amerikan Chris LaCivita. Sali Berisha ka premtuar se do ta bëjë publike “ditën që ligji e detyron”, duke lënë të hapur pikëpyetjen mbi shumën e paguar.
Nga ana tjetër, kandidatët e listave kanë dorëzuar tashmë një pjesë të shpenzimeve të tyre. Në qarkun e Elbasanit, ish-komisioneri i Vettingut, Olsi Komiçi – tashmë deputet socialist – ka deklaruar mbi 25 mijë euro të investuara në fushatë, ndërsa Sara Mila, kandidatja më e votuar e qarkut, ka raportuar 9 mijë euro. Në Vlorë, Ardit Bido ka shpenzuar rreth 20 mijë euro, ndërsa Damian Gjiknuri 10 mijë euro. Më i kursyeri ka qenë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me vetëm 3 mijë euro në Lezhë.
Në kampin blu, më shumë fonde ka hedhur Gjin Gjoni me 10 mijë euro, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 8 mijë euro, kryesisht nga donacione. Shpenzime shumë më modeste kanë deklaruar Jozefina Topalli dhe Agron Gjekmarkaj me nga 1,500 euro. Ndërkohë, figura të njohura si Sali Berisha, Edi Paloka e Flamur Noka kanë raportuar zero shpenzime, duke ia lënë barrën partisë.
E njëjta situatë është edhe në Partinë Socialiste, ku disa emra si Endrit Brahimllari dhe Zegjine Çaushi figurojnë me zero shpenzime. Për kryeministrin Edi Rama ende nuk është pasqyruar asnjë dokument zyrtar.
Në përfundim të afatit, të gjitha deklarimet do të auditohen nga KQZ, dhe çdo mospërputhje në shifra do të sjellë penalitete financiare për kandidatët apo vetë partitë. -

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi
PD ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh nga zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit.
Në reagimin zyrtat të selisë blu, u kërkohet qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm si dhe të ndihmojnë personat e tjerë që mund të jenë në rrezik.
PD thotë gjithashtu se kryrministri Edi Rama është me pushime, ndërsa autoritetet kanë dështuar të mbajnë nën kontroll situatën.
PD akuzon qeverinë se bën shpenzime luksi dhe nuk investon në mbrojtjen civile.
REAGIMI I PD
Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret.
Ndërkohë që, u bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara, dhe të ndihmojnë këdo në rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatën e thellë me reagimin minimalist dhe thuajse përqeshës të autoriteteve.
Jo vetëm ndërhyrjet bëhen me vonesë, por janë mungesa e alarmit dhe angazhimit që e bëjnë situatën të duket edhe më kaotike, kërcënuese dhe dëshpëruese.
Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria, vullneti, janë detyrë dhe në dorë të tyre.
Siç e kemi parë prej vitesh, qeveria dërgon ushtrinë dhe zjarrfikësit, të cilët u sulen zjarreve me shkurre, me lopata dhe batanije, si në një vend të Botës së Tretë, apo të sapodalë nga lufta dhe në mungesë të mjeteve bazike.
Një pamje tjetër shohim prej tri javësh në Theth, Tiranë dhe gjithandej nëpër Shqipëri.
Për të shembur bujtinat në Theth dhe marrë para shitësit të rigonit në Sarandë, qeveria dërgoi IMT, Tatimet, Policinë dhe Ushtrinë, me mjete të rënda, me arrogancë, të armatosur deri në dhëmbë, në luftë me qytetarët.
Për Edi Ramën, prioritet absolut është uzurpimi i pushtetit lokal, jo zjarret dhe dhjetëra problemet që kërcënojnë qytetarët dhe jetën e tyre.
Për Edi Ramën, prioritet është spektakli me satelitët “Albania 1” dhe “2”, apo dronët për të cilët, pasi i hedh në Facebook për t’u mburrur nuk ka kush as t’i lexojë dhe as kush t’i komandojë. Sepse, Edi Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATOs, një organizatë që shkon të fikë zjarret me shkurre dhe pagure.
Prandaj, përballja me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që kërcënojnë qytetarët janë të mekura.
Do të jetë kështu këtë verë dhe tjetrën, sepse Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset për infrastrukturën e shtetit, për fondet e emergjencave, për modernzimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Paratë që i merr nga taksat i bën shpenzime luksi për vete dhe ministrat, udhëtime me carter, koncerte të shtrenjta apo kopësht 4 milion euro në oborrin e Kryeministrisë.
Edi Rama është me pushime, pasi bëri zhurmën me drejtorët, me heqjen e tendave dhe terrorizimin e Thethit, por zjarret nuk bëjnë pushim dhe pyjet, territori, bizneset, shtëpitë dhe jeta e qytetarëve është në rrezik.
Edi Rama nuk është zjarrfikës, por ai nuk mund të lejohet të jetë Kryeministri që hedh Shqipërinë në zjarr. -

Fatura e luksit politik del zbuluar/ 2.2 milionë euro në 5 muaj nga buxheti për deputetë
Rreth 1.5 mln euro në 5 muaj janë shpenzuar për pagat mujore, dhe afro 730 mijë euro për shpenzime të tjera ekstra që deputetët pretendohet të kenë kryer në funksion të detyrës së tyre. Ajo çka vihet re më së shumti, është se rimbursimet më të mëdha deputetët i marrin për dieta dhe udhëtime brenda vendit, shuma që variojnë nga 78 deri në 150 mijë lekë të reja çdo muaj.
Në llogarinë e tyre të përmuajshme shtohen edhe shpenzimet e karburantit nga 30-40 mijë lekë. Hallet me popullin deputetët mesa duket i qajnë në telefon, pasi secili prej tyre merr çdo muaj rimbursim për shpenzimet telefonike 17 mijë lekë të reja. Të tjerë faturën për telefonin e kanë edhe më të shtrenjtë për shkak të detyrës dhe arrijnë në 20 mijë lekë të reja, si krerët e komisioneve Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Zheni Gjergji etj. I vetmi me shpenzime modeste në telefoni është Agron Gjekmarkaj, me shifra që variojnë nga 2 deri në 7 mijë lekë të reja.
Nga përfitimet ekstra, kanë hequr dorë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët jo vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti, por që nga shtatori i 2024-ës, rezulton të kenë marrë zero rimbursime për dieta dhe udhëtime brenda vendit.
Listës së tyre i bashkohen edhe deputetët Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Pandeli Majko, Agron Çela e Etilda Gjonaj të cilët janë treguar modest me shpenzimet pa çuar në kuvend që nga shtatori, asnjë faturë hoteli, drekash e darkash, apo të tjera shpenzime.
Një pjesë tjetër të përfitimeve, mbi rrogën e përmuajshme deputetët e marrin si honorare për pjesëmarrjen në komisione. Çmimet e apartamenteve janë bërë të papërballueshme edhe për deputetët, pasi 21 prej tyre nuk arrijnë dot të blejnë një banesë në kryeqytetet dhe përfitojnë çdo muaj 35 mijë lekë rimbursim për qiranë. -

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?
Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më i madh i sigurisë në historinë e Holandës.
Në dy ditët e takimit u morën vendime thelbësore për përballjen me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes në nivele që nuk janë parë që prej Luftës së Ftohtë.
BBC sjell 5 momentet kyçe nga ky takim:
Rritje drastike e shpenzimeve për mbrojtjen
Aleatët ranë dakord për një objektiv ambicioz: rritjen e shpenzimeve ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto brenda një dekade, një rritje të konsiderueshme nga shifra aktuale prej 2%, që aktualisht nuk përmbushet nga 8 prej 32 vendeve anëtare. Nga këto 5%, vetëm 3.5% duhet të shkojnë drejtpërdrejtë në shpenzime bazë për trupa dhe armatime, ndërsa 1.5% mund të përdoren për shpenzime të lidhura me mbrojtjen si mbrojtja e infrastrukturës kritike, mbrojtja e rrjeteve, përgatitja civile, inovacioni dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes.
“Një për të gjithë, të gjithë për një”
Neni 5 i Traktatit të NATO-s, që garanton se një sulm ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve, u riafirmua fuqishëm gjatë samitit. Pas disa polemikave nga presidenti Trump mbi këtë parim, ai vetë u shpreh se qëndron fort pas këtij angazhimi dhe ishte pjesë e samitit për të mbrojtur atë.
Qëndrimi ndaj Rusisë
Shumica e vendeve anëtare e konsiderojnë Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë, duke përmendur shpesh “luftën brutale të agresionit” të Moskës në Ukrainë. Komunikata përfundimtare theksonte rrezikun afatgjatë nga Rusia dhe mbështetjen e qëndrueshme për Ukrainën, pa e dënuar në mënyrë specifike Moskën.
Konflikti mes Trump dhe kryeministrit spanjoll Sánchez
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, u përball me kritika të forta nga Trump, i cili e akuzoi Spanjën për “shfrytëzim”. Spanja është ndër vendet me shpenzime më të ulëta në NATO, vetëm 1.24% të PBB-së, dhe Trump kërcënoi me masa tregtare. Sánchez u duk i largët gjatë fotove zyrtare, dhe marrëdhënia e tij me presidentin amerikan doli e tendosur.
Momenti i çuditshëm: Rutte i thotë Trump “baba”
Në një nga momentet më të pazakonta të samitit, Sekretari i NATO-s Mark Rutte i referohet Trump si “babai” duke e komplimentuar për veprimet e tij të ashpra në politikën ndërkombëtare. Trump e mori këtë me humor, duke thënë se nëse Rutte nuk do ta donte, ai do të “kthehej dhe do ta godiste fort”. -

“Për Metën është bashkëpunuar me prokuroritë e huaja”, avokati: Provat e reja, shpenzime luksi nëpër botë
Avokati Romeo Kara, i ftuar në edicionin ‘Ora e fundit’ foli lidhur me çështjet ligjore që janë nën ngarkim të çiftit Meta-Kryemadhi.
Seanca e parashikuar për Metën do të mbahet në datë 26 qershor pasi SPAK ka prova të reja lidhur me ish presidentin. Kara tha se hetimi vazhdon dhe se ka bashkëpunime me prokurori të huaja lidhur me shpenzimet jashtë vendit që çifti ka bërë ndër vite.
“Në këtë seancë që është shtyrë, kemi paraqitjen e një prove të re tregon që hetimi vazhdon.
Kemi dhe një provë tjetër që e përforcon dhe do të bëj të lëviz deri në origjinë lidhur me kartën dhe shpenzimet e bëra.
Mund të ketë dhe karta të tjera, është folur për shpenzime luksi dhe mjekësore në Austri, Francë dhe SHBA. Ka bashkëpunime me prokurori të huaja dhe është e bindur organi i akuzës që ka fshehje pasurie dhe ka përfitime të jashtëligjshme.”, tha avokati. -

SPAK hetime të reja për korrupsion ndaj Meta-Kryemadhit/ Blerje dhe shpenzime me paratë e biznesmenit (Emri)
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dosjen ku i përfshirë rrzulton ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, mësohet se është zbuluar një tjetër episod korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.
Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndyshme.
Karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga bizmesmeni Adrian Shatku.
Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “ amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.