Kristian Shpendi mund të luajë në Seria dhe në Europa League sezonin e ardhshëm.
Mediat italiane raportojnë se ylli kuqezi i cili deri më sot është injoruar nga Silvinjo, mund t’i bashkohet Bolonjës sezonin e ardhëm.
Skuadra do të marrë pjesë në Ligën e Europës dhe mediat italiane raportojnë se po kërkon alternativa cilësorë që të paraqitet denjësisht në të gjitha kompeticonet.
Ndaj po sheh edhe Shpendin si alternativë për repartin e sulmit, teksa beson se nën drejtimin e Vinçenco Italianos, sulmuesi shqiptar do të arrijë të bëjë një tjetër hap para në rritjen e tij.









