Tag: shpendi

  • Sulmuesi i njohur ftohet më në fund në Kombëtare, Silvinjo paralajmëron një ndryshim të madh

    Sulmuesi i njohur ftohet më në fund në Kombëtare, Silvinjo paralajmëron një ndryshim të madh

    Cristian Shpendi ka marrë më në fund ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, i cili më herët ka qenë pjesë e ekipeve U19 dhe U21, ka bindur trajnerin Sylvinho dhe do të jetë në listën e grumbullimit për ndeshjet e shtatorit.
    Sipas mediave italiane, te Cesena ka mbërritur ftesa për lojtarin që po shkëlqen prej disa sezonesh fillimisht në Serie C e më pas në Serie B. Shpendi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për dy sfidat e ardhshme, një miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator, ku Sylvinho mund të eksperimentojë, si dhe ndeshjen vendimtare kundër Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin (9 shtator në Tiranë).
    Ftesa për 21-vjeçarin është konsideruar prej kohësh si e merituar, por deri më tani sulmuesi nuk ishte përfshirë në planet e trajnerit brazilian të Shqipërisë. Forma e tij e mirë me Cesenan ka bërë që tekniku të mos e injorojë më një nga sulmuesit shqiptarë më produktivë të momentit

  • Stiven Shpendi shënon gol në ndeshjen e parë, dëmtimi i prish festën në pak minuta

    Stiven Shpendi shënon gol në ndeshjen e parë, dëmtimi i prish festën në pak minuta

    Empoli e ka fituar ndeshje e parë të sezonit në Serinë B. Toskanët mposhtën Padovën me shifrat e pastra 3-1. Goli i parë u shënua nga Stiven Shpendi, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 20.
    Por festa e tij fatkeqësisht zgjati pak. Vetëm 8 minuta më vonë sulmuesi shqiptar u detyrua të linte fushën. Dëmtimi i pësuar ia bëri të pamundur vazhdimin e lojës. Në orët në vijim pritet të mësohet edhe shkalla e lëndimit, që do të përcaktojë se për sa kohë do të duhet të qendrojë larg fushës së blertë./Sport Ekspres/

  • Tundi rrjetën që në ndeshjen e parë, trajneri: Shpendi? E vlerësoj përtej golit

    Tundi rrjetën që në ndeshjen e parë, trajneri: Shpendi? E vlerësoj përtej golit

    Kristjan Shpendi e nisi sezonin e ri në mënyrë pozitive. Sulmuesi shqiptar arriti ta dërgonte topin në rrjetë në fitoren 1-3 kundër Peskarës në ndeshjen e parë të kampionatit në Serinë B. Trajneri i Çezenës ka thënë pas ndeshjes se ai sheh përtej golit, pasi e vlerëson Shpendin për punën që bën në stërvitje.
    “Vlerësimi im shkon përtej golit që shënoi. Unë shikoj një djalë që është stërvitur mirë që nga dita e parë. I kërkova që të jetë plotësisht i disponueshëm dhe përgjigja ka qenë pozitive. Nëse shënon, kjo është mirë për të dhe shkëlqyeshëm për ne”, ka deklaruar Mikele Minjani./Sport Ekspres/

  • Shpendi e nis me “këmbën e djathtë” sezonin e ri

    Shpendi e nis me “këmbën e djathtë” sezonin e ri

    Kristian Shpendi e ka nisur me “këmbën e djathtë” sezonin e ri futbollistitk te Çezena, duke shënuar një super gol.

    Shpendi ka tundur rrjetën në ndeshjen e parë të Serie B përballë Peskarës.
    Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1. Bardhezinjtë shënuan të parët me ish-sulmuesin e Prishtinës, Blesa në minutën e 31-të, ndërkohë që vendasit e Peskarës rikthyen baraspeshën në minutën e 35-të me Olzer.

    Në pjesën e dytë, për t’i dhuruar sërish avantazhin Çezenës, mendoi pikërisht Kristian Shpendi, i cili në minutën e 49-të, nuk fali, duke përshëndetur rrjetën me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Një gol ky me shumë peshë i realizuar në këtë start të sezonit.

  • Shpendi ishte i vetmi që shënoi për ekipin e tij, 7 penallti të humbura në Kupën e Italisë

    Shpendi ishte i vetmi që shënoi për ekipin e tij, 7 penallti të humbura në Kupën e Italisë

    Çezena është eleminuar që në raundin e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u përballën mbrëmjen e sotme me Pizën në një ndeshje e cila përfundoi në barazim. Fituesi u vendos nga gjuajtja e penalltive, të cilat rezultuan një ankth për të dyja skuadrat.
    Plot 7 penallti u humbën prej 10 të gjuajtura gjithsej. Kristjan Shpendi ishte i vetmi që u tregua i saktë nga 11 metrat për Çezenën, teksa 4 prej shokëve të tij të skuadrës gabuan. Në krahun tjetër, vetëm dy lojtarë e dërguan topin në rrjetë për Pizën. Megjithatë dy penallti të shndërruara në gol mjaftuan që Piza të eleminonte Çezenën dhe të vazhdonte më tej në Kupën e Italisë./Sport Ekspres/

  • Çezena do 10 mln euro për Shpendin, parashikohet në listën e Kombëtares në shtator

    Çezena do 10 mln euro për Shpendin, parashikohet në listën e Kombëtares në shtator

    Adriatik BALLA
    Në shtator trajneri i Kombëtares Silvinjo mund të sjellë surpriza në listën e të grumbulluarve. Ndonjë veteran mund të mbetet jashtë, e ndonjë nga të rinjtë e Kombëtares U-21 mund të përfshihet në listën e përfaqësueses, sidomos ata lojtarë të kësaj moshe që kanë minuta dhe luajnë në liga të forta. Mes emrave më të spikatur dhe i paralajmëruar që do të jetë në Kombëtare është dhe sulmuesi Kristian Shpendi. Performanca e tij me Çezenën i ka bindur të gjithë se ai është lojtar goli dhe mund të luajë për cilëndo skuadër në Serie A italiane. Madje Fiorentina dhe ndonjë klub tjetër ka hyrë në bisedime me Çezenën, por klubi aktual ka vënë kushte financiare të forta. Nga ana tjetër, duket se Kristian Shpendi është në planet e Silvinjos në Kombëtare dhe në shtator priten befasi në këtë drejtim, pasi të gjithë thonë se Shpendi mund të jetë alternativë e fortë në repartin ofensiv.
    Interesimi i klubeve italiane, Çezena do 10 mln euro
    Kristian Shpendi vazhdon të jetë çdo ditë e më shumë temë diskutimi në Itali dhe vazhdimësia e tij te Çezena në këtë sezon, nuk duket edhe aq e sigurt. Klube të rëndësishme në Itali i kanë vënë syrin sulmuesit dhe një prej tyre ka kërkuar informacione për vlerësimin që ka klubi i Serisë B për futbollistin shqiptar. Sipas mediave italiane, Stefano Pioli e sheh Shpendin si një element të perspektivës, një alternativë për Moise Ken i cili është titullari fiks i Fiorentinës së tij. Ai po kërkon një alternativë për të dhe në këtë pikë, Shpendi vlerësohet si një lojtar i cili mund të bëjë shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre në një rol zëvendësuesi. Bëhet e ditur se Çezena i ka kthyer përgjigje Fiorentinës, duke treguar se vlerëson 10 milionë euro kartonin e sulmuesit i cili ka lënë shenjë me gola në dy edicionet e fundit në Serinë C dhe B, duke u konfirmuar se ka aftësi shumë të mira para portës dhe është një nga talentet më premtues në futbollin italian.
    Qëndrimi i drejtorit teknik të FSHF: Shpendi është gati për Kombëtaren
    Kristian Shpendi është gati për Kombëtaren. Këtë e thotë drejtori teknik i FSHF-së Fulvio Pea, i cili thuri lëvdata edhe për vëllain tjetër Shpendi, Stiven, që gjithashtu po shkëlqen në Itali. “Shpendi është një sulmues i plotë, teknikisht i shpejtë dhe konkret, i cili di të shënojë dhe të luajë për ekipin. Është i ri, por i matur, me mundësi të mëdha për përmirësim. Është një opsion interesant për Fiorentinën në optikën e të ardhmes. Ai ka nuhatje për golin, di të sulmojë thellësinë dhe mund të finalizojë në 16 metrat e fundit. E tregojnë golat në këto vite. Ai së fundmi e mbylli rrugëtimin me U21 dhe tani do të përfshihet në ekipin kombëtar të të rriturve sepse është shumë premtues. Të dy binjakët Shpendi shënojnë gola, ku t’i vendosësh dinë të bëjnë gola. Si Kristian, ashtu edhe Steven. Kristian është shumë shpërthyes, lëvizshmëria e tij e bën të vështirë për t’u markuar dhe është një profesionist. Ne e kemi vlerësuar shumë. Është një lider i heshtur, nuk flet shumë por e tregon në fushë me një rol të tillë siç e ka bërë te Çezena”, theksoi ai.

  • Kumbulla mbyll marrëdhënien me Romën, Shpendi pëlqehet seriozisht nga Fiorentina

    Kumbulla mbyll marrëdhënien me Romën, Shpendi pëlqehet seriozisht nga Fiorentina

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po përpiqen të shfrytëzojnë ditët e mbetura të kësaj merkato për të bërë lëvizjet e dëshiruara në treg. Në Itali, luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i Kombëtares tonë, ndaj vëmendja ndaj tyre është speciale. Ndërkohë, Marash Kumbulla është kthyer përsëri në epiqendrën e merkatos në Itali, pasi mbrojtësi shihet jashtë planeve të trajnerit Xhian Piero Gasperini. Edhe në miqësoren më të fundit të Romës ndaj Evertonit, trajneri nuk e aktivizoi mbrojtësin, duke dhënë sinjalet e qarta se duhet të kërkojë një sistemim të ri. Sipas informacioneve të mediave spanjolle, Espanjoli është gati të mirëpresë futbollistin. “AS” bën të ditur se ka kontakte mes palëve për të realizuar një gjë të tillë, por këtë herë formula duhet të ndryshojë. Roma kërkon shitjen përfundimtare të lojtarit, jo të huazojë atë për një tjetër edicion siç ndodhi më parë. Përndryshe, të vendoset një klauzolë për detyrimin e blerjes së tij në fund të edicionit, pasi synon të sigurojë të ardhura nga largimi i mbrojtësit për të rikuperuar diçka nga 26,5 milionë eurot që shpenzoi për të. Por të njëjtat burime theksojnë se këtë herë Espanjoli ka rivalitet për firmën me futbollistin, pasi një tjetër klub i Serisë A po interesohet për Kumbullën. Kaliari është gati të bëjë lëvizjen e tij për të siguruar mbrojtësin shqiptar, i cili kësisoj do të kishte një vend të garantuar përsëri në elitën e futbollit italian.
    Shpendi seriozisht në planet e Fiorentinës
    Tani nuk ka më dyshime për llojin e sulmuesit që kërkon Fiorentina, pas fjalëve të Stefano Piolit në përfundim të ndeshjes kundër Mançester Junajtid. “Na duhet një sulmues që di të marrë thellësinë”. Duke u kthyer dy muaj pas, kur klubi vjollcë nuk ishte i sigurt nëse do ta mbante Moise Kean, kuptohet se nevoja nuk është më një zëvendësues i tij, por një zëvendësues i vërtetë i sulmuesit kryesor të kombëtares italiane. Mes kandidatëve më konkretë, shkruan sot “Corriere dello Sport”, bie në sy Kristian Shpendi, sulmues i ri shqiptar i Çezena, i konsideruar zgjidhja ideale për të shmangur gabimin e verës së kaluar, kur nuk u mor një zëvendësues për Kean. Shpendi, i lindur më 2002, shihet si profili i duhur: i ri, premtues dhe i aftë të rritet së bashku me skuadrën, duke përfaqësuar zgjidhjen e mesme perfekte për Fiorentinën.
    Anis Mehmeti gjeti golin pas shumë kohësh në Angli
    Anis Mehmeti e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Championship me skuadrën e Bristol Siti. Në sfidën e parë të luajtur në transfertë kundër Shefield Junajtid, fantazisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në startin e pjesës së dytë, ndërkohë që skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-4. Ky gol ka rënë dhe në sytë e ekspertëve të Championship, duke e vendosur 24-vjeçarin në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit. Kujtojmë që Mehmeti e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola të shënuar, teksa këtë sezon mesfushori shqiptar ka vendosur që ta nisë aty ku e la, të ndihmojë Bristol Sitin që të arrijë të ngjitet në Premier League. Anis Mehmeti numëron vetëm tre paraqitje me Kombëtaren shqiptare.

  • Fiorentina “peshkon” sulmuesin shqiptar, Shpendi shihet favorit për zëvendësues të Moise Kean

    Fiorentina “peshkon” sulmuesin shqiptar, Shpendi shihet favorit për zëvendësues të Moise Kean

    Tani nuk ka më dyshime për llojin e sulmuesit që kërkon Fiorentina, pas fjalëve të Stefano Piolit, pas ndeshjes kundër Manchester United: “Na duhet një sulmues që di të marrë thellësinë”.
    Duke u kthyer dy muaj pas, kur klubi vjollcë nuk ishte i sigurt nëse do ta mbante Moise Kean, kuptohet se nevoja nuk është më një zëvendësues i tij, por një zëvendësues i vërtetë i sulmuesit kryesor të kombëtares italiane. Ky rol, falë sezonit të mirë të Moise, nuk është më problem. Fiorentina synon ta mbulojë atë pozicion me një profil që mund të udhëheqë sulmin.
    Mes kandidatëve më konkretë, shpjegon sot “Corriere dello Sport”, bie në sy Cristian Shpendi, sulmues i ri shqiptar i Cesena, i konsideruar zgjidhja ideale për të shmangur gabimin e verës së kaluar, kur nuk u mor një zëvendësues për Kean. Shpendi, i lindur më 2002, shihet si profili i duhur: i ri, premtues dhe i aftë të rritet së bashku me skuadrën, duke përfaqësuar zgjidhjen e mesme perfekte për Fiorentinën.
    Përveç tij, janë në garë edhe dy emra të tjerë interesantë: Jacques Siwe, sulmues franko-kamerunas i Guingamp, i ndjekur me vëmendje, dhe Dominic Calvert-Lewin, ish-lojtar i Evertonit, tani i lirë, i cili ka shprehur vetë dëshirën të luajë në Itali.
    Fillimi i javës së Ferragostit mund të sjellë një kthesë në tratativa, me drejtuesit vjollcë gati të vlerësojnë oferta konkrete dhe të zgjedhin profilin e duhur. Ndërkohë, Pradè, Goretti dhe sektori i skautimit vijojnë punën me përkushtim, duke lënë të hapur derën për një goditje surprizë që mund të plotësojë sulmin vjollcë.

  • Paraqitje pozitive me Cesenën, klubi i Serie A pas Cristian Shpendit

    Paraqitje pozitive me Cesenën, klubi i Serie A pas Cristian Shpendit

    Cristian Shpendi në modë. Paraqitjet  e sulmuesit shqiptar me Cesenan në Serie B nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi, për lojtarin ka shfaqur interes një ekip i elitës.
    Sipas “Parma Gazette”, klubi i Parmës kërkon shërbimet e Shpendit, duke qenë se afrimi i Pio Espozitos është vështirësuar në maksimum.

    22-vjeçari Cristian Shpendi shihet si lojtari i duhur për të rregulluar problemet e sulmit. Për momentin është shumë herët dhe nuk mund të flitet për shifra konkrete, por zhvillime të rëndësishme priten në vijim.
    Kujtojmë që lojtari ka realizuar 11 gola në sezonin e fundit me fanellën e Cesenës.
    (J.S/)

  • Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Autoritetet: Mund të jetë në Shqipëri, mos iu afroni se është i rrezikshëm

    Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Autoritetet: Mund të jetë në Shqipëri, mos iu afroni se është i rrezikshëm

    Në shtator 2019, një 27-vjeçar u ther për vdekje në Halle të Gjermanisë. Shqiptari Shpendi Malo, sot 34 vjeç, është i dyshuar se ka vrarë një bashkëkombës. Përveç BKA-së, tashmë po e kërkon edhe Europol-i

    MDR

    Policia Kriminale Ferale gjermane dhe Europoli po kërkojnë së bashku Shpendi Malon. Ky person 34-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dyshohet se është përgjegjës për vdekjen e një bashkëkombësi 27-vjeçar në atë kohë.

    Më 11 shtator 2019, rreth orës 22:00, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën përmes celularit në një zonë pyjore në Dölauer Heide në Halle dhe e ka therur me thikë.

    Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty afër dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin. Kufoma u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarë në afërsi të kryqëzimit Nordstrasse/Dölauer Strasse.

    “Përmes gjurmëve, u identifikua Shpendi Malo si një nga autorët e përfshirë në krim. Autori me origjinë nga Shqipëria e la Gjermaninë menjëherë pas krimit dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar,” shpjegon policia në thirrjen e fundit për ndihmë në kërkime.

    Kërkimi është zgjeruar dhe Europol është përfshirë në hetim. “Ne kemi qenë duke e kërkuar prej vitesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,” thotë Dennis Cernota, prokuror i lartë pranë Prokurorisë së Halle-s, për emisionin e MDR “Kripo live”.

    “E reja është përfshirja në kërkim e Europolit. Ky person është vendosur në listën e 20 kriminelëve më të kërkuar në Europë,” shton ai.

    Aktualisht po hetohet për vrasje të thjeshtë, thotë prokurori i lartë Cernota. Por kjo nuk përjashton që më vonë të hetohet edhe për vrasje me paramendim.

    “Është e arsyeshme të mendohet se nëse autori e ka joshur viktimën në pyll për ta vrarë, ai ka vepruar me pabesi. Kjo do të ishte një nga karakteristikat ligjore të vrasjes me paramendim,” shpjegon ai.

    Deri tani nuk ka asnjë gjurmë për të kërkuarin. “Prandaj jemi të varur nga ndihma e popullatës – për informacione rreth vendndodhjes së tij, për rrethanat e ngjarjes dhe nëse ndoshta ka pasur bashkëpunëtorë,” thotë prokurori i lartë.

    Këtu mund të ndihmojë sezoni veror i udhëtimeve. Pushuesit mund ta shohin të kërkuarin ndoshta në Shqipëri. “Ne e konsiderojmë shumë të mundur që i dyshuari të ndodhet jashtë vendit, përfshirë edhe në Shqipëri, vendin e tij të origjinës”.

    Cernota paralajmëron që të mos i afroheni 34-vjeçarit. Ai bën thirrje të mos veprohet në asnjë mënyrë. “Nga këndvështrimi ynë, ky person është i rrezikshëm,” thotë prokurori i lartë.