29 Nëntor 2025
21:07
Telesport
Stiven Shpendi ka shënuar golin e gjashtë me fanellën e Empolit këtë sezon, duke qenë vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë në Serie B. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë në fitoren e Empolit 5-0 ndaj Barit. Me këtë fitore, Empoli renditet në vendin e 7-të. SHIKOGOLIN
Ndërkohë vëllai tjetër, Cristian Shpendi luajti si titullar për Cesena-n, në fitoren 1-0 ndaj Modena. Ai ka shënuar 5 gola këtë sezon, një më pak se vëllai i tij.
Anis Mehmeti shënoi golin e vetëm në fitoren 0-1 në transfertë ndaj Portsmouth. 24-vjeçari shënoi një gol të bukur me kokë, pas krosimit po aq të bukur që mori nga shoku i skuadrës. Ky është goli i gjashtë për Mehmetin këtë sezon në Championship, pa harruar këtu edhe kontributin me 6 asiste. Bristol City renditet në vendin e gjashtë dhe është pretendon të sigurojë biletën për në Premier League në fund të sezonit. SHIKOGOLIN
Si vëllezërit Shpendi ashtu edhe Ansi Mehmeti, presin ftesën e Sylvinho-s për ndeshjet e radhës të Shqipërisë.









