Tag: shpendëve

  • Gripi i shpendëve/ Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësuam rreth 500 mijë pula

    Gripi i shpendëve/ Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësuam rreth 500 mijë pula

    Gripi i shpendëve ka goditur dy nga fermat më të mëdha të pulave në vend, duke sjellë pasoja të rënda për sektorin e bujqësisë dhe tregun ushqimor. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, gjatë një muaji janë asgjësuar rreth 497,986 pula në fermat “Rea’s” në Rrashbull dhe “AIBA”. Ferma e parë u prek më 3 mars, ndërsa më 13 mars u konfirmua infektimi edhe në fermën tjetër.
    Ministria ka bërë të ditur se asgjësimi i shpendëve është kryer përmes procesit të djegies, por pa dhënë detaje të sakta për vendin ku është zhvilluar ky operacion. Megjithatë, janë siguruar qytetarët se veprimet janë ndërmarrë në përputhje me ligjin për shërbimin veterinar dhe udhëzimet e përditësuara të Planit të Kontigjencës për gripin e shpendëve, bazuar në praktikat evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.
    Ndërkohë, pasojat janë ndjerë menjëherë në treg, ku çmimi i vezëve ka njohur një rritje të ndjeshme. Nga 20 deri në 22 lekë për kokërr në fillim të muajit mars, aktualisht vezët shiten me 30 lekë. Kjo rritje e menjëhershme ka shkaktuar pakënaqësi te konsumatorët, veçanërisht në një kohë kur zinxhiri ushqimor shqiptar po përballet me disa skandale të njëpasnjëshme.
    NJOFTIMI I MINISTRISË:
    Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:
    Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon :• Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.• Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.• Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:• Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.• Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.• “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet: me groposje; në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:– me incenerim;– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;– si lëndë djegëse pas përpunimit;– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”
    Përditësimi i metodave të asgjësimit të përcaktuar me Urdhërin Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” është bërë dukë iu referuar metodave të përcaktuara :
    1. Në nenin 13 të rregullores (EC) Nr. 1069/2009 e Parlamentit të Këshillit Evropian e datës 21 tetor 2009 që përcakton rregullat shëndetësore në lidhje me nënproduktet shtazore dhe produktet e prejardhura që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor (link)
    https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:02009R1069-20191214
    2. Në zbatim të praktikave të përcaktuara në manualin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve , sipas rekomandimeve të WOAH, Kapitulli 4 . 1 3. “Asgjësimi i kafshëve të ngordhura”, neni 4.13.6. “Metodat e rekomanduara për asgjësimin e kafshëve të ngordhura” (linku):
    https://www.woah.org/en/what-we-do/standards/codes-and-manuals/terrestrial-code-online-access/?id=169&L=1&htmfile=chapitre_disposal.htm

  • Gripi i shpendëve, asgjësohen afro 500 mijë pula

    Gripi i shpendëve, asgjësohen afro 500 mijë pula

    Një dëm i madh ekonomik është shkaktuar në dy stabilimentet e pulave në Durrës ku ra gripi i shpendëve.
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaroi këtë të premte, se në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e menjëhershme për eliminimin dhe asgjësimin e sigurt të 497,986 krerëve shpendë të ngordhur.
    Asgjësimi i shpendëve të ngordhur, sipas Ministrisë së Bujqësisë, është bërë me djegie, për të rritur edhe më shumë sigurinë e asgjësimin e plotë të mbetjeve të tyre.
    Klan News

  • Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet me 17 shtete evropiane

    Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet me 17 shtete evropiane

    Teksa pak ditë më parë në vendin tonë u identifikua dhe u izolua një vatër me gripin e shpendëve, Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë hapa të tjera për ndalimin e përhapjes së H5N1.Ministria e Bujqësisë përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare të shpendëve, për shkak të shfaqjes së këtij virusi në disa vende të ndryshme të Evropës.
    Ndër masat kryesore të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë përfshijnë ndalimin e importit apo kalimit tranzit nëpërmjet territorit të Shqipërisë me 17 shtete, të shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve 24-orësh, materialit biologjik të shpendëve, vezët e shpendëve, mishi i shpendëve të patrajtuar termikisht apo dhe nënproduktet e shpendëve të patrajtuar termikisht.Masa janë marrë edhe për mbrojtjen ndaj infeksionit të njohur me termin “Gjuha Blu” që prek kryesisht bagëtitë e cila është shfaqur në Suedi, Danimarkë, Portugali, Austri, Holandë dhe Spanjë.
    Pak ditë më parë Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se për shkak të gripit të shpendëve u monitoruan 2,304 ferma në vend me mbi 96 mijë shpendë ku janë analizuar 90 mostra zyrtare të tyre.
    Klan News

  • Kriza e vezëve në tre kontinente, edhe Gjermania nën kërcënim

    Kriza e vezëve në tre kontinente, edhe Gjermania nën kërcënim

    Problemi i mungesës së vezëve po shfaqet në tre kontinente, ndërsa ndihet fort edhe në Gjermani.
    Shumë blerës që kohët e fundit kanë qëndruar përpara një rafti me vezë dhe kanë menduar “pse është kaq bosh?” – Problemi nuk ekziston vetëm në Gjermani. Në SHBA dhe Itali, furnizimet po mbarojnë gjithashtu. Gjermanisë iu desh të importonte më shumë se një të katërtën e vezëve të saj nga jashtë deri në vitin 2023.
    Çdo vit, miliona zogj shtegtarë fluturojnë mbi Gjermani: ata shkojnë në jug në vjeshtë dhe kthehen në pranverë. Kur fluturojnë, sjellin gripin e shpendëve me vete. Viruset më pas përfundojnë te shpendët përmes feces.
    Nëse disa kafshë bien në kontakt me virusin, pasojat janë fatale. I gjithë stoku duhet të shkatërrohet si masë paraprake. Dhe në Poloni, më shumë se një milion pula duhej të vriteshin në janar.
    Pulat e reja më pas duhet të sigurojnë një zëvendësim: por duhen shtatë deri në tetë muaj derisa të rriten plotësisht. Kjo shkakton mungesë të vezëve.
    Rritja e kërkesës për vezë
    “Kërkesa për vezë në Gjermani aktualisht tejkalon shumë ofertën. Shkak për situatën e tensionuar në treg është bërë gripi i shpendëve”, tha Wolfgang Schleicher, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Industrisë Gjermane të Shpendëve (ZDG).
    Ulja e ofertës kompensohet nga rritja e kërkesës.
    “Vezët kanë një imazh gjithnjë e më pozitiv sot,” shpjegoi Schleicher, duke përmendur zbulimet e fundit shkencore. “Për disa kohë, vezët janë parë gjithnjë e më shumë si një superushqim dhe jo një faktor rreziku në debatin për kolesterolin.”
    Statistikat zyrtare për vitin 2024 nuk ekzistojnë ende. “Bazuar në informacionin që kemi në dispozicion brenda industrisë, konsumi për frymë u rrit me tetë në 244 vezë vitin e kaluar”.
    Unioni Gjerman i Vezëve (DEU), një kompani e shitjes së cilës i përkasin më shumë se 20 prodhues të vezëve ose organizatat e tyre të marketingut me më shumë se dhjetë milionë pula vezore, madje paralajmëron për kufizime.
    “Racionimi në blerje tani duket i imagjinueshëm,” thotë raporti i tregut DEU për javën e dytë të shkurtit. “Duhet gjithçka në dispozicion për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët ekzistues. Vezët nuk mund të blihen as me një çmim të lartë.” /tesheshi.com/

  • Rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, dyfishohet çmimi i vezëve

    Rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, dyfishohet çmimi i vezëve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr.
    Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit pohuan se çmimi i shitjes së vezës në burim varion 20 deri 21 lekë për kokërr nga 10 deri 11 lekë për kokërr që shitej më parë. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%.
    Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës së hapur është 25 lekë për kokërr nga 17 deri 20 lekë që tregtohej më parë. Rritja 20 deri 47%.
    Drejtuesit e pularive theksojnë se shtrenjtimi i çmimit u ndikua nga rënia e prodhimit, pas ngordhjes së shpendëve me shfaqjen e gripit H5N1 në fillim të muajit mars në disa kapanone në zonën e Durrësit.
    Deri në javën e parë të muajit mars (deri më datë 7 Mars) sipas të Dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit Rural numri i shpendëve të asgjësuara arriti në 67 mijë krerë pas infektimit të tyre me gripin H5N1.
    Prodhuesit gjithashtu pohojnë se po përballen me rënie të fuqisë blerëse jo për shkak të ndryshimit të çmimit, por nga frika e konsumatorit. Operatorët garantojnë se vezët e prodhuara janë të sigurta, pasi në eficencë prodhimi janë vetëm shpendët e shëndetshëm, ndërsa shpendët e prekur nga gripi u asgjësuan dhe në fazën e marrjes së gripit nuk arrijnë të prodhojnë.
    Gripi i shpendëve u shfaq në vend edhe 3 vite më parë, në mars të 2022 dhe rënia më e madhe e prodhimit të vezëve ishte në qarkun e Durrësit, ku është i përqendruar numri më i lartë i stabilimenteve të rritjes së shpendëve. Në Durrës prodhimi i vezëve për 2022 ra rreth 48% krahasuar me vitin paraardhës. Në total sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numëroheshin rreth 4,9 milionë pula në të gjithë vendin. Krahasuar me 2021 numri i tyre ra rreth 5%.
    Edhe në atë periudhë rënia e prodhimit solli shtrenjtim të çmimit të vezës deri në 25 lekë për kokërr në tregun e pakicës. Pa ndihmën e subvencioneve të shtetit prodhuesit arritën të zëvendësonin shpendët e ngordhura përgjatë 2023, ku në fillim të vitit eksportuan edhe sasi të larta të prodhimit.
    Për këtë vit sipas operatorëve vlerësohet pozitivisht nisja e rimbursimeve nga shteti për zëvendësimin e shpendëve të ngordhur. Çmimet e pulave për prodhim në treg variojnë nga 4,5 deri 5 euro për krerë.
    Në 2023, sipas të dhënave të INSTAT numri i pulave arriti në 4,8 mln krerë. Krahasuar me 2022 numri i tyre ra 2,4%. Në 2023 prodhimi i vezëve u rrit 15% krahasuar me 2022./Monitor

  • Gripi i shpendëve, ç’ka ndodhur me pulat e ngordhura? Nuk dihet nëse janë asgjësuar

    Gripi i shpendëve, ç’ka ndodhur me pulat e ngordhura? Nuk dihet nëse janë asgjësuar

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ministria e Bujqësisë ende nuk ka dhënë një pasqyrë të qartë lidhur me masat e marra për gripin e shpendëve në Shqipëri. Në vendin tonë u njoftua se ishin zbuluar 2 vatra, në dy ferma të ndryshme në vend; një në kompaninë “Rea” dhe tjetra në kompaninë “Aiba”. Në kompaninë “Rea”, brenda pak ditëve ngordhën rreth 70 mijë pula; ndërsa tek “AIBA” kanë ngordhur rreth 65 mijë shpendë, nga të cilat, sipas “Vox”, 40 mijë prej tyre janë asgjësuar me djegie. Por, nuk dihet se kur, ku dhe si janë asgjësuar.
    Këto shifra janë të papërditësuara prej kohësh nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë, po ashtu, nuk është njoftuar se ekspertët të vijuar me kontrollet e tyre në ferma lidhur me gripin që ishte përhapur në zonën e Durrës. Në këto kushte, ekziston mundësia që virusi të mos jenë izoluar dhe produktet e infektuara të kenë përfunduar në treg për t’u shitur nga qytetarët. 

    Gripi i shpendëve, është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Shumica e formave të virusit janë të kufizuara te zogjtë. H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vihen në kontakt me të./ZËRI

  • Zbulohet shteti që do të shpëtojë Amerikën nga kriza për vezë, shkon mbi 10 dollarë kutia

    Zbulohet shteti që do të shpëtojë Amerikën nga kriza për vezë, shkon mbi 10 dollarë kutia

    Amerikanët i duan vezët, veçanërisht për mëngjes. Kjo është arsyeja pse rritja e çmimeve të vezëve në SHBA muajt e fundit ka bërë bujë në rrjetet sociale. Me shpërthimin e gripit të shpendëve dhe mungesën e vezëve që pasoi atë, një kuti me vezë tashmë është rritur në më shumë se 10 dollarë në javët e fundit.
    Kjo është një rritje prej 159% krahasuar me çmimin e produktit një vit më parë dhe disa dyqane madje kanë vendosur kufizime se sa vezë mund të blejë çdo konsumator.
    Që nga fillimi i vitit 2022 dhe shpërthimi i llojit të gripit të shpendëve H5N1 , janë vrarë më shumë se 166 milionë zogj të egër dhe shtëpiak. Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) raportoi ditët e fundit se më shumë se 30 milionë pula janë vrarë që nga fillimi i këtij viti – domethënë 12.3% e zogjve të mbyllur në kafaz në SHBA dhe rreth 8% e pulave që jetojnë të lira.

    Autoritetet amerikane u janë drejtuar vendeve të ndryshme evropiane për ndihmë në adresimin e mungesave – pavarësisht nga përshkallëzimi i luftës tregtare me tarifat midis BE-së dhe administratës Trump. Përveç kësaj, në të kaluarën Uashingtoni kishte vendosur kufizime në importin e vezëve nga shumica e vendeve evropiane.
    Gjatë tre viteve të fundit edhe Evropa është përballur me një shpërthim të gripit të shpendëve, i cili ka shkaktuar mungesa në të gjithë kontinentin. Problemet më të mëdha janë hasur në Poloni, Hungari dhe Francë, ndërsa masa të rrepta janë marrë edhe në Portugali e Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj, shumica e vendeve evropiane deklarojnë se kanë aftësi të kufizuara për eksportin e vezëve.
    Përsa i përket Gjermanisë në veçanti, vendi ka siguruar që kërkesa e saj për vezë të mbulohet në kuadër të stinës së Pashkëve, ndërsa ka edhe një stok shtesë për eksport. Ekspertët, megjithatë, po i dekurajojnë konsumatorët që të bëjnë blerje masive paraprake të vezëve mes shqetësimeve të mungesës dhe në vend të kësaj po u kërkojnë atyre që të vazhdojnë të konsumojnë vezë me normën e tyre të zakonshme për të shmangur çdo problem furnizimi.

    Në të njëjtën kohë, eksportimi i vezëve nga Evropa në SHBA është një ndërmarrje e vështirë, edhe për shkak të problemeve logjistike që janë të pashmangshme në eksportet transatlantike të mallrave të brishta. Dhe në të njëjtën kohë, transporti ajror kushton shumë, ndërsa eksporti me rrugë detare, nga ana tjetër, kërkon shumë kohë.
    Kush ka potencial për furnizime shtesë me vezë?
    Muajin e kaluar, Reuters raportoi se Turqia do të rriste eksportet e vezëve në SHBA, pas një marrëveshjeje me Uashingtonin për të eksportuar 15,000 ton vezë shtesë.
    Sipas Ibrahim Afyon, president i Shoqatës Qendrore të Prodhuesve të Vezëve të Turqisë, deri në korrik vendi do të furnizojë SHBA-të me rreth 240 milionë vezë, një sasi kjo gjashtë herë më e lartë se eksportet e të gjithë vitit të kaluar. Në këmbim, Turqia do të marrë rreth 26 milionë dollarë.

    Siç raportoi Bloomberg, SHBA po planifikon të lëshojë licenca të reja për eksportet e vezëve nga Holanda, që është vendi me eksportet më të mëdha të vezëve në botë.
    Kur do të përfundojnë kriza e vezëve?
    Pas një rënie të dukshme të kërkesës dhe përmirësimit të ofertës, çmimet e vezëve në SHBA ranë disi në shkurt.
    Megjithatë, do të duhet pak kohë që lehtësimi i presionit të çmimeve të arrijë tek konsumatorët fundorë dhe në të njëjtën kohë, rreziku i një shpërthimi të ri të gripit të shpendëve dhe një rritje e re e kërkesës ende është në dukje.

    Zëvendësimi i pulave që u vranë kërkon rreth katër deri në pesë muaj. Dhe edhe kur pulat e reja të arrijnë një moshë ku mund të prodhojnë vezë, sasia e tyre fillimisht do të jetë e kufizuar.
    Fermat e shpendëve kërkojnë gjithashtu një kohë të gjatë për të rritur pula të reja sepse ka rregulla strikte të higjienës dhe biosigurisë, që do të thotë se duhet edhe më shumë kohë për të kompensuar mungesat.
    Kësaj i shtohet edhe hezitimi i shumë prodhuesve për të rritur më shumë zogj, si rezultat i shqetësimit të përgjithshëm për shpërthimin e ri të gripit të shpendëve. Kështu, ka shumë gjasa që çmimet e vezëve të mbeten të larta për mjaft kohë dhe se mungesat do të vazhdojnë deri në fund të vitit.

  • Gripi i shpendëve në Shqipëri rriti me 5 lekë çmimin e vezëve, u “asgjësuan” 430 mijë pula

    Gripi i shpendëve në Shqipëri rriti me 5 lekë çmimin e vezëve, u “asgjësuan” 430 mijë pula

    Influenca aviare, H5N1 po ndikon negativisht në tregun e vezëve, tashmë ky produkt tek fermerët kushton prej ditës së sotme kushton 5 lekë më tepër. Tek stabilimentet e pularive gripi i shpendëve ka qenë më agresiv se sa tek fermat e fshatarëve.
    Gripi i shpendëve në Shqipëria ka sjell dhe rritje të çmimit të vezëve, asgjësimi i 430 mijë krerëve të pulave ka bërë që një kokërr vezë për konsumatorin të kushton 66.6% më tepër, e për kthyer në para do të thotë 10 lekë më shumë.
    Po për ekspertët e bujqësisë ky ndryshim çmimi është abuziv nga tregtarët.
    “Është një rritje e pajustifikuar sepse ne kemi 7 mln krerë dhe 5 mln prej tyre janë për prodhim vezësh, mendoj se kjo ka të bëjë më vendosjen e monopoleve në këtë treg në Shqipëri. Ka shumë pak kompani që merren me importin dhe eksportin e tyre, dhe kjo e bën të lehtë vendosjen e çmimit nga këto kompani.”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie.
    Asgjësimi i 430 mijë krerëve pulave, deri më tani nuk ka sjell mungesë të këtij produkti në markete.
    “Nëse situata përkeqësohet atëherë ka vend për ndërhyjnë nga Ministria e Bujqësisë për të zbutur koston e prodhimi apo për të marrë masa për zëvendësimin e këtyre shpendëve, por sot nuk jemi në këtë fazë pasi dëmi është shumë i vogël”, shton më tej eksperti i bujqësisë.
    Kjo nuk është një situatë e re as për biznesin e pularive dhe as për konsumatorin në vitin 2022 si pasojë e gripit të shpendëve u asgjësuan gjysmë milioni pula, në atë kohë një kokërr vezë në market kapi vlerën e 30 lekëve, ndërsa veza e fshatit 50 lekë.

  • Gripi i shpendëve, ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit, por shkakton dëm të madh ekonomik

    Gripi i shpendëve, ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit, por shkakton dëm të madh ekonomik

    Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa të rrepta nga autoritetet. Mbi 68 mijë pula dhe rreth 400 mijë vezë janë bllokuar, ndërsa Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit siguron qytetarët se nuk ka produkte të infektuara në treg.
    Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, ekspertët theksojnë se nuk ka rrezik për konsumatorët nga ushqimet e kontaminuar nëse ato gatuhen siç duhet, por shtojnë se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz për industrinë e shpendarisë dhe ekonominë e vendit.
    Sipas epidemiologut Kujtim Mersini, ky virus është një pandemi globale te shpendët e egër dhe përhapet me lëvizjen e tyre edhe te shpendët e butë. Ai thekson se nga viti 2020, prania e gripit në fermat industriale është bërë e përvitshme, duke u kthyer kryesisht në një problem ekonomik. Megjithëse rreziku për njerëzit sot për sot mbetet i ulët, shqetësimi kryesor lidhet me faktin se shtami H5N1 i këtij gripi po transmetohet edhe te gjitarët. Për këtë arsye, fermat janë vendosur në karantinë, shpendët e infektuar janë asgjësuar dhe produktet e dyshuara janë eliminuar.
    “Gripi i shpendëve është pandemi globale sa i përket shpendëve të egra,. Pra ndodhet në të gjithë botën dhe me lëvizjen e shpendëve të egër transmetohet edhe të shpendët e butë. Prania e gripit në pulari industriale është problem ekonomik në radhë të parë. Hasja është pothuajse e përvitshme nga 2020 deri më sot. H5N1 problemin e ka se tani po transmetohet tek gjitarët dhe nuk po qëndron më vetëm te shpendët. Rreziku te njerëzit sot për sot është i ulët. Fermat janë në karantinë, shpendët janë asgjësuar dhe janë eliminuar edhe produktet si vezë që i përket periudhës së dyshimit dhe sigurisht dhe konfirmimit të pranisë së gripit”, tha Mersini.
    Ndërkohë, ekspertja e sigurisë ushqimore Ana Vuksani shpjegon se H5N1 është veçanërisht i rrezikshëm, pasi përhapet shpejt dhe shkakton normë ngordhjeje nga 80 deri në 100%. Kjo, sipas saj, shkakton dëm të madh ekonomik pasi sjellë mungesë të mishit të pulës dhe vezëve në treg, si dhe rritje të çmimeve.
    “Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që prek shpendët që nga shtegtarët deri tek shpendët që mbahen në oborret dhe fermat e fermerëve. Ka disa shtame të këtij gripi dhe H5N1 është më i rrezikshmi dhe ajo që është probleme është se ku grip shkakton në dëm ekonomik të madh pasi përhapet shumë shpejt dhe është shumë agresiv dhe ngordhja është shumë i madh nga 80-100 %.
    Dënimi ekonomik kërcënon me mungesë të mishit të pulës dhe vezë që do të sjellë edhe rritje të tyre. Gripi i shpendëve transmetohet te njeriu por nuk shkakton një dëm shumë të madh në organizmin njeriut deri më tani.  Ata që preken nga ky grip janë kategoritë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pulat, nga veterinerët, fermerët që u shërbejnë këtyre pulave, punonjësve që punojnë në pulari dhe thertore. Ky grip në SHBA ka prekur edhe kafshë të tjera. Simptomat janë të ngjashme me të gjithë gripat e tjerë. Kafshët e prekura me grip duhet të asgjësohen dhe kjo bëhet në kushtet specifike që bëhet nga personat dhe agjencitë e autorizuara”, tha ajo.
    Edhe pse gripi i shpendëve mund të transmetohet te njeriu, Vuksani qetëson qytetarët duke theksuar se deri tani nuk ka shkaktuar dëme të rënda te njerëzit. Grupet më të rrezikuara janë fermerët, veterinerët dhe punonjësit e fermave dhe thertoreve.
    “Sa i përket ushqimit duhet të sigurojë konsumatorin se nëse i gatuajmë në temperaturën e duhur edhe po të jetë virusi nuk mund të transmetohet te njeriu. Duhet të shmangim kontaktet me pulat kur shkoni në vende ku ka pula dhe duhen parandaluar tregjet e hapura të pulave patave dhe rosave dhe duhet të evitohen nga njërit këto gjëra që të mos transmetohet ky virus. Nuk ka raste që të ketë transmetim të virusit nga ushqimet e gatuara në mënyrën e duhur te njeriu”, tha Vuksani.