Tag: shpejti

  • Aplikacioni ueb i WhatsApp së shpejti me thirrje audio dhe video

    Aplikacioni ueb i WhatsApp së shpejti me thirrje audio dhe video

    Klienti në ueb i WhatsApp së shpejti mund të pajiset me funksionalitet audio dhe video raportoi WABetaInfo.

    Aktualisht përdoruesit e WhatsApp të cilët do të dëshironin të bëjnë thirrje, duhet të përdorin ose aplikacionin desktop për PC dhe Mac ose mobile.
    Megjithatë WABetaInfo zbuloi praninë e butonëve të rinj të thirrjeve të cilët u shfaqen në klientit në ueb, që do të thotë se së shpejti mund të keni qasje në të njëjtat veçori pavarësisht ku e përdorni WhatsApp.

    Përmes një përditësimi muajin e kaluar, WhatsApp ndryshoi mënyrën sesi përdoruesit mund të startojnë një thirrje zanore dhe video me individët dhe grupet duke shtuar një menu të re për testuesit beta.

    Siç duket tani WhatsApp po punon për integrimin më të gjerë të funksionalitetit. Sapo WhatsApp të jetë gati për të shtyrë këtë veçori përpara, aplikacioni do të jetë më volitshëm për komunikim si platformat e tjera të Microsoft Teams.
    /PCWorld albanian

  • Një kanal online falas për futbollin shqiptar, FSHF po e bën realitet

    Një kanal online falas për futbollin shqiptar, FSHF po e bën realitet

    27 Prill 2025

    11:35

    Telesport

    Federata Shqiptare e Futbollit vjen me një tjetër risi për të gjithë tifozët shqiptarë, teksa së shpejti është duke bërë gati edhe kanalin e saj televiziv. FSHF TV do të jetë i aksesueshëm së shpejti për të gjithë tifozët shqiptarë të futbollit.
    Ky kanal TV do të shërbejë per te promovuar futbollin vendas dhe aktivitetet e FSHF të cilat kane qënë të shumta në vitet e fundit, si dhe futbollin e te rinjve dhe atë amator.
    Një hapësirë të rëndësishme në FSHF TV do të ketë edhe Kombëtarja shqiptare dhe aktiviteti i saj, ndeshjet më të mira në historinë e saj, si edhe emisione të dedikuara për skuadrën kuqezi.
    Nuk do të mungojnë ndeshjet e ekipeve kombëtare të moshave për djem e vajza, si edhe ndeshjet e kampionateve kombëtare për moshat U-17 & U-19 për djem e vajza.
    Gjithashtu do të transmetohen emisione të dedikuara mbi aktualitetin dhe ngjarjet futbollistike kryesore në vend, dokumentarë historikë mbi ngjarjet apo personazhe të ndryshëm që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit në vend.
    Ky kanal do të ofrohet pa pagesë dhe së shpejti do të nisë transmetimet në platformën OTT të Klani IM.

  • Rama: Mandatin e katërt do të ndërtojmë rrugën Berat-Poliçan-Skrapar, së shpejti hapim kombinatin e armëve

    Kryesocialisti Edi Rama në vijim të takimeve elektorale u ndal në një takim këtë të mërkurë me qytetarët e Poliçanit.
    Në fjalën e tij ai tha se qeveria socialiste në mandatin e katërt do të ndërtojë rrugën e re Berat-Poliça-Skrapar.
    Sipas tij kjo rrugë e re jo vetëm që do të ngushtojnë largësinë mes qyteteve si me Tiranën apo Përmetin, por do të sjellë më shumë turistë.

    “Në mandatin e katërt kemi përcaktuar si pjesë të planit tonë edhe rrugën e re Berat-Poliçan-Skrapar. Rruga e re do të ngushtojë shumë distancën, do të rrisë shpejtësinë e lidhjes tuaj jo vetëm me Beratin por dhe me Tiranën. Do të lidhë Skapraparin me Përmetin dhe do të sjellë shumë më tepër turizëm”, tha Rama.
    Më tej kryesocialisti premtoi se shumë shpejt do të hapet dhe Kombinati i Poliçanit për prodhimin e armëve. Ai tha se kanë nisur negociatat me disa kompani dhe pritet që së shpejti të nisë puna.
    “Jemi duke punuar dhe në kuadër të rillidjes së industrisë ushtarake edhe kombinatin e Poliçanit e kemi pjesë të planeve tona. Jemi duke diskutuar me disa palë të interesura. Shpresoj se së shpejti do të kemi rezultate. Shpresoj se së shpejti do të hapim Kombinatin. Në kushtet kur Europa është shumë e interesuar për prodhimet ushtarake, edhe ne e kemi krijuar këtë proces”, deklaroi më tej kryesocialisti.

  • “Standarde europiane”/ Rama ndan pamjet nga punimet në spitalin e Lezhës: Së shpejti hap dyert për 200 mijë banorët e zonës

    “Standarde europiane”/ Rama ndan pamjet nga punimet në spitalin e Lezhës: Së shpejti hap dyert për 200 mijë banorët e zonës

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i spitalit rajonal të Lezhës, teksa thotë se do të shndërrohet në një qendër të standardeve evropiane.
    Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për një investim të qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, dhe së shpejti, do të hapë dyert për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon.
    “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të kantierit të Rilindjes së Spitalit Rajonal Lezhë si një qendër e standardeve europiane, falë investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, i cili së shpejti do të hapë dyert për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Konkursi për stadiumin Selman Stermasi/ Rama: Po punojmë që së shpejti të sjellim Akademinë e NBA në Durrës

    Konkursi për stadiumin Selman Stermasi/ Rama: Po punojmë që së shpejti të sjellim Akademinë e NBA në Durrës

    Ditën e sotme është zhvilluar faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”.Kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në këtë event, tha se kjo është një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet.
    “Dua t’ju jap përgjigje atyre që pyesin se çfarë po bëhet me ato tre stadiume, të cilat janë në proces tani, pasi janë përzgjedhur fituesit, janë bërë projektet e zbatimit dhe IC ka shpallur garën për zhvilluesit, kështu që të gjithë janë të ftuar t’i shikojmë të treja këto mundësi zhvillimi.Stadiumi,në fakt nuk janë stadiume ekzaktësisht, por janë qendra të reja urbane, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Tani i vjen radhë stadiumit “Selman Stermasi”, edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane, që jam i bindur që duke pasur parasysh konkurrentët, do të jemi në kushtet ku do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje të mirë. Ashtu sikundër dua të përmenden këtu edhe disa procese të tjera të filluara, procesi për ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione, procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, e domosdoshme për shumë arsye.
    Biblioteka e re kombëtare me një konkurs që do të shpallet së shpejti. Ndërkohë që po punohet dhe është në kantier akademia e Manchester City në Durrës. Së shpejti edhe akademinë e Nadal në Durrës . Agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës, ku duam të krijojmë një destinacion akademish sportive.
    Në fund, së shpejti po ashtu, e them këtë se e di që këtu ka jo pak përfaqësues kompanish, por edhe të tjerë që na dëgjojnë, IC do të shpallë edhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe bregdet, ku ne do të përfshijmë të gjithë arkitektët ndërkombëtarë, që janë pjesë tani e përditshmërisë tonë me të cilët do të organizojmë edhe festivalin e arkitekturës në fillim të Qershorit.
    Për parkimet, qëllimi është t’i përgjigjemi një sfide të madhe të këtij zhvillimi që është nevoja për më tepër parkime dhe për një sistem të pranueshëm të qarkullimit që ka filluar të japë shenja vështirësie të dukshme. Duke përmendur të gjitha këtoju falënderoj për praninë dhe jam shumë i kënaqur që kemi arritur që në Tiranë të organizojmë evenimente të tilla përmasave”,tha Rama.

  • Elon Musk jep dorëheqjen, zbulohet çfarë tha Donald Trump

    Elon Musk jep dorëheqjen, zbulohet çfarë tha Donald Trump

    Bota E Mërkurë, 2 Prill 2025 18:53
    Sipas medias ”Politico”, Trump u ka thënë njerëzve në rrethin e tij të ngushtë se Elon Musk së shpejti do të japë dorëheqjen nga posti i tij në qeverinë amerikane.
    Sipas raportit, Musk do të japë dorëheqjen në javët e ardhshme si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i cili u formua me qëllim të shkurtimit drastik të shpenzimeve qeveritare.

    Trump mbetet i kënaqur me iniciativën e Musk dhe Doge, por ata kanë vendosur bashkërisht ditët e fundit se së shpejti do të vijë koha që Musk të kthehet në bizneset e tij dhe të marrë një rol mbështetës, sipas tre personave të afërt me Trump, të cilët folën në kushte anonimiteti.
    Tesla po përjeton një “ulje” në shitje kohët e fundit dhe Musk kërkon të gjejë mënyra për ta ringjallur atë.

  • VIDEO – “Dashuria” është klipi më i ri që rikthen së shpejti Parashqevi Simakun në muzikën shqiptare…

    VIDEO – “Dashuria” është klipi më i ri që rikthen së shpejti Parashqevi Simakun në muzikën shqiptare…

    Një këngë që celebron dashurinë. Mesa duket përmes kësaj teme, këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku do të rikthehet fuqishëm me një klip të ri në muzikën shqiptare.
    Lajmin e ka dhënë prej kohësh mbështetësi më i madh i saj, Elton Ilirjani, i cili madje ka publikuar edhe një fragment të klipit të ri që pritet të dalë së shpejti. Bie në sy bashkëpunimi me mjeshtrin ndërkombëtar të fotografisë dhe videos, Fadil Berisha.
    

    Continue Reading

  • ‘Çdo gjë do mbarojë’, Zelenskyy: Putin do të vdesë së shpejti

    ‘Çdo gjë do mbarojë’, Zelenskyy: Putin do të vdesë së shpejti

    Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin

    UKRAINË-Presidenti ukrainas në një dekkaratë të tijën ka thënë se homologu i tij Vladimir Putin do të vdesë së shpejti. Në një deklaratë shokuese, ai i kërkoi SHBA-së që të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë, pasi fundi është afër.
    Ai (Putini) do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë”, tha presidenti ukrainas, shkruan The sun.
    Prej kohësh është përfolur se Vladimir Putin, 72 vjeç, ka probleme me shëndetin, përfshirë sëmundje të ndryshme të kancerit të parkinsonit. Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putin nuk është mirë, teksa Volodymyr Zelenskyy ka aluduar më parë për shëndetin e keq të presidentit rus.
    Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se Putin “i frikësohet shoqërisë së tij” në Rusi, ndërsa i kërkoi SHBA-së që të mos e lënë atë të dalë nga izolimi. Kremlini e ka mohuar gjithmonë se Putini nuk është mirë, ndërsa 72-vjeçari nga ana e tij ka ndarë shpesh pamje nga aktivitetet e tij të përditshme, duke peshkuar, kalëruar dhe madje duke bërë xhudo./ZËRI

  • Arsenal kërkon të bëjë hapin e madh, nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Saka

    Arsenal kërkon të bëjë hapin e madh, nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Saka

    26 Mars 2025

    8:48

    Telesport

    Arsenal do të fillojë së shpejti bisedimet me sulmuesin Bukayo Saka, për të arritur një marrëveshje të re. Lojtari ka një kontratë që skadon në vitin 2027 me “topçinjtë”.
    Sipas “BBC Sport”, palët do të nisin bisedimet që këtë sezon. Sulmuesi, i cili ka munguar që nga dhjetori për shkak të një dëmtimi të rëndë, ka dëshirë të vazhdojë të qëndrojë në “Emirates”.
    Sulmuesi 23-vjeçar ka kontribuar me nëntë gola dhe 13 asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon deri në momentin që u ndal. Kontrata e re do të shoqërohet me rritje të rrogës.
    Saka është rritur në Akademinë e Arsenal, fanellë që e ka veshur gjatë gjithë karrierës së tij, duke qenë një idhull i tifozëve. Lojtari pritet të rikthehet së shpejti të luajë pas dëmtimit.