Tag: shpejti

  • Rama: Së shpejti nisim planin për të hequr depozitat nga pallatet

    Rama: Së shpejti nisim planin për të hequr depozitat nga pallatet

    Rama: Së shpejti nisim planin për të hequr depozitat nga pallatet
     
    Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do të nisë plani për të hequr depozitat nga tarracat e pallateve, duke e lidhur këtë nismë me reformën e furnizimit të qëndrueshëm me ujë. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se bashkë me rritjen e prodhimit të ujit dhe trajtimin e mbetjeve, qeveria synon të garantojë një standard të ri urbanistik dhe mjedisor.
     

     
    Një tjetër pikë e fortë e fjalës së kryeministrit ishte paralajmërimi për ata që vjedhin ujin. Rama tha se do të vendosen “vija të kuqe”, atje ku bashkitë nuk kanë mundur të imponojnë rregull.
     
    “Ai që paguan ka të drejtë të ankohet pse nuk e merr ujin. Por ai që e vjedh do të përballet me heqje lirie, njësoj siç ndodhi me ata që vjedhën energjinë elektrike. Nuk bëhet fjalë për ata që nuk paguajnë në kohë, por për ata që ndërhyjnë ilegalisht në rrjet. Ashtu siç krijuam Task Forcën e energjisë, do të krijojmë edhe Task Forcën e ujit,” deklaroi ai.
     
    Rama e krahasoi këtë fazë të reformës me suksesin e arritur në furnizimin me energji elektrike. Sipas tij, qëllimi është që deri në vitin 2030 Shqipëria të ketë një furnizim të sigurt dhe të pandërprerë me ujë.
     
    “Siç sot energjia nuk është më një problem, ankth apo pasiguri, kështu do të jetë furnizimi me ujë në vitin 2030. Shumica e popullit që paguan rregullisht ujin ka të drejtë të marrë shërbimin e merituar, dhe nuk mundet që pakica që e merr falas të dëmtojë të tjerët,” u shpreh Rama
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Së shpejti botohet romani “Dritë e burgosur” nga Drita Ademi

    Së shpejti botohet romani “Dritë e burgosur” nga Drita Ademi

    Shtëpia botuese Faik Konica në Prishtinë pritet të botojë së shpejti romanin më të ri me titull “Dritë e burgosur”, nga autorja shqiptare me banim në Zvicër, Drita Ademi.

    Romani trajton tema të ndjeshme dhe ngjarje që lidhen me përjetimet e vajzave dhe grave, duke sjellë një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe emocional. Është një roman i sinqertë në trishtimin e vet, tronditës në subjektin që ka dhe ulëritës në fatin e vajzave dhe grave për të cilat shkruan. Pra, është roman për fatin e njeriut për të qenë ose për të mos qenë njeri; në fund të fundit ose je, ose nuk je i tillë.

    “Është një roman i sinqertë në trishtimin e vet, tronditës në subjektin që ka dhe ulëritës në fatin e vajzave dhe grave për të cilat shkruan. Thënë shkurt, është roman për fatin e njeriut për të qenë ose për të mos qenë njeri. Është një prozë e spërkatur me vesë poezie, me ngjarje sa të thjeshta, po aq edhe tragjike, që të mbajnë deri në fjalën e fundit”, shkruan shkrimtari Namik Dokle në një reflektim për librin.

    Drita Ademi është autore me origjinë nga Prishtina dhe jeton në Zvicër. Deri më sot ka botuar disa vëllime poetike në gjuhë të ndryshme, përfshirë:

    Andrra e Gjethe (Toena, Tiranë, 2018)

    Vesë mbi Dhimbje (Konica, Prishtinë, 2020)

    Licht mit Regen (gjermanisht, Anthea Verlag, Berlin, 2023)

    Me kënd fola (Armagedoni, Prishtinë, 2023)

    Kiminle Konuştum (shqip–turqisht, Artshop, Stamboll, 2023)

    În lumina dorului / Në dritë të mallit (rumanisht, Haemus, Bukuresht, 2023)

    Në vitin 2024, autorja u nderua me Çmimin “Azem Shkreli” për librin Me kënd fola. Romani “Dritë e burgosur” do të promovohet së shpejti edhe në Prishtinë./KultPlus.com

  • Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

    Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje.
    Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një video nga shembja e një objekti pa leje, ndërsa krahas saj shkruan; “Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit.  Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.”

  • “Edhe Elbasani po rimerr frymë”, Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

    “Edhe Elbasani po rimerr frymë”, Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i hapësirave publike.
    “Së shpejti do të nisë konsultimi me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël për ‘Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike’,” bëri me dije Rama.

  • Rama: Së shpejti, “projekt-rregullorja kombëtare e hapësirës publike”

    Rama: Së shpejti, “projekt-rregullorja kombëtare e hapësirës publike”

    Politikë E Enjte, 31 Korrik 2025 11:13

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e fundit nga lirimi i hapësirave publike, kësaj radhe nga qyteti i Elbasanit.
    “Edhe Elbasani po rimerr frymë*Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama.

  • Marrëdhënia SHBA-Kinë, Reuters: Dy udhëheqësit e superfuqive mund të kenë një takim së shpejti

    Marrëdhënia SHBA-Kinë, Reuters: Dy udhëheqësit e superfuqive mund të kenë një takim së shpejti

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të vizitojë Kinën së shpejti për një udhëtim historik, në një kohë tensionesh midis dy vendeve mbi tregtinë dhe sigurinë.

    “Presidenti Xi më ka ftuar në Kinë dhe ndoshta do ta bëjmë këtë në një të ardhme jo shumë të largët”, u tha Trump gazetarëve nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
    “Pak më vonë, por jo shumë më vonë. Dhe jam ftuar nga shumë njerëz dhe do t’i marrim këto vendime shumë shpejt”, shtoi presidenti.
    Reuters ka raportuar se ndihmësit e Trump dhe Xi Jinping kanë diskutuar mundësinë e një takimi midis dy udhëheqësve gjatë një udhëtimi të presidentit të SHBA-së në Azi më vonë këtë vit, duke cituar dy persona të njohur me planet.
    Ndërsa planet për një takim nuk janë finalizuar, diskutimet në të dyja anët e Atlantikut kanë përfshirë një ndalesë të mundshme nga Trump rreth kohës së samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut ose bisedimeve në periferi të samitit, i cili do të mbahet nga 30 tetori deri më 1 nëntor, sipas burimeve.
    Një tjetër udhëtim i mundshëm mund të jetë një ceremoni në Pekin më 3 shtator për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë.
    Shtëpia e Bardhë dhe qeveria kineze refuzuan të komentojnë mbi raportin e Reuters.
    Trump bëri komentin në lidhje me një takim të mundshëm me Xi gjatë bisedimeve me Presidentin Filipinas Ferdinand Marcos Jr., një aleat kyç i Paqësorit, i cili tha se Trump ishte distancuar me sukses nga Kina, edhe pse nuk ishte gjë e keqe për të dy vendet të kishin marrëdhënie.
    Presidenti amerikan është përpjekur të lehtësojë tensionet me Pekinin në javët e fundit, duke marrë një pushim nga një luftë tarifore “dhëmbë për dhëmbë” që ka prishur tregtinë globale dhe zinxhirët e furnizimit.
    Trump u ka dhënë SHBA-ve dhe Kinës një afat deri më 12 gusht për të arritur një marrëveshje përfundimtare mbi tarifat.
     

    Top Channel

  • “Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”, Rama ndan pamjet: Së shpejti plani për vendosjen e tavolinave jashtë

    “Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”, Rama ndan pamjet: Së shpejti plani për vendosjen e tavolinave jashtë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, si dhe për projektet e reja urbane që do të transformojnë qytetet shqiptare.
    “Sipas planit të punës, vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara,” shkruan Rama, duke theksuar se puna “nuk do të ndalet më, as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen, dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura, jo e jo…”
    Ai shton se paralelisht po punohet intensivisht me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, një fazë e re e zhvillimit urban, ku janë përfshirë arkitektë të huaj dhe vendas, me qëllim krijimin e hapësirave funksionale, estetike dhe të aksesueshme për qytetarët.
    Lidhur me përdorimin e hapësirave publike nga njësitë e shërbimit, Rama bëri të ditur se së shpejti do të prezantohet një plan i ri për vendosjen e tavolinave jashtë.

    Postimi i plotë:
    Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenoment dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendasNdërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik.