Tag: shpejtësisë

  • Alarm i kuq në rrugët e Shqipërisë, shpejtësia dhe pakujdesia po marrin jetë

    Alarm i kuq në rrugët e Shqipërisë, shpejtësia dhe pakujdesia po marrin jetë

    Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipëri burimi kryesor i aksidenteve me pasojë humbje jetësh.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për vitin 2023 rreth 30% e vdekjeve nga aksidentet janë shkaktuar nga shpejtësia, ndërsa 26% e vdekjeve shkaktohen nga të kaluarit e rrugës pa kujdes. Më tej ndryshimi i papritur i drejtimit të mjetit përbëri 9% të vdekjeve. Ndërsa alkooli, mosrespektimi i këmbësoreve, qasja e pakujdesshme përbejnë secila 6% t shkaqeve të fataliteve nga aksidentet rrugore.
    Të dhënat e ministrisë së brendshme janë bërë publike në kuadër të dokumentit e “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026-2030” të publikuar për konsultim.
    “Shumica e shkeljeve të qarkullimit rrugor janë për shkak të shpejtësisë ose mosrespektimit të kufirit të shpejtësisë. Përveç kësaj, ekziston një përhapje e gjerë e perceptimit midis drejtuesve se nuk do të ndëshkohen dhe se kufijtë e shpejtësisë janë kufizues të panevojshëm. Kjo dëmton iniciativat e zbatimit të ligjit dhe edukimit”, theksohet në dokument.

  • “BE na do pranë vetes”/ Çupi: Shqipëria ka hyrë në një situatë tjetër parlamentare

    “BE na do pranë vetes”/ Çupi: Shqipëria ka hyrë në një situatë tjetër parlamentare

    Analisti Frrok Çupi komentoi seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, seancë e cila zgjati më pak se 30 minuta.
    Çupi tha se opozita edhe në këtë seancë plenare, dëshmoi se nuk vlen dhe se nuk duhet. Analisti vlerësoi mazhorancën për punë e saj ndërsa vlerësoi edhe programin qeverisës.
    “Për opozitën është shumë negative, për mazhorancën është një moment si të thuash se është pozitive pasi është mirë informuar për të bërë programin e qeverisë. Ndërsa një tjetër anë është përmbajtja dhe e dimë që Edhe në një situatë tjetër të shpejtësisë”, tha a.
    Në seancën e kësaj të enjte “Diella” tha Çupi ishte simbol i shpejtësisë.
    “Diella” është simbol i shpejtësisë, por nuk është vetëm kjo. Pra padyshim që do të shtojë shpejtësisë dhe të mos harrojmë që për të shkuar në BE, zhvendosja e legjislacionit europian në legjislacionin tonë do të donte 7 vite. ndërsa me “Diellën” do të dojë vetëm 1 vit”, tha ai.

  • Postoi video duke ngarë makinën me 225 km/orë, ndëshkohet ministri i Transportit

    Postoi video duke ngarë makinën me 225 km/orë, ndëshkohet ministri i Transportit

    Ministri i Transportit në Turqi është gjobitur për tejkalim shpejtësie pasi postoi një video që e tregonte atë duke drejtuar makinën tip “Audi” me 225 km/orë në një autostradë.
    Videoja ku shfaqet ministri i Transportit është e shoqëruar me muzikë popullore dhe fragmente nga një fjalim i Presidentit Tayyip Erdogan që lavdëronte infrastrukturën rrugore.
    Aty shfaqet edhe kilometrazhi i makinës së Uraloglu me shigjetat që “fluturojnë” dhe makinën duke kaluar të tjerat në korsinë e shpejtësisë në autostradën Ankara-Nigdi.
    Policia e trafikut më vonë i komunikoi atij një gjobë prej gati 240 eurosh për shkelje të shpejtësisë, teksa e ndaloi rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit Ankara.

    225 km/orë është pothuajse dyfishi i shpejtësisë së lejuar në Turqi, ndaj veprimi i Abdulkadir Uraloglu ka shkaktuar reagime të forta nga komentuesit në mediat sociale, duke e detyruar atë që edhe të kërkonte falje publike.
    I përballur me reagime negative, Uraloğlu ngarkoi një foto të gjobës së policisë në platformën X, duke shkruar: “Ndjesë kombit”.
    Kufiri maksimal i shpejtësisë në autostradat turke është 140 km. Vitin e kaluar, 6,351 persona u vranë në rreth 1.5 milion aksidente trafiku, sipas shifrave zyrtare.

  • Si e uli Helsinki numrin e humbjeve të jetës nga aksidentet rrugore në zero

    Si e uli Helsinki numrin e humbjeve të jetës nga aksidentet rrugore në zero

    Kryeqyteti finlandez, Helsinki, arriti të kalojë një vit të tërë pa asnjë viktimë në aksidentet rrugore. Ky sukses lidhet ngushtë me planifikimin urban të bazuar në të dhëna dhe politika të zgjuara të sigurisë rrugore.Zero. Ky është numri i njerëzve që kanë humbur jetën në aksidente rrugore në Helsinki, Finlandë, gjatë 12 muajve të fundit. Edhe pse edhe qytete të tjera e kanë arritur këtë, si Oslo në vitin 2019, Helsinki është një nga qytetet më të mëdha që e ka realizuar.Që nga korriku 2024 nuk është shënuar asnjë viktimë. Me rreth 690,000 banorë, Helsinki ka një nivel të vdekshmërisë shumë më të ulët se shumica e kryeqyteteve europiane, si në shifra absolute ashtu edhe për frymë.Në vitin 2024, deri në fillim të korrikut, kishte vetëm katër viktima, që i korrespondojnë 0,59 për 100,000 banorë. Për krahasim, Berlini regjistroi 1,45 për 100,000, Londra 110, ndërsa Oslo, me pak më shumë banorë se Helsinki, 0,56.Roli i kufizimit të shpejtësisëNjë nga masat kryesore ishte ulja e kufijve të shpejtësisë në 30 km/h në më shumë se gjysmën e rrugëve të qytetit. Po kështu, pranë shkollave kufiri u ul në 30 km/h për të mbrojtur fëmijët.“Vetëm ulja e shpejtësisë nuk mjafton, por është një hap thelbësor,” thekson Roni Utriainen, inxhinier trafiku dhe planifikues rrugësh në Bashkinë e Helsinkit.Objektivi “Zero Viktima” deri në 2050Kjo arritje është pjesë e programit europian “Vision Zero”, që synon eliminimin e humbjeve të jetës në rrugë deri në vitin 2050.Helsinki ka nisur Programin e Zhvillimit të Sigurisë Rrugore, me synim identifikimin e akseve më të rëndësishme për fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët dhe rindërtimin e infrastrukturës për ta bërë më të sigurt. Ky program përfshin shtimin e korsive të biçikletave, përmirësimin e ndriçimit publik, përditësimin e udhëzimeve dhe bashkëpunimin me qytete e institucione të tjera. Një prioritet tjetër është nxitja e përdorimit të transportit publik për të ulur numrin e makinave në rrugë.Të dhënat si bazë për planifikimAutoritetet kanë mbledhur të dhëna mbi aksidentet, shpejtësitë e qarkullimit dhe opinionet e qytetarëve për të identifikuar pikat e rrezikshme. Kjo ndihmon në planifikimin e kalimeve për këmbësorë, korsive të biçikletave dhe linjave të transportit publik.“Siguria rrugore është komplekse, sepse ndikohet nga shumë faktorë,” shpjegon Hagen Schüller, planifikues trafiku në Berlin. “Megjithatë, heqja e një faktori rreziku krijon një lloj ‘amortizatori’ dhe parandalon aksidentin.”Rëndësia e kontrollit dhe zbatimitNë Helsinki, koordinimi midis bashkisë dhe policisë ka qenë vendimtar për zbatimin e kufijve të shpejtësisë. Policia kryen kontrollet, ndërsa bashkia ndërton pikat fikse të kontrollit. Aktualisht ka 60 pika të tilla me kamera shpejtësie, kryesisht në rrugë me kufi mbi 40 km/h.“Kemi parë që këto pika kanë ulur ndjeshëm rastet e tejkalimit të shpejtësisë,” thotë Utriainen.Inovacioni dhe e ardhmjaEkspertët si Schüller besojnë se e ardhmja e menaxhimit të trafikut do të bazohet te automatizimi dhe inteligjenca artificiale. Mjetet vetëdrejtuese do të komunikojnë me qendrat e kontrollit, duke raportuar shpejtësinë dhe vendndodhjen, ndërsa IA do të analizojë pamjet nga kamerat për të menaxhuar qarkullimin në kohë reale.Sipas tij, Helsinki po shërben si model për qytetet e mesme, duke treguar se “Vision Zero” është e arritshme.Sfida kryesore për qytetet e tjera mbetet politika vendore: heqja e hapësirave të parkimit për korsitë e biçikletave, ulja e shpejtësisë dhe krijimi i zonave pa makina shpesh shkaktojnë kundërshtime. Por teknologjia dhe dijet tashmë ekzistojnë, mbetet vetëm zbatimi i tyre. / DWKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shoferi i Porsche-s kapet me 320 km/h në autostradën gjermane, trefishi i kufirit të lejuar

    Shoferi i Porsche-s kapet me 320 km/h në autostradën gjermane, trefishi i kufirit të lejuar

    Një shofer Porsche është kapur duke udhëtuar me 320 km/h në autostradën gjermane A2 pranë qytetit Burg në landin Saksoni-Anhalt, thuajse trefishi i kufirit të lejuar prej 120 km/h në atë segment.

     Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të shpejtësisë në disa pjesë të rrugëve, sipas The Guardian.
    Policia bëri të ditur se shoferi, i cili drejtonte një Porsche Panamera me vlerë mbi 100 mijë euro, do të përballet me një gjobë prej 900 euro, një pezullim tre mujor të patentës, dhe ndëshkime të tjera. Identiteti dhe mosha e tij nuk janë bërë publike.
    Segmenti i autostradës A2, që lidh rajonin industrial të Ruhr-it me Unazën e Berlinit, është i njohur për trafikun e rënduar dhe kufizimet e shpejtësisë, veçanërisht për shkak të punimeve rrugore. Ngjarja ndodhi në fund të korrikut, por policia publikoi të dhënat këtë javë, pasi shkelja u regjistrua nga një radar i vendosur në një “trailer monitorues” mobil.
    Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë autostradë. Në vitin 2021, një drejtues Bugatti u kap me 417 km/h afër Magdeburgut, kryeqyteti i landit, i dyshuar për pjesëmarrje në një garë ilegale. Megjithatë, mungesa e provave çoi në mbylljen e çështjes pa ndëshkim.
    Autoritetet kanë nisur një “maratonë radarësh” këtë verë në Saksoni-Anhalt, duke shënjestruar segmentet problematike me kamera të shumta, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve shkollore.
    Policia përdori këtë rast për të bërë thirrje publike për respektim të rregullave të qarkullimit. “Shkeljet e shpejtësisë rrezikojnë jo vetëm jetën e shoferit, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, tha policia në një deklaratë. “Respektoni kufijtë e shpejtësisë – udhëtoni të sigurt dhe shmangni gjobat e larta, pikët negative dhe ndalimin e patentës.”
    Debati për vendosjen e kufijve të shpejtësisë në të gjithë Gjermaninë mbetet i nxehtë. Ndërsa mbrojtësit e kufizimeve përmendin sigurinë dhe ndikimin në klimë, klubet e makinave dhe industria automobilistike e shohin “lirinë e autostradës” si pjesë të trashëgimisë kulturore gjermane.

    Top Channel

  • Ky vend është shembull i sigurisë rrugore, asnjë humbje jete nga aksidentet

    Ky vend është shembull i sigurisë rrugore, asnjë humbje jete nga aksidentet

    Bota E Shtunë, 2 Gusht 2025 18:25
    Helsinki në Finlandë ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje në rrugë gjatë gjithë vitit. Ky sukses i rrallë lidhet me uljen e kufijve të shpejtësisë, dizajnin e kujdesshëm urban dhe masat e forta të kontrollit, përfshirë 70 kamera të reja dhe zbatimin e politikës kombëtare “Vizioni Zero”. Që nga viti 2021, kufijtë e shpejtësisë në zonat e banuara u ulën në 30 km/h, çka sipas ekspertëve përgjysmon rrezikun për këmbësorët.
    Ndryshimet në infrastrukturë, investimet në shtigje për biçikleta (mbi 1,500 km) dhe përforcimi i transportit publik kanë çuar në një ulje të madhe të përdorimit të makinave dhe aksidenteve. Nga 727 lëndime në vitin 2003, në vitin 2023 ato ranë në vetëm 14, raporton Politico.

    Modeli i Helsinkit po shihet si shembull për të gjithë BE-në në përpjekjen për të përgjysmuar vdekjet në rrugë deri më 2030. Ai tregon se me planifikim të mençur dhe angazhim afatgjatë, vizioni për rrugë pa viktima është i arritshëm.

     

  • Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

    Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

    Foto ilustruese

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka identifikuar disa të meta në mënyrën se si zyrtarët policorë i shqiptojnë gjobat për kundërvajtjet në trafik, duke shtuar se këto shkelje “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. IPK-ja tha se e kishte nisur këtë inspektim pasi kishte marrë informacion se zyrtarët policorë nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.
    Dhe rezultati i inspektimit? Nga 590 raste të analizuara, në të cilët ka pasur shkelje të shpejtësisë së lejuar për të paktën 20 kilometra në orë, vetëm 35 për qind e ngasësve janë gjobitur. Për më tepër, në 40 për qind prej gjobave të shqiptuara janë vërejtur mospërputhje.
    Herë, shpejtësia e lëvizjës është shkruar në gjobë të jetë më e ulët sesa e regjistruar në radar; herë të tjera, shpejtësia e kufizuar në gjobë është shkruar të jetë ndryshe nga ajo e regjistruar në radar.

    Sipas raportit të IPK-së, kjo gjë dyshohet se është bërë me synim për të zbutur dënimin dhe për t’iu shmangur gjobave më të rënda.
    Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh gjobë deri në 500 euro për ata që vozisin mbi 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, deri në 300 euro për ata që vozisin nga 50 në 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

    Gjobat shkojnë duke u ulur varësisht nga tejkalimi i shpejtësisë, deri në 20 euro për tejkalimin nga 10 deri në 20 kilometra në orë. Përveç gjobave financiare, shoferët ndëshkohen edhe me pikë negative – me nëntë pikë negative, një shoferit i pezullohet patent shoferi – dhe marrje të përkohshme të lejes për vozitje.
    Që të përmirësohet mënyra e përdorimit të radarëve për matjen e shpejtësisë së lëvizjës, IPK-ja ka rekomanduar trajnime shtesë për personelin dhe kryerjen më të rregullt të kontrolleve dhe monitorimit./REL

    2jpg

    1jpg

  • Flet kreu i “Rrugores”: Rreth 27% e aksidenteve vijnë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara

    Flet kreu i “Rrugores”: Rreth 27% e aksidenteve vijnë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara

    Policia Rrugore e konsideron tejkalimin e normave të lejuara të shpejtësisë si shkakun kryesor të aksidenteve me pasojë në vend.
    Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se rreth 26 deri në 27 për qind e aksidenteve ndodhin pikërisht për këtë arsye, ndërsa theksoi se një nga detyrat kryesore të policisë është rritja e parametrave të sigurisë rrugore përmes monitorimit dhe ndëshkimit të shkeljeve në qarkullim.
    “Policia Rrugore përveç menaxhimit dhe rregullimit të trafikut një nga detyrat kryesore ka atë të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore dhe në kuadër të sigurisë rrugore, organizon punën për monitorimin e gjithë shkeljeve në qarkullim. Shkaqet kryesore të aksidenteve janë pothuajse njësoj në çdo vend të botës, por edhe ndryshojnë në bazë të infrastrukturës, edukatës dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. Në bazë të statistikave që bëjmë ne si shërbim rrugor, shkaku kryesor i aksidenteve në tërësi është tejkalimi i normave të shpejtësisë.
    Pra rreth 26-27% të aksidenteve me pasojë ne i kemi për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë. Prandaj dhe synimi jonë është kontrollimi dhe saktësimi se kush janë normat e lejuara të shpejtësisë në një aks rrugor të pacaktuar. Nëse ka tejkalim të normave rrugore, Policia Rrugore merr masën ndëshkuese të shkelësve përkatës”, tha Altin Qato.

  • Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

    Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

    “Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua si inxhinier rrugësh në një pozicion shumë të rëndësishëm në sinjalistikën rrugore në Gjermani, më çoi një mesazh tronditës. Ai kishte udhëtuar në Shqipëri gjatë verës dhe ishte rikthyer sërish këtë fillim vere. Dhe më tha që rruga nga Elbasani për në Rrogozhinë e kishte detyruar të shihte që ndryshimi i sinjalistikës ishte gati dy tabela për çdo kilometër. Gjashtë shpejtësi të ndryshme në 38 kilometra. 65 tabela sinjalizuese. Është skandaloze”, u shpreh gazetari Blendi Fevziu.
    Bëhet fjalë për aksin Elbasan-Rrogozhinë, një rrugë me qarkullim të lartë të mjeteve, por edhe me një problem serioz: vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë.
    “Shpejtësia ndryshon nga 80 km për orë në 60 km për orë ose 50 në 20, si në këtë rast, brenda pak metrave. Ky ndryshim i menjëhershëm, sipas ekspertit të sigurisë rrugore Mamir Hodo, shkakton konfuzion, frenime të papritura, ndëshkime të padrejta si dhe rrit rrezikun për aksidente”, raporton gazetarja e TV Klan, Dorina Halili.
    Sipas ekspertit, sinjalistika vertikale është indikatori kryesor për garantimin e sigurisë rrugore, prandaj duhet të jetë e qartë, në kohë dhe proporcionale, në mënyrë që drejtuesi i mjetit të ketë mundësi të reagojë dhe të shmangë rreziqet.
    Sipas Hodos, është e nevojshme të bëhet një auditim teknik në një pjesë të mirë të rrugëve të vendit për të garantuar kështu sigurinë e drejtuesve të mjeteve, por edhe këmbësorëve.
    Vetëm në këtë segment janë 65 tabela me 6 shpejtësi të ndryshme, nga 20 deri në 80 kilometra. Ekspertët e policisë rrugore, thonë jashtë kamerave, se ky ndryshim i shpeshtë i shpejtësisë përmes sinjalistikës përbën problem për sigurinë rrugore, por shpjegojnë se sinjalistika nuk vendoset prej tyre.
    Derisa situata të ndryshojë, drejtuesit e mjeteve mbeten të ekspozuar ndaj rreziqeve që shkakton kjo amulli, e krijuar nga ndryshimi i shpeshtë i shpejtësisë, nga një tabelë në tjetrën.
    Tv Klan

  • Rama: S’do ketë më policë në rrugë, gjoba do të vijë direkt në celular kur ti ke akoma gëzimin në faqe për tejkalimin e shpejtësisë

    Rama: S’do ketë më policë në rrugë, gjoba do të vijë direkt në celular kur ti ke akoma gëzimin në faqe për tejkalimin e shpejtësisë

    Kryeministri Edi Rama, teksa foli për projektet e reja, premtoi skemë të re të kontrolleve për respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugë.
    Sipas tij, nuk do të ketë më policë në çdo rrugë për të kontrolluar shoferët, por kjo do të bëhet përmes teknologjisë.
    “Jo të rrinë policët atje dhe të thonë ndalo pak, sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do të bëjë që jo vetëm të jenë të menjëhershme (gjobat), por të të vijë në telefon bashkë me gëzimin që ke në faqe për tejkalimin e shpejtësisë. Bashkë më një mesazh kujdes deri në shtëpi, mos e përsërit më se të vjen gjoba prapë. Do të ndikojë në uljen e aksidenteve sepse do t’u shkojë shumë shtrenjtë adrenalina”.
    Po ashtu, vijoi Rama, do të ketë një sistem për identifikimin e personave problematik.
    “Jo vetëm të atyre në kërkim, por edhe në raport me mossigurimin e makinës, se e pasiguruar nuk do dalë dot në rrugë makinë”’, tha kryesocialisti.