Tag: shpatën

  • Në mesin e Shpatave të Mbretërve dhe Princave është edhe Shpata e Mbretit të Arbërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Në mesin e Shpatave të Mbretërve dhe Princave është edhe Shpata e Mbretit të Arbërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Një shkrim nga Gjon KEKA

    Në mesin e Shpatave të Mbretërve dhe Princave është edhe Shpata e Mbretit të Arbërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    (Shih poshtë figura nr.6 është Shpata e Gjergjit të Madh.)

    Thuhet se Sulltani kishte menduar se në shpatën e Gjergj Kastriotit fshihet diçka dhe i kërkon atij që ta dërgoj për ta provuar, pasi e provon dhe e sheh se ajo ishte një shpatë e zakonshme, i thote Gjergjit se nuk ma ke dërguar shpatën me të cilën po lufton. Gjergji i përgjigjet dhe i thotë se i ka dërguar shpatën me të cilën ka luftuar në beteja, por krahun e tij jo.

  • “Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku?”, Rama: Drejtësia ka “shpatën” për të goditur majtas e djathtas

    “Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku?”, Rama: Drejtësia ka “shpatën” për të goditur majtas e djathtas

    Kreu i PS, Edi Rama ka ripërsëritur në fjalën e tij gjatë mitingut përmbyllës në Korçë se PS është forca politike që i dha drejtësisë “shpatën” për të goditur majtas e djathtas.
    Duke iu përgjigjur akuzave se gjysma e qeverisë socialiste është në burg, Rama tha se  pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot sepse nuk jemi këtu  për pushtetin sot por për shtetin evropian të fëmijëve tanë nesër, nuk bëhesh kurrë i denjë për të hyrë te shtëpia e madhe e pasur atje.
    Edi Rama: Dikur shpatën e drejtësisë e mbanin te zyra. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, sepse pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas e djathtas, dhe pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot sepse nuk jemi këtu  për pushtetin sot por për shtetin evropian të fëmijëve tanë nesër, nuk bëhesh kurrë i denjë për të hyrë te shtëpia e madhe e pasur atje.
    Dhe vijnë këta që thonë që këta s’dinë aritmetikë, e thonë si mund të votohen këta që kanë gjysmën e qeverisë në burg. Këta sdinë se ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e dorës ata që kanë probleme me drejtësinë. Kush e solli këtë realitet të ri stamo dumua apo noc rroku. E solli PS.

  • Edi Rama: Altin Dumanit shpatën ia dhamë ne, askush s’e njihte më parë, lideri i vërtetë i PD-së Ilir Vrenozi

    Edi Rama: Altin Dumanit shpatën ia dhamë ne, askush s’e njihte më parë, lideri i vërtetë i PD-së Ilir Vrenozi

    Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, mbajti komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, ku ka reaguar ndaj akuzave dhe fushatës së sulmeve personale kundër tij.
    Ai foli edhe për zhvillimet që vijnë nga sistemi i drejtësisë dhe vargun e zyrtarëve nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
    “Altin Dumani, një burrë me integritet profesionalizëm dhe kurajë. Është bërë i njohur pikërisht sepse në drejtin e tij kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme, por ka një gjë, Dumani ka qenë prokuror prej shumë vitesh dhe po ky ka qenë.
    Më integritet e profesionist, e me kurajë si tani. Por askush nga ju nuk e kishte dëgjuar, as unë nuk e dija që ekzistonte një njeri me këtë emër. Nuk thërriste dot njeri sepse nuk e kishte shpatën ishte i çarmatosur. Drejtësinë e armatosëm ne”, tha ai.

    Ai i quajti “banalitete” dhe “turpe të pastra” akuzat për fotot e publikuara në rrjet, ndërsa sulmoi gjuhën e përdorur në tubimet e opozitës, duke veçuar deklaratat e Ilir Vrenozit në Korçë pak ditë më parë.
    Rama theksoi se fushata aktuale nuk është e zbrazët nga temat, por përkundrazi, përfaqëson një moment kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
    “Ka turp më të madh kur thonë unë i paskam thënë fëmijëve më shihni fotot zhveshur? Këta nuk kishin turp kur i nxorën ato foto.
    Në Korçë e mori fjalën lideri i tyre i vërtetë Ilir Vrenozi, shfrenojnë gjuhën me një fjalë feje që ekzaltohen me fjalën më të ulëta të shqipes të ulëritura në mexhelis. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve.

  • Rama: Bufi dhe kukumjaçkat e tij vranë më shumë se një herë, s’kërkuan as ndjesë e as u penduan!

    Rama: Bufi dhe kukumjaçkat e tij vranë më shumë se një herë, s’kërkuan as ndjesë e as u penduan!

    Duke iu kthyer çështjes së reformës në drejtësi, Rama përsëriti se ishte vendosmëria e tij dhe PS-së që e realizoi duke ia dhënë shpatën SPAK-ut dhe Altin Dumanit.
    Kryesocialisti i tha grave dhe vajzave socialiste se PD dhe Berisha po kërkojnë ta zhbëjnë reformën në drejtësi.
    Madje kujtoi se kur Berisha ishte në pushtet u vranë njerëz jo një herë, por disa herë, madje më 21 janar u vranë poshtë dritares së tij, teksa bënte sehir dhe pengonte drejtësinë.
    “N’daç me mbret, apo diktator, apo me një palo president si bufi dikur, kurrë Shqipëria nuk ka pasur barazi. Kurrë nuk është thirrur një zyrtar i lartë për të dhënë llogari para drejtësisë. Ka pasur në diktaturë me pushkatime e dënime, por vetëm nga i pari që e kishte shpatën. Por u deshëm ne që ta bënim dhe t’ia jepnim shpatën drejtësisë. Këta të kënetës nuk kuptojnë fare, thonë se ky Edi Rama do timonin se do bëjë drejtësi. Por nuk bëhej drejtësi dhe aleanca me ata që duan ta shkrijnë SPAK, ta zhbëjnë reformën dhe ta kthejnë mbrapsht.
    Ne bëmë atë që s’e ka bërë njeri tjetër në histori, i dhamë shpatën, duke ekspozuar edhe veten tonë. Këta dalin e thonë si mund të votojmë për ta që kanë gjysmën e qeverisë në burg. E para nuk kemi qeveritar në burg, por cilido nga ata, nuk është gjysma, edhe sikur të ishte se s’ka rëndësi numri, se secili prej tyre është aty personalisht, por edhe si shprehje e një fakti që s’e luan topi, që të bëhej ajo reformë, që godet edhe brenda nesh, që të godasë edhe majtas edhe djathtas.
    Këta janë ata që nuk kanë asnjë pendesë, jo vetëm ndjesë, janë ata që kanë vrarë njerëz jo njëherë, por disa herë, bufi i kënetës dhe kukumjaçkat e tij, ishte ky buf vetëm para pak vitesh, aty ku jam unë sot, ku me keni çuar ju sot, ku nga dritarja shihte se si vriteshin njerëzit poshtë dritares së tij. Dhe kur kryeprokurorja i kërkoi të arrestoheshin 3 njerëzit e tij, ai i tha lavire bulevardi. Dhe pse ndodh kjo sot, sepse jam unë këtu, sepse i dhamë shpatën drejtësisë”, akuzoi Rama kundërshtarin e tij që ka deklaruar zhbërjen e reformës në drejtësi.
    Kryesocialisti theksoi se PD kërkon shkrirjen e SPAK-ut dhe që ta mbajë vendin larg BE-së, kur Brukseli po kërkon barazinë ligjore si kusht për anëtarësimin.
    Ai ftoi edhe demokratët, që “të mbyllin hundët” dhe të votojnë për PS-në më 11 maj.
    “Bufi e thotë copë, më jepni votën të shkrij SPAK më 11 maj, s’ka ça shkrin, por e thotë. Barazia e ligjit me të nuk është e garantuar në BE, me ne është e garantuar, ne e garantojmë barazinë para ligjit në BE dhe nëse e doni këtë, duhet të votoni më 11 maj. Nëse e doni që t’ju bjerë rruga nga Brukseli, votoni PS-në më 11 maj. Edhe demokratët nëse duan Shqipërinë në BE, të mbyllin hundët dhe të votojnë PS-në më 11 maj”, apeloi kreu i mazhorancës.

  • ‘Shpatën e drejtësisë e kishte bufi në zyrë’, Rama: Nga dritarja shikonte si njerëz të armatosur vrisnin protestues

    ‘Shpatën e drejtësisë e kishte bufi në zyrë’, Rama: Nga dritarja shikonte si njerëz të armatosur vrisnin protestues

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët në Skrapar këtë të mërkurë, ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar për pengim të reformës në drejtësi dhe për shkelje të rënda në të kaluarën politike.
    “Është shumë e rëndësishme që të thajmë kënetën më 11 maj,” deklaroi Rama, duke nënkuptuar zgjedhjet si një mundësi për të çliruar vendin nga strukturat e vjetra që pengojnë drejtësinë dhe integrimin evropian.
    Sipas Ramës, Berisha ka kërcënuar se do të përmbysë reformën në drejtësi, të shkrijë SPAK-un dhe të rikthejë situatën siç ishte dikur. Ai shtoi se Berisha mendon se shqiptarët do të harrojnë se kush mbështeti reformën dhe kush e pengoi atë.

  • Rama në Gjirokastër: Çyrykët thonë kam gjysmën e qeverisë në burg, e pavërtetë

    Rama në Gjirokastër: Çyrykët thonë kam gjysmën e qeverisë në burg, e pavërtetë

    Kryeministri Edi Rama ishte në Gjirokastër, ku foli në një takim me gratë dhe vajzat.
    Ai iu përgjigj akuzave se ka gjysmën e Qeverisë në burg.
    “Ne, PS, morëm një vendim që nuk e ka marrë kush përpara. Shpatën e ndëshkimit që ishte në zyrën time, e kalonin njëri pas tjetrit. E mbanin shpatën aty.
    Unë e dorëzova shpatën. Na duhet një reformë në drejtësi që të çlirojë drejtësinë nga politika. Që të godasë majtas dhe djathtas.
    Jo vetëm që nuk kam asnjë kompleks kur këta çyrykë turren dhe përpiqen të manipulojnë popullin gjysmën e qeverisë në burg. Nuk është e vërtetë. Ndjehem kryelartë përpara jush.
    Dhe ju thosha ma jepni timonin pa të tjerë rrotull. Ata që më dhanë timoni, nëse drejtësia do godiste vetëm kundërshtarët do thoshin na tradhtoi”, tha ai.

  • Rama në Gjirokastër: Pse nuk thirri dhe më para Altin Dumani një deputet? Nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria. Nën hetim apo të dënuar janë ata të mandatit të parë

    Rama në Gjirokastër: Pse nuk thirri dhe më para Altin Dumani një deputet? Nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria. Nën hetim apo të dënuar janë ata të mandatit të parë

    Gjatë një takimi me pensionistë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama foli edhe për reformën në drejtësi.
    “Kam marrë shpatën që kisha aty në zyrë që kalonte dorë më dorë, që nga 1912 dhe prandaj ne për turpin e madh të kësaj politik, të burgosin e fundit politik e kemi në demokraci, Fatos Nanon, sepse bufi kishte shpatën në zyrë. Me atë shpatë bam, i ra kryetrarit të opozitës dhe e futi në burg. Ne morëm vendimin shpatën ta dorëzojmë Altin Dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nga shkolla në 2020? Jo. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur! Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ca i thoshte politika, për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre, të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në mandatin e parë”, tha Rama.

  • “Altin Dumani ishte i çarmatosur, shpatën e kisha unë në zyrë”, Rama: Duan të më vënë në pozitë të vështirë! Do isha tradhtari më i madh nëse…

    “Altin Dumani ishte i çarmatosur, shpatën e kisha unë në zyrë”, Rama: Duan të më vënë në pozitë të vështirë! Do isha tradhtari më i madh nëse…

    Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së drejtësisë. Nga një takim që ai zhvilloi me pensionistët në Gjirokastër, u shpreh se shpatën e drejtësisë e hoqi nga zyra e tij dhe ia dorëzoi prokurorëve të pavarur.

    Rama tha se Altin Dumani është njeri me integritet, por ka qenë i çarmatosur deri në momentin kur  u bë drejtësia e re, që kryeministri ia atribuon si meritë PS.
    Ndërsa atyre që thonë se ka gjysmën e qeverisë në burg, Rama iu përgjigj duke thënë se “duan të marrin pushtetin me duart e drejtësisë, duke më vënë në pozitë të vështirë mua”.
    Ai deklaroi se nuk vihet në pozitë për shkak se ka luftuar që drejtësia të ishte e pavarur, duke goditur edhe njerëz brenda familjes socialiste.
    “Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja  e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh nese do njerez te opozites do ishin para drejtesise dhe njerezit tone jo”, tha Rama.
    Edi Rama: Kam marrë shpatën që kisha aty në zyrë që kalonte dorë më dorë, që nga 1912 dhe prandaj ne për turpin e madh të kësaj politik, të burgosin e fundit politik e kemi në demokraci, Fatos Nanon, sepse bufi kishte shpatën në zyrë. Me atë shpatë bam, i ra kryetrarit të opozitës dhe e futi në burg. Ne morëm vendimin shpatën ta dorëzojmë
    Altin dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nag shkolla në 2020? Jo. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta  bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur! Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ca i thoshte politika , për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre., të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në  qeveri mandatin e parë apo në kërkim dikë që ishte zëvendësim im që nuk ishte në qeveri kur mori arratinë.
    Ne kemi tre mandate, mbi 60 ministra. Sa janë këta? Edhe 10 po të ishin, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do? E sollën këta? Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh. Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja  e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh i juaji nëse do ju thosha që ‘unë dua mbështetje, dua që ta kemi vetë timonin, se ishte edhe timoni përveç tepsisë, më hiqni nga prehri këta që i flasin shoferit, që të shkojmë përpara. Se ata nuk i flisnin shoferit, ata të kapnin timonin për pazaret e tyre, që të bëjmë drejtësi, që të godasë majtas e djathtas, e kam thënë atëherë.  Do isha tradhtar nëse sot do ndodhte e kundërta, nëse ata do ishin para drejtësisë dhe ne jo.

  • Rama tha se PS i dha Dumanit shpatën e drejtësisë, Basha: Se ke ndaluar dot nga halli, u kape me presh në duar

    Rama tha se PS i dha Dumanit shpatën e drejtësisë, Basha: Se ke ndaluar dot nga halli, u kape me presh në duar

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër, dhe ndër të tjera tha se është PS-ja ajo që dha ja shpatën e drejtësisë Altin Dumanit. Për këtë ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili thotë se Rama mashtron, sepse të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës janë investuar që të ishte dikush tjetër. Për të ishte ambasada e SHBA-së që e kapi me ”presh në duar” dhe u detyrua të pranonte Dumanin.
    ”O Rame, e paske hapur thesin në Dibër. Si kishe thon, “ne ia dhamë shpatën e drejtësisë Dumanit në dorë”. E Rame, kujt ia hudh këto, e dinë të gjithë që ishe investuar bashkë me dyshen tjetër të Trekëndëshit të Bemudës tek dikush tjetër, t’i dinë dhe makinacionet e çastit të fundit.

    Të kapën me presh në duar rruga e Elbasanit Rame, dhe u detyrove ta pranosh Dumanin.
    Po ku je mësuar ti mo Rame me prokurorë të pavarur nga ty. Edhe BKH-n në fillim ia dhe Sajmir Tahirit, deri sa ta hoqi Gjykata. E mor Ram, kërcen prifiti nga belaja. Vazhdo me rrenat mo Rame, po veten tënde rren, se 7×7-313, Rame”,-thotë Basha.

  • “U ngritëm mbi veten për të pranuar goditjet e drejtësisë mbi ne”, Rama: Si u bë kaq i fortë Altin Dumani?! Ishte edhe më herët prokuror, por s’kishte “shpatën”

    “U ngritëm mbi veten për të pranuar goditjet e drejtësisë mbi ne”, Rama: Si u bë kaq i fortë Altin Dumani?! Ishte edhe më herët prokuror, por s’kishte “shpatën”

    Kryeministri Edi Rama u ndal tek drejtësisa e pavarur, atribut të cilën ia jep Partisë Socialiste. Ajo thotë se Kreu i SPAK, Altin Dumani është njeri i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dha PS-ja.
    Rama u shpreh se “nëse sot shihni barazi para ligjit” kjo ndodh për shkak se e bëri forca politike që ai drejton.
    Faktin që drejtësia godet edhe njerëzit e tij, Rama thotë se “nuk duhet të jemi kokë ulur, por krenarë për atë cka i kemi dhënë Shqipërisë”.
    “Altin Dumani meqë është i zonës këtej, ka qenë prokuror shumë vite. Po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier me asgjë tjetër, përveç punën e vetë. Por e kishit dëgjuar ndonjëherë Altin Dumanin të thërriste ndonjë ta merrte në pyetje, ndonjë person të njohur?! Jo.
    Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?! U bë i fortë sepse ne bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë forcë që ka qeverisur në këtë vend që nga 1912. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë.
    Është për të vënë duart në kokë, kur thonë gjysma e këtyre janë në burg. Nëse sot ju të gjithë shihni barazi para ligjit për të gjithë këtë e bëri PS.
    Kur thosha unë që do godasë majta e djathtas, majtas për ke e kisha unë majtas? Për Noc Rrokun. Për ne pra, se ne jemi majtas.
    Fuqia jonë morale, karakteriale, politike, qytetare për tu ngritur mbi veten për të qenë të gatshëm për të pranuar edhe goditjet e drejtësisë kur ato vijnë brenda shtëpisë tonë dhe kur brenda shtëpisë tonë ka edhe njerëz që janë të padenjë për ne është jo arsye për të ulur kokën, por për të qenë krenarë sepse po i japim Shqipërisë diçka që nuk e ka pasur kurrë”, tha ai.