Personi që shihni në foto është Sahit Shpataj, 34-vjeçari që ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës Latine. Mbrëmjen e djeshme, Policia e Tiranës bëri të mundur lokalizimin e tij dhe sekuestrimin e mjetit superluksoz që drejtonte.Bëhet fjalë për një “Lamborghini Urus” portokalli me vlerë rreth 130 mijë e që dyshohet se është blerë me para të përfituara nga aktivitet kriminal. Në momentin e ndalimit, Shpataj po lëvizte në aksin Sauk–Teg, ku efektivët e identifikuan dhe e informuan për sekuestrimin e automjetit.
Hetimet zbuluan se mjeti ishte regjistruar në emër të një kompanie private në Tiranë, me administrator Ervin Dullën për të fshehur të ardhurat e dyshuara të paligjshme. Për këtë arsye, policia ka nisur procedimin jo vetëm ndaj Shpatajt, por edhe ndaj biznesmenit që rezulton pronar i kompanisë.
Sahit Shpataj nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ka një skedë të gjatë kriminale me precedentë për vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të rendit Në vitin ai u arrestua pasi hiqej si polic dhe i merrte para qytetarëve, ndërsa në vitin su prangos për dhunë ndaj bashkëjetueses. Gjithashtu, në të kaluarën ai ka refuzuar dy herë t’i ndalojë policisë, duke shtuar dyshimet për aktivitetet e tij të paligjshme.
Hetimet vijojnë për të zbardhur burimin e të ardhurave dhe lidhjet e mundshme të Shpatajt me rrjete kriminale brenda dhe jashtë vendit.



