Tag: shpallet

  • Shpallet në kërkim 34- vjeçari nga Shkodra, grabiti një makinë me të cilën u përplas me një motor…

    Shpallet në kërkim 34- vjeçari nga Shkodra, grabiti një makinë me të cilën u përplas me një motor…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.04.2025, në lagjen “Partizani”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit S. M. dhe pas disa minutash, duke e drejtuar atë, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka përplasur një motomjet dhe është larguar.
    Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. A.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri! Flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri! Flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

    Në shenjë nderimi për Papa Françeskun, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri, duke ulur në gjysmështizë flamurin kombëtar.

    Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave këtë të enjte.
    Njoftimi:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
    2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
    3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
    4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Top Channel

  • Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

    Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

    Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro!
    Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues mes Gjestit dhe Rozanës… Gjestin!
    “Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry ç’do sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.

  • Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e “Big Brother Vip”

    Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e “Big Brother Vip”

    Pas rreth katër muajsh, shumë emocionesh, dinamikash dhe ngjarjesh që “mbërthyen” publikun para ekranit, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi.

    Mbrëmjen e sotme spektakli më i ndjekur në Shqipëri kurorëzon një rrugëtim të gjatë, teksa një prej Eglit, Rozanës, Laertit dhe Gjestit do shpallet fituesi.

    Megjithatë, finalja e sotme premton suropriza që nuk duhen humbur. Përveç studios kryesore, ku spektakli është zhvilluar që prej 21 dhjetorit 2024, sot do të ketë dhe një studio paralele, në të cilën do të perforomojnë artistë të përzgjedhur dhe të ftuar specialë.

    Besa Kokëdhima, Tiri, Klajdi, Redon, Kelly, Vserlo, Petro, Riki dhe Gjesti do të përformojnë këngët e tyre më të reja, duke e kthyer spektaklin edhe në një koncert të veçntë.  Ashtu si në tre sezonet e mëparshme, “Vëllai i Madh” ka rezervuar surpriza të mëdha për të katërt finalistët, që do të prekin zemrat e të gjithëve.

    Finalen e madhe do të mund ta ndiqni në ekranin e Top Channel, e po ashtu dhe në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, por gjithashtu, edhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

    Por prisni, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të ndjekin spektaklin në DigitAlb, do të mund ta ndjekin atë në Top Albania Radio. Prej orës 19:00, me intervista ekskluzive nga “Tapeti i Kuq“, e më pas deri në shpallejn e fituesit, gjithçka do mund ta ndiqni aty për të mos humbur asgjë.

  • PSG-ja shpallet kampione 6 javë më herët, nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat

    PSG-ja shpallet kampione 6 javë më herët, nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat

    PSG-ja ka shtuar një tjetër trofe në vitrinë. Klubi parisien është shpallur kampion i Ligës 1 plot 6 javë përpara përfundimit të kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrikja ka mposhtur sot Onzherin me rezultatin minimal 1-0.
    Kaq ka mjaftuar për të siguruar matematikisht titullin kampion. PSG-ja ka grumbulluar deri më tani 74 pikë dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionatin francez. Hegjemonia vazhdon edhe pa yje si Mbape, Nejmar dhe Mesi në ekip./Sport Ekspres/

  • Shpallet fituesi i projektit për stadiumin “Selman Stërmasi”

    Shpallet fituesi i projektit për stadiumin “Selman Stërmasi”

    Shpallet fituesi i Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”.
    Juria ka vendosur që ekipi i i udhëhequr nga OMA të shpallet fitues.
    Pak ditë para se të niste zyrtarisht fushata elektorale, qeveria i hapi rrugë edhe transformimit të stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke zhvilluar edhe zonën përreth. Të tilla projekte, si në Tiranës ashtu edhe në Vlorë, Durrës dhe Korçë, sipas Kryeministri Rama janë pjesë e segmentit të zhvillimit urban.

  • “Rilindja e Selman Stermasi”, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit

    “Rilindja e Selman Stermasi”, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit

    Shpallet fituesi i Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”.

    Juria ka vendosur që ekipi i udhëhequr nga OMA të shpallet fitues.
    “Kemi edhe disa sugjerime që do donim t’i shihnim në projektin e përfunduar, për të rafinuar formën e fasadave si për ndërtesat tregtare dhe për stadiumin. Do donim që ndërtesa që ju thatë se shënjon këtë ndërtesë, të jetë më pak ndërtesë dhe më shumë në formën e një kulle sahati dhe një obelisku. Ishim jo fort të bindur për aktivitetin publik në tarracë dhe sugjerojmë që përdorimi për energji diellore të jetë aty”, u shpreh kryetarja e jurisë ndërkombëtare Amanda Levete.
    OMA është një firmë arkitekturore ndërkombëtare me zyra në Roterdam, Nju Jork, Hong Kong, Doha dhe Australi.
    Në eventin e shpallja e fituesit të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, 5 skuadrat finaliste prezantuan përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV.

    Top Channel

  • Shpallet fituesi për projektin e ri të stadiumit Dinamo (video)

    Shpallet fituesi për projektin e ri të stadiumit Dinamo (video)

    SHPALLJA E FITUESIT të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste prezantuan sot përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili bashkë me zhvillimin përreth do ta kthejë atë zonë në një tjetër qendër të re të Tiranës